LIVE UPDATES
Insights

Diagnoza: Patronazhist

Në raportin e tyre me figurat politike, vërehet një identifikim total me autoritetin, fenomen i njohur në psikoanalizë si “identifikimi me agresorin” (Freud, 1936). Ata nuk e vënë kurrë në dyshim partinë, liderin, apo urdhrin.

16 Maj 2025, 15:31 Nga Olivia Braho
Diagnoza: Patronazhist
foto ilustruese

TIRANË- Si vëzhguese në këto zgjedhje dhe si psikologe, pata mundësinë të shoh nga afër një nga figurat më të diskutuara të jetës politike shqiptare: patronazhistin. Me përqendrim klinik vështrova sjelljet, gjuhën e trupit, mënyrën e komunikimit dhe reagimin emocional të tyre. Ajo që u shfaq qartë që në kontaktin e parë ishte mungesa e individualitetit. Të gjithë, ndonëse me pamje të ndryshme, i bashkonte e njëjta mënyrë sjelljeje: një refleks i programuar, i automatizuar, i zbrazët nga çdo element vetëdijeje morale apo ndjeshmërie emocionale. Në psikologji, këtë e përshkruajmë si depersonalizim social, një formë e zbehjes së identitetit ku individi ekziston vetëm si funksion i një strukture më të madhe, autoritare.

Në raportin e tyre me figurat politike, vërehet një identifikim total me autoritetin, fenomen i njohur në psikoanalizë si “identifikimi me agresorin” (Freud, 1936). Ata nuk e vënë kurrë në dyshim partinë, liderin, apo urdhrin. Bindja e tyre është më shumë se politike: është psikologjike, ekzistenciale. Janë të përkushtuar jo sepse kanë ide, por sepse kanë nevojë të ndihen pjesë e një strukture që i jep kuptim ekzistencës së tyre të zbehtë. Partia është Zoti i tyre. Shefi është figura prindërore që duhet kënaqur. Urdhri është oksigjeni. Mendimi kritik është rrezik.

Ata nuk shohin individë, nuk ndiejnë kufij, nuk kuptojnë empatinë. Funksionojnë në mënyrë instrumentale: tjetri nuk është qenie njerëzore, por objekt manipulimi ose target. Dhe kur ky objekt nuk bindet, aktivizohen të gjitha mekanizmat e dhunës psikologjike dhe shpesh edhe asaj fizike. Për këta individë, dhuna është mjet pune. Fjalori i tyre është i ngarkuar me gjuhë vulgare, poshtëruese, shpesh sadike. Dhe këtë nuk e fshehin, përkundrazi, e ekspozojnë kudo. Turpi nuk ekziston. Morali është term bosh. Urdhri është dogmë.

Në sytë e tyre mungon reflektimi, shkëlqimi i mendimit, drita e ndërgjegjes. Janë sy të errët, të mbyllur brenda vetes. Në letërsi kjo njihet si arketipi i njeriut me “sy të zinj”, ai që është i aftë të bëjë gjithçka, madje edhe të vrasë, nëse i kërkohet. Dhe kjo nuk është metaforë. Mjafton të ndjekësh mënyrën si i drejtohen gazetarëve, qytetarëve, kundërshtarëve për të kuptuar që janë psikologjikisht të zhveshur nga çdo ndjeshmëri humane. E vetmja ndjenjë që duket se i bashkon është ndjenja e përkatësisë me një forcë që i mbron në këmbim të bindjes së tyre të verbër.

Në raportin e tyre me shoqërinë, ata veprojnë si agjentë të kontrollit social. Nuk kanë kufij etikë. Spiunojnë komshinjtë, kolegët, madje edhe familjarët. Hyjnë në jetën private me lehtësinë e një njeriu që nuk ndien faj. Në terma psikodinamikë, kemi të bëjmë me një shtypje të ndërgjegjes morale (superego e pazhvilluar), e cila zëvendësohet nga një strukturë autoritare që flet përmes urdhrave dhe frikës. Ata nuk janë të këqij sepse mendojnë keq. Ata janë të rrezikshëm sepse nuk mendojnë fare.

Struktura e tyre psikike nuk është e ndërtuar mbi individualitet, por mbi një identitet kolektiv të shpërbërë nga autonomia, që ekziston vetëm përmes shërbimit ndaj liderit. Janë prodhime të një kulture politike ku bindja është vlerë, ndërgjegjja është pengesë, dhe kontrolli i tjetrit është formë legjitime e ekzistencës.

Patronazhistët nuk janë thjesht instrumente të një partie. Janë simbole të një shoqërie që ka humbur aftësinë për të menduar vetë. Ku lojaliteti është bërë më i rëndësishëm se etika. Ku urdhri është më i fortë se ndërgjegjja. Ku fjalët “duhet bërë” dhe “vetëm zbatoj” janë justifikim për çdo akt, për çdo shkelje, për çdo dhunë.

Në këtë kuptim, patronazhistët nuk janë thjesht simptoma të një regjimi.

Janë diagnoza klinike e një shoqërie që po shkon drejt dehumanizimit të plotë.

patronazhist

Sondazh

Poll
Insights 9 Maj 2025, 10:56 OBC Transeuropa

Shqipëria voton në hijen e Trumpit

Donald Trump Nëse do t’i mbyllnit sytë dhe do t’i kushtonit vëmendje tonit dhe përmbajtjes së retorikës politike ...

Insights 2 Maj 2025, 15:43 Ëngjëll Hasimaj

Ku nuk ka ujë nuk ka jetë

ëngjell hasimaj ] TIRANË- Si banor i luginës së Lumit të Shushicës, si një intelektual, që kam lindur e rritur n&eu...

Insights 23 Prill 2025, 20:47 Klodian Tomorri

Tallja e radhës, fermerët...

Klodian Tomorri BERAT- Shkoi kryeministri në Berat sot dhe u thoshte fermerëve të Beratit se pasi t’ju fusë Partia Socialiste n&e...

Insights 22 Prill 2025, 18:49 Klodian Tomorri

Valsi i strategjive

Klodian Tomorri TIRANA- Pasi i doli boja non gratas, Edi Rama e ndryshoi strategjinë e fushatës duke nxjerrë si kalë beteje pasapo...

Insights 22 Prill 2025, 13:44 Ermal Mulosmani

A janë Partitë e reja Antiopozitare?

Ermal Mulosmani Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në Opozitën shqiptare u krijua një gjen...

Insights 21 Prill 2025, 10:49 Meri Lika

Vrenozi nuk ka çmim

Meri Lika Pasi ping-pongu për të faktorizuar Bashën në mënyrë që të heq disa vota nga e djathta, me batuta shterpe ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë