LIVE UPDATES
Insights

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912/ Origjinali dhe kriminalizimi komunist

28 Nëntor 2024, 14:21 Nga Vasfi Baruti

Akti i Pavarësisë, gjurmë kërkimi

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 1. Gazeta Përlindja e Shqipëniës

Gazeta “Përlindja e Shqipëniës” nr. X, 1913, boton herë të parë procesverbalin e  7 mble- dhjeve të Kuvendit të Vlorës por mbesin të panjohura Vendimi i shpalljes së Pavarësisë, emrat e firmëtarëve të Pavarësisë dhe imazhi i dokumentit të shpalljes së Pavarësisë. Në “Vendimet e Kuvendit Kombëtar të Vlonës”, me të clin nis cikli i botimit, bëhet një para- qitje e shkurtër e Kuvendit dhe vijon me emrat e delegatëve të krahinave.

              Figura 2. Hapet cikli i botimit të procesverbaleve të Kuvendit

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

11 vjet nga Shpallja e Pavarësisë, 28 nëntor 1912, firmëtari Lef Nosi, i besuari i Ismail Qemalit për ruajtjen e Aktit të Pavarësisë, më 1924 në nr. 6 i serisë me 12 broshura (autor) me dokumente të historisë së Shqipërisë 1910-1917 boton: “Vendimi i shpalljes s’Independencës” shqip e turqisht dhe identitetin e 40 firmë- tarëve të Pavarësisë por mbeti ende i panjohur imazhi i Aktit të Pavarësisë.

  Figura 3. Vendimi i shpalljes s’Independencës

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Kryekrimi komunist:

Kuvendi i Pavarësisë

 

Kryekrimi komunist, metaforë? E vërtetë e pamëshirë! Asgjësohet Kuvendi i Vlorës, Akti i Pavarësisë me 43 firmëtarët e Pavarësisë. Kush? Kryeterroriste diktatoresha Nexhmije H. Burimi? Albumi ilustrativ ”25 vjet PKSH“ i shpërndarë kudo, në vatra e shtëpi kulture. Kryeterrorizëm është kryefjala e këtij kreu investigimi arkivor për kriminalizimin e historisë, është kryefjala e Shqipërisë komuniste. Shqipërisë së re politike diktatori i vrau Atin Kuvendi i Vlorës dhe bijtë e tij, Firmëtarët e Pamvarësisë me kryekreun Ismail Qemali, vetëmse në 100 vjetori i Pavarësisë fituan Lirinë.

 

Albumi (89 faqe) është me fomat tavolinë me përmasa 33x48. Faqe e parë e albumit KRIJIMI SHTETIT SHQIPTAR, fleta në anën e majtë ka tre foto me çeta patriotike në vitet 1910-1912; poshtë titullit një “preambola” me tre rreshta me shkronja kapitale, në sfond flamuri me shqiponjë dykrenore dhe portret i Ismail Qemalit; në të djathtë të fletës imazhi i dokumentit të shpalljes së pavarësisë. Figura 4

Figura 4

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Kryekrim politik: tre rreshtat përkrye fletës së albumit: 

“MË 28 NËNTOR 1912, SI REZULTAT I LUFTRAVE HEROIKE SHEKULLORE TË POPULLIT TONË KUNDËR ZGJEDHËS  OSMANE, SHQIPËRIA FITOI PAVARËSINË, U KRIJUA SHTETI SHQIPTAR E FILLOI NJË ETAPË E RE NË ZHVILLIMIN E VENDIT.” Figura 4

Në tre rreshta me “përkushtim” Krijimi i Shtetit Shqiptar është koncentruar krye- krimi terrorist: censurohet emri Kuvendi i Vlorës; censurohet emri Ismail Qemali që ideoi, organizoi e drejtoi shpalljen e Pavarësisë dhe krijoi shtetin e parë shqiptar; censurohet dokumentit Akti i Pavarësisë, censurohet Flamuri me imazh të ndryshuar të shqiponjës së flamurit të Kuvendit të Vlorës.

Dokumenti që shihet, në anën e djathtë të fletës ka imazhin e Aktit të shpalljes së Pavarësisë, në të janë censuruar 19 firmëtarë të Pavarësisë, censurimi me teknologji të lartë laminimi dhe përfundi mashtrimi me shkronja të vogla: Facimile doku- menti i shpalljes së Pavarësisë, Vlorë 28 nëntor 1912, me gjasme është origjinali!

Gazeta qendrore e partisë komuniste Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare, 28 nëntor 1944, hapet me kryeartikull “Populli feston 28 Nëntorin” me dy fotografi: e para, është “Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha Kryeministër, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare”; e dyta thjesht Ismail Qemali. Injorimi nga Enver H. për fillim ka 28 nëntorin 1944 që vite më pas diktatori të ishte e mbetej njëshi!

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 6. Gazeta më e madhe komuniste, 28 nëntor ’44.

 

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Në 25 vjetori i Pavarësisë Mbreti organizoi festime nderuese të mëdha, ndër to ekspozita e madhe Rilindja Kombëtare dhe vjen një fragment: Në qendër nga lart poshtë: Flamuri i Kuvendit të Vlorës, firmëtarët e Akti i Pavarësisë, Dokumenti i Pavarësisë në korrnizë dhe në dy anët fotografi e dokumente për Rilindjen kombëtare. Figura 7.

Figura 7. Fragment. Ekspozita Rilindja Kombëtare, Tiranë 20 nëntor ’37.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Akti i Pavarësisë i 28 Nëntorit 1912 publikohet herë të parë në Ekspozitën Rilindja Kombëtare 1937 në 25 vjetori i Pavarësisë. Akti i Pavarësisë që Ismail Qemali ia besoi ruajtjen firmëtarit Lef Nosi, i cili me dorën e vet ia besoi Komisionit Mbretëror për Ekspozitën Rilindja Kombëtare. Imazhi i Aktit të Pavarësisë nga polifoto në albumi Marubi “Njerëz në zâ e Sênde të kujdesshme” (2012).

Akti i Pavarësisë në Ekspozitë Rilindja Kombëtare.

Akti i Pavarësisë i 28 Nëntorit 1912 publikohet herë të parë në Ekspozitën Rilindja Kombëtare 1937 në 25 vjetori i Pavarësisë. Akti i Pavarësisë që Ismail Qemali ia besoi ruajtjen firmëtarit Lef Nosi, i cili me dorën e vet ia besoi Komisionit Mbretëror për Ekspozitën Rilindja Kombëtare. Imazhi i Aktit të Pavarësisë nga polifoto në albumi Marubi “Njerëz në zâ e Sênde të kujdesshme” (2012).

Akti i Pavarësisë në Ekspozitë Rilindja Kombëtare.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Shirit përfundi dokumentit është me shkrim dorë kur të gjitha - qindra doku- mentet e Ekspozitës - janë me shkrim shtypi i lartë dhe shiriti është censurë komuniste e vonshme. Historiani N. K. për t’i dhënë jetë “zbulimit” mashtrues të dokumentit origjinal të Pavarësisë “konstatonte” se dokumenti “origjinal” i Pavarësisë në Ekspozitën Rilindja Kombëtare vendosej nga vetë Lef Nosi dhe e vërteta është se Lef Nosi Aktin origjinal të e Pavarësisë e botoi të plotë me 40 fir- mëtarë në Fletëpalosjen e tij që daton 28 Nëntor 1937. Figura 9.  

 

Muajin e festimit të 25 vjetorit të Pavarësisë botohet libri i Mbretërisë “Shqipëria 1937” dhe në faqe 11 lexohet: “Ahmet Zogu i ishte delegate në Kuvendi i Vlorës” dhe firmëtar i Pavarësisë, ndërsa ishte i ftuar në Kuvend si 50-60 të ftuar nga paria e vendit, ndaj dhe kërkohej një zgjidhje e “konfliktit”: midis mungesës së emrit të Mbretit në Akti i Pavarësisë dhe citimi në faqen 11 delegat firmëtar dhe gjendet “zgjidhja” e Oborrit: palosja e fundit të aktit dhe shiriti i letrës me një justifikim mungesa e emrit të Mbretit në dokumentin e Pavarësisë dhe me shtetëzimin komuniust të Fototekës Marubi (fundvitet ’60) censura komuniste do të vinte dorë në shiriti i letrës në Akti i Pavarësisë.

AKTI I PAVARËSISË / INVESTIGIM

Nga 28 Nëntori 1912 do kalojnë 12 vjet kur firmëtari Lef Nosi bëri të njohur identitetin e 40 firmëtarëve të Pavarësisë në nr. 6/1924 i brochures së vet “Dokumenta historike për t’i shërbye Historisë sonë Kombëtare” por mbeti i panjohur imazhi/ fotografia e Aktit të Pavarësisë e cila ishte në ruajtje nga firmëtari e në besë të Ismail Qemalit. E vërteta vjen këtu herë të parë me argument shterues: emrat e 40 firmëtarëve në Akti i Pavarësisë kanë rënditje identike me renditjen e firmëtarëve në “Vendimi i shpalljes s’Independencës” botuar në nr. 6/1924 broshura “Dokumenta Historike për t’i shërbye Historisë sonë Kombëtare” dhe ja pyetja: emrat e firmëtarëve në “Vendimi i shpalljes s’Independencës” ku i gjeti firmëtari Lef Nosi? Përgjigjia shkruar në ballë e veçse pret ta lexojsh: në Akti origjinal i Pavarësisë që e kishte vetë në ruajtje. Në gjegjien e pyetjes janë dy përfundime herë të parë në historiografinë tonë: Akti origjinal i Pavarësisë ishte në dorën e Firmëtarit Lef Nosi dhe Akti i Pavarësisë botuar në Fletëpalosjen e tij është dokumenti origjinal i 28 Nëntorit 1912. Në 100 vjetori i Pavarësisë herë të parë bëhen përpjekje ngul- muese për gjetjen e origjinalit të munguar e s’qe e mundur. Amá asnjëherë s’është vënë në dyshim imazhi ekzistues i Aktit të Pavarësisë dhe më mbeti tezë investigimi shumëvjeçar e konfirmohet sprovë suksesi kërkimor imazhi ndryshe i vërtetë i origjinalit Akti i Pavarësisë i 28 Nëntorit 1912 si edhe imazhi origjinal i Aktit të Pavarësisë dërguar Sulltanit të Perandorisë Osmane. Nisja në rrugë të vështirë: Investigimi i Akti i Pavarësisë në Fletëpalosjen e botuar nga firmëtari Lef Nosi, 28 nëntor 1937.

I vetmi dokument i Pavarësisë i botuar herë të parë më 28 nëntor 1937 nga firmë- tari Lef Nosi i dhuruar Bibliotekës Kombëtare më 3 shkurt 1997, por në “Libri i dhurave” të Bibliotekës ku identifikohen dhuruesit por mungon identiteti i dhuruesve të këtij dokumenti aq të çmuar dhe besueshme  janë familjarët të Lef Nosit, të friguar nga çfarë e keqe  i pret.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Është faqe e dytë e fletëpalosjes së dokumentit të Pavarësisë dhe në fillim të faqes, ana e  djathtë, shihet vula e censurës me shkronjë R në rreth dhe lexohet: Rezervat. Për t’u parë vetëm me autorizim të posaçëm nga eprorë të lartë!

 

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Dokumenti i Pavarësisë, imazhi i negativit të origjinalit.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 9. Fletëpalosja, Lef Nosi dhuratë firmëtarëve e familjarëve të firmëtarëve. Fletë- palosja me dokumentin e Pavarësisë është unike, s’gjendet në asnjë arkiv a bibliotekë.©

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 10. Faqe 2. Flamuri kombëtar dhe përfundi polifoto e delegatëve të Kuvendit.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 12. Me programim diferencohet Akti origjinal i Pavarësisë me shkrim të hollë nga negativi/kopja e mbivendosur e Aktit të Pavarësisë me shkrim bold.©

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 13. Me programim Akti i Pavarësisë i pastruar nga negativi i mbivendosur në origjinal.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

  Figura 15. Format 2. Fletëpalosje për festimtarët e 25 vjetorit të Pavarësisë.

 

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 14. Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor 1912.

 

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

 

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Akti i Pavarësisë dërguar Sulltanit të Perandorisë Osmane. @v.baruti

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 18.  Aktit i Pavarësisë dërguar Stambollit botuar në revista Përpjeka shqiptare e Branko Merxhanit janar 1938 me autorizim të Lef Nosit, siç shihet përfundi djathtas.

 

 

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

 Figura 19. Akti i Pavarësisë në harmoni me botimi në Përpjekja Shqiptare.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

INVESTIGIM / KRIMINALIZIMI KOMUNIST

Figura 20. Dokumenti i shpalljes së i Pavarësisë bëhet publik herë të parë më 1962 amá në kthetrat e censurës komuniste në albumi Rilindja Kombëtar me autor historiani Kristo Frashëri. Dy fotografi mbivendosen në akti i Pavarësisë: foto sipër, ish-rezidenca kryesore e Qeverisë së Ismali Qemalit, mban në fshehtësi 3 firmëtarë: Mit’hat Frashëri, Shefqet Daiu, Xhelal Koprencka dhe poshtë: polifoto me firmëtarë të Pavarësisë mban në fshehtësi 5 firmëtarë: Qemal Mullaj, Lef Nosi, Dr. H. Myrteza, Mustafa Kruja, Ferid Vokopola. Amá ka edhe më shumë: Ismail Qemali i pari në rreshtin e parë spostohet i pari në rreshtin e dytë kurse firmëtarët gjiro- kastritë Elmas Boce e Veli Harçi, i katërti dhe i pesti në rreshtin e parë, zenë vend “nderi”: i pari dhe i dyti në rreshtin e parë nga e djathta!

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Kur heq maskë zbulon fytyrë.

S’bëj kompromis me të vërtetën.

Siç shihet më parë në Figura 20, Akti i Pavarësisë përfundi fotografisë ka pesë emra firmëtarë të pavarësisë dhe sa shihet historiani “harron” këtë sekuencë të censurës së tij (50 vjet më parë) në intervistën e vet në VoA (12 gusht 2012) në 100 vjetori i Pavarësisë: “… Dokumenti nuk është në fletëpalosje, /…/ Akti i Pavarësisë mbushi dy faqet e letrës përpara dhe prapashpinën e saj. Firmëtarët nuk i nxuri të gjithë faqja e parë, një pjesë e tyre kanë firmosur në prapashpinën e dokumentit dhe dhe këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi /…/ të mos zinte vendin se donte të botonte pranë dokumentit të Pavarësisë edhe fotografinë me pjesëmarrësit në mbledhjen e Kuvendit.”

Profesori i historisë mohon të jetë botuar fletëpalosje nga Lef Nosi, e cila vjen më parë e botuar në Figura 9. E pavërteta e dytë, 6 firmëtarë “firmosë“ në prapa- shpinë të faqes së Aktit ngase s’i “nxuri” vendi pse Lef Nosi deshi të vinte foto- grafinë e firmëtarëve të Pavarësisë kurse në foto shihet Akti i Pavarësisë është i plotë, ndërsa fotografia e fantazuar se vendosej përfundi dokumentit shihet e vendosur në faqen e dytë të Fletëpalosjes, Figura 10. Profesori me “argumentin” Lef Nosi nuk e botoi fletëpalosjen dhe polifoton e delegatëve e vendosi përfundi Aktit të Pavarësisë dhe kësisoj përgjegjësinë e censurës së dokumentit e le tek firmëtarit Lef Nosi, kurse në libri i tij Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (2008) vendos faksimilen e dokumentit të Pavarësisë me gjashtë firmëtarë të censuruar: Mustafa Asim Kruja, Ferd Vokopola, Ymer Deliallisi, Xhemil Beja, Sefë Lushja, Zudi Ohria.

Prof. Frashëri (i riu) kur Ati atë botë na le pa frymë me memorien që i pat lënë Ati: “/…/ Në vitin 1962 historiani [Kristo Frashëri] pat bërë të njohur faktin tek drejtu- esit e Institutit Shkencor të asaj kohe [Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë], që kishte gjetur origjinalin e dokumentit në fjalë [Dokumenti i Pavarësisë]. Ata ndërmjetësuan në udhëheqjen e vendit, nga e cila pronarit të dokumentit iu afrua një shumë parash përmes Ministrisë së Kulturës së kohës. Po ai [pronari i dokumentit] nuk pranoi, nuk donte ta jepte. /…/ Pronari tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e tij, me një letër që i kishte thënë ta kesh kujdes, është me rëndësi të madhe.”[1]

Tashmë provuar se Ismail Qemali dokumentin e Pavarësisë ia besoi firmëtarit Lef Nosi dhe historian e fsheh të vërtetën dhe e le te firmëtari i Pavarësisë që s’ia tregon emrin për armiqësi politike: ishte Ferid Vokopola, vitet ’60 i vetëm fir-mëtar në jetë. E pështirë përralla “pronarin” e dokumentit profesori e raportoka tek drejtori i Institutit të Historisë e ai tek organi i lartë [Kryeministria] nga kishte vartësi e pronari paskërke refuzuar të dorëzonte dokumentin, kush mund t’i refuzonte forcës së egër të pushtetit epror politik!!

Prof. Frashëri (i ri) refleksionin e gjatë në gazetë për dokumentin origjinal e përfundon me cinizëm pështirosës: “Fundja e kemi një riprodhim të dokumentit sa për të shtuar “urinë” e dikujt /…/” dhe ai “dikujt” jam unë që drejtova gishtin tek historiani censori. Profesori pretendon se tek e fundit e paskëmi një riprodhim të dokumentit të Pavarësisë dhe fjala është ç’rrëfente profesor Frashëri në VoA dhe rrëfimi hodhi rrënjë sa Akti i Pavarësisë rindërtohet për “origjinal” sipas përrallës së tij dhe vendoset në korrnizë në institute, subjekte etj. dhe për t’i dhënë “vërtetësi” rindërtimi i tij në faqe gazete, përkundër dokumentit origjinal botuar nga Lef Nosi më 28 Nëntor 1937. Figura 21.

Figura 21. “Rindërtimi” për original i Aktit të Pavarësisë!

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

6 firmëtarë kopjohen nga origjinali dhe “nën ëshkruan” në passhpinë të faqes parë për “mungesë” vendi sipas përrallës së profesorit censor.!

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 22. Dokumenti i Pavarësisë, albumi “25 vjet PPSH” (1966) censuron 17 firmëtarë dhe përfundi diçitura mashtruese: “Facsimile e Dokumentit të shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912“!

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 23. Familjare e diktatorit asgjëson origjinalin e Aktit të Pavarësisë!

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Teuta Hoxha, familjare e diktatorit E. Hoxha, në libri “Ismail Qemali, Përmbledhje dokumentesh” agresive në botimi i Aktit Shpallja së Pavarësisë, asgjësohet gjithçka e shkruar me penë: vendimi në shqip e osmanisht dhe nënëshkrimet e 40 firmë- tarëve të Pavarësisë, e vetme mbetje e vendimit katër rreshta të transkiptuara të vendimit shqip dhe në referencë censurohen 19 firmëtarë.

Në 100 vjetori i Pavarësisë herë të parë bëhen përpjekje ngulmuese për gjetjen e Aktit origjinal të Pavarësisë, hidhen e diskutohen gjithfarë hipoteza të pavlera. Lajmi i bujshëm “zbulohet” fotografia dokumentit origjinal të Pavarësisë mbuloi emisione të shumta radio-televizive, publikohej “zbulesa” e fotos “origjinale” e përfundi saj shirit letre me tre rreshta dorë dizenjatori: “Në faqen tjetër ndodhen e këto nënëshkrime: Mustafa Qazim Kruja - M. Ferid Vokopola - Ymer (Deliallisi) - Xhemal Bej (Deliallisi) Nebi Sefa Lushja - Zyhdi Oriha.” “Zbulesa” e fotos fitoi të dre- jtën e padiskutueshme! të qeni origjinale e dokumentit të Pavarësisë. Historianë të njohur bien preh e këti dizinformimi pasionant e  arësye e tyre në gjumë! Artefakt censure komuniste që meriton këtë kryqëzim.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Dokumenti i “Pavarësisë“ mbulon një faqe të vëllimit: Romeo Gurakuqi. “Shqipëria 1911-194” me botues Universiteti Europian i Tiranës, Instituti i Historisë Bashkë- kohore, Akademia e Arteve e Shkencës (2012:445). Dokumenti mban diçiturë: “Fotografia e deklaratës origjinale të shpalljes së Pavarësisë, Fototeka Marubi.“ Doku- menti mbulon edhe një faqe të librit “Ilir Ikonomi. Pavarësia Udhëtimi i paharruar i Isamil Qemalit”, botues Universiteti Europian i Tiranës 2012 (fotografia botohet

pa shiritin e letrës me dizenjo tre rreshta me emrat e gjashtë firmëtarëve). Doku- menti botohet me diçiturë: “Dokumenti i Pavarësisë me firmat e Ismail Qemalit në krye të nënëshkruesve të tjerë. Deklarata është shkruar në një letër me vija që duket si e shkëputur nga fletore, ndoshta nga ku mbahej procesverbali. Në pjesën e pasme ka dhe gjashtë firmëtarë të tjerë. Foto e Kel Marubit. Rizbuluar nga Niko Kotherja.” I njëjti do- kument “origjinal” i Pavarësisë botohej në libra të tjera në 100 vjetori i Pavarë- sisë. E përfundimisht dokumenti i botuar është i vetmi që mban vulën e “origji- nalit” të Pavarësisë dhe kësisoj botohet në libra historie e botime gjithfarë. Aq e zhurmuese ishte reklama e “zbulesës” së origjinalit sa preh e saj bien historianë të njohur, si mjeshtri i shkrimit të historisë, Ilir Ikonomi etj.

Fotografia publikohej për dokument origjinal i Pavarësisë sa indokrinoi  historianë e intelektualë etj. “Zbuluesi“ mban të fshehtë si e ku zbuloi fotografinë e doku- mentit “origjinal“ të Pavarësisë. Fotografia “origjinale“ botohej në albumi Gegë Marubi “Njerëz në zâ e sênde të kujdesshme“ nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Spor- teve (2012) me parathënie Kryetare e Parlamentit, Jozefina Topalli. Në fotografi të shumta të Ekspozitës Rilindja Kombëtare në 25 vjetori i Pavarësisë është edhe fotografia “origjinale“ e Figurës 25.

E assesi s’mund të jetë fotografi e dokumentit origjinal të Pavarësisë fotografia e botuar me atë shirit letre me emrat e 6 firmëtarëve që qënkërkeshin pasfaqe të dokumentit. Po ashtu, assesi s’mund të jetë as fotografia në libri tjetër që nuk e ka atë shirit letre që botohet rregullisht në libra historie. Fotografia me 34 firmëtarë, i mungojnë 6 firmëtarë, assesi s‘mban vulë origjinaliteti. “Zbulesa“ e publikuar fotografi e dokumentit origjinal është manipulim pasioni.

Edhe më shumë: Zbulesa manipuluese e dokumentit “origjinal“ të Pavarësisë ka të pangjashme të vërtetën e pamohueshme: Fotografia origjnale e Aktit të Shpalljes së Pavarësisë e botoi firmëtari Lef Nosi në Fletëpalosjen “Dokumenti i shpalljes s’Independencës Kombëtare në Vlonë më 28 Nanduer 1912“. Manipulime me të pangjashme ka Aktin e shpalljes së Pavarësisë i botuar në revista Përpjekja Shqiptare, janar 1938, nga drejtori/pronar Branko Merxhani. Manipulimi komunist të pangjashme ka Aktin e Pavarësisë i zbuluar në arkivi turk dhe botuar nga albanologu shqiptaro-turk Necip Alpan (nga Zhulati i Tepelenës) në libri i tij “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali“, Izmir 1982. Dokumenti i botuar nga Lef Nosi është i pangjashëm me “zbulesën“ e për nga imazhi i doku- mentit me goditje të forta nga lagështia e myku në gjendjen e tij nëntor 1937. Shiriti i letrës përfundi dokumentit është i vetmi me shkrim dore në mijëra doku- mente e objekte në Ekspozita Rilindja Kombëtare e pa mëdyshje është dorë censure komuniste po ashtu e dizenjimi i fotografisë “origjinale“.

Shenjti Akti i Pavarësisë, me gjashtë firmëtarë të censuruar, vihet në biznes të pështirë: në ballore bllok xhepi, në korrniza me gjithfarë formate. Reklamë në media.

Figura 26. Akti i Pavarësisë në suvenire: i censuruar.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Figura 27. Publicitet “zbuluesit” të Aktit të Pavarësisë...

Kartolinë: Akti i Pavarësisë i censuruar me 6 firmëtarë e ballas Prof. Kristo Frashëri avokatmbotjtës i Aktit “origjinal” të Pavarësisë me referencën e tij: “Faksimile e doku-mentit të Pavarësisë” në libri i vet Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Botimi Gazeta Dita.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Memorie firmëtarit Lef Nosi,  25 vjet ruajti në shenjtëri Aktin e Pavarësisë në besë të Ismail Qemalit Kryeministër i Qeverisë së Përkohëshme të Kuvendit të Vlorës, amá edhe …: Shkrimtari/deputet Ben Blushi ‘gjaksori’ i Lef Nosit: “Lef Nosit /…/ i duhet 

hequr busti që ka në qendër të Elbasanit. Këtë bindje mbroj e do ta mbroj gjithë jetën.” “Shpresoj që qytetarë te Elbasanit të çohen e ta heqin zvarrë bustin e Lef Nosit.”

O BOBO ç’e gjet njerinë nga njeriu, mbrona i madhërishmë nga kësi gjëmëtarë! Imadhi Lef Nosi 70 vjet atë Botë i pa varr! Pa Lef Nosi s’do kishim gjurmë të Aktit të Pava- rësisë. La trashëgim 13.000 faqe dokumente arkivore, dorëshkrimin e Fjalorit të gjuhës shqipe me 728 faqe, “Kristoforidhi” në gjurmime në historinë e kulturën komb- ëtare, albanolog i shquar, balkanolog i rangut të parë, koleksionist i epërm në ballkan, leksikolog i famshëm i gjuhës shqipe, politkan nacionalist patriot e asnjë të keqe s’i ka sjellë atdheut, veç mirësi të panumërta.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

LUTEMI  O ZOT!

58 vjet në errësirë ferri! Lutemi bashkona me 34 bashkfirmëtarët në Vendmi i Pavarësisë, pakëz dritë! Ne nënëshkruesit e Pavarësisë: Mustafa Kruja, Ferid Vokopola, Ymer Deliallisi, Xhemaludin Be, Nebi Sefa Lushja, Zuhdi Ohria.

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

Vendimi i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,

akti i pavaresise


Sondazh

Poll
Insights 24 Nëntor 2024, 10:56 Flamur Vezaj

SPAK-u dështoi në konfiskimin e pasurive!

TIRANË- Vetëm për rroga, SPAK dhe BKH kanë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë! Altin Dumani, kreu i SPAK, foli dje për &ldq...

Insights 20 Nëntor 2024, 19:23 Silvana Begaj

Rama përballë vetes në 2025!

Silvana Begaj Rama përballë vetes në 2025! Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë...

Insights 13 Nëntor 2024, 17:21 Lutfi Dervishi

Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

lutfi dervishi TIRANË- Elon Musk është emeruar të drejtoje Departmentin e Eficenses se qeverisë Amerikane. Administrata në S...

Insights 3 Nëntor 2024, 19:54 Bledian Koka

Retushimi final i Veliajt

Veliaj dhe Rama Nga të gjithë patronazhistët e bashkive të vendit, në Selanik mungonte vetëm njeri! €rion V€liaj! I...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet