LIVE UPDATES
Insights

Ja si trupat ruse e kërcënojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian

Në nëntor 2013, presidenti ukrainas Victor Janukovich, refuzoi të nënshkruajë nën presionin e Kremlinit një marrëveshje asociimi dhe marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, pavarësisht se premtoi ta bënte këtë.

20 Nëntor 2023, 12:44 Nga Luke Coffey
Ja si trupat ruse e kërcënojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian
foto ilustruese

Nga Luke Coffey “Arab News”

Komisioni Evropian, dega ekzekutive e Bashkimit Evropian, ka rekomanduar fillimin e bisedimeve të anëtarësimin me Ukrainën dhe Moldavinë, dhe që Gjeorgjia të fitojë statusin e saj të shumëpritur si një vend kandidat për në union. Këshilli Evropian pritet që të votojë në samitin e dhjetorit për këtë rekomandim, duke i hapur rrugë atij që do të jetë një proces i gjatë por i rëndësishëm.

Të treja shtetet prodhojnë një ndërlikim shtesë në procesin e zgjerimit të BE-së: praninë e trupave ruse në territorin e tyre. Prania e paligjshme ushtarake e Rusisë në Ukrainë nisi në vitin 2014. Në nëntor 2013, presidenti ukrainas Victor Janukovich, refuzoi të nënshkruajë nën presionin e Kremlinit një marrëveshje asociimi dhe marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në, pavarësisht se premtoi ta bënte këtë.

Ai ra dakord të bashkohej me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia. Populli ukrainas u ndje i tradhtuar dhe doli të protestojë në rrugë. Protestat disamujore sollën largimin e tij në fillim të vitit 2014. Rusia u kundërpërgjigj duke dërguar trupa pa uniforma ushtarake zyrtare për të pushtuar gadishullin e Krimesë të Ukrainës me pretekstin e “mbrojtjes së popullit rus”.

Kjo u pasua nga ndërhyrje ushtarake në Ukrainën Lindore. Pas 8 vitesh konflikti me një intensitet të ulët, Rusia nisi në shkurt 2022 pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Verën e kaluar, BE i dha Ukrainës statusin e kandidatit. Këtë muaj, nisën bisedimet e pranimit, fiks një dekadë pasi Yanukovych nuk e mbajti premtimin e tij. Prania ushtarake e Rusisë në Moldavi është një trashëgimi e Bashkimit Sovjetik. Kur po shpërbëhej koj e fundit, Moldavia, në atë kohë pjesë e BRSS, shpalli pavarësinë. Të njëjtën gjë u përpoq të bënte rajoni i Transnistrisë, që konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar si pjesë e Moldavisë.

Në fillim të viteve 1990, shpërtheu lufta midis Moldavisë dhe separatistëve, ku Rusia u rreshtua në krah të këtyre të fundit. Në vitin 1999, Moska ra dakord të largonte gjithë trupat dhe armatimet nga Moldavia deri në fund të vitit 2002, por kjo nuk ndodhi. Sot, 2000 trupa ruse janë ende të vendosura në rajonin separatist.

Që nga vitet 1990, Moldavia është luhatur midis qeverive pro-ruse dhe pro-evropiane. Por vitet e fundit, zgjedhjet kanë rikthyer në pushtet qeveritë pro-evropiane. Pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, ishte një zile zgjimi për Moldavinë, dhe që atëherë qeveria atje ka pasur marrëdhënie më të ngushta me Evropën.

Moldavisë iu dha vitin e kaluar statusi i kandidatit për në BE, dhe së shpejti do të fillojë bisedimet e pranimit. Pas Revolucionit të Trëndafilave 20 vjet më parë, Gjeorgjia ka ndjekur politikën e anëtarësimit në BE dhe NATO. Në vitin 2008, pasi NATO deklaroi se Gjeorgjia do t’i bashkohej aleancës në një moment, por pa përcaktuar një afat konkret, Rusia e ndje e rrezikuar dhe pushtoi një pjesë të këtij vendi.

Pas një lufte brutale 5-ditore në gusht 2008, Rusia vazhdon të mbajë të pushtuar rreth 20 për qind të territorit të Gjeorgjisë. Që nga rishfaqja e shteteve kombëtare në Evropën Lindore pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, procesi i zgjerimit të BE-së, është shndërruar në një temë debati në mbarë Evropën.

Disa besojnë se BE-ja u zgjerua shumë shpejt në vitet pas Luftës së Ftohtë, dhe pa pritur kryerjen e reformave të duhura institucionale, për të akomoduar kaq shumë anëtarë të rinj. Për shembull, disa politika, si ato që kanë të bëjnë me punët e jashtme, mbrojtjen dhe sanksionet ekonomike, kërkojnë unanimitet të plotë midis anëtarëve përpara se të merret
një vendim. Kjo do të thotë se edhe vetëm 1 vend nga 27 në total, mund të bllokojë nismat kryesore në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes.

Disa anëtarë të BE-së kanë bërë thirrje që të ndryshojë kjo praktikë, përpara hyrjes në union të anëtarëve të rinj. Kjo është pjesërisht arsyeja pse ka ngecur procesi i zgjerimit, dhe pse nuk është futur ndonjë anëtar i ri që nga momenti i anëtarësimit të Kroacisë në vitin 2013.

Kjo është periudha më e gjatë pa anëtarë të rinj që nga raundi i parë i zgjerimit të unionit
në vitin 1973. Po ashtu, ekziston një sfidë e madhe në lidhje me sigurinë, e cila nuk po diskutohet kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Ukrainës, Moldavisë apo Gjeorgjisë.

Një nga arsyet kryesore pse këto vende nuk janë anëtarësuar në NATO, është sepse secili prej tyre ka trupa ruse që mbajnë të pushtuar një pjesë të territorit të tyre. Për shkak të klauzolës së mbrojtjes reciproke të nenit 5 të NATO-s, e cila thotë se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve, ekziston shqetësimi se një vend që i bashkohet aleancës, në një kohë që është në gjendje lufte apo në një “konflikt të ngrirë” me Rusinë, do të tërhiqte automatikisht në luftë gjithë NATO-s.
Edhe BE-ja ka një klauzolë të mbrojtjes reciproke: nenin 42 pika 7 të Traktatit të Bashkimit Evropian. Të njëjtat shqetësime në lidhje me nenin 5 të NATO-s vlejnë edhe për këtë të fundit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj diskutimi se si do të zgjidhet kjo çështje.

Rusia ka zhvilluar dhe përsosur një formulë për t’i mbajtur fqinjët e saj jashtë BE-së dhe NATO-s: pushtim total dhe të pjesshëm. Veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë gjatë viteve të fundit, janë një shembull i shkëlqyer i kësaj strategjie.

Pa ndonjë zgjidhje kreative apo të guximshme, nuk ka gjasa që ndonjë nga të treja vendet
të bashkohet me BE-në, në kohën që trupat ruse mbeten ende në territorin e tyre. Sigurisht, Rusia e di shumë mirë këtë gjë. Në rastin e Ukrainës, mënyra më e shpejtë dhe më e drejtpërdrejtë për të hyrë në BE (dhe NATO), do të jetë një fitore ushtarake duke i dëbuar plotësisht nga territori pushtuesit rusë.

Për këto arsye, SHBA-ja dhe Evropa duhet që ta armatosin Ukrainën që të arrijë fitoren që synon. Nëse kjo gjë ndodh, ka të ngjarë që Rusia të mos ketë zgjidhje tjetër përveçse të largohet edhe nga Moldavia dhe Gjeorgjia. Dhe kjo do të hapte rrugën edhe për anëtarësimin e tyre në BE (dhe NATO).

Ky vendim i Komisionit Evropian, vjen në një moment vendimtar për sigurinë evropiane. Ndërsa do t’i afrojë këto 3 vende më pranë anëtarësimit në BE, ai do të jetë ndoshta një proces i gjatë. Rusia nuk do të lejojë që kjo të ndodhë me lehtësi.

Shënim:Luke Coffey, studiues dhe anëtar në Institutin Hadson, SHBA.

bashkimi europian

Sondazh

Poll
Insights 17 Nëntor 2023, 10:36 Edison Ypi

Mbreti i Panairit

Edison Ypi Të jetë për mua, unë i bie shkurt. Nxjerr një VKM (Vari Këmborën Mushkës) për të zgjedhur Mbr...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë