LIVE UPDATES
Insights

Italia, Shqipëria, azili dhe hipokrizia me “vlerat evropiane”

Tani Shqipëria do të bëhet vendi i parë jo anëtar i BE-së që do të presë emigrantët që mbërrijnë tek një vend anëtar i unionit. Më 6 nëntor, kryeministri shqiptar nënshkroi një marrëveshje me homologen e tij italiane të ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, e cila do

21 Nëntor 2023, 10:29 Nga Lily Lynch

Italia, Shqipëria, azili dhe hipokrizia me “vlerat evropiane”

Nga Lily Lynch “Social Europe

Në vitin 2018, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se vendi i tij nuk do të lejonte kurrë ndërtimin e kampeve të refugjatëve të Bashkimit Evropian në territorin e vendit të tij. Rama theksoi se ta bësh diçka të tillë do të thotë “t'i flakësh ku të mundësh njerëzit e dëshpëruar, si të ishin mbetje toksike që askush nuk i do”.

Në atë kohë kryeministri shqiptar dukej i bindur në këtë qëndrim. Gjatë një interviste për tabloidin gjerman “Bild”, ai e quajti idenë “të rrezikshme”, dhe tha se kjo do ta kthente Shqipërinë në një valëthyes për refugjatët e Evropës. Pesë vjet më vonë, Rama ka ndryshuar tërësisht qasje.

Tani Shqipëria do të bëhet vendi i parë jo anëtar i BE-së që do të presë emigrantët që mbërrijnë tek një vend anëtar i unionit. Më 6 nëntor, kryeministri shqiptar nënshkroi një marrëveshje me homologen e tij italiane të ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, e cila do

ta lejojë Italinë të dërgojë deri në 36.000 emigrantë të paligjshëm në qendrat e pritjes në bregdetin veriperëndimor shqiptar. Gratë, fëmijët dhe individët që konsiderohen “të pambrojtur” do të përjashtohen nga qendra dhe do të procesohen në Itali. Strukturat e akomodimit që do të presin vetëm emigrantët meshkuj në Shqipëri, do të jenë nën juridiksionin italian dhe do të paguhen tërësisht nga Roma.

Qendra e paraburgimit

Janë planifikuar 2 qendra, që do të kenë synime të ndryshme. Në qytetin e qetë portual shqiptar të Shëngjinit do të ndërtohet një qendër e pritjes dhe shqyrtimit të rasteve. Ndërkohë një qendër paraburgimi do të ndërtohet në një bazë ushtarake të braktisur në Gjadër.

Zyra e shtypit e qeverisë italiane tha se qendrat do të “përshpejtojnë përpunimin e kërkesave për azil dhe riatdhesimin e mundshëm”. Njoftimi i kësaj marrëveshje shkaktoi kundërshtime nga qarqe të ndryshme në Shqipëri dhe Itali. Dy politikanë italianë i krahasuan qendrat e planifikuara me bazën në Gjirin e Guantanamos në Kubë, ku Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur “terroristë” e dyshuar islamikë për një kohë të pacaktuar që pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.

Kritikët pretendojnë se plani do t’i japë mundësi Italisë të anashkalojë Rregulloren e

Dublinit të BE-së, e cila përcakton si përgjegjës për vlerësimin e kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare shtetin ku mbërrin së pari emigranti. Plani ka ngritur edhe shqetësime të tjera: ndarja e meshkujve të rritur mund të çojë në ndarje familjare, një politikë e kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, e cila madje mund të shkelë ligjin ndërkombëtar.

Skema e Ruandës

Sipas një propozim të ngjashëm në Britaninë e Madhe, azilkërkuesit “e paligjshëm” që kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, do të deportohen në Ruandë për përpunim dhe risistemim të mundshëm. I marrë nën shqyrtim nga parlamenti që vitin e kaluar, Sekretarja e Brendshme tashmë e shkarkuar, Suella Braverman, nuk ishte në gjendje t’i tregonte një deputeti se si azilkërkues të tillë mund të mbërrinin legalisht në vend.

Më 15 nëntor, “skema e Ruandës” u shpall e paligjshme nga Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar. Gjykata vendosi unanimisht se dëbimi i azilkërkuesve të projektuar për t'i dërguar në Ruandë, do të përbënte “një rrezik real të keqtrajtimit” nëse do të deportoheshin në vendet e tyre të shkatërruara nga lufta nga të cilat janë larguar.

Që kur u shpall në prill 2022, skema ka shkaktuar shumë polemika në Britani. Në qershorin

e vitit të kaluar, fluturimi i parë i planifikuar për në Ruandë u anulua pak para nisjes, pas një vendimi të minutës së fundit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Në kundërpërgjigje, ka pasur diskutime intensive mbi të drejtën politike në lidhje me daljen e mundshme të Mbretërisë së Bashkuar nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të nënshkruar nga të 46 anëtarët e Këshillit të Evropës, duke e lënë atë në shoqërinë e Rusisë dhe Bjellorusisë. Por Gjykata e Lartë iu referua shumë traktateve ndërkombëtare të ratifikuara nga Britania, së bashku me statutet e brendshme.

A pengohet vërtet lëvizja e emigrantëve?

Në qendër të planeve për Ruandën dhe Shqipërinë qëndron koncepti se shpëtimi në det

plus përpunimi në një vend tjetër nga atje ku zbarkuan, do t’i pengojë emigrantët të mendojnë të udhëtojnë sërish përtej Mesdheut dhe Kanalit Anglez.

Por disa ekspertë pretendojnë të kundërtën. Kështu, hapja e qendrave të përpunimit në vendet fqinje nga Australia në vitin 2012, u pasua nga një rritje e dukshme e numrit të kalimeve të parregullta me varka. Plani i Shqipërisë është kritikuar edhe për mungesën e transparencës.

Nuk ka pasur asnjë diskutim publik apo konsultim politik përpara njoftimit nga kryeministrat Rama-Meloni. Rama ka rënë dakord me skemën pasi e priti e Melonin në Shqipëri në një vizitë disaditore në mes të gushtit. “Giorgia kishte folur me mua për këtë para verës; pastaj folëm më 15 gusht kur ajo erdhi në Shqipëri. Kemi pasur kërkesa të tjera nga vende të ndryshme, por nuk mund t’i themi jo Italisë”- tha ai. Ky vendim është pjesë e modelit të kryeministrit që merr vendime në mënyrë të njëanshme, jashtë çdo kuadri të sigurisë kombëtare apo diskutimit publik.

Pranimi i muxhahedinëve

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që qeveria shqiptare pranon atë që nuk dëshiron Perëndimi. Në vitin 2013, administrata amerikane arriti ta detyronte Shqipërinë të pranonte zhvendosjen nga Iraku të rreth 2800 anëtarëve të një kulti të dhunshëm opozitar iranian, Mojahedin-e Khalq (MEK).

Ky kult ra dakord të mos merrte pjesë në asnjë aktivitet politik gjatë qëndrimit në Shqipëri. Por ai e theu këtë premtim, kryesisht përmes propagandës në internet dhe sulmeve kibernetike kundër regjimit iranian, duke shkaktuar sulme kibernetike paralizuese.

Rama veproi në mënyrë të njëanshme edhe në atë kohë, duke pezulluar marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe duke i dhënë diplomatëve të Teheranit vetëm 24 orë për t’u larguar nga Tirana. Rreth 17 vjet më parë, Shqipëria pranoi ish të burgosur nga kampi amerikan i Guantanamos.

Kohët e fundit, ndërsa SHBA u tërhoqën nga Afganistani dhe talebanët u ri-ngjitën në pushtet, Shqipëria pranoi qindra refugjatë afganë. Shumica u zhvendosën në Shëngjin, ku do të jetë edhe qendra e pritjes dhe shqyrtimit të kërkesave për azil nga autoritetet italiane.

Një tablo e pakëndshme

Disa shqiptarë e kanë mbështetur marrëveshjen me Italinë, bazuar tek historia e tyre dekadat e fundit. Shqipëria pranoi qindra mijëra refugjatë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-1999, pasi shqiptarët e Kosovës u larguan si pasojë e spastrimi etnik të kryer nga presidenti i atëhershëm jugosllav, Slobodan Milosevic.

Në pranverën e vitit 1997, Shqipëria u përball me trazirë të mëdha për shkak të dështimit të një skeme piramidale, e cila shkaktoi një krizë refugjatësh: në më pak se një javë, 10.619 shqiptarë kaluan Adriatikun dhe zbarkuan në Bari.

Disa shqiptarë e kanë parë pranimin e emigrantëve që presin përgjigjen për të marrë ose

jo azilin në Itali si shfaqjen e mirënjohjes për ndihmën në ato kohë të vështira, si një shfaqje të karakterit kombëtar dhe në kuadër të statusit të kandidatit për në BE si një pasqyrim i “vlerave evropiane” të solidaritetit.

Por këtu lind pyetja: Si shfaqen këto vlera tek përpunimi në këtë formë i kërkesave të  azilkërkuesve nga një shteti anëtar i unionit si Italia? Pas retorikës së bukur të solidaritetit dhe reciprocitetit, qëndron një panoramë më pak lajkatare. Shtetet ballkanike si Shqipëria vazhdojnë të trajtohen nga BE si “të tjerët” dhe si të prapambetur.

BE- ja tërheq të rinjtë e tyre më të mirë dhe më të zgjuar, së bashku me krahun e lirë të punës. Kjo praktikë i lë shtetet e rajonit të korruptuara, të varfra, të udhëhequra nga liderë të kompromentuar dhe për rrjedhojë ato janë lehtësisht të manipulueshme dhe të gatshme të bëjnë gjithçka për të rritur fuqinë dhe prestigjin e tyre në skenën botërore.

Kështu, Brukseli përfiton nga mbajtja jashtë unionit e vendeve kandidate për në BE si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ku ato janë të dobishme si kapanone emigrantësh dhe si plantacione pune, ndërsa nuk zbatohen ligjet e BE-së për azilin dhe punën. Siç u shpreh javën e kaluar Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, në lidhje me planin e Italisë për mënyrën e menaxhimit të flukseve migratore nga Afrika, “ligji i BE-së nuk është i zbatueshëm jashtë territorit të BE-së”.

lily lynch emigrantet ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 17 Nëntor 2023, 10:36 Edison Ypi

Mbreti i Panairit

Edison Ypi Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbr...

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel