LIVE UPDATES
Insights

Tenderi që nuk gjendet i shpallur asgjëkundi

Sipas përshkrimit të faturës, pagesë është bërë për produkte të inteligjencës artificiale për mbrojtjen e institucioneve publike. Por ka një problem. Tenderi nuk gjendet i shpallur asgjëkundi. I vetmi informacion publik është ai se kontrata midis Autoritetit të Sigurisë Kibernetike dhe kompanisë First është lidhur në datën 7 tetor të këtij viti dhe ajo është sekret.

5 Dhjetor 2024, 17:17 Nga Klodian Tomorri
Tenderi që nuk gjendet i shpallur asgjëkundi
Klodian Tomorri

TIRANA- Në datën 15 nëntor, në databazën e thesarit të shtetit u shfaq një pagesë me vlerë 1.5 miliardë lekë ose 15 milionë euro. Përfituesi është një kompania e quajtur FIRST, e cila operon në fushën e Teknologjisë së Informacionit, ndërsa paguesi është Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Sipas përshkrimit të faturës, pagesë është bërë për produkte të inteligjencës artificiale për mbrojtjen e institucioneve publike. Por ka një problem. Tenderi nuk gjendet i shpallur asgjëkundi. I vetmi informacion publik është ai se kontrata midis Autoritetit të Sigurisë Kibernetike dhe kompanisë First është lidhur në datën 7 tetor të këtij viti dhe ajo është sekret.

Por klasifikimi i kontratave sekrete nuk i çliron institucionet publike nga detyrimi për të publikuar shpalljen e tenderit dhe njoftimin e fituesit në Buletinin e Njoftimeve Publike. Ky është detyrim ligjor i patjetërsueshëm. Por në këtë rast, si shpallja e procedurës ashtu dhe shpallja e fituesit nuk gjenden në asnjë buletin. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, edhe në kontratat më sekrete të shtetit.

Askush nuk e di se sa është vlera totale e kësaj kontrate. Pagesa prej 15 milionë eurosh është vetëm pjesore dhe do të pasohet nga të tjera. Paralelisht askush nuk e di, nëse First është përfituesi i vetëm i kontratës apo e ka marrë atë në bashkëpunim me kompani të tjera.

Dhënia parash me shpejtësi rrufe

Nënshkrimi i kontratës në datën 7 tetor dhe pagesa e 15 milionë eurove vetëm një muaj më pas, ngre dyshime të forta. Kur u dorëzua shërbimi ose produktet tek AKSK? Kur u instaluan ato. Kur u morën në dorëzim? Dhe si u arrit që brenda një muaj të realizohen të gjitha këto dhe të përfitohet pagesa? Por këto nuk janë dyshimet e vetme përballë kontratës së majme supersekrete.

Në 5 vitet e fundit, Autoriteti Kombëtar i Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike kishte shpenzuar gjithsej 4 milionë euro për të gjithë aktivitetin dhe shpenzimet e tij operative, përfshirë rrogat e punonjësve dhe çdo gjë tjetër. Në vetëm një dorë ai shpenzoi 15 milionë euro për First. Cfarë është kontrata supersekrete që tronditi buxhetin e AKSK?

Kapitalizmi i Katastrofës

Menjëherë pas Shqipëria u sulmua nga hackerat dhe infrastruktura dixhitale e shtetit kolapsoi, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se qeveria do të investonte fuqishëm në sigurinë kibernetike. Në atë kohë, Edi Rama pati lajmëruar publikisht edhe një kontratë me kompaninë amerikane Jones Group, që zotërohet nga ish gjenerali Jones. Por kompaninë amerikane e përzunë dhe kontrata nuk u lidh asnjëherë. Arsyet nuk u morën vesh, ndonëse nën zë flitej që e pengoi AKSHI.

Pak muaj më parë qeveria miratoi një ligj për Sigurinë Kibernetike. Në relacionin e tij thuhet se në 5 vitet e ardhshme do të shpenzohen mbi 270 milionë dollarë për sigurinë kibernetike. Dhe paratë kanë filluar tashmë të fluturojnë.

Krijimi i katastrofave është mënyra më e mirë për të plaçkitur para pa iu nënshtruar disipliës buxhetore dhe filtrave ligjorë që mbrojnë interesat e qytetarëve dhe ngushtojnë hapësirat e abuzimit. Fatkeqësisht qytetarët shqiptarë janë duke e provuar në kurriz këtë në disa fronte.

Pesë vjet pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Durrësit vazhdon të prokurojë miliarda lekë në tendera të mbyllur, që fitohen nga kompanitë e lidhura me drejtuesit e bashkisë kundrejt çmimeve në kokë të fondit limit. Deri në qindarkën e fundit. Deri tani, shpenzimet për Rindërtimin kanë kaluar në mbi 1 miliardë euro. Dhe shumica e tyre janë qerasur me tendera pa garë.

Pas tërmetit, u hap fronti i ri. Ai i shpenzimeve në tendera sekretë për Covidin. Edhe këtë herë kapitalizmi i katastrofës u shndërrua në arsye për të plaçkitur. Ministria e Shëndetësisë i bleu respiratorët me çmim 4 herë më të lartë se sa tregu, ndërsa kitet dhe pajisjet e tjera u blenë deri në 10 herë më shtrenjtë. Kjo u faktua nga SPAK, i cila gjithsesi i pushoi hetimet me një justifikim skandaloz. Atë se shkeljen nuk e kishte bërë ministrja e Shëndetësisë, por specialistët që ishin anëtar në komisionin e tenderit.

Tashmë Edi Rama ka hapur frontin e radhës të Kapitalizmit të Katastrofës. Ai është fronti kibernetik, ku dëngjet e parave po qerasen pa asnjë transparencë dhe pa asnjë llogaridhënie publike. Gjithmonë tek klientët e pushtetit.

First është një kompani e themeluar në vitin 2008. Pronari i saj me 100 për qind të aksioneve është Gëzim Hoxha.

Gjatë dy viteve të fundit kjo kompani ka faturuar mesatarisht 2 milionë euro të ardhura në vit, pjesa dërrmuese e të cilave vjen nga kontratat publike që ka me AKSHI-n. Pra një kompani e cila realizon vetëm 2 milionë euro xhiro në vit, merr me një dorë të vetme 15 milionë euro ose gati 8 herë më shumë se xhiroja e saj vjetore. Por nuk mbaron këtu.

Ironikisht First kishte një sërë kontratësh për sigurinë kibernetike të infrastrukturës dixhitale publike, kur mbrojtja dështoi dhe shërbimet online qeveritare ranë të gjitha.

As First as kontraktorët e tjerë privatë që përgjigjeshin për sigurinë kibernetike të shtetit nuk mbajtën asnjë përgjegjësi për dështimin e sistemeve të mbrojtjes, që u shkaktuan një dëm të pallogaritshëm qytetarëve shqiptarë. Tashmë është sërish e njëjta kompani, të cilës i besohet kontrata prej miliarda lekësh e sigurisë kibernetike të institucioneve shtetërore.

Teksa Igli Tafa, drejtor i AKSK dhe qeveria shqiptare ndajnë qindra milionë euro në kontrata supersekrete, për të njëjtat kompani, qytetarët shqiptarë mund të shohin sërish me sytë e tyre Kapitalizmin e Katastrofës nën veprim, që iu merr paratë e pensioneve, shkollave dhe spitaleve për t’i çuar tek Gëzimët e qeverisë.

first autoriteti kombetar i sigurise kibernetike

Sondazh

Poll
Insights 24 Nëntor 2024, 10:56 Flamur Vezaj

SPAK-u dështoi në konfiskimin e pasurive!

TIRANË- Vetëm për rroga, SPAK dhe BKH kanë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë! Altin Dumani, kreu i SPAK, foli dje për &ldq...

Insights 20 Nëntor 2024, 19:23 Silvana Begaj

Rama përballë vetes në 2025!

Silvana Begaj Rama përballë vetes në 2025! Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë...

Insights 13 Nëntor 2024, 17:21 Lutfi Dervishi

Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

lutfi dervishi TIRANË- Elon Musk është emeruar të drejtoje Departmentin e Eficenses se qeverisë Amerikane. Administrata në S...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj