Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sa njerëz kanë vdekur nga Ambulanca jo nga gjendja shëndetësore?
TIRANA- Po vija sot në punë, në këmbë, si zakonisht. Ora diku 8.15 kur mbërrita te Myslym Shyri. Aty e ula pak tempin, vapa më bezdis paçka që ndjek hijet sa mundem. Te Kryqëzimi i Gjykatës së Lartë dëgjoj një bori të bezdisshme ambulance që i binte pandërprerje. Kishte lloc në trafik, duhej të ishte në mes të M. Shyrit.
Sigurisht shoferi i ambulancës e kuptonte që shanset për të parakaluar aty ishin zero. Por ky fakt nuk e dekurajonte. Mendova me vete si nuk bezdiset nga boria? Isha në semafor por mendjen e kisha te shoferi. Mendova për një çast që unë do isha pacienti i asaj ambulance.
Medemek ky, me atë borinë e vet të çmendur po kujdesej për shëndetin tim. Ideja se mund të isha unë në ambulancë drejt fundit tim në këtë botë, erdh e emu bë sunduese. Çfarë do mendoja i zënë në trafik? A do futesha në mendimet e këmbësorëve që shanin shoferin e ambulancës, ambulancën, borinë e saj dhe pacientin terminal në të (pra mua)? Me siguri po. Dhe do doja t’i bërtisja atij shoferi:
“Po mos i bjer asaj mut borie se i çmende njerëzit!”
Do e bëja këtë shkulm të fundit inati pa spektatorë. Do doja që të gjithë ta dëgjonin që unë po i bërtisja shoferit, që nuk është vullneti im në këtë zallamahi në mes të vapës. Por ç’e do, nuk kisha spektatorë.
Apo ndoshta nuk do i thoja asgjë, përkundrazi, do kënaqesha me bezdinë që po u shkaktoja të shëndetshmëve? Tu thoja “plasni nga inati”. Unë nuk dua të vdes në heshtje, dua të bërtas. Legena!
Pastaj mu kujtua Kadareja në ambulancë. Cili shofer të ketë qenë? Si është sjellë Kadareja, ka pasë mirëkuptm? Sa këmbësorë si unë e kanë sharë shoferin e ambulancës së Kadaresë? A ka pasë ndonjë shans Kadareja ta shpëtonte nga ajo bori e bezdisshme?
Pastaj më erdhi në kokë një skenar idiot, qesharak. Kadareja ishte pak pa qejf në mëngjes. Thërret Bujarin dhe i thotë:
“Bujar, kam nevojë për një ambulancë, dua të shkoj të vizitoj bajamet”.
Bujari e merr seriozisht, vë alarmin. Vjen Ambulanca me urgjencë te Juvenilia. Është shoferi dhe Drejtori Gjeneral i Ambulancave. Hipin Bujari, Kadareja, Alda. Bujari i mban dorën. Drejtori jep urdhrin:
“Nisu me urgjencë maksimale”
Shoferi ndez fenelinën dhe niset. Bujari i vë dorën në kokë Kadaresë. Situata duket mirë. Shoferi piloton nuk drejton. Njerëzit largohen si të çmendur, makinat shmangen, ambulance shigjeton. Bujari ndihet mirë, edhe Drejtori Gjeneral i Ambulancave. Edhe Kadareja. Befas del përpara një lypës. Nga këta pa këmbë, që kërcejnë pupthi. Ai e kishte nisur kërcimin e tij kur rruga ishte bosh por shigjetimi i Ambulancës e mbërriti në mes të rrugës. Shoferi e pa lypësin dhe frenoi gozhdë. Kadareja kërceu nga duart e Bujarit dhe ra në dysheme. Lëshoi një të sharë gjirokastritçe. Bujari u rrëzua për solidaritet.
Por ishte vonë. Ai frenim ishte vendimtar. Kadareja pësoi një shembje të brendshme, vendimtare. Para se të vinte Ambulanca ishte mirë, tani po i shternin fuqitë. Bujarit i rrëshkiti një lot. Lypësi kërkonte ndjesë. Një ndjesë që askush nuk ishte gati t’ia jepte. Goditja ishte fatale. Në Spital mbërriti me vonesë. Fevziu propozoi që të varrosej te vëllezërit Frashëri. Ka kaluar një vit që atëherë. Kadareja mbeti në Sharrë. Po mendoja me vete, ku do jetë lypësi vallë? Sa njerëz kanë vdekur nga Ambulanca jo nga gjendja shëndetësore? Unë për vete nuk do shkoj me ambulancë, e vendosa. Ndërkohë mbërrita edhe në punë.
Meri Lika TIRANA- Një nga dhjetë urdhëresat e Zotit, e shtata, nëse e mbaj mend mire, thotë: “Mos vidh!” Sipas meje ku...
Klodian Tomorri TIRANË- M*t dhe uthull. Helmohen femijet ne Gramsh. Ngjarja mbahet 4-5 dite e fshehte, por me pas skandali rrjedh ne media se dalin pr...
dojna mema TIRANË- Dikush do t'u blejë një akullore, te tjere do i nxjerrin nga liqeni, aty ku ka mbetur ende ndonjë cope parku. Dikush...
Sokol Sadushi dhe Holta Zaçaj TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka hedhur hapin e radhës në skenari...
Meri Lika TIRANA- Na ishte një herë para 12 vjetësh, por vazhdon të jetë edhe sot, në një copëz të Ballkanit, ...
Kur zgjedh të mos zgjedhësh!Shqipëria kryeson Europën!Jo për shkencë, as për drejtësi e aq më pak për zhvill...
foto ilustruese TIRANË- Si vëzhguese në këto zgjedhje dhe si psikologe, pata mundësinë të shoh nga afër nj&eum...
Sali Berisha Pavarësisht të gjitha zërave për një ndarje SHBA-Evropë, mbështetësit e Presidentit të SHBA-s&eum...
Donald Trump Nëse do t’i mbyllnit sytë dhe do t’i kushtonit vëmendje tonit dhe përmbajtjes së retorikës politike ...
sali berisha TIRANË- I pajisur jo me ushtri, as me fuqi financiare, por thjesht me “guralecin” e të vërtetës dhe besimit t&...