LIVE UPDATES
Insights

Neoshqiptarizma dhe Ideali Kombëtar: Kur kombi bëhet shpëtimtari i vetvetes

Nga akti historik te ndërgjegjja kolektive

28 Nëntor 2024, 20:01 Nga Arta Feta
Neoshqiptarizma dhe Ideali Kombëtar: Kur kombi bëhet shpëtimtari
foto ilustruese

TIRANË- 28 Nëntor 1912, joveçse datë e shënjuar e shpalljes së pavarësisë, por sakaq moment reflektimi e mendimi mbi rrugëtimin e kombit shqiptar. Datë që shërben si kujtesë e një kohe kur sakrifica dhe aspiratat e përbashkëta triumfuan mbi luftën. Datë që përtej aktit historik, na fton të kthehemi dhe në periudha të tjera sfiduese dhe frymëzuese, si vitet ’30, kur mendimatarë si Branko Merxhani, Vangjel Koça dhe Mit’hat Frashëri ndërtuan bazat e një ideali të ri kombëtar.

Këto vite caktojnë një periudhë formësimi për Shqipërinë e re. Pas shpalljes së pavarësisë, sfidat ishin të shumta: mungesa e një tradite shtetërore, ndasitë krahinore, fetare dhe kulturore, dhe varfëria e thellë. Në këtë kontekst, mendimtarët shqiptarë ngritën një projekt të guximshëm: krijimin e një ndërgjegjeje të re kombëtare, të bazuar jo vetëm në kufijtë territorialë, por në një unitet shpirtëror dhe kulturor.

Ky projekt, i quajtur Neoshqiptarizma, përfaqësonte një rrymë mendimi që u kristalizua në këtë periudhë, e konceptonte kombin si një ideal hyjnor, të rrënjosur në shpirtin dhe energjinë krijuese të popullit. Sipas Branko Merxhanit, i frymëzuar nga filozofia e Bergson-it, kombi nuk ishte vetëm një entitet politik, por një forcë e përbashkët që lind nga ndërgjegjja kolektive. Kombi, sipas tij, ishte një “hov jetik” (élan vital), një energji e brendshme, dinamike dhe krijuese që e shtyn jetën përpara, përtej pengesave dhe kufizimeve të jashtme.

Kjo nxitje e brendshme, buron nga vetë natyra e jetës dhe përpiqet të kapërcejë çdo kufizim. Sipas kësaj ideje, jeta ka një aspekt që është më shumë sesa fizik apo material; ajo është krijuese, shpirtërore dhe e pandalshme. Kur kjo ide e fuqishme aplikohet në kontekstin e kombit, ajo merr një kuptim edhe më të thellë: kombi shihet si një organizëm që jeton, zhvillohet dhe transformohet falë energjisë së tij kolektive dhe frymës krijuese.

Pra, dhe në momente krizash të mëdha, kombi bëhet shpëtimtari i vetvetes. Kur individët nuk mund të mbrojnë interesat e përbashkëta, vullneti kolektiv del në pah, duke krijuar një unitet shpirtëror që tejkalon çdo ndasi.

Në vitet ’30, mendimtarët shqiptarë nuk u kufizuan vetëm te teoritë. Ata u angazhuan në krijimin e platformave intelektuale, si revista “Përpjekja Shqiptare” dhe “Illyria”, ku debatuan mbi politikën, arsimin dhe kulturën. Qëllimi ishte i qartë: të formësohej një identitet kombëtar autentik që të bashkonte popullin përtej ndasive. Ato kishin bindjen se emancipimi dhe hapja ndaj botës mund të arrihen përmes rritjes së nivelit intelektual dhe edukimit shoqëror. Pra, një hapje shoqërore që ruan në thelb autenticitetin kulturor. Sipas tyre, pa një ndjenjë të përbashkët kombëtare, modernizimi rrezikonte të çonte në humbjen e identitetit.

Në një kohë kur globalizimi sfidon identitetet kombëtare, mesazhi i neoshqiptarizmit mbetet aktual. Për mendimtarët e grupviteve ’30, të qenit shqiptar nuk është vetëm çështje gjuhe apo territori, por një përpjekje shpirtërore dhe morale për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat e përbashkëta.

Në Ditën e Pavarësisë, ne kujtojmë jo vetëm të kaluarën tonë, por edhe potencialin tonë për të kapërcyer sfidat. Neoshqiptarizma na kujton se kombi bëhet shpëtimtari i vetvetes kur individët bashkohen përreth një ideali të përbashkët, duke lënë mënjanë ndasitë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur.

Kjo datë na fton të reflektojmë, të pyesim: A jemi ende të aftë të krijojmë një vullnet të përbashkët për të çuar përpara Shqipërinë? Në një botë të ndryshimeve të shpejta, përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen tonë si komb, por edhe trashëgiminë që do t’u lëmë brezave në ardhje.

neoshqiptarizma 28 nentor 1912 arta feta

Sondazh

Poll
Insights 24 Nëntor 2024, 10:56 Flamur Vezaj

SPAK-u dështoi në konfiskimin e pasurive!

TIRANË- Vetëm për rroga, SPAK dhe BKH kanë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë! Altin Dumani, kreu i SPAK, foli dje për &ldq...

Insights 20 Nëntor 2024, 19:23 Silvana Begaj

Rama përballë vetes në 2025!

Silvana Begaj Rama përballë vetes në 2025! Më kujtohen shpesh fjalët e babait tim i cili më thoshte: kurr mos thuaj fjalë...

Insights 13 Nëntor 2024, 17:21 Lutfi Dervishi

Nëse Elon Musk do të ishte në Shqipëri

lutfi dervishi TIRANË- Elon Musk është emeruar të drejtoje Departmentin e Eficenses se qeverisë Amerikane. Administrata në S...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj