LIVE UPDATES
Insights

Nga Lindita Nikolla, tek Forcat e Sigurisë deri te Shalsi dhe Bushka, shkeljet e që u bënë sot në Kuvend

Opozita pretendon se nuk ka asnjë ligj apo rregullore që e ndalon deputetin të hyjë në Kuvend. Në fakt kjo konfirmohet nga neni 122 që është edhe i fundit në rregulloren e Kuvendit.

6 Nëntor 2023, 13:44 Nga Dosja.al
Nga Lindita Nikolla, tek Forcat e Sigurisë deri te Shalsi dhe Bushka,
Deputetet te dera e Kuvendit

Zyrat e Kryesisë së Kuvendit u mbushën me forcat e sigurisë që nuk lejuan deputetët e opozitës të hynin. Në fillim u ndaluan të gjithë, pastaj vetëm ata që ishin përjashtuar, një pjesë e të cilëve hynë nga dritarja për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Deputetët jashtë derës së Kuvendit, akuzuan gardistët se po shkelnin ligjin. Kur drejtuesi i forcave të sigurisë i tregoi kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi, shkresën që i urdhëronte për ta bërë këtë, doli që nuk kishte asnjë urdhër me shkrim për ndalimin e deputetëve.

Opozita pretendon se nuk ka asnjë ligj apo rregullore që e ndalon deputetin të hyjë në Kuvend. Në fakt kjo konfirmohet nga neni 122 që është edhe i fundit në rregulloren e Kuvendit.

Neni 122

Shërbimi i Sigurisë në Kuvend

1. Për të siguruar rendin dhe qetësinë, në të gjitha mjediset e Kuvendit funksionon Shërbimi i Sigurisë në Kuvend. Shërbimi i Sigurisë në mjediset e Kuvendit është i armatosur, ndërsa në sallën e zhvillimit të seancave plenare ose mbledhjeve të organeve të Kuvendit është i paarmatosur.

2. Shërbimi i Sigurisë pajiset me uniformë të veçantë dhe mjete teknike për plotësimin e detyrave të tij.

3. Punonjësit e Shërbimit të Sigurisë në Kuvend në sallën e zhvillimit të seancave plenare dhe mbledhjeve të organeve të Kuvendit veprojnë vetëm me urdhër të Kryetarit ose të drejtuesit të seancës/mbledhjes, ndërsa jashtë tyre sipas rregullave të përcaktuara nga Byroja e Kuvendit.

4. Shërbimi i Sigurisë në Kuvend siguron kontrollin e hyrje - daljeve të të gjithë personave në mjediset e Kuvendit. Kur dyshohet se personi mban armë, lëndë plasëse, sende të dëmshme ose materiale të papërshtatshme, të cilat mund të pengojnë zhvillimin e veprimtarisë parlamentare, ai kontrollohet edhe fizikisht. Në rastet kur personi nuk pranon të kontrollohet, Shërbimi i Sigurisë ndalon hyrjen e tij në mjediset e Kuvendit dhe vepron sipas legjislacionit në fuqi. Përjashtohen nga kontrolli Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, ambasadorët e akredituar në Republikën e Shqipërisë apo me status të barabartë me ta.

5. Shërbimi i Sigurisë në Kuvend për anën administrative, financiare dhe të përgatitjes profesionale bën pjesë në Gardën e Republikës.

Si mund te lexohet në asnjë pikë të nenit nuk parashikohet ndalimi i deputetëve për të hyrë në sallë apo selinë e Kuvendit, përveç rastit kur ai nuk pranon të kontrollohet nga forcat e sigurisë. Kjo që ndodhi sot, nuk parashikohet as nga urdhërat e veçantë të Byrosë së Kuvendit, pra është shkelje e rregullores, edhe nga Kryetarja e Kuvendit, edhe nga Forcat e sigurisë së Kuvendit.

Jo vetëm kaq. Shkelje të rregullores kanë bërë edhe Eduart Shalsi dhe Klotilda Bushka. Kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, zhvilluan me vendim personal mbledhjet online. Në fakt rregullorja e Kuvendit parashikon se mbledhjet online të komisioneve bëhen vetëm me vendim të Konferencës së Kryetarëve. Përderisa Konferenca e Kryetarëve nuk u mblodh, të dyja mbledhje e sotme ishin të paligjshme.

Mbledhjet në rastet e masave të jashtëzakonshme

Në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik.

Seanca plenare mund të mblidhet edhe fizikisht me numër të reduktuar të deputetëve. Kryetari i Kuvendit urdhëron zhvillimin e mbledhjeve në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik të Konferencës së Kryetarëve, Byrosë së Kuvendit dhe Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Konferenca e Kryetarëve vendos zhvillimin e mbledhjeve në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik të komisioneve parlamentare, si dhe zhvillimin e mbledhjeve në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik ose me numër të reduktuar të deputetëve të seancës plenare.

Në rastet e zhvillimit të mbledhjeve në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, sipas parashikimeve të këtij neni, do të respektohen për aq sa mundet rregullat proceduriale të parashikuara në Rregullore.

lindita nikolla opozita ne kuvend

Sondazh

Poll
Insights 10 Tetor 2023, 09:22 Enkeleda Memisha Besmir Kanushi

Turizmi mjekësor në Shqipëri

foto ilustruese Roli i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Turizmin Shëndetësor, Robotika në Stomatologji. ...

Insights 9 Tetor 2023, 16:00 Esiona Konomi

Kush po i frikëson gratë?

KQZ Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po paraqiten zinxhir një sërë dorëheqjesh nga këshilltaret bashkiake të cil...

Insights 6 Tetor 2023, 16:17 Ben Blushi

Zjarret e Pishporos

Pishporo Pishporo është një bashkim fshatrash mes Semanit dhe Vjosës. Një fshat quhet Poro dhe fshati tjetër quhet Pishë...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij