LIVE UPDATES
Insights

A mund të shërbejë kriza në News24 si fillimi i një modeli të ri mediatik në Shqipëri?

Nuk është një informacion i ri dhe as një realitet i izoluar vetëm në televizionin News24 që gazetarët e një medie kanë me muaj të tërë pa marrë pagat dhe nuk u njihen vitet e punës pasi nuk janë likuiduar pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në organet tatimore. Raportimet e kolegeve flasin për një situatë të ngjashme edhe në televizionin MCN.

13 Gusht 2025, 14:49 Nga MediaLook

A mund të shërbejë kriza në News24 si fillimi i një

Sulmi i paprecedent me polici dhe ushtri në televizionin News24 dhe bastisja që iu bë redaksisë, ku u aksesuan kompjuterët, mjetet personale të punës dhe dosjet e materialet që disponoheshin prej gazetarëve duke vënë në rrezik eskpozimet e burimeve të tyre, përveç goditjes të autoritetit shtetëror ndaj medias, ka nxjerr në pah në opinionin publik edhe një realitet tjetër, atë të kushteve in extremis të punës së gazetarëve.

Nuk është një informacion i ri dhe as një realitet i izoluar vetëm në televizionin News24 që gazetarët e një medie kanë me muaj të tërë pa marrë pagat dhe nuk u njihen vitet e punës pasi nuk janë likuiduar pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në organet tatimore. Raportimet e kolegeve flasin për një situatë të ngjashme edhe në televizionin MCN. Apo sikurse janë raportuar dhe problematika në televizionin Fax News dhe akoma më herët në vite në televizionin Vizion Plus.

Por në rastin e News24 apo grupit mediatik “Fokus” ajo që të bënte përshtypje qëndronte në faktin se pavarësisht që gazetarët u ndodhën përpara një fenomeni “sandwich”, pra nga njëra anë vështirësitë financiare dhe mos likuidimin për shumë muaj dhe nga ana tjetër, një dhune represive policore e deri në praninë e kamionëve të ushtrisë, ata qëndruan aty, në pararojë, duke raportuar por edhe protestuar qytetarisht.

Një panoramë fantastike, ku spikati raportimi për orë të tëra “live” i gazetarit Osman Stafa me një studio të improvizuar me dy karrige para derës së televizionit, ndërsa policët në këmbë përbënin skenografinë që ilustronte më së miri represionin: Raportim dhe intervista në kushte rrethimi, një studio që do e kishte zili çdo media ndërkombëtare.

Dhe transmetimi i saj, ndryshe nga zakonisht, bëhej përmes kanalit të YouTube, i cili këto kohë ka patur gati pesë herë më shumë shikime në transmetimet “live” sesa në kushtet e plota të punës së gjithë televizionit. Sigurisht, ngjarja e pazakontë ka impaktin e vetë në këtë shikueshmëri.

“Do e ringrejmë këtë televizion pavarësisht arrogances së pushtetit dhe barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policisë”, – u shpreh gazetarja Klodiana Lala gjatë protestës së reporterëve, ku u evidentuan edhe fjalimet e Endri Xhafo, Anila Jole, Erl Murati, Kelvin Muka, Igli Celmeta, Ergys Gjencaj, etj., apo dhe qëndrimet e drejtuesit të Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Isa Myzyraj, i cili ka mbështetur në terren, orar pa orar, në mbështetje të kolegëve të News24.

Me page, pa page; me pushime, pa pushime; me diell, pa diell; Ata ishin aty, drejtpërdrejtë për të raportuar dhe mbrojtur një dritare informimi, që ata e konsiderojnë me të drejtë si shtëpinë e tyre por edhe të publikut.

Në fund të ditës, ata janë fytyra dhe imazhi i kompanisë, janë kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarin, pra janë asetet reale të një kompanie mediatike.   

Pas tre-katër ditësh, vjen dhe reagimi i pronarit të “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelli: U drejtohem të gjithë punonjësve të News24: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet – dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë. News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket!

A ishte kjo ajo që pritej prej tij?!

Sigurisht që jo, sepse nga gjithë kjo histori, përtej rrethimit, lojës e pagoi apo nuk e pagoi qiranë, u njoftua apo nuk u njoftua media, një gjë ishte mëse evidente dhe e pakundërshtueshme: Gazetarët e News24, veçanërisht ato të sipërpërmendur, nuk treguan asnjë shenjë lodhje apo dekurajimi.

Kjo konstatohej jo vetëm nga ekrani, por edhe në biseda telefonike me ta.

Atëher çfarë pritej prej tij?

Do të flasim për këtë, por në parantezë le të ndalemi dhe të një aspekt tjetër.

Ndërsa përplasja vijonte, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit deklaroi publikisht se “Focus Media Group” ka 2 milionë euro borxh shtetit, për mospagim qiraje të godinës që do të përdori deri në 2033. Ndërkaq, në mediat e tjera u shtuan raportimet për krizën financiare brenda mediatike. Sipas Prapaskenës gazetarët e këtij grupi mediatik “kanë katër muaj pa rroga dhe dy vite pa iu paguar siguracionet”.

Ne kontaktuam disa prej gazetarëve dhe korrespodentëve dhe konstatuam se muajt e fundit ishte parë një lloj përmirësimi ndërsa vonesat varionin nga një-dy muaj, por të gjithë pohonin se sigurimet shoqërore, ndonëse u janë mbajtur, nuk janë paguar në organet tatimore prej tetorit të vitit 2023, pra, prej afro 22 muajsh. Kjo do të thotë se nëse ky borxh nuk i shlyhet shtetit, përveç pasojave financiare për kompaninë, do të sillte dhe mosnjohjen e dy viteve punë për punonjësit.

Atëherë çfarë pritej prej drejtuesit të “Focus Media Group”?!

Ajo që duhet pranuar është fakti se kemi të bëjmë me një krizë financiare qoftë në raport me shtetin por edhe me punonjësit e saj. Dhe krizat, nëse hidhen hapat e guximshëm, inovativ dhe me një vështrim afatgjatë edhe nga zoti Hysenbelli mund të shërbenin dhe si momente ringritje, sikurse pohoi gazetarja Klodjana Lala.

Është koha që asetet reale të kompanisë, pra gazetarët dhe punonjësit e medias, jo vetëm të likuidohen, sepse ky është një detyrim ligjor, të marrin jo vetëm atë aq u takon, por dhe një besim faktik (jo thjesht verbal) nga pronari i kësaj media. Ndoshta ka një pamundësi reale financiare për ti shlyer këto detyrime, por përse të mos mendohej për një tranzicion të butë pronësor, që “krenaria e News24” sikurse i cilëson z.Hysenbelli reporterët e tij, të likuidohen në formë aksionesh.

Pra, gazetarët dhe punonjësit e “Focus Media Group” të kthehen në bashkëpronarë dhe zotërues të aksioneve të mediave të këtij grupi mediatik.

Dikush mund ta quajë utopi, por unë do ta quaja një “media ownership disrupter” e cila do të mund të vendoste një standard të ri dhe inovativ të tregut mediatik në Shqipëri, ku gazetarët ndajnë pronësinë me financuesin aktual.

A ekziston kjo kulturë biznesi e tregut mediatik në Shqipëri? Deri më tani, jo. Përkundrazi, media shqiptare ka si karakteristikë kryesore monopolizimin e strukturës pronësore brenda një dore apo një grupi familjar. Por mos harrojmë, se përballë kësaj krize financiare ku punonjësve nuk I paguhen sigurimet shoqërore, nesë deklarimet e punonjësve janë të vërteta, pasojat ligjore mund të ishin të paimagjinueshme dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë që mund të krijonte edhe një standard të ri, jo vetëm të decentralizimit të strukturës pronësore, por me impakt të paimagjinueshëm të produksioneve mediatike, të politikës editoriale, të gazetarisë cilësore dhe profesionale, të diversifikimit të burimeve financiare dhe përmbajtësore në platformat online, sikurse po ndodh aktualisht në këtë moment krize.

Vetëm gazetari Osman Stafa me denoncimet e tij për shëndetësinë në Facebook, jo në televizion, i ka shërbyer më shumë interesit publik se dhjetëra kronika lajmesh. Ai është aty, në mbledhje të reagimeve qytetare duke i dhënë zë atyre që media tradicionale sot, dhe këtu flas për të gjitha, i ka braktisur. Reagimi i institucioneve shtetërore ka qenë më i shpejt nëpërmjet kësaj forme raportimi, që ai e bën në formën e një angazhimi personal, jashtë redaksisë.

Apo investigimet e Klodiana Lalës për reporter.al dhe jo vetëm, të cilat përmbushin standarde të larta profesionale dhe kanë zhvilluar më tej hulumtimin si zhaner gazetaresk e që janë vlerësuar, shpesh herë edhe me çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Imagjinoni sikur Osmani, Klodi, Dritani, Kelvini, Endri, Erli, Renaldo, Igli e të tjerë punonjës të News24 të ishin pjesë e në strukturës pronësore me të gjitha dijet, mjetet, karakterin dhe lirinë profesionale çfarë përmbysje do i sillnin tregut mediatik, jo vetëm në nivel të cilësisë raportuese por edhe te audiencës.

Ndaj mendoj që agresioni është patjetër i papranueshëm dhe duhet denoncuar në çdo hap, por kriza financiare, e cila shpërtheu si kurrë më parë në opinion, mund të shërbejë si fundi një epoke të monopolizimit dhe nëse do të ekzistojë dhe vizioni i pronarit aktual për një tranzicion të butë, por edhe ndërgjegjësimi i vetë punonjësve të këtij televizioni, mund të jetë fillimi i një modeli të ri biznesi mediatik në Shqipëri./Medialook

Sondazh

Poll
Insights 22 Korrik 2025, 07:38 Ben Blushi

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Foto ilustruese TIRANA- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes t&...

Insights 16 Korrik 2025, 11:15 Elona Caslli

Vetmia e fjalëve të duhura

Dom Vlash Palaj TIRANË- Në jetë ka disa lloj vetmish. Një prej tyre është edhe vetmia e fjalëve të duhura. Në ...

Insights 8 Korrik 2025, 16:13 Meri Lika

The Truman Show

meri lika TIRANË- Për të gjitha ata që ndoshta nuk e dinë, “The Truman Show” është një film i vitit 199...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj