LIVE UPDATES
Insights

Përrallat e pseudo-profesionistëve

Në fakt, konflikti i interesit nuk ka të bëjë aspak me aftësitë apo dijet e dikujt në një fushë, por me pozicionin/lidhjet familjare e të biznesit/statusin e profesionistit- pozicione këto që mund t'a bëjnë produktin e vet profesional të njeanshëm, të ndikueshëm, jo-realist.

26 Dhjetor 2024, 20:30 Nga Iva V. Grillo
Përrallat e pseudo-profesionistëve
Linda Rama


TIRANË- Nuk është e qartë përse bashkëshortja e Kryeministrit dhe televizioni ku ishte e ftuar zgjodhën pikërisht një ditë feste, ditën e Krishtlindjeve, për t'i mbushur mendjen publikut se zonja Rama nuk është gjë tjetër veçse një "profesioniste" që bën "punën" e vet...mesa duket edhe në ditë pushimi.


Duke mos u ndalur shumë tek vetë-lavdërimet direkte dhe indirekte që ishin konstante kryesore e kësaj interviste (vetë-lavdërime që profesionistët e vërtetë nuk kanë për zakon dhe as nevojë që t'i bëjnë), nuk mund të rri pa permendur të pavërtetat e mëdha që bashkëshortja e Kryeministrit i shiti publikut përsa i përket konfliktit të interesit.


1. Zonja insiston se të qënurit si autore apo kontributore e raporteve mbi progresin e Shqiperise (nën qeverisjen e të shoqit) nuk është konflikt interesi sepse ajo: "është profesioniste, me integritet", ndaj nuk ka vend për dyshime.


Në fakt, konflikti i interesit nuk ka të bëjë aspak me aftësitë apo dijet e dikujt në një fushë, por me pozicionin/lidhjet familjare e të biznesit/statusin e profesionistit- pozicione këto që mund t'a bëjnë produktin e vet profesional të njeanshëm, të ndikueshëm, jo-realist.


Ndaj pikërisht për shkak të këtyre lidhjeve zonja është në konflikt të pastër interesi nëse bën vlerësime mbi performancën e qeverisë të bashkëshortit të vet.


2. Zonja thotë që meqë ka punuar për 25 vjet me ndërkombëtarë, "ne jemi bërë si ata...ne jemi ata (?)...ndaj mos vini në dyshim aftësitë tona për të bërë filtrimin e konfliktit të interesit: filtrat i bëjmë ne"...tha zonja që rri në krah të kryeministrit , "për të mbështetur Edin", siç shprehet ajo.
Se çfarë arrogance dhe bullizmi ka në pohimin e mësipërm është e panevojshme t'a shtjellojmë, sepse është e vetëkuptueshme.


3. Zonja po kështu insiston se "standartet e punës/etikës na i kanë mësuar ndërkombëtarët", ndaj ne si shqiptarë nuk kemi të drejtë dhe as "surrat" t'i vëmë në diskutim...


Një e pavërtetë e madhe kjo që i servir publikut partnerja e kryeministrit, sepse standartet e etikës e sigurisë asnjëherë nuk merren si të padiskutueshme në perëndim...përkundrazi ka shumë e shumë mekanizma e bilbil-fryrës (whistleblowers) për "të ruajtur vreshtën nga brejtësit" si puna e rastit në fjalë.


Sesa e pavarur është zonja në gjykim doli qartë kur u pyet nga gazetari për raportin e lartë depozita/kredi në banka, tregues që flet qartë për një klimë pasigurie të investimeve në Shqipëri... pyetje që mori një përgjigje kodra pas bregut.


Po ashtu edhe për ekonominë informale dhe sektorin e ndërtimit, një lidhje e pamohueshme tashmë nga çdo ekspert, sado modest të jetë...zonja u shpreh se nuk mund të jepte një përgjigje se pastaj i binte: "të zeronte gjithçka ...". Besoj se e kishte fjalën që nuk mund të zeronte gjithçka që pretendon se ka bërë i shoqi...


Gjatë gjithë intervistës ishte i qartë toni arrogant dhe hakërryes me të cilën pushteti i flet publikut.
Sepse edhe kur nuk i flet direkt si pushtet, i flet nën petkun e "profesionistëve" me të cilët ndan kulmin e shtëpisë.

iva v. grillo linda rama

Sondazh

Poll
Insights 23 Dhjetor 2024, 16:22 Ermal Mulosmani

Festivalet nën hijen e Elvanës

elvana gjata TIRANË- Festivali i Këngës në Radiotelevizion është e vetmja herë kur një shumicë teleshikuesish ...

Insights 21 Dhjetor 2024, 20:37 Lutfi Dervishi

TikTok, rrugaçi i lagjes

Lutfi Dervishi Pas 11 vitesh në qeverisje Kryeministri më në fund ka identifikuar burimin e të gjitha problemeve: TikTok! Ky ësht&...

Insights 17 Dhjetor 2024, 09:37 Edona Prroni

Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit

Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria përballet me sfida të mëdha në rrugën e saj drejt rritjes ekonomike, ku korrupsioni mb...

Insights 15 Dhjetor 2024, 19:57 Kiço Londo

"E reja" që su bë dot "e vjetër"

Foto ilustruese TIRANË- Sot u mbushën katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental. "Duam ti japim një rit...

Insights 15 Dhjetor 2024, 14:30 Dosja.al

Dy interpelanca për të kuptuar PS

foto ilustruese TIRANË- Sjellja e deputetëve të Partisë Socialiste ndaj dy interpelancave të kërkuara nga opozita, dhuroi n&e...

Insights 13 Dhjetor 2024, 07:34 Shaban Murati

Çfarë populli jemi?

Shaban Murati MAQEDONIA E VERIUT- Në 9 dhjetor 2024 SHBA shpallën non grata ish-zëvendëskryeministrin shqiptar (BDI) të Maqedonis&...

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend