Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Do të votoj sepse më kanë nxitur para së gjithash dy të dhëna: e para, ligji që ka miratuar Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin për sekuestrimin e pronës, pasurisë së paligjshme, korruptueshëm të fituar, dhe e dyta fushata zgjedhore e opozitës.
KOSOVË- Me 17 dhjetor 2024 prej KQZ-së më erdhi ky mesazh: “Përshëndetje nga KQZ. Qendra jote e votimit është caktuar. Shikoje dhe ndërroje tani nëse nuk të përshtatet...”
Ky mesazh më nxiti ta kujtoj herën e parë dhe të fundit kur e kam ushtruar të drejtën e votimit në Kosovë. Ishte viti 2000.
Kosova është bërë shtet i pavarur në sajë të luftës së drejtë, çlirimtare, të lavdishme dhe të Idealit shtetkrijues kombëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa të cilën nuk do të mund të parashihej as prej intelektualit, politikanit a shtetarit më largpamës se edhe sa kohë, sa shekuj Kosova do të ishte e pushtuar prej Serbisë.
Votimet e shkurtit 2025 do të jenë hera e dytë kur do ta ushtroj këtë të drejtë.
Pse Rexhep Qosja do të votojë në këto zgjedhje në moshën tetëdhjetë e nëntë vjeçare?
Do të votoj sepse votimi, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, shtetërore, është obligim shoqëror, kulturor, etik e kombëtar.
Do të votoj sepse më kanë nxitur para së gjithash dy të dhëna: e para, ligji që ka miratuar Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin për sekuestrimin e pronës, pasurisë së paligjshme, korruptueshëm të fituar, dhe e dyta fushata zgjedhore e opozitës.
Është kjo një fushatë zgjedhore e pandodhur, e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë.
Do të votoj sepse është kjo një fushatë që e shënojnë sasiorisht dhe kuptimisht urrejtje, gënjeshtra, shpifje, e kjo domethënë mungesa elementare e përgjegjësisë etike për veprimin dhe mendimin e pjesëmarrësve në fushatë!
Do të votoj sepse është kjo fushatë e partive që para katër vitesh e bënë të mundshme fitoren e Vetëvendosjes me përqindje që karakterizon Referendumet e jo zgjedhjet politike partiake.
Do të votoj sepse është kjo fushatë e subjekteve politike në kohën e pushtetit të të cilëve në Kosovë mbisunduan të këqija shoqërore, politike, pushtetore të papritura.
Do të votoj sepse ajo ishte koha kur korrupsioni dhe nepotizmi u bënë sëmundje e pashërueshme e njëmendësisë shtetërore; kur të vërtetat u pushtuan prej gënjeshtrave të ndryshme; kur drejtësia u pushtua prej padrejtësisë; kur siguria u kërcënua prej krimeve të ndryshme; kur dinjiteti u cenua prej servilizmit si mjet që servilëve u siguron privilegje të ndryshme; kur paqja u cenua prej dhunës; kur shpresa u cënua prej dëshpërimit.
Do të votoj sepse në kushtet e këtilla u rrezikuan të drejtat e njeriut, barazia e dinjiteteve, shpresat dhe meritat e të papushtetshmëve.
Do të votoj sepse shpërfytyrimet e tilla të njëmendësisë politike, shtetërore, shoqërore sollën emigrimin pamatshëm të shtuar sidomos të të rinjve dhe infermierëve e mjekëve dhe bashkatdhetarëve të tjerë pavarësisht prej profesionit.
Do të votoj sepse në kohën e qeverisjes së saj Lëvizja Vetëvendosje me Kryeministër Albin Kurtin bëri betejë politike dhe shtetërore të suksesshme kundër të këqijave të sipërthëna.
Dhe kjo betejë i solli përkrahjen e shumicës së qytetarëve, por edhe mosdurimin e disa të tjerëve interesat e të cilëve cenoheshin qoftë edhe sado pak prej saj.
Mosdurimi i tyre ndërkaq frymëzohej prej fitores referendumore të Vetëvendosjes me përqindje të padëgjuar në Evropë në atë kohë.
Do të votoj sepse Veriun e Kosovës të përtej Urës së Ibrit, atë hapësirë shumë të çmuar e të pasur të Kosovës, të sunduar prej serbëve edhe pas luftës çlirimtare të UÇK-së, Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu sovranitetit të Kosovës dhe e pastroi prej krimit të organizuar të serbëve, kur e kur të serbëve në bashkëpunim me disa shqiptarë, që ndodhnin atje.
Do të votoj sepse bisedimet me Beogradin Albin Kurti i quan të pashmangshme e të rëndësishme, duke i kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, sepse sovranitetit të Kosovës Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu edhe komunat në të cilat serbët ushtronin pushtet paralel të paligjshëm.
Do të votoj sepse Vetëvendosja me Kryeministër Albin Kurtin, padyshim, e ka ngritur prestigjin vendor dhe ndërkombëtar të politikës së Kosovës.
Unë do të votoj në moshën, ja, tetëdhjetë e nëntë vjeçare, për Kosovën demokratike të çliruar prej korrupsionit e të këqijave të tjera të shumta, që cenojnë, e pengojnë demokracinë dhe virtytet kombëtare.
Unë do të votoj për një politikë të dinjitetshme të bazuar në largpamje me përkushtim shoqëror, shpirtëror, kulturor, etik, kombëtar të Kohezionit mes Shqipërisë e Kosovës, mes Diasporës e Atdheut, e cila i kontribuon si duhet e sa duhet cilësorisht e sasiorisht idealit historik atdhetar: Bashkimit të pashmangshëm të Kosovës e Shqipërisë.
foto ilustruese “Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime. "Elizer, o biri im, eja këtu! Dua t&e...
Edhe pse nuk kam kohë dhe dëshirë që të lexoj portalet "patriotike" dhe disa individë "patriotë" ndihem i detyruar që ...
foto ilustruese TIRANË- Një Hap Historik për Demokracinë Shqiptare Më 11 Janar 2025, shqiptarët në diasporë do t&e...
Saimir Kadiu Sot ne dreke ndoqem nepermjet RTSH, Koncertin e Vitit te Ri 2025 te Filarmonise se Vienes, nen dirigjimin e te madhit Riccardo Mutti. Kjo shfa...
qendra kombetare e kinematografise TIRANË- QKK është institucioni i vetëm ku kineastët dhe krijuesit e filmit mund të drejtoh...
foto ilustruese TIRANE- Një fotografi e Ajola Xoxës publikuar në vitin 2019 në Instagram bëri xhiron e portaleve në vend, p&e...
Linda Rama TIRANË- Nuk është e qartë përse bashkëshortja e Kryeministrit dhe televizioni ku ishte e ftuar zgjodhën pik&e...
elvana gjata TIRANË- Festivali i Këngës në Radiotelevizion është e vetmja herë kur një shumicë teleshikuesish ...
eduard halimi TIRANË- Propozimi i djeshëm i Kryeministrit (njëkohësisht kryetarit të PS në pushtet), për të m...
Lutfi Dervishi Pas 11 vitesh në qeverisje Kryeministri më në fund ka identifikuar burimin e të gjitha problemeve: TikTok! Ky ësht&...