LIVE UPDATES
Insights

Vrenozi nuk ka çmim

Ka pak ditë që Rama telefonoi dhe ftoi për kafe Ilir Vrenozin, pa menduar refuzimin e këtij të fundit e pasi kjo i ndodhi ai ka filluar t’i drejtohet publikisht me video, sepse sigurisht ai ka parasysh ata që shiten për një gotë verë e që në avujt e saj firmosin konçensionet për Ramën.

21 Prill 2025, 10:49 Nga Meri Lika
Vrenozi nuk ka çmim
Meri Lika

Pasi ping-pongu për të faktorizuar Bashën në mënyrë që të heq disa vota nga e djathta, me batuta shterpe të njërit si “tirons” e tjetri si kollovar, i cili nuk dha rezultatin e menduar, Rama ka kaluar në një nivel tjetër tregu.

Ka pak ditë që Rama telefonoi dhe ftoi për kafe Ilir Vrenozin, pa menduar refuzimin e këtij të fundit e pasi kjo i ndodhi ai ka filluar t’i drejtohet publikisht me video, sepse sigurisht ai ka parasysh ata që shiten për një gotë verë e që në avujt e saj firmosin konçensionet për Ramën.

Tek rreket që ta josh me trëndafila e karafila, por edhe duke i thurrur elozhe se është demokrat që “shan edhe të tijët”, po bëhet shumë qesharak jo për faktin se përse i drejtohet Vrenozit, por sepse tashmë janë përballë dy simbole krejt të kundërta: Iliri si simbol i njeriut të lirë dhe dinjitoz, e Rama si simbol i matrapazit që është i gatshëm të shes e të blej gjithçka për karrigen e pushtetit.

I mësuar me njerëz të cilët i blen lehtësisht si Kadiajt, Naçojt, Brahmillarët e kompani e pasi nuk i duhen më i hedh disa në rrugë e disa në duart e SPAk-ut, duket qartë se me Vrenozin i ka ngecur sharra në gozhdë.

Kur shikoj Ramën të jargavitet dhe kur kujtoj ata përsonat që përmenda më sipër, kuptoj se përse ne si popull jemi rrudhur kaq shumë në numër. Por kur shikoj Vrenozin kuptoj se përse ne si popull kemi mbijetuar kaq gjatë.

Disave mund t’iu duket si vogëlsirë tentativa e Ramës për të joshur Vrenozin por mua aspak, sepse Rama e di se për çfarë është duke u përpjekur.
Duke u përpjekur të blejë Ilirin, Rama e di se arrin të japë mesazhin se edhe dinjiteti shitet.
Në këtë tentativë shkarravinë, ka gabuar, po totalisht ka gabuar.

Ilir Vrenozi, ose më mirë të them, dinjiteti i një njeriu me dinjitet, nuk ka çmim, pra nuk është në shitje. Nëse Rama e njeh mire tregun e shitje-blerjeve ai njeh vetëm tregun e gjërave të shitshme, por nuk e njeh aspak pavionin e dinjitetit.

Dinjiteti i Ilirit është njëjtë si thesaret e Luvrit si shpikjet e Leonardos, si zbulimet e Galileut, nuk shiten këto o kryeministër me ditë të numëruara.

Dinjiteti i Ilirit, sot është aty përballë teje për të treguar se sa liliput je ti 2 metroshi i krimbur me pushtet, para dhe korrupsion, përballë Ilirit të varfër por të pasur në pasion dhe moral.

Ti nuk e blen dot Ilirin sepse ai nuk është ajo Shqipëria e atyre firmëtarvëe të devotshëm të cilët të bëhen patericë që ti të ndash vendin në kafshata dhe ta shpërndash sa majtas djathtas, brenda dhe jashtë Shqipërisë për të mbajtur karrigen, as ajo Shqipëria që ti po përpiqesh ta bësh kazanin e plehrave të vendeve të pasura, as ajo Shqipëria e lolos së pallatit tënd “mbretëror” Erjon Isait i cili ekzaltohej kur të shihte tek qeshje me “gjetjen” e tij folklorike, e cila nuk ia fshihte dot gomarllëkun paçka se i ka prerë veshët.

Iliri nuk shitet, kryeministër, jo se nuk ka nevojë për para, por sepse ka dinjitet.

Dinjiteti nuk shitet, po ti nuk ke se si ta dish këtë sepse ti dhe dinjiteti jeni dy drejtëza që nuk priten kurrë sepse nuk keni asnjë pikë të përbashkët.

meri lika

Sondazh

Poll
Insights 17 Prill 2025, 20:22 Meri Lika

Si kapen derrat e egër

meri lika TIRANË- E gjithë fushata e Ramës në këto zgjedhje ka ngelur duke i rënë fyellit në vrimën e pasaport...

Insights 16 Prill 2025, 20:29 Çim Peka

Jo bulldog, por bulldozer

çim peka TIRANË- Nga fundi i luftës, kujton një ish-ushtarak nazist, e kishim të vështirë të dallonim se kund&eum...

Insights 14 Prill 2025, 20:54 Meri Lika

Panem et circenses

meri lika TIRANË- “[...] [populus] duas tantum res anxius optat: panem et circenses” . Kjo shprehje latine e marrë nga  (J...

Insights 11 Prill 2025, 21:50 Florian Binaj

Pashaporta europiane dhe veçoritë e saj

florian binaj TIRANË- Sot do ju jap të vetmin premtim që do mbaj për 4 vitet e ardhshme, ashtu siç mbajta premtimin pë...

Insights 2 Prill 2025, 07:18 Çim Peka

Batoni, korrupsioni, pasioni dhe misioni

Çim Peka dhe Baton Haxhia TIRANA- Me Batonin replikoj çdo natë publikisht në emisionin tim, jo për hir të debatit, p...

Insights 25 Mars 2025, 13:37 Rezarta Delisula

MUNDËSIA e Erald Kaprit

Erald Kapri Nuk ka pasur shumë momente të gëzuara në fëmijërinë e tij. Familjen ja kishin degdisur në një fsha...

Insights 20 Mars 2025, 21:44 Ermal Mulosmani

Zeusi dhe Uriahu i katundit tonë

ermal mulosmani TIRANË- Sot jam befasuar fort me bërjen publike të një "përplasjeje" mes Kryeministrit dhe Erion Veliajt. Kurr&eu...

Insights 19 Mars 2025, 10:30 Meri Lika

Shkëlqimi dhe rënia e shoqes Kim

Meri Lika Në vitin 2021, kur shkrova për herë të parë për shoqen Kim, më erdhën shumë sulme personale, në...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale