LIVE UPDATES
Insights

The Truman Show

Kjo fabul e filmit është përditë dhe më e prekshme sot, kur Edi Rama nuk është më vetëm kryeministër, por ai është arkitekt, inxhinier, turist, analist, opozitar, ministër, kryetar bashkie, drejtor madje edhe zëdhënës i vetvetes.

8 Korrik 2025, 16:13 Nga Meri Lika
The Truman Show
meri lika

TIRANË- Për të gjitha ata që ndoshta nuk e dinë, “The Truman Show” është një film i vitit 1998, i cili bën fjalë për Truman Burbank, një burrë që jeton një jetë, në dukje normale, në qytetin Seahaven por, që është krejt i pavetëdijshëm se bota e tij është një reality show gjigant televiziv, i filmuar dhe transmetuar drejtpërdrejt 24 orë në ditë.
Ai pa e ditur, jeton në një botë të rreme. Çdo gjë që sheh, qyteti, njerëzit, ngjarjet, janë të kuruara, të kontrolluara dhe të manipuluara nga një regji të cilën ai nuk e shikon. Dhë ndërkohë që Trumani pak nga pak kupton se diçka nuk shkon, publiku nga ana përtej ekranit shikon të vërtetën. Publiku shikon se nuk ka liri, nuk ka demokraci, por vetëm spektakël dhe kontroll total të gjithçkaje.

Kjo fabul e filmit është përditë dhe më e prekshme sot, kur Edi Rama nuk është më vetëm kryeministër, por ai është arkitekt, inxhinier, turist, analist, opozitar, ministër, kryetar bashkie, drejtor madje edhe zëdhënës i vetvetes.

Para 3 ditësh ai zbriti në Vlorë e pa hyrë ende mirë në dyert e Bashkisë dha urdhër që të gjithë drejtorët të vetëshkarkoheshin, pastaj ditën e vazhdoi me aksionin kundër zënies së hapësirave publike, ndërkohë që kryetari i bashkisë së qytetit e ndiqte me vrull nga pas së bashku me mediat për të na paraqitur aktin e tij heroik se si një njeri i vetëm e do këtë vend dhe po “vë rregull”, ndërsa të tjerët duhet të heshtin se janë të paaftë.

Në Theth, në një zonë të mbrojtur, u ndërtuan 20 vila pa leje dhe asnjë nga hallkat institucionale, Inspektoriati i ndërtimit, Ministria e Turizimit, kryeplaku, polici i zonës, bashkia dhe të gjitha institucionet e tjera nuk reaguan, derisa erdhi ai që i zgjidh të gjitha padrejtësitë në këtë vend.

Ajo që më habit më shumë, janë disa analistë e gazetarë të entusiazmuar të cilët e shohin si qeverisje efektive, por aspak si dështim total të shtetit.

Në fakt kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi dhe aspak sukeses, sepse unë e kam të pamundur të kuptojë se përse duhet të ndërhyjë kryeministri për t’iu treguar institucioneve zbatimin e ligjit!?
Unë nuk shoh asnjë institucion funksional, kjo shfaqje duhet të na hapë sytë e të bëjë të mendojmë se ku është policia bashkiake, ku janë inspektoriatet e ndërtimit, ku janë prefektët, ministritë? Ku janë pra?

Duhet të hapim sytë e të shohim se jemi brenda një shfaqjeje të madhe të drejtuar nga një njeri i vetëm. Jemi duke jetuar në një situatë trumaniane, ku çdo gjë që na rrethon është një realitet i simuluar, ku institucionet janë një skenografi në dorë të regjizorit.

Lëvizjet ekzaltuese të Ramës nuk janë forcë, janë një dështim i thellë institucional, një rënie e lirë e shtetit, sepse nëse shteti ngrihet vetëm kur ngre zërin një person, kjo do të thotë se gjithçka në këtë vend është një skenë e heshtur, e vdekur që pret regjizorin e shfaqjes në mënyrë që të lëviz.

Në këtë shfaqje ka katër komponentë:

- Ne, jemi Trumanët që po jetojmë një realitet të kontrolluar

- Edi Rama është regjisori që vendos kur dhe si do të zhvillohet ngjarja

- Media e cila rrëmben kamerat për të na e bërë sa më të besueshëm këtë realitet

- Ndërkombëtarët, spektatorët e heshtur, që ndjekin shfaqjen shpesh herë duke duartrokitur stabilitetin, por pa pyetur nëse brenda ka demokraci.

Ne kemi në dorë të zgjedhim, nëse do të vazhdojmë të jetojmë në këtë shfaqje bajate apo do të zgjedhim të dalim e të kthejmë realitetin, përgjegjësinë dhe demokracinë.

meri lika truman show

Sondazh

Poll
Insights 4 Korrik 2025, 13:59 Lutfi Dervishi

Nuk ka zjarr që djeg plehrat

lutfi dervishi ELBASAN- Në Elbasan digjen plehrat, tymi helmues mbulon qytetin… dhe ndërkohë ka njerëz, nuk di a mund të qu...

Insights 3 Korrik 2025, 11:16 Meri Lika

Si duhet hetuar

Meri Lika Kur të lexoni titullin ndoshta do mendoni se unë nuk mund të jap mendim se si duhet hetuar, por në fakt mundem për disa ...

Insights 27 Qershor 2025, 19:33 Artan Hoxha

Artan Santon e kanë harruar të gjithë...

artan hoxha, artan santo TIRANË- Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin. Por duket kaq e la...

Insights 27 Qershor 2025, 09:59 Ermal Mulosmani

Shoferi i Ambulancës

Ermal Mulosmani TIRANA- Po vija sot në punë, në këmbë, si zakonisht. Ora diku 8.15 kur mbërrita te Myslym Shyri. Aty e u...

Insights 24 Qershor 2025, 10:36 Meri Lika

Vetëm në Shqipëri hajduti nuk ka faj

Meri Lika TIRANA- Një nga dhjetë urdhëresat e Zotit, e shtata, nëse e mbaj mend mire, thotë: “Mos vidh!” Sipas meje ku...

Insights 31 Maj 2025, 07:13 Klodian Tomorri

M*t dhe uthull

Klodian Tomorri TIRANË- M*t dhe uthull. Helmohen femijet ne Gramsh. Ngjarja mbahet 4-5 dite e fshehte, por me pas skandali rrjedh ne media se dalin pr...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë