LIVE UPDATES
Insights

Lamtumirë Noel: Kullat po fshijnë shpirtin e Tiranës

Në të vërtetë, Noel ishte më shumë se një hapësirë arratisje– ishte një pikë takimi, një vend i ngrohtë që bashkonte njerëz, histori dhe kujtime. 

10 Dhjetor 2024, 20:21 Nga Arbjona Cibuku
Lamtumirë Noel: Kullat po fshijnë shpirtin e Tiranës
hyrja e lokalit "noel"

TIRANË- Në Tiranën e rrëmujshme, mund të gjesh qindra lokale të mbipopulluara me muzikë të lartë e të keqe. Nevoja për t’u arratisur në një vend ku mund të bisedosh shtruar, të shtyn drejt cepave të harruar.

I tillë ishte, deri para pak ditësh “Noel”-i, një bar-restorant i vogël, i vendosur buzë pedonales “Murat Toptani”.

Në të vërtetë, Noel ishte më shumë se një hapësirë arratisje– ishte një pikë takimi, një vend i ngrohtë që bashkonte njerëz, histori dhe kujtime. Lajmi se Noeli do të shembet për t’i lënë vend “zhvillimit të pashmangshëm”: kullës 34-katëshe, që do të ngrihet edhe mbi tokën publike që Bashkia e Tiranës i fali kompanisë Fusha pas Teatrit Kombëtar; më zemëroi jo pak. Mendova të ulem, të shkruaj diçka, jo thjesht raportimin e radhës mbi mënyrën abuzive si po publikja vazhdon t’i falet të njëjtave kompani, por një kujtim për Noelin dhe trashëgiminë urbane e intelektuale që po humb çdo ditë qyteti i Tiranës.

Nuk arrita ta vizitoja dot për herë të fundit, pasi kur shkova dera ishte e kyçur. Kur pronarët më thanë se nuk shërbenin më, më ngërtheu një ndjenjë revolte, dhe kuptova se çdo ditë po humbim hapësira të tilla.

“Iku dhe Noeli!” i thashë mikeshës sime, për vendin ku mblidheshim e diskutonim për orë të tëra.

Lamtumirë Noel: Kullat po fshijnë shpirtin e Tiranës
Hyrja për në Noel, tashmë i kyçur pas lajmit/ Foto: Arbjona Çibuku

Pronarëve, gjithnjë të palodhur e të buzëqeshur me të gjithë, u kërkova një bisedë këto ditë, teksa ata janë duke mbledhur kujtimet e fundit nga Noel, por e patën të vështirë. Ngarkesa emocionale që kanë nga boshllëku që do të lërë në jetën e tyre ndarja me atë vend, ku kanë kaluar më shumë se gjysmën e jetës, është tepër e madhe, e kështu nuk këmbëngula më tej, duke respektuar vendimin e tyre.

Noelit shpesh me shoqërinë i referoheshim si “Maja”, për shkak te emrit të pronares, një grua me energji të pashtershme pavarësisht viteve.

“Cifti i Noelit”, Maja dhe i shoqi Miri,  kanë ruajtur gjithnjë një profil të ulët, mbase kjo ishte dhe arsyeja tjetër pse nuk donin të ishin personazhe të historisë sime.

Në fakt, personazhi në këtë histori është Noeli dhe gjallëria që ata i kanë dhënë gjithkujt që ka kaluar kohë aty ndër vite.

Maja dhe Miri e quajtën bar-restorantin “Noel” pasi ai u hap në periudhë Krishtlindjesh – e për ironi të fatit po mbyllet në të njëjtën periudhë.

Në fillim kishin menduar ta quanin “Rruga e Qumështit”, pasi në kohën e komunizmit, në pedonale, që asokohe quhej “Rruga Labinoti”, njerëzit dyndeshin për të mbajtur radhën e qumështit në dyqanet e pakta që kishin furnizim.

Por për të mos përcjellë kujtimet e së kaluarës famëkeqe, e quajtën “Noel”.

Lamtumirë Noel: Kullat po fshijnë shpirtin e Tiranës
Ambienti i brendshëm i Noel, muret e mbushura me postera dhe fotografi/ Foto arkivë në telefon

Historinë e emrit Noel e kam mësuar teksa lexoja librin “Nëntëdhjeteshtata: Apokalipsi i rremë” të Fatos Lubonjës. Lubonja e përmendte si një vend që mblidhte në gjirin e vet, artistë, poetë, aktorë dhe politikanë.

Koha e ktheu Noelin në një vend trashëgimie intelektuale e qytetit. Artistët mblidheshin aty, pasi Noeli ndodhet krah ish-Teatrit Kombëtar, një nga shumë “ish vendet” që kanë renë pre e “zhvillimit veritkal”.

Kjo bënte që Noeli të ishte njëfarë shtëpie për aktorët dhe artdashësit.

Kështu e kam njohur Noelin, që të priste derëhapur, me shkallët që merrnin për poshtë në një ambient të ngrohur nga moria e fotografive, posterave dhe revistave të ngjitur për muresh.

Për mua Noeli ka qënë vendi ku mblidheshim pas protestave, për të rrahur idetë, e për të shkëmbyer biseda me miqtë.

“Si ju shkoi protesta sot, pati njerëz, me kujdes atje?”, na thoshte përherë Maja teksa na merrte porosinë, e na referohej si “kalamajtë”, si më të rinjtë mes klientëve, që ishim.

Teksa po përshkruaj Noelin, më erdhi ndërmend një udhëtim në Madrid që kam bërë disa vite më parë. Kisha listuar baret që doja t’i vizitoja pasi i kisha hasur në librat e Hemingueit. Ndër ta,  “La Venencia” i ndërtuar diku në vitet 1920, mendohej se gjatë luftës civile në Spanjë antifashistët mblidheshin aty.

Pronarët kishin bërë ndërhyrje të vogla në infrastrukturën e barit, vetëm për mirëmbajtje, dhe sapo hyje ndieje aromën karakteristike të verës së kuqe andaluze përzierë me aromën e mobileve të vjetra, si një udhëtim në kohë. Teksa prisja porosinë aty, po mendoja po në Tiranë, a ka mbetur ndonjë vend i tillë? E përgjigja më e shpejtë që më erdhi ndërmend ishte Noel, në një farë mënyrë mendova se mund t’i përafrohet.

Noeli nuk e ndryshoi ndër vite, ishte po ashtu siç e përshkruante në librin për vitin 1997 Lubonja, e kjo gjë e bën të veçantë në krahasim me lokalet me emra kryeqytetesh evropiane që shndërrijnë nga dritat LED dhe arredohen nga e para çdo gjashtë muaj.  

Ai përfaqësonte një tjetër lloj Tirane – një Tiranë ku kujdesi për të kaluarën dhe kujtesa kishin ende një vend.

Për fat të keq, Tirana po humb çdo ditë e më tepër hapësira të tilla, të cilat me historitë njerëzore që mbledhin ndër vite ndërtojnë identitetin historik e urban, atë Tiranën alternative.

Pallate, kulla, parqe që prishen, vila që shemben, këto janë zhvillimet që po e shoqërojnë Tiranën vitet e fundit. Prej vitit 2018 kullat po shpërhapen më shumë duke bërë që të mos kuptohet më ku fillon dhe ku mbaron kantieri.

36 objekte monument kulture në Tiranë u zhveshën nga statusi i mbrojtjes, e të paktën 17 prej tyre janë rrafshuar për pallate.

Lamtumirë Noel: Kullat po fshijnë shpirtin e Tiranës
Ne foto muri rrethues i kantierit ku po ndërtohet teatri i ri dhe një billboard i një shfaqehe të teatrit shëtitës Çajupi/ Foto: Arbjona Çibuku

Pedonalja “Murat Toptani”, ku ndodhet dhe Noeli, ishte zona e lakmuar nga kompania Fusha, e cila, pasi u tërhoq nga negociatat aspak transparente me Bashkinë Tiranë për të ndërtuar me paratë e saj Teatrin e ri Kombëtar, siguroi një “marrëveshje më të leverdishme”.

Fusha do të ngrejë kullën duke marrë dhe tokë publike, ndërsa teatri do të ndërtohet me para të taksapaguesve, pas një beteje të gjatë të qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të një objekti me arkitekturë të veçantë, siç ishte vepra e italianit Giulio Bertè.

Vilat e vjetra karakteristike të qytetit vit pas viti po ia lënë vendin kullave. Sa hërë ndonjë mik i huaj më viziton në Tiranë, sikletosem se ku mund ta shëtis, pasi më kërkojnë diçka autentike, të vjetër dhe historike. Me intesitetin e ndërtimeve dhe ato pak vende që kishin mbetur, po largohen duke ja lënë çdo ditë vendin një pallati, apo një kulle.

Prandaj historia e Noelit nuk është thjesht humbja e një “lokali interesant” të qytetit, por simbolizon metamorfozën e tij.

Në këtë epokë “zhvillimi,” kujtimet për Noelin janë një thirrje për të mbrojtur dhe dokumentuar atë çfarë ka mbetur nga Tirana autentike – një qytet që ka dalë në shitje dhe po matet me m2 beton dhe që na përket çdo ditë e më pak./Citizens.al

kullat ne tirane arbjona cibuku lokal noel ne tirane


Sondazh

Poll
Insights 24 Nëntor 2024, 10:56 Flamur Vezaj

SPAK-u dështoi në konfiskimin e pasurive!

TIRANË- Vetëm për rroga, SPAK dhe BKH kanë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë! Altin Dumani, kreu i SPAK, foli dje për &ldq...

Insights 20 Nëntor 2024, 19:23 Silvana Begaj

Rama përballë vetes në 2025!

Silvana Begaj Rama përballë vetes në 2025! Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj