Tragjedi në Turqi/ Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu, humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
"A do paraqiteshit në SPAK nëse merrni fletëthirrje për 21 Janarin"? Berisha: Mbështes çdo lloj hetimi të k...
14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
Shumë energji intelektuale të zbulohet 28-a apo 29-a është ditë çlirimi apo ditë ripushtimi nga regjimi i egër komunist, komunizmi; historia siç ishte shumë e keqndotur me kundërshqiptari e përqeshje politike! Censurë komuniste me marifete socialiste! 80 vjetori i “çlirimit” festim 29 nëntori ish-festë e përbashkët Shqipëri-Jugosllavi! E vetme ditë përbashkuese e shqiptarëve: 8 Dhjetori Dita e Lirisë, dy herë festë lirije! Apo edhe 8 Maji! Historia, siç ishte!
“29 Nëntori ditë fetsta e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesi nazifashist” është e paligjëshme sepse: Nga legjislativi i ndërkohë nuk është abroguar Vendimi i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, organi i epërm legjislativ, i 5 nëntorit 1945, saksionoi “28 nëntori dita e çlirimit të Shkodrës dhe i Shqipërisë dhe me Ligjin nr. 134 data 28 nëntor 1944 vendoset data-kufi deri kur pranohen kërkesa për amnisti, 29 nëntori ditë festë e “çlirimit” vjen përkundër Nenit 178, pika 1 e Kushtetutës së Republikës. “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar.” Ama ka ligj por ka edhe maliq!
Shumë energji intelektuale të zbulohet 28-a apo 29-a është ditë çlirimi apo ditë ripushtimi nga regjimi i egër komunist, komunizmi; historia siç ishte shumë e keqndotur me kundërshqiptari e përqeshje politike! Censurë komuniste me marifete socialiste! 80 vjetori i “çlirimit” festim 29 nëntori ish-festë e përbashkët Shqipëri-Jugosllavi! E vetme ditë përbashkuese e shqiptarëve: 8 Dhjetori Dita e Lirisë, dy herë festë lirije! Apo edhe 8 Maji! Historia, siç ishte!
E shumta në të paktë!
Debat 79 vjeçar: 28 apo 29 nëntori është dita e “çlirimit”, një ekuacion me dy gjymtyrë: 28 apo 29 është dita e çlirimit nga pushtuesit barbarë nazistët dhe po ajo ditë nëntori është dita e ripushtimit nga pushtuesi barbar i komunistëve, komunizmi, me dy qind petrita që herë-herë regjimi barbar i komunistëve është edhe më armiqësor se pushtuesi i mëparshëm (ndaj pronës vetiake, punës, fesë, institucioneve fetare e klerikët). Për 43 vjet 29 nëntori festa e “çlirimit” bëhet njësh e përbashkët me 29 nëntori festë kombëtare e Jugosllavisë e kur diktatori Enver H. dita-ditës e priste Shqipërinë republikë e shtatë e Jugoslavisë Fede- rative. Ndërvite nga 1992, kur në pushtet vjen e majta, kremtohet po ay 29 nëntor simbolikë historike e festës së përbashkët jugosllavo-shqiptare, kësisoj edhe 80 vjetori 2024! Deri kur 29 nëntori i sotëm do të jetë po ai ish-29 nëntori festë e përbashkët Jugosllavi-Shqipër!! Dhe e shumta në të paktën!
28-a apo 29-a? Dita e “çlirimit” me “udhëheqës” komisar politik Tarasi Enver H. i cili s’u pa që s’u pa një ditë me partizanët në betejë por “i mbyllur me Miladin P.” e kësi shigjetime s’ia kurseu ballas Tuk Jakova në Plenumin e Dytë të Beratit, nëntor ’44. Tarasi Enver H. në mbledhje sekrete me kuadro të larta të Partisë e Ushtrisë, më 26 mars ’44, u betua “dita e çlirimit do të jetë edhe dita e vendosjes së diktaturës së proletariatit, sipas mësimeve të Leninit e Stalinit.” E mesditën e 28 nëntorit ’44 Enver H. i dha shqiptarëve lajmin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit por po atë ditë u bë fakt i kryer ripushtimi i shqiptarëve nga regjimi komunist kryepushtues Enver H. kryeministër dhe hidhen themelet e regjimit komunist, i programuar në mbledhjen themeluese të Partisë komuniste shqiptare.
28-a apo 29-a? Kësaj dileme i dha zgjidhje të drejtë Kryeministri mesditën e 28 nëntorit ’44 në metingu i Tiranës, 28 nëntori është dita e çlirimit, dhe diktatori (diktator i formuar në luftë) ndryshe nga vota e tij e 5 nëntorit, në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, 28 nëntori dita e çlirimit porse në diktatin e emisarit jugosllav diktatori ndërroi mendje dhe votoi 29 nëntorin e çlirimit, shpejt e deklaroi festa e përbashkët me festën kombëtare të RF Jugosllave.
Njëzeenëntnëntorismi komunist rroku rëndë shëndetin intelektual të histo- rianëve e akademikëve dhe ai indokrinim i tejskajshëm komunist bëri të vetën. Me tepër keqardhje, Profesor Dr. Ana Lalaj me “zbulesë” akademike “Dilema e çlirimit” në libri “Dosjet e luftës” (2014) “mbrojti” tezë 29 nëntoriste me argument “akademik”: “Në mungesë dokumentacioni shkoqitës të arkivave vendase na duhet të përdorim të dhëna të tërthorta ose ato të nivelit të dytë, siç janë kujtimet.“ kur argumentet burimore e arkivore janë me bollëk dhe i ka në dorë, siç vijnë në këtë memorie historike nga autori i saj.
Telegrafisht, gjymtyra e parë e ekuacionit: 28 apo 29 nëntori dita e çlirimit nga gjermanët, kurse faximilet përkatëse në pamundësi të vijnë këtu shihen në libri i autorit “28-29 Nëntor çlirimi nga nazistët e ripushtimi nga komunizmi vrastar.” (2021) Përfillimi, disa-pak artefakte të Profesoreshë Lalaj në zbulesën mahnitëse Dilema e çlirimit, që s’mund tu gjejsh të ngjashme as në historishkrime amator- eske apo kush tjetër me gene njëzetenëntënëntoriste!
Katër artefakte komuniste, e shumta në të paktën!
0.1Historiane Prof. Lalaj citon: “Kujtime të Brigadës VI-të përfshinë edhe një shkrim që gazeta “Jehona” e Shkodrës e botonte dhjetorin 1944. Aty shkruhej: “/…/ pas mesnatës së 28 nëntorit disa plasje të tmerrshme tronditën Shkodrën. Ishin ura e Bunës dhe e Bahçallëkut që u hodhë në erë nga vandalët e shekullit XX” dhe assesi s’mungon refleksioni i profesoreshës: “… ajo që na intereson është se pas mesnatës së 28 nëntorit në qytetin e Shkodrës kishte trupa pushtues dhe se shkatërrimi i urave është njëri prej episodeve.” Për besueshmëri, autore e Dilemës i bën publicitet autorit se “ishte i përndjekur politik”, por shkrimi i të përndjekurit: i përket periudhës së politizimit të historisë, Brigada e VI s’ka bërë luftime atë kohë e atë vend dhe kryesore shkrimi i referuar është fantazi e historianes, është i pashkruar, natyrshëm mungon në gazeta Jehona e Shkodrës, e dhjetorit 1944, siç referohet bibliografi në Dilema e çlirimit! E pabesueshme por e vërtetë!
0.2Profesoresh i referohet “Raporti zyrtar”, i Sadik Bekteshit: “Jemi rrethuar nga të gjitha anët, njerëzit janë pa eksperiencë luftarake dhe të armatosur keq, afër një e treta pa armë.” Por raportit që citon i mungon fakti i të qënit 29 nëntori, porse raportin e bën të (pa)“besueshëm” komenti akademik i profesoreshës: “Përplasaja që ndodhi në Koplik mëngjesin e 29 nëntorit me forca të Brigadës VI-të, pra 17 km. larg Shkodrës, është një e dhënë e vlefshme që tregon se gjermanët e kishin lënë qytetin jo më shumë se tre ose katër orë më parë, dmth mjaft pas mesnatës /së 28 nëntorit.” (f. 316). Historiania, faktin e munguar 29 nëntor e “zbulon” me hesape arithmetike: distanca 17 km. Shkodr-Koplik pjestohet me 4 km/orë dhe verdikti i shumëpritur: gjermanët në Shkodër ishin tre ose katër orë pas mesnatës së 28 nëntorit ndaj edhe data 29 nëntor është çlirimi Shkodrës! O bo bo historia!
0.3Historiane, për nderim të 29 nëntorit të çlirimit shpërdoron fjalën e Nako Spirut në fjalimi i 29 nëntorit, para rinisë së Tiranës, kur Nako S. në fjalimi i tij kryefjalë ka 28 Nëntorin që u kremtua ditë çlirimi nga shqiptarët natën 28-29 nëntor. Nako Spiru: “28 Nandori asht arrijtë me luftë heroike të popullit tonë. Le të jetë kjo datë një forcë që të cojë përpara punën tonë.” Në fjalimi i tij (botuar 1945) mungon 29 nëntori i “çlirimit”! Janë katër argumente acidike të vetme të profesoreshës për t’i dhënë fitore partizanëve 29 nëntoristë! Vajmedet historia!
0.4Prof. Dr. Ana Lalaj me atribute të qëni akademike, historiane e njohur në krijimtari shkencore edhe me anëtarësi në OJQ europiane, por shih si sfidohet keqas nga indokrinimi komunist dhe për të sjellë pushtetin e tij në asish studjues të prekur nga virusimi pos të tjerash i rireferohem refleksionit “studimor” të historianes: “Në mungesë dokumentacioni shkoqitës të arkivave vendase na duhet të përdorim të dhëna të tërthorta ose ato të nivelit të dytë, siç janë kujtimet.“ Me këtë refleksion Prof. ia ka arritur t’i japë “zgjidhje” dilemës kapërcyell treçerekshekulli: 28-a apo 29-a dita e “çlirimit” madje edhe shumë e më shumë: “29 Nëntori ditë për t’u nderuar si 28 Nëntori.” Vajmedet! (Intervistë në TV Ora Neës You Tube 2016 ora 20:33, 2016.) E habitshme se për këtë ngjarje aq të debatueshme për argumente profesoresha ka vetëm kujtime dhe shkruar kur ngjarja ishte tepër e politizuar, për më tepër ato “kujtime” janë rrenashe dhe përkundër bën sikur s’sheh kujtime e përjetime domethënëse shkruar 28 nëntor ’44 - nëntor 1946! “Në mungesë doku- mentacioni shkoqitës të arkivave vendase” shkruan profesoresha por ngjarja ka aq shumë burime arkivore e argumente burimore si asnjë ngjarje tjetër e Luftës, të cilat i ka pas në dorë profesoresha në studimi i autorit që e ka në tabelë qitje “shkencore”. I keqardhur për përvuajtje nga virusimi i rrezikshëm indokrinues, ama ka jo pak Prof. Dr e akademikë të sëmurë nga virusimi vrasës komunist.
Argumentet burimore studimore të autorit që i zeroi Prof. Dr. Ana Lalaj ama ankohet se “mungojnë” dokumente në arkivat shqiptare! Në vijim…
1 Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtar me firmë të Kryetarit Dr. Omer Nishani dhe Sekretarit Sejfulla Malëshova, më 18 nëntor 1944, firmosi e nisi qarkore detyruese për prefekturat e vendit, me katër faqe udhëzime të holla për festimin e ditës “ festë e madhe e çlirimit të Shqipërisë më 28 nëntor.“ Pas Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Nacionalçlirimtar ishte kryesia e Partisë Komuniste. Fragment vendimi: ”Dita e 28 Nëntorit, dita e indepndencës duhet të festohet me sloganin e çlirimit të Shqipërisë. Prandaj kjo festë duhet të transformohet në manifestim të madh politik, në një festë të shënuar nacionale, siç nuk ka parë kurrë Shqipëria. Për këtë qëllim të gjitha organi- zatat e Frontit, gjithë populli duhet të mobilezohet…“ Vendimi merrej me kriterin e njohur “Dita e çlirimit të Kryeqytetit është edhe dita e çlirimit të Shqipërisë“, ishte parrulla politike kryesore e botuar ditë më parë në gazeta komuniste “Buletini i Luftës Nacional çlirimtare”.
228 nëntori dita e çlirimit të Shqipërisë u festua me madhështi në gjithë vendin në qytete e fshatra. Festimi i 28 nëntorit ditë e çlirimit të Shqipërisë bëhej lajm nga diktatori në fjalimi i tij i 28 nëntorit ’44: “Sot 28 Nëntori festohet në një entusiazmë të papërshkruarshëm nga populli shqiptar i cili fitoi lirinë me gjak.”
Vendimi i 18 dhjetorit, festimi i bujshëm i 28 nëntorit nga shqiptarët natën 28-29 nëntor dhe lajmi i Kryeministrit Enver Hoxha shqiptarëve në fjalimi i mesditës së 28 nëntorit se 28 nëntori është festa e çlirimit të Shqipërisë janë tepër mjaftueshmërisht për t’i dhënë zgjidhjen e merituar debatit idjot 28-a apo 29-a është dita e çlirimit!! Po edhe më tej në vijim!
3 Nga 28 nëntori ‘44 deri 28 nëntor ’45 në mediat e kohës e vetme ditë refe- ruese për çlirimin e vendit ishte 28 nëntori si edhe Kryeministri në fjalën përshë- ndetëse në Radio Tirana (mbrëmja e 27 nëntorit) 28 nëntorin e kujtoi shtatë herë kurse 29 nëntorin asnjëherë, e pabesueshme por e vërtetë dhe diktatori kishte arsye: shqiptarët e kishin të freskët fesimin madhërishëm ditëfestën më 28 nëntor ’44.
4 Programi i festmeve të 28 nëntorit, i datës 28 nëntor, bërë publik në Buletini i Luftës Nacio- nalçlirimtare, theksonte se 28 nëntori është dhe dita e çlirimit të gjithë Shqipërisë: “Festmi i ditës së madhe që përkujton fitimin e indipendencës kombëtare dhe që sivjet koincidon me festën e çlirimit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë do të vazhdojë tre ditë.” Edhe fakti historik, mbrëmjen e 28 nëntorit, sapo mbaruan lajmet e Radio Tiranës forcat gjermane lanë Shkodrën e mëngjesin e 29 nëntorit gjenden në Tuz, Mali i Zi.
5 Kronika arkivore, festimi në gjithë vendin 28 nëntori ditëfesta e çlirimit të Shqipërisë në fshatra të Kurveleshit, në çorovodë etj.
6 Një burim i veçantë meriton vemendje. Misioni Inteligjent Britanik për Ballkanin, në Shqipëri, merrte informacion se gjermanët do të dorëzohen në forcat partizane në Shkodër ndaj merr pozicion të veçantë /të fshehtë/ në qytetin e Shkodrës e vëzhgon largimin e gjermanëve nga Shkodra dhe konstaton bosha- tisjen e Shkodrës nga gjermanët pushtues pa shkrehur asnjë armë dhe rapor- tonte në raporti për qëndrën e vet në Kajro më 2.IX.1946: “… Më 28 Nanduer Dita e Independencës së Shqipërisë qeveria stabilizohet në kryeqytet. Po në atë ditë [28 nëntor] gjermanët boshatisin Shkodrën e i gjithë shteti [Shqipëria] qe çliruar.” (Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, Dega e Parë. Fondi UNRA, 1946. AIDSSH.)
7 Marshalli Tito, radiogram urimi i 28 nëntorit për çlirimin e mbarë vendit: “Populli shqiptar sot përgatitet të kremtojë festën si shënjë të çlirimit të mbarë vendit. /…/ Festa juaj popullore do të jetë edhe festa e popujve tanë. /…/ Rroftë Ushtria NçL e Shqipërisë dhe Jugosllavisë.” [Ushtria e përbashkët!!] Buletini i Luftës Nacionalçlirimtar 1944, 17 dhjetor. Tito shprehet hapur se festa e çlirimit të Shqipërisë do të jetë edhe festa e popujve të Jugosllavisë por edhe ushtria do jetë e përbashkët e dy vendeve! Dihet, dëshira e Titos ishte edhe dëshira e Diktatorit tonë. Enver Hoxha i rikthen urim Titos për festë të përbashkët Jugosllavi-Shqipëri: “Sot në këtë ditë feste të përbashkët populli shqiptar brohoret për miqësinë e vëllazërimin tonë.”. Bashkimi, 29 nëntor 1947.
8 Radio Londra, emisioni i mbrëmjes i 28 nëntorit ’44, transmeton mesazhin e Z. Hill: “Independencë! Liri! Këto fjalë tingëllojnë ëmbël në veshin e çdo shqiptari. /…/ Populli shqiptar feston ditën e Independencës në tokë të lirë, si zot në shtëpinë e vet. Unë kujtoj tani Flamurin shqiptar të ngritur në qytete e katunde që e përshëndetni me gëzim e entusiazëm. Sa do të dëshiroja të merrja pjesë në gëzimin tuaj. /…/ Rroftë Shqipëria e lirë.” Radio Londra: Në emisioni i mëngjesit të 28 nëntorit, Gjenerali britanik Percy me mesazh shqiptarëve: “ /…/ Pothuaj gjithë Shqipëria u lirua.” Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare, dhjetor 1944.
9“… Dita 28 Nanduer 1944 ka qënë një ditë madhështore për partizanët e shumëvuajtur të Grupit të Shkodrës, për popullin shkodran e popullin shqiptar, u lirue krejt Shqipnjia.” Dega e Ministrisë Ushtarake, Nr. i dokumentit 3573.
10“Më 28 nëntor 1944 Brigada jonë /VII/ në bashkëpunim me Brigada 22 sulmoi qytetin e Shkodrës. Armiku i tmerrue nga grushtet e shumta qi pati marrun gjatë luftimeve po sa mori vesh që partzanët po i afrohen qytetit u larguen me shpejtësi pa mundur të bajnë asnjë dëm.”AQSH, F 183, D. 24, 44
11“… Më 28 nëntor u rifillua sulmi nga forcat kryesore të dy brigadave dhe mbas një rezistence të vogël armiku u tërhoq jo vetëm nga Beltoja e Bërdica por edhe nga qyteti i Shkodrës,” AQSH, Fondi 177, d. 32, 1944
12 Nga ditari i Brigadës XXIII: “… 27 nëntor 1944, Asgjë për tu shënuar. 28 nëntor 1944, sot informohemi se forcat armike janë largue nga Beltoja dhe nga Berdica, gjithashtu janë pamun lëvizje tërheqëse edhe nga Shkodra.” AQSH, Fondi 177, d. 32, 1944
13 “… Ndërsa ushtima e këtyre fjalëve të Komandantit të Përgjithshëm [Urdhër-Dite për goditje përfundimtare] ende tingëllonte në veshët tona mësuam se njësitë e UPVN Shqiptare, që po vepronin në veri të Shqipnisë, kishin çliruar edhe Shkodrën.” Gazeta MUNDIMI 7 dhjetor 1944. E përjavëshme politike e Aviacionit Ushtarak Britanik [RAF0 dhe Amerikan (USAAF) në drejtimin e majorit britanik Barabaroks. Lajmet në Radio Tirana mbaronin rreth ora 18. Buletini Radio Tirana]. Kurse Prof. Dr. Ana Lalaj në Dilema e çlirimit përllogarit me veprime fantaste matematike: tre katër orët e para të 29 nëntorit gjermanët ishin në Shkodër!
14 çlirimi i Shkodrës kur historia ishte ende e papolitizuar: “… Natën e datës 28 nëntor forcat armike vazhduan në panik tërheqjen e tyre nga Shkodra duke u përqëndrua në Tuz dhe më vonë në Podgoricë.” Zëri i Popullit 1962:21 nëntor.
15 Komisioni Qëndror i Programeve dhe teksteve shkollore për vitin 1945 programon futjen në tekstet shkollore 28 Nëntorin Dita e çlirimit të Shqipërisë dhe tekstet e letërsisë dhe të historisë kanë lexime e tekste me përmbajtje 28 nëntori me theks çlirimi i Shqipërisë. Teksti Këndimi klasa 3 një faqe leximi “Festa e 28 Nëntorit”: “Ditën e 28 nëntorit e kujtojmë çdo vit me gëzim e brohoritje pse në këtë ditë kemi fitue lirinë.”
Teksti Këndimi klasa 4, viti 1946, leximi “28 Nëntori 1944” (f. 220) tepër i bukur me kronikat e tre ditëve festë në Kryeqytet. “… Festa vazhdon gjithë ditën me brohoritje, me këngë e valle që s’kanë të mbarueme. Dy ditë-net gëzim e valle për festën e madhe të Lirisë.”
Për dije, Gjergj Kokoshi dhe Sejfulla Mlëshova ishin antarë në Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar që vendosi 29 nëntorin dita e çlirimit por ndryshe me detyrë ministër i arsimit në tekstët shkollore të këndimit e të tjera me shqiptari vendosin tekste leximi me tematikë 28 Nëntori dita e çlirimit.
Në media referime të shumta për 28 nëntorin e çlirimit me vlera burimore porse bën sikur s’i sheh Profesoresha në studimi i autorit!
16“Ymer Dishnica: … vjet 28 Nëntorin populli e festoi i lirë, independent e sovran. Shqipërinë e kishim të çliruar.” Revista Bota e Re. 1945: nr. 3.
17“Vjet më 28 nëntor kur ishte i tërë populli më këmbë, Shqipëria e re kishte lindur nga një epope madhështore me aureolën e lirisë , indipendencës e të demokracisë, në Shqipërinë e re.” Bashkimi 1945: 30 nëntor.
18“… Më 28 nëntor 1944 u festua me bujë e brohori Shqipëria e re.” Kale- ndari enciklpedik 1945:27 nëntor.
19“… Dita e Flamurit u bë dita dy herë e shënjtë, dita e çlirimit dhe e bash- kimit të popullit shqiptar.” Gazeta Rinia 1945:27 nëntor.
20“Mehmet Shehu: … Prej 28 nëntori 1944 e deri më sot hapa të mëdha janë bërë.” Gazeta Luftëtari 1945: 20 korrik.
21" Koha e Re (e Shkodrës), botim i posaçëm për 28 nëntorin: “28 nëntori Dita e Flamurit dhe dita e çlirimit.” Pa një fjalë për 29 nëntorin. 1945: 28 nëntor.
22 Album nga Lufta Nacionalçlirimtare, botim i Ministrisë së Mbrojtjes në kopertinë shkronja R /e rezervuar, për t’u lexuar me lejë të veçantë/ 1947: “Më 28 nëntor 1944 forcat e Divizionit të Dytë hyjnë në Shkodër. Asnjë pëllëmbë tokë e Atdheut t’onë s’është në duart e okupatorit.”
Vetëm shtatë referencat mediatike që erdhë më parë janë fort mjaftueshëm për hedhje në Recycle Bin “argumentet” me kujtime veteranë njëzet e nëntë nëntorisë për 29 nëntorin dita e çlirimit. Por edhe te tjera burime këtu të cituara burime mediatike, si Buletini i Luftës Nacional-çlirimtare, dhjetor 1944 e plot të tjera.
REFLEKTIM
1. Vendimi i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar organi i epërm ligjor.
Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçllirimtar, organi më i lartë ligjor, në seancën e parë të Mbledhjes 14-të të 5 nëntorit ’45, drejtohej nga Kryetari Dr. Omer Nishani, marrin pjesë 23 anëtarë të Kryesisë (mungojnë 6 prej syresh), antarësia e Kryesisë formohej nga byroja politike, qeveria, Shtabi i Përgjithshëm e juristë më të njohur. Në rend dite të Kryesisë ishte dhe Projektligji i Amnistisë i paraqitur nga ministri i drejtësisë Manol Konomi, Projektligji përcakton datën kufi deri kur pranohen kërkesat për amnisti ordinere dhe data kufi mendohej data 17 nëntor dita e çlirimit të Tiranës e përcaktuar me kriterin e publikuar në Buletini i Luftës: çlirimi i kryeqytetit është edhe dita e çlirimit të Shqipërisë.
Diskutimet e anëtarëve të Kryesisë për datën kufi deri kur pranohen kërkesat për amnisti janë kundër ditës 17 nëntor dita e çlirimit të Tiranës. Diskutimet: “Sh. Qirjako Harito proponon që në vend të 17 nëntorit 1944 të bëhet 28 Nëntor 1944 që u çlirua Shkodra…(Përkrahet)” Fjala përkrahet domethënëse se propozimi i tij përkrahet nga 23 anëtarët e Kryesisë. Tuk J: “Shoku Tuk thotë kur shkoi okupatori prej Shkodre nuk ngeli kambë ushtri e huaj në ndonjë vend të Shqipërisë prandaj duhet të bëhet 28 nëntor 1944. (Pranohet).” Fjala pranohet është argument se propozimi i Tuk J. pranohet nga 23 anëtarët e pranishëm të Kryesisë. Me votë pro 28 nëntorit ishte edhe Kryeministri Enver H. Mbledhja e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar vendosi: 28 nëntori është dita e çlirimit të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Kryesia e Këshillit vendosi edhe: 28 nëntori 1944 është dita-kufi deri kur do të pranohen kërkesat për amnisti politike. Vendimi merr trajtë ligjore dhe Ministri i Drejtësisë lexon projektvendimin i kthyer në ligj siç lexohet: “Këndohet ligji dhe pranohet nen për nen si vijon:
Neni 1
Amnistohen të gjitha fajet ordinere të kryera deri edhe ditën 28 Nëntor 1944, për të cilat ligji parasheh një ndëshkim me burgim të rëndë ose burgim që në maksimum nuk i kalon gjashtë vjetët./…/” (Fondi 485, dosja 108, viti 1945.)
Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar organi i epërm ligjor me votën unanime të 23 ligjvënësve, mes tyre Enver H. Kryeministër, vendosi: 28 nëntori 1944 është dita e çlirimit të Shkodrës dhe e gjithë Shqipërisë dhe data 28 nëntor vendoset në Ligj data-kufi deri kur kërkohet amnisti ordinere dhe ç’duhet më tepër të vihet në diskutim e debat katër dhjetvjeçarë 28 apo 29 nëntor dita e çlirimit!! Idjotësi komuniste për të kremtuar ish-29 nëntorin festa e përbashkët Shqiptaro-jugosllave! Prisni, pas tre ditë në mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar!
2. Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar në Seanca e 5-të e 9 nëntorit ’45 diskuton ligjin e të kremteve zyrtare dhe në listimin e festave zyrtare mungon ditëfesta e çlirimit të Shqipërisë dhe kjo ishte arsye pse ligjvënësi Bedri Spahiu prpozonte, siç lexohet në procesverbal: “Sh. Bedri Spahiu: Dita e 28 Nëntorit koincidoi me ditën e çlirimit të Shqipërisë, dmth me rënien e Shkodrës prandaj propozoj që miratimi i festës së 28 Nëntorit të bëhet Dita e Independencës dhe e çlirimit të Shqipërisë.” Qartësisht, 28 Nëntori festa e çlirimit të Shqipërisë dhe e Pavarësisë.
Procesverbali i mbledhjes së Kryesisë: “Sh. Bedri Spahiu insiston të vihet në votë dhe sh. Kryetar e ve në votim dhe nuk pranohet.”, nuk pranohet kërkesa e B. Spahiut.
Diskutohet fare-fare pak për festat fetare, në procesverbal mbeti shënimi: “Pas 5 minuta seanca hapet.” Ishin bërë 5 diskutime dhe kërkohet pushim kur kishte kaluar fare-fare pak kohë për të marrë e dhënë porosi vendimmarrëse përkundër propozimit të Bedri S.: “Hidhet në votë proponimi i shokut Bederi dhe fiton 29 nëntori, me 5 vota për 28 nëntorin”, lexohet në procesverbali i mbledhjes. Ishin po ata 28 anëtarë të Kryesisë që votuan pro 28 nëntorit dita e çlirimit të Shqipërisë por do të kalojnë 3 ditë dhe më 9 nëntor po ajo Kryesi me po atë anëtarësi e po ai Enver H. që votuan 29 nëntori dita e çlirimit por që më 5 nëntor unanimisht legjitimuan 28 nëntori dita e çlirimit të Shkodrës e gjithë Shqipërisë.
Ishte ndërhyrja e diplomatit jugosllav që i kujton Enver Hoxhës dëshirën e Titos në radiogrami i 28 nëntorit dërguar popullit shqiptar: “Festa juaj popullore do të jetë edhe festa e popujve tanë.” S’bëhet asnjë diskutim për vendimin unanim i marrë më 5 nëntor ama kërkesa ligjore ishte domosdo- shmërisht të abrogohej vendimi i 5 nëntorit. Debatin e ndezi Gjergj Kokoshi e Halil Pulo që kërkojnë të dinë pë rvojë n e vendeve te tjera për kriterin e ditës së çlirimit por marrin heshtjen! Identifikohen pesë votat kundër: Gjergj Kokoshi, Halil Pulo, qirjako Harito, Dr. Omer Nishani, ndoshta Sejfulla Malëshova.
3. Ligji Nr. 134/5.11.1945.
Në Gazeta Zyrtare Nr, 91/14 dhjetor 1945 botohet Ligji Nr.134/5.11. 1945 nga “Kryesia e Këshillit Antifashist N. çl.” Me titull
“Ligje
Nr. 134 datë 2 [5]-11-1945
Mbi amnisti dhe falje për fajet ordinere të krijuara deri në çlirimin e Shqipërisë.
Neni 1
Amnistohen të gjitha fajet ordinere të kryera deri edhe ditën 29 Nëntor 1944 për të cilat ligja parasheh një ndëshkim me burgim të rëndë /…/
Tranë, më 5-11-1945.
Për Kryesinë e Këshillit Antifashist . N. çl.
Sekretari Kryetari
Koço Tashko d.v Dr. Omer Nishani d. v”
Ligji Nr. 134/5.11.1945 saktësisht identik me Ligjin e votuar në seancën e parë të Mbledhjes së 14-të të 5 nëntorit 1945 e cila me votim unanim të 23 anë- tarëve të Kryesisë së Këshillit Antifashist N.çL vendosi dita 28 Nanduer 1944 është dita e çlirimit të Shkodrës dhe Shqipërisë dhe u vendos që data 28 nëntor është data kufi deri kur pranohen kërkesa për amnisi ordinere.
Të qëni identik me Ligjin e 5 nëntorit Ligji i botuar në Fletore Zyrtare, siç lexohet më parë, ka censurën: 8-ta e datës 28 është korigjuan me 9 dhe 28 nëntor lexohet 29 nëntor! Ligja ka një marifet censure komuniste struci: data 5 nëntor e censuruar 2 nëntor kur në origjinal datimi lexohet Tiranë 5-11-1945, që kjo datë konfirmohet përfundi ligjit me dy firma të dy firmëtarëve të Ligjit Nr 134 datë 5 nëntor.
4. Në mbështetje të Ligjit Nr. 134/5-11-1945 në Fletore Zyrtare ditfesta e çlirimit të Shqipërisë festohej 29 nëntori Festa e përbashkët Shqipëri-Jugosllavi, siç e kërkonte Tito në radiogramin e 28 nëntorit ’44 me urimin: “Festa juaj popullore do të jetë edhe festa e popujve tanë” kurse Enver H. me urimin: “Sot me rastin e festës s’uaj të madhe që është njëkohësisht edhe festa e popullit tonë, ju lutem të pranoni…”. Telegram urimi 29 nëntor 47. Në Bashkimi 29 nëntori 47 kryeartikulli: “29 nëntori Festë për dy popujt tanë.” Festimet e 29 nëntorit festa e përbashkët vijuan deri 1992 viti i shpërbërjes së Jugosllavisë Federative. Pas festimimeve të 28 Nëntorit festa e lirisë më 28 nëntor 1944 e 28 nëntor 1945, festa e çlirimit të Shqipërisë rifesohet nëntorin 1992 me dalje e PS nga skena forcë kryesore.
5. Më 1997 në pushtet rivijnë socialistët dhe rikthehen tek avazi i vjetër, 29 nëntori festa e “çlirimit”, me argument Ligji Nr.134/5-11-45 në Fletore zyrtare Nr. 91/14.12.1945 porse ligji është në konflikt të fortë me origjinalin e Mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar e 5 nëntorit ’45 e cila saktë- son: 28 Nëntori dita e çlirimit të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, siç lexohet më parë. Kurse Dekretligji Nr. 1954 dt. 3.11.1997, tek Neni 1 lexohet ndryshimi socialist: “Pas gërmës “C” ndryshohet si vijon: “C” 28 Nëntori dita e Flamurit dhe e Pavarësisë është ditëfestë kombëtare. Pas gërmës “C” shtohet gërma “C/1” me përmbajtje: “29 Nëntori është ditëfesta e çlirimit të Shqipërisë nga nazifashistët.” Fletore Zyrtare 1997:16.
6. Më 2013 socialistët rivijnë në pushtet dhe i rikthiehen 29 nëntorit komu- nisto-titist 1947-1992. Pushtetarët e së majtës sa herë ndryshojnë ditën e çlirimit nga 28 në 29 nëntor i referohen Ligjit nr. 134 datë 5 nëntor 1945, po kështu i referohen historianët e akademikë të së majtës kurse origjinali i Ligjit nr. 134 datë 5 nëntor 1945 konfirmon 28 nëntorin ditë çlirimi dhe assesi jo 29 nëntorin., siç trajtohet më parë.
29 Nëntori ditë fetsta e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesi nazifashist” është e paligjëshme sepse: Nga legjislativi i ndërkohë nuk është abroguar vendimi i Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, organi i epërm legjislativ, i 5 nëntorit 1945, saksionoi “28 nëntori dita e çlirimit të Shkodrës dhe i Shqipërisë dhe në Ligji nr. 134 data 28 nëntor 1944 vendoset data-kufi deri kur pranohen kërkesa për amnisti, por 29 nëntori ditë festë e “çlirimit” vjen për- kundër Nenit 178, pika 1 e Kushtetutës së Republikës: “Ligjet dhe aktet e tjera normative të miratuara para datës së hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute do të zbatohen derisa nuk janë shfuqizuar.” 29 nëntori, festë e përbashkët shqiptaro-jugosllave 1946-1990, kur z. Edi Rama ish-kryebashkiak i Tiranës dhe vijuesh- mërisht Erion Veliaj kremtohet madhërisht “Nata e Bardhë” e 29 nëntorit, kurse 28 Nëntori i Pavarësisë mbetet krejt në hijen socialiste.
7. Kryeartefakt komunist. Në TV Ora Neës You Tube 30 nëntor 2016 mbeti në celuloid imazhi i profesoreshës (intervistë): “20:33. 29 Nëntori ditë për t’u nderuar si 28 Nëntori.” Historianja Ana [Lalaj]…“ (!!) Marrokizizëm akademik!
Paralele 29 me 28…
Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe edhe Enver Hoxha me cilësisinë e Kryeministrit 28 Nëntorin shpalli para shqiptarëve ditën e çlirimit të Shqipërisë ama dita e çlirimit nga gjermanët, 28 nëntori, njëheresh ishte dhe dita e ripushtimit të shqiptarëve nga komunizmi armik pushtues tepër i egër. Ismail Qemali kryetar shteti demokratik, miqësor me shqiptarët, kurse Enver Hoxha Kryeministër i formatit diktator armiqësuar me shqiptarët.
Ismail Qemali krijoi shtetin e parë në kufij etnikë për shqiptarët, me liri qytetare, politike e ekonomike për shqiptarët, kurse Enver H. shtetin e regjimit pushtues gjerman e zevendësoi me diktaturën e proletariatit shteti armiqësor i shqiptarëve për liritë e të drejtat qytetare, politike, ekonomike dhe Shqipëria burg, kamp përqëndrimi e pune.
Ismail Qemali kryetar i shtetit mbrojti me dinjitet pavarësinë e Shqipërisë, të shtetit shqiptar, kurse Enver Hoxha që vitin e parë Shqipërinë e vetveten e vuri nën pushtetin e Jugosllavisë e Marshallit Tito dhe mezi pritej votim formal në Kuvend që Shqipëria bëhet republikë e shtatë e Jugosllavisë federative.
Në gjenezë…
“Buletin i Luftës Nacional-çlirimtare”, i 28 nëntorit 1944, në faqe të parë dy fotografi të mëdha. E para Enver Hoxh me përfundi: “Gjeneral Kolonel Enver Hoxha Kryeministër, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-çlirimtare”. E dyta, thjesht Ismail Qemali! Tërë jetën diktatori s’shkroi që s’shkroi dy rreshta për dhuruesin e Pavarësisë dhe themeluesi i shtetit të parë shqiptar, përpos fjalimit në 50 vjetori i Pavarësisë porse ai ishte i një shkrues tjetër.
8. Hulumtimi akademik i Prof. Dr. Ana Lalaj në “Dilema e çlirimit”, pjesë në libri Dosjet e luftës (2014), është debat akademik me studimin “28 nëntori i tretë” (f, 365-388) i autorit, kumtesë e mbajtur në Konferencën shkencore “Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore”, organizuar nga Qëndra e Studimeve albanologjike nëntor 2009 dhe botuar në Studime Historike 2009 (1-2) viti LXV (XLVIII). Modestisht studimi është shterues për debatin 28 a 29 nëntori dita e çlirimit, për autorin njëra nga ajo datë, 28 nëntori, njëheresh është dita e çlirimit nga gjermanët dhe e ripushtimi nga komunizmi armik i shqiptarëve.
Autore Prof. Dr. Ana Lalaj një goditje njëherësh me dy objektiva: të zerojë kumtesën e autorit në Studime Historike 2009 (1-2) ama edhe me marifet siluron redaksinë e librit Studime Historike 2009 (1-2), që boton kumtesën time, besoj dhe me sedër të plagosur pse mungon pjesëmarrja e saj me kumtesë në Konferencë. Në nderin e redaksisë të Studime Historike 2009 (1-2) të organizojë debat shkencor për Dilema e çlirimit në redaksinë përkatëse, ndjesë për rekomandimin, dëshira të isha debatues në debat!
9. Paralele: Portugali - Shqipëri!
Portugali. Portugalia, pas lufte për 30 vjet mbeti pa festë kombëtare ndryshe vendet europiane 8 majin e shpallë festa e çlirimit nga fashizmi, pse portugezët ndjehen të keqpushtuar nën diktaturën ushtarake të diktatorit Oliveira Salazar (1932-1968) e pak vite nga krahu i djathtë i tij, Marcelo Caertano (1968-1974). Grushti i shetit, i Prillit 1974, me emrin “Revolucioni i karafilave”, s’shkehu asnjë plumb, ushtarët “puçistë” populli i mbuloi me karafiala dhe 25 Prilli, dita e rrëzimit të dikatorit Salazar, kremtohet Dita e Lirisë. Diktatori Salazar me të ngjashme historike diktatori Enver Hoxha por e la shumë pas Salazarin!
Shqipëri. Dita e Lirisë, 25 prilli, e portugezëve është një simetri harmonike me 8 Dhjetori dita kur rrëzohet e zvarritet rrugëve të Tiranës diktatori shqiptar Stalinist Enver Hoxha. S’ka më mire: 8 Dhjetori /8 Maji Dita e Lirisë, e munguar e shqiptarëve, ditë përbashkuese kundër 29-Nëntorit majtist festë e përbashkët e Shqipërisë me Jugosllavinë e Titos, nga 29 nëntori 1947 deri këtë 80 vjetor “çlirimi.” Deri kur 29 nëntori festë e përbashkët diktature Enveriste-titiste!
DOKUMENTE, E SHUMTA NË TË PAKTË
Lajmin e parë për ditëfestën e “çlirimit” e jepte “Kryesia e Këshillit të Përgjith- shëm të Frontit Nacional-Çlirimtar” me urdhëresën (e gjatë) firmosur nga Kryetari D. Omer Nishani e Sekretar Sejfulla Malëshova, që daton 18 tetor ‘’44. Urdhërohen Prefekturat e nën-Prefekturat e vendit: “Dita e 28 nëntorit, dita e Independencës, duhet të festohet me sloganin e çlirimit të Shqipërisë. Prandaj kjo festë duhet të transformohet në një manifestim të madh politik, në festë të shënuar nacioanale siç nuk e ka patur kurrë Shqipëria.“ Më 17 nëntor çlirohej Tirana dhe çlirimi i kryeqytetit është edhe çlirimi i Shqipërisë. Por dhe gjermanët sipas marrëveshjes lënë Shkodrën mbrëmjen e 28 nëntorit. FIGURA 1
FIGURA 1 Vendimi: 28 Nëntori festa e çlirimit, festim i madh në tërë vendin.
FIGURA 2. Sot 28 Nëntori festohet në mënyrë të papërshkruarshëm nga shqiptarët...
FIGURA 3, Kryesia e Këshillit Antifashist NçL me 23 anëtarë, Mbledhja e 14-
FIGURA 4. Kryesia e Këshillit Antifashist NçL vendosi: 28 Nëntori dita e çlirimit të Shkodrës dhe e Shqipërisë. AQSH, Fondi 484, Dosja 106, 1945
FIGURA 5. Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar miraton vendosjen e 28 nëntorit 1944 në Ligji Nr. 134, Neni 1, dt. 5 nëntor 1945, AQSH F. 484, D. 106, 1945
FIGURA 6. Ligjit Nr, 134 dt. 5.11.1945 i censurohet numëri 8 që data 28 të lexohet 29 Nëntor. Diktatori Enver H. i interesuari për 29 nëntorin. AQSH F. 484, D. 106, 1945
FIGURA 7. Origjinalit të Ligjit Nr. 134, data 5 nëntor 1945 (FIGURA 5), botuar në Fletore Zyrtare, i censurohet data 5 nëntor për tu lexuar 2 nëntor, ama censura zbulohet pse përfundi, siç shihet, dokumenti origjinal mban datën 5 nëntor, që konfirmohet edhe nga dy firmëtarët e ligjit Nr. 134, dt. 5 nëntor 1945. Këtij dokumenti i referohen socialistët sa herë ndryshojnë datën nga 28 në 29 nëntor por zien si miu në çark pse përfdundi dokumentit ruhet data e origjinalit, 5 nëntor.
FIGURA 8. Enver H. uron Marshall Tito: 29 nëntori “… në këtë ditë feste të përbashkët populli shqiptar brohorit për vëllazërimin …
martin cani TIRANË- Që prej orës 13:00 të 18 nëntorit familja e të miturit Martin Cani nuk po gjen qetësi! Prindër...
TIRANË- Vetëm për rroga, SPAK dhe BKH kanë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë! Altin Dumani, kreu i SPAK, foli dje për &ldq...
Osman Stafa Sipas dëshmisë së zonjës e cila ka transportuar 14-vjeçarin Martin Cani drejt spitalit, ambulanca e ka marrë dj...
Silvana Begaj Rama përballë vetes në 2025! Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë...
Klodiana Lala Martini 14-vjecar nuk jeton më. Ai mbylli sytë përjetë nga një goditje me thikë në zemër. Aty, mu pra...
lutfi dervishi TIRANË- Elon Musk është emeruar të drejtoje Departmentin e Eficenses se qeverisë Amerikane. Administrata në S...
akil pano TIRANË- Në emisionin Top Story, e ftuar përballë Akil Panos, i tregova publikut një gur me të cilin njerëz kre...
Donald Trump Fitorja vendimtare e Donald Trump në zgjedhje kishte të bënte me shumë gjëra: një refuzim global të pushtet...
Veliaj dhe Rama Nga të gjithë patronazhistët e bashkive të vendit, në Selanik mungonte vetëm njeri! €rion V€liaj! I...
foto e postuar TIRANË- Ai tha qe pensionistet nuk paguhen me rroge por me skeme, dhe ne te njejten fjali shtoi qe qeveria jep 500 miljon euro per ta m...