LIVE UPDATES
Insights

Arrestimet Simbolike – Thjesht Spektakël apo Realitet?

Mosndëshkimi dhe Kultura e Pandëshkueshmërisë për Korrupsionin në Shqipëri

11 Dhjetor 2024, 11:19 Nga Aida Myftaraj
Arrestimet Simbolike – Thjesht Spektakël apo Realitet?
Aida Myftaraj

TIRANA- Vitet e fundit Shqipëria ka patur progres në luftën kundër korrupsionit, duke tërhequr vëmendje me arrestime të zyrtarëve të profilit të lartë. Megjithatë, ndërkohë që këto arrestime duken si një përparim i rëndësishëm, realiteti tregon një histori tjetër: Kultura e e pandëshkueshmërisë është kthyer në normë të zakonshme dhe mesazhi për publikun është se  “të fuqishmit” shpesh ia dalin pa pasoja të rënda. Në Shqipëri, korrupsioni vazhdon të jetë një pengesë serioze për për zhvillimin e vendit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Arrestimi i zyrtarëve të nivelit të lartë në shikim të parë ngjall shpresë, por në të shumtën e rasteve këto ndalesa nuk përfundojnë me dënime konkrete. Një numër rastesh të profilit të lartë kanë kaluar nëpër instuticionet e drejtësisë shqiptare pa përfunduar me dënime përkatëse. Disa ish-ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë janë arrestuar dhe më pas liruar, pa vuajtur asnjë dënim të plotë. Një shembull i fundit është rasti i një ministri të arrestuar për korrupsion, i cili, pavarësisht provave të forta, u lirua me kusht pas pak muajsh. Ky model ndëshkimi i paplotë nuk është i rastësishëm, pasi është evidentuar edhe nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, ku theksohet se sitemi i drejtësisë në Shqipëri nuk siguron dënime përfundimtare. Në këtë mënyrë vihet re se transparenca mungon, dhe qytetarët ndihen të zhgënjyer nga ajo që shohin si një “lojë” për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare, më shumë sesa për të sjellë drejtësi të vërtetë.

Pjesë e kulturës së pandëshkueshmërisë janë edhe shumë gjykatës dhe prokurorë të cilët janë përballur me presione dhe ndërhyrje të forta politike. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë qenë për periudha të gjata jofunksionale, duke e lënë sistemin të brishtë dhe të paplotë. Kjo mungesë drejtësie reale dhe e qëndrueshme ka kontribuar në ruajtjen e kulturës
së pandëshkueshmërisë. Duke qenë se shumë zyrtarë që arrestohen kthehen në punë qytetarët i shohin këto zhvillime si të njëanshme dhe të mbrojtuara nga marrëdhëniet e fuqishme politike.

Kultura e pandëshkueshmërisë ka pasoja të mëdha në jetën e përditshme të shqiptarëve. Korrupsioni në sektorët kyç, si shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura, ka ulur cilësinë e shërbimeve dhe ka rritur kostot për publikun. Për shembull, skandale të lidhura me tenderë të manipuluar dhe fonde të shpërdoruara në sektorin e shëndetësisë kanë prekur cilësinë e kujdesit mjekësor. Korrupsioni shton koston e jetesës dhe bllokon konkurrencën e ndershme për bizneset, duke dëmtuar rritjen ekonomike dhe duke zvogëluar të ardhurat e qytetarëve. Ndikimi në shoqëri i këtij fenomeni është po aq i dukshëm, ku veçanërisht brezat e rinj humbasin besimin kur shohin një mungesë të ndëshkimeve për zyrtarët e korruptuar. Ky zhgënjim ushqen një tendencë emigrimi mes të rinjve shqiptarë, të cilët nuk shohin më perspektivë në një vend ku meritokracia dhe puna e ndershme dëmtohen nga korrupsioni.

Ndërkohë, reformat e sistemit të drejtësisë në Shqipëri kanë sjellë disa rezultate pozitive, por ndryshimet janë ende të pamjaftueshme. Krijimi i institucioneve të reja si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë rritur shpresat për një drejtësi më të pavarur dhe të përgjegjshme. Megjithatë, këto përpjekje duhet të mbështeten nga një angazhim i vazhdueshëm politik dhe një monitorim i fortë nga organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile. Vetëm në këtë mënyrë mund të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë dhe të rikthehet besimi në institucione. Për të luftuar kulturën e pandëshkueshmërisë, është e domosdoshme që qeveria dhe institucionet të angazhohen në mënyrë më transparente dhe të ndërmarrin veprime të guximshme për të ndëshkuar rastet e korrupsionit.

Edukimi i qytetarëve për të drejtat e tyre dhe mbështetja e gazetarëve dhe aktivistëve që ekspozojnë skandalet mbeten kritike për të nxitur ndryshime të qëndrueshme. Po ashtu, është thelbësore që sistemi i drejtësisë të funksionojë në mënyrë të pavarur, duke siguruar që të gjithë të trajtohen të barabartë para ligjit. Media dhe shoqëria civile janë faktorë të rëndësishëm në ekspozimin e rasteve të korrupsionit, por shpesh përballen me sfida serioze për të vepruar të pavarura. Gazetarët investigativë janë përballur me presione dhe kërcënime, ndërsa organizatat e shoqërisë civile luftojnë për të siguruar fonde të pavarura për të mbajtur monitorimin e qeverisë. Këto institucione mbeten thelbësore për të rritur transparencën dhe për të mbështetur përpjekjet për llogaridhënie, por kërkojnë një mbështetje më të madhe për të qenë efektive në një mjedis të tillë të vështirë.

Në fund të ditës, lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se arrestime simbolike. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të thellë kulturor dhe politik, ku çdo zyrtar të ndjejë përgjegjësi dhe llogaridhënie. Por për të bërë këtë, kërkohet një bashkëpunim i gjerë: vullneti politik, reforma e plotë e sistemit të drejtësisë, presion i vazhdueshëm nga qytetarët, si dhe
mbështetja e organizatave ndërkombëtare. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi të vërtetë dhe për një shoqëri ku meritokracia dhe transparenca janë normë, jo përjashtim. Arrestimet e zyrtarëve nuk duhet të jenë më thjesht “show” për media, por hapa konkretë drejt një kulture të re llogaridhënieje, që i afron shqiptarët më pranë një shoqërie më të drejtë dhe më pranë integrimit në familjen evropiane./ Aida Myftaraj, Studiuese ACER

aida myftaraj

Sondazh

Poll
Insights 24 Nëntor 2024, 10:56 Flamur Vezaj

SPAK-u dështoi në konfiskimin e pasurive!

TIRANË- Vetëm për rroga, SPAK dhe BKH kanë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë! Altin Dumani, kreu i SPAK, foli dje për &ldq...

Insights 20 Nëntor 2024, 19:23 Silvana Begaj

Rama përballë vetes në 2025!

Silvana Begaj Rama përballë vetes në 2025! Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj