LIVE UPDATES
Insights

Policia e Shtetit, kampione e transparencës: S’jemi aty ku s’duhet!

Gjykata e Posaçme kërkoi ndihmë për të menaxhuar një turmë të egërsuar militantësh të PS, të cilët u mblodhën për të “mbrojtur” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të arrestuar për korrupsion në mbi 10 raste.

15 Shkurt 2025, 10:47 Nga Flamur Vezaj
Policia e Shtetit, kampione e transparencës: S’jemi aty ku
Erion Veliaj

TIRANA- Më 12 shkurt 2025, Shqipëria dëshmoi një tjetër moment të lavdishëm të institucioneve tona të sigurisë, ku Policia e Shtetit vendosi të zbatojë me përpikëri strategjinë e re të saj: “mosreagimi strategjik” thënë ndryshe atë të konceptit të “neutralitetit ekstrem”, duke mos u shfaqur fare aty ku duhej!

Gjykata e Posaçme kërkoi ndihmë për të menaxhuar një turmë të egërsuar militantësh të PS, të cilët u mblodhën për të “mbrojtur” kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të arrestuar për korrupsion në mbi 10 raste. Garda e Republikës, duke bërë punën e saj siç e ka për detyrë, kërkoi përforcime nga Policia e Shtetit për të shmangur eskalimin e situatës. Dhe Policia? Epo, Policia bëri atë që di të bëjë më mirë: asgjë.

Disa burime raportojnë se telefonatat e gardistëve u drejtuan tek sekretaria automatike me mesazhin: “Për momentin, jemi të angazhuar në çështje më prioritare, si ruajtja e distancës nga problemet e vërteta. Ju lutemi, mos na shqetësoni!”

Ndërkohë që militantët shanin, kërcënonin dhe madje qëllonin me grushta makinat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, policia po praktikonte një formë të re mbrojtjeje të qytetarëve: mbrojtjen e tyre duke qëndruar sa më larg vendit të krimit. Siç duket, forcat e rendit menduan se situata nuk kërkonte ndërhyrje, ndoshta sepse ata ishin të zënë me ndonjë arrestim të rëndësishëm të një shitësi ambulant pa leje ose ndonjë aksion të madh kundër fëmijëve që shesin lule në rrugë.

Burime brenda Policisë së Shtetit (të cilat preferojnë të mbeten anonime, sepse puna e tyre kërkon anonimitet të plotë, sidomos kur nuk bëjnë asgjë) thanë se nuk ka qenë çështje paaftësie apo frike, por një vendim strategjik i lartë për të mos ndërhyrë.

“Nuk donim të shqetësonim protestuesit gjatë ushtrimit të së drejtës së tyre për të bllokuar gjykatën dhe për të kërcënuar gjyqtarët e prokurorët,” u shpreh një oficer, i cili po e ndiqte situatën në televizor nga komoditeti i një kafeneje.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka shprehur indinjatë të thellë dhe ka kërkuar shpjegime për mosreagimin e Policisë. Por, si gjithmonë, përgjigjja do të vijë me ritmin e duhur shtetëror, “nuk ishte e nevojshme, qytetarët ishin model”.

Ndërkohë, për pjesën tjetër të qytetarëve të shqetësuar për rendin dhe sigurinë, mos u bëni merak! Policia e Shtetit është gjithmonë aty… kur nuk keni vendosur rripin e sigurimit, kur parkoni në vend të gabuar apo kur jeni duke kaluar rrugën pesë sekonda para dritës jeshile. Por kur bëhet fjalë për të ndaluar turmat që kërcënojnë gjyqtarët? Epo, kjo është një çështje që kërkon mendim të thelluar dhe reflektim institucional – që fatmirësisht mund të zgjasë pafundësisht ose me heshtje, si gjithmonë!

policia e shtetit

Sondazh

Poll
Insights 10 Shkurt 2025, 16:05 Erion Delvina

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Arrestimi i Erion Veliajt TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapë...

Insights 3 Shkurt 2025, 16:18 Dosja.al

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

protesta ne serbi TIRANË- A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sad...

Insights 2 Shkurt 2025, 11:02 Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

foto ilustruese TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhje...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend