LIVE UPDATES
Insights

Republika Monologjike

Përrallë mbi një vend ku votat llogariten, por zërat jo.

26 Maj 2025, 11:44 Nga Meri Lika
Republika Monologjike
Meri Lika


TIRANA- Na ishte një herë para 12 vjetësh, por vazhdon të jetë edhe sot, në një copëz të Ballkanit, aty në mes të Adriatikut dhe maleve që duken si vetullat e ngrysura të një të moçmi, duke u valëvitur si një flamur me gastrit kronik, Republika Monolgjike.

Mos mendoni se është një shtet i zakonshëm, as që duhet t’iu shkoj në mendje kjo gjë. Është një vend “i jashtëzakonshëm” në jashtëzakonshmërinë e tij, ku populli nuk ka nevojë të flasë as me fjalë e as me votë sepse flet vetemë një njeri.

Flet Ai, më i gjati i të gjatëve, më i pikturosuri mes piktorëve, lideri i shprehjeve të mëdha që në shumicën e rasteve nuk kanë lidhje me pyetjen.

Është republika e një burri që nuk ka nevojë për opozitë, sepse ai është vetë enciklopedia “Dua të di gjithçka”, ai është vetë ChatGPT. Është Republika e atij që e ka vetë pyetjen e përgjigjen, por në të njëjtën kohë ka edhe reagimin e qytetarit të revoltuar.

Ai e ka gjithmonë gati monologun, për baltën, klithmat boshe, për të gjithë ata që nuk e kuptojnë madhështinë e tij, e cila “shpërthen” si vullkan brenda një shteti “kaq të fuqishëm”, brenda një pikture të zhgarravinosur, brenda një studioje që nuk dihet e kujt është në pronësi, po edhe brenda Ciu-Ciut “intelektual”.

Në këtë republikë shteti është kthyer zgjatim i një njeriu, e Parlamenti një ndërtesë pushimi për duartrokitës profesionistë dhe institucionet dekor.

Drejtësia, një listë pritjeje për hetime që “rastësisht” konkordojnë me simpatitë dhe antipatitë e pushtetit e që gjithmonë godasin opozitën dhe bandat pasi i kanë shërbyer pushtetit në zgjedhjet e radhës.

Media, 99.98% janë pjesë e orkestrës që dirigjon ai, dhe 0.02% janë “armiqtë e popullit” që duhen sulmuar dhe etiketuar publikisht në jetë, por edhe në Facebook, ku lideri shkëlqen me monologje të gjata “sy më sy” si enciklopedia e vetme e së vërtetës.

Zgjedhjet, a këto po, këto mbahen rregullisht, si të ishte ndonjë serial Netflixi që askush nuk mund ta anulojë. Opozita del për të garuar, por ai është gjithmonë në finish, sepse shiritin e finishit e vendos mbrapsh në drejtimin nga ka vendosur ai ta bëj garën, jo në korsitë e garimit, sepse ai ka edhe gurin edhe arrën, ai është njësoj si mësuesi tek i teti në bronz, pra është dhe “i penës”, por edhe i pushkës.

Nuk është rastësi, është një sistem i ngritur në mënyrë të sofistikuar, ku administrata është kthyer në një ushtri besnikësh partiakë, e ku qytetarët, ata që kanë mbetur, nuk pyesin më “kush do fitojë?”, por “çfarë do na bëjnë pas zgjedhjeve?”

Ai nuk është duke qeverisur një vend, ai kuron një skenë personale, ku kritikat janë “shpifje”, protestat janë “rrëmujë e pakuptimtë”, dhe çdo kërkesë llogarie është “sulm ndaj reformës”. Një reformë që, çuditërisht, sa herë dështojnë rezultatet, ka gjithmonë sukses në fjalime.

Në këtë copëz të vogël toke ai dhe autokracia e tij moderne nuk ka nevojë për tanke e polici sekrete (ai i ka edhe këto). Kësaj republike i mjafton një ekran i madh, një aparat propagande i sofistikuar, një grup ahengxhinjsh që këndojnë, qeshin e qajnë me liderin, dhe një popull i lodhur, që është mësuar të rrijë në rresht, jo për të votuar, por për të ikur dhe në fund dhe ca banda kriminelësh që emërojnë deputetët.

Në Republikën Monologjike ai flet për arritje, për reforma digjitale (me të cilat duhet të marrësh takim online për të treguar që nuk funksionon sistemi).

Në këtë Republikë gazetarët kanë ndërruar zanat: nga informues janë bërë interpretues të vullnetit të liderit. Pyetjet nuk bëhen më për të marrë përgjigje, por për t’u filmuar duke u poshtëruar ose duke u ujosur sytë nga lotët e lumturisë kur flet Ai.

Në këtë republikë, demokracia është si Wi-Fi në stanin në majë të malit: e dëshiruar, por e paarritshme.

Por asgjë nga këto që thashë më lart nuk ka rëndësi, sepse Ai është aty. Ai, i vetmi që flet, që mendon, që urdhëron. Një komb i tërë në monolog, me popullin në rolin e figurantit. Një autokraci me ngjyra, me piktura murale në vend të Kushtetutës dhe me monologë në vend të ligjeve.

Dhe kështu ecën përpara Republika Monologjike, me një folës të vetëm dhe me heshtjen kombëtare që jehon si brohoritje.

Sepse, siç thotë Ai: "Kur flas unë, kombi mendon."

meri lika

Sondazh

Poll
Insights 19 Maj 2025, 19:25 Silvana Begaj

Kur zgjedh të mos zgjedhësh!

Kur zgjedh të mos zgjedhësh!Shqipëria kryeson Europën!Jo për shkencë, as për drejtësi e aq më pak për zhvill...

Insights 16 Maj 2025, 15:31 Olivia Braho

Diagnoza: Patronazhist

foto ilustruese TIRANË- Si vëzhguese në këto zgjedhje dhe si psikologe, pata mundësinë të shoh nga afër nj&eum...

Insights 9 Maj 2025, 10:56 OBC Transeuropa

Shqipëria voton në hijen e Trumpit

Donald Trump Nëse do t’i mbyllnit sytë dhe do t’i kushtonit vëmendje tonit dhe përmbajtjes së retorikës politike ...

Insights 2 Maj 2025, 15:43 Ëngjëll Hasimaj

Ku nuk ka ujë nuk ka jetë

ëngjell hasimaj ] TIRANË- Si banor i luginës së Lumit të Shushicës, si një intelektual, që kam lindur e rritur n&eu...

Insights 23 Prill 2025, 20:47 Klodian Tomorri

Tallja e radhës, fermerët...

Klodian Tomorri BERAT- Shkoi kryeministri në Berat sot dhe u thoshte fermerëve të Beratit se pasi t’ju fusë Partia Socialiste n&e...

Insights 22 Prill 2025, 18:49 Klodian Tomorri

Valsi i strategjive

Klodian Tomorri TIRANA- Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategjinë e fushatës duke nxjerrë si kalë beteje pasapo...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale