Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dikush më quante psikopate, një tjetër më tha se jam e çmendur, një grua më tha se duhet të laja kokën, kurse një tjetër arriti deri aty sa më tha se nuk meritoja të bëja hije mbi tokë. Më thanë e ç’nuk më thanë për të më bindur se të vërtetat e hidhura që unë i thashë publikisht kësaj shoqes, ajo nuk i meritonte.
Në vitin 2021, kur shkrova për herë të parë për shoqen Kim, më erdhën shumë sulme personale, në publik por edhe në privat.
Dikush më quante psikopate, një tjetër më tha se jam e çmendur, një grua më tha se duhet të laja kokën, kurse një tjetër arriti deri aty sa më tha se nuk meritoja të bëja hije mbi tokë. Më thanë e ç’nuk më thanë për të më bindur se të vërtetat e hidhura që unë i thashë publikisht kësaj shoqes, ajo nuk i meritonte.
Në fakt nuk është se këto sulme më ndikuan apo më bënë që të ndërroja mendim, unë vazhdova të kisha atë mendim edhe kur shkrova për të në 2022, por edhe kur shkrova përsëri në 2023. Dhe edhe sot në 2025 vazhdoj të kem të njëjtin mendim që kjo shoqe ka qenë është dhe do të vazhdojë të jetë NON GRATA ime.
Në një nga verat e nxehta, kur kjo shoqe ishte me misionin e saj në Shqipëri, tek pushoja në Vlorë e në një muzg mbrëmje isha ulur në një bar buzëdetit, pas kurrizit tim i cili e kishte pothuajse gjithë barin pas vetes, dëgjoj një gumëzhimë njerëzish dhe karriget që filluan të lëviznin me shpejtësi.
E kuriozuar kthej kokën dhe ç’të shoh! Në mes të popullit ishte ajo, aktorja më e famshme e momentit në Shqipëri, shoqja Kim.
Ajo qendronte në mes të barit duke pozuar dhe njerëzia nxitonin t’i zinin vendin njëri-tjetrit për të fiksuar në telefonat e tyre një foto me të.
Një kamarier më afrohet dhe më thotë:
- Mund të zësh radhën po qe së dëshiron.
Qesha dhe nuk iu përgjigja. Ai u largua por ndërkohë që show i fotove vazhdonte ai më vjen sërish, dhe më thotë:
- Mirë e ke, më mirë dil në fund.
Sërish qesha.
Isha indiferente për foton me të, po aspak indiferente për të. Në qafën e shoqes Kim, bënte hijë një varg me perla, në veshët e saj po ashtu vathë me perla, dhe tek fustani një spilë e vogël me perla edhe ajo.
Ardhja në Shqipëri i kishte ndikuar për mirë, shoqes Kim jo vetëm se po trajtohej si një yll kinemaje ndërkohë që ajo sigurisht e ka ditur nivelin bazik të inteligjencës së saj, por sepse sa më shumë që ajo zhvillonte mandatin e saj, aq më shumë i ndryshonin shijet duke u sofistikuar në mënyrë të çuditshme e duke evoluar nga niveli i varëses palldëm në atë të varëses elegante me perla.
Sot kur lexoj se ajo ka kërkuar marrëveshje që të largohet nga puna, më vjen ndër mend gjithë ecuria e saj, kur erdhi në Shqipëri, si “u ngjit n’maje” e tani se si po bie nga maja.
Kjo është ecuria e shkëlqimit dhe rënies së saj njëjtë si ajo e shokut Zylo, Zylesha e diplomacisë më të keqe që kanë patur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara në Shqipëri, me firmosjen e një marrëveshjejë që të mos hetohet është e lirë të shijojë frytet e dëmit që i bëri vendit tonë.
Nëse Amerika e ka falur unë mendoj se ne nuk duhet ta bëjmë këtë. Nëse Amerika nuk do të hetoj për të, ne nuk duhet ta bëjmë këtë, ne duhet të hetojmë gjithçka që bëri, tha e la në këtë vend shoqja Zyleshë.
Barin që tashmë po lulëzon në fushat tona, duhet ta hajë dikush, e kush më shumë se shoqja Kim e meriton këtë.
Enver Robelli Një vend, një shoqëri është ngritur në këmbë. Dhe një autokrat duket se po mbetet vetëm: Se...
Ermal Mulosmani Dje ishte afafti i fundit i dorëzimit të listave në KQZ, një spektakël mbarëpopullor për të par&eum...
Evisa Kushi TIRANË - Qëndrueshmëria e bizneseve është bërë një shqetësim kryesor për kompanitë moder...
Flamur Vezaj Avokati Joshua Roberts nga zyra ligjore “Kasowitz Benson Torres”, me qendër në Nju Jork, ka udhëtuar drejt Tiran&eu...
Ermal Mulosmani TIRANË- Diku nga fillimi i muajit Shkurt, ndërsa po ndiqja një kronikë rutinë lajmesh, shoh për herë t&e...
andi bushati TIRANË- Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që l...
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump SHBA- Shkurtimisht, gjithkçka. Së pari, çdo njeri me eksperiencë apo njohuri rreth praktikë...
safet bajri TIRANË- Në një rrëfim që do të bënte për të qeshur edhe më naivin, Safet Bajri mundohet t&eu...
endri xhafo TIRANË- Kur Erion Veliaj u arrestua të hënën më 10 shkurt pasdreke, Edi Rama i dha vetes gjysmë dite kohë p&...
erion veliaj TIRANË- Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK po gabon rëndë që po merret me heti...