LIVE UPDATES
Insights

Katastrofë diplomatike! Çfarë shkoi keq në Zyrën Ovale?

Ekipet respektive diskutojnë, shkëmbejnë mendime, dhe fillimisht bien dakort për çfarë merren vesh. Mandej, trajtohen çështjet ku nuk ka dakordësi reciproke, dhe arrihet në disa përfundime. Nëse palët kanë vendosur të takohen, do të thotë se kanë afruar qëndrimet në disa pika, dhe se ka hapësirë për negociata në çështjet e tjera. Pas asaj që pamë në zyrën Ovale, është e qarte se takimi ishte përgatitur keq, tmerrësisht keq.

1 Mars 2025, 10:18 Nga Altin Gjeta
Katastrofë diplomatike! Çfarë shkoi keq në Zyrën
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump

SHBA- Shkurtimisht, gjithkçka. Së pari, çdo njeri me eksperiencë apo njohuri rreth praktikës diplomatike e di që takimet mes krerëve të shtetit, aq më pak të një rëndësie madhore për luftën apo paqen, përgatiten deri në detaje paraprakisht mes palëve. Ekipet respektive diskutojnë, shkëmbejnë mendime, dhe fillimisht bien dakort për çfarë merren vesh. Mandej, trajtohen çështjet ku nuk ka dakordësi reciproke, dhe arrihet në disa përfundime. Nëse palët kanë vendosur të takohen, do të thotë se kanë afruar qëndrimet në disa pika, dhe se ka hapësirë për negociata në çështjet e tjera. Pas asaj që pamë në zyrën Ovale, është e qarte se takimi ishte përgatitur keq, tmerrësisht keq.

Së dyti, në diplomaci ka kortezi. Zelensky duhet të ishte kordial. Vendi i tij është në luftë, dhe mbështetja e SHBA është jetike për interesat Ukrainase. Nuk mund të shkosh në Shtëpinë e Bardhë dhe të paralajmërosh presidentin Amerikan për pasojat ruse ndaj vendit të tij. Ai ka agjensi inteligjence, ka njerëz që e informojnë, ka një aparat masiv në dispozicion të tij. Zelensky duhet ta komplimentonte Trump, siç bëri Macron dhe Starmer, jo t'i kundërvihej në prani të mediave. Diplomacia është arti i të thënit atë që nuk mendon. Paraqitja e tij me tone dhe pikëpyetje ndaj politikës amerikane ishtë një akt diletantesk.

Së treti, 'paqja' mund të imponohet vetëm me luftë. Përpjekja e Trump-Vance për ta poshtëru Zelensky-n është më së paku jodiplomatike. Ukraina është këtu ku është edhe për shkak të politikës amerikane (Budapest 1994; Bukuresht 2008). Prandaj, sindroma e ditës zero në politikën e jashtme nuk është komponent lidershipi. Nëse mosmarrëveshjet ishin kaq të thella, nuk duhej të procedohej fare me takimin, ose me daljen para mediave.

Ndërhyrja e nën-presidentit kur në dhomë është presidenti, siç demostrohet në rastine vizitës së kryeministrit britanik dhe së fundi me Zelensky-n është e paprecedentë. Zelli i Vance për të kritiku Zelensky-n i vuri flakën takimit. Ndërkohë, Sekretari Rubio që drejton diplomacinë nuk flet, ndjek presidentin, Vance reagon përtej kompetencave të tij. Diçka nuk shkon këtu. Rubio po mundohet të ruajë balancën. Ai e di se asnjë superfuqi nuk ia ka dalë të dominojë vetëm.

Ndërsa përpjekjet e Trump për t'i dhënë fund luftës janë të lavdërueshme, kjo nuk mund të bëhet pa Ukrainën dhe duke krisur Nato-n. Zënka me Zelensky-n i dha me kuptu Rusisë se perëndimi është i ndarë. Në çdo negociatë raporti i forcave dhe vendosmëria është përcaktuese. Reagimi i disa liderve të BE në mbështetje të Zelensky-t ishte gozhda e fundit mbi arkivolin e perëndimit. Si mundet të nënvlerësohet SHBA, poshtërohet apo tallet kur ajo është shtylla kurrizore e sigurisë Evropiane? Dhe a mund të vazhdohet një luftë që nuk po fitohet?

Kujtoni se çfarë bënte Churchill për të mikluar presidentin Rusvelt që SHBA të përfshihej në luftë, ndërsa liderët boomers të BE mezi presin t'i tregojnë vendin Trump. Sigurisht, Trump nuk është FDR, por Amerika është akoma superfuqi dhe aleati natyral i Evropës.

Ironikisht, përplasja Trump-Zelensky në zyrën Ovale ndodhi mu përpara shikimit të thellë të bustit të Winston Churchill. Me siguri ai është lemeritur sesi qytetërimi perëndimor ka degraduar në pikën ku statecraft dhe statesmanship ka arritur pikën më të ulët në disa shekuj. Ëndrra e të majtës radikale për ta parë perëndimin të perëndojë duket se është afër realizimit më shumë se kurrë. Lufta e ftohtë është transferuar tashmë brenda perëndimit. Ngrehina po bie nga brenda.

takimi trump-zelensky

Sondazh

Poll
Insights 19 Shkurt 2025, 21:26 Endri Xhafo

Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha

endri xhafo TIRANË- Kur Erion Veliaj u arrestua të hënën më 10 shkurt pasdreke, Edi Rama i dha vetes gjysmë dite kohë p&...

Insights 19 Shkurt 2025, 18:22 Ola Xama

Çfare nuk shkon tek alibia e Veliajt?

erion veliaj TIRANË- Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK po gabon rëndë që po merret me heti...

Insights 19 Shkurt 2025, 11:36 Ben Blushi

Fundi i idiotësisë europiane

Ben Blushi TIRANA- Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Ajo rrezikon të ketë n...

Insights 18 Shkurt 2025, 20:13 Joni Shanaj

Kara Mahmudi i sotëm

Joni Shanaj TIRANË - Individë qê për t'u pasuruar kanë shkatërruar me apo pa dashje artin dhe kulturên, ka pafund n&eu...

Insights 10 Shkurt 2025, 16:05 Erion Delvina

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Arrestimi i Erion Veliajt TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapë...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër