LIVE UPDATES
Insights

Festivalet nën hijen e Elvanës

Kjo bindje e paragjykim publik për rëndesën e posaçme të këngëtares, i sjell pasoja si organizatorëve edhe Elvanës. Nëse fiton organizatorët do të akuzohen për manipulim, blerje dhe korruptim; nëse humb duket sikur gjithë Shqipëria ka një inat me të dhe shpërthen nga deliri i humbjes së saj.

23 Dhjetor 2024, 16:22 Nga Ermal Mulosmani
Festivalet nën hijen e Elvanës
elvana gjata

TIRANË- Festivali i Këngës në Radiotelevizion është e vetmja herë kur një shumicë teleshikuesish kërkojnë me pultin e tyre të sinkronizohen me valët e Televizionit Publik. Këtu nuk mbërthehen vetëm nostalgjikët e dikurshëm të Festivaleve por edhe një spektër mjaft i gjerë moshash. Ndikon në këtë mes ndoshta edhe fakti që fituesi i atij Festivali do të konkurojë në Festivalin Evropian të Këngës, një ngjarje kultutrore që ka mjaft interes ndër ne.

E ndoqa edhe unë pjesën e dytë të Festivalit, si me thënë pjesën e rëndësishme të tij, aty ku u kënduan këngët më të mira dhe u dhanë edhe çmimet për fituesit.

Më pëlqeu spontaniteti dhe toni i kadifenjtë i Kel Demit i kombinuar me natyrshmërinë e Ornela Bregut. Nuk do kisha vënë bast për suksesin e tyre por të dy më provuan që isha gabim. Nuk di ça të them për këngët sepse nuk jam ndonjë ekspert i madh dhe sepse një shumicë prej tyre nuk i ndoqa.

E nisa këtë shkrim për dy arsye. E para ishte një recitim-deklamim i Elhaida Danit në pozitën e Drejtores Artistike të Festivalit. Ishte jashtëzakonisht patetike dhe krejt e pavend. Nuk ka pse na rrëfen vuajtjet e saj as “sulmet e pabesa” që i janë bërë nga urrejtësit dhe paragjykuesit. Kujt i plasi?! Ato tregoja personave të afërm në kafene jo në skenën ku njerëzit presin me emocin fituesin e Festivalit. Ishte një personalizim i bezdisshëm, 6 minutësh, që nëse do isha dashamirës i saj dhe do më kishte pyetur nuk do ta lejoja kurrsesi. Ajo dukej sikur po na thoshte: “U kam bërë gjithë këtë Festival tani më duroni se do ju ttregoj jetën time”. Ishte në kontrast të thellë me moderimin e përulur e me sens mase të dy moderatorëve. Padyshim, nëse do më duhej të hiqja diçka nga ai Festival, do të hiqja deklamimin patetik të Elhaidës. Krejt e kundërta ndodhi kur ajo këndoi. Ishte ajo që është, një këngëtare e mrekullueshme.

E dyta dhe ndoshta e para për nga rëndësia, është personalizimi i Festivalit nga Elvana Gjata. Sapo vendos të marrë pjesë në një Festival Gjata shpëthen thashathemnaja: “Është i përcaktuar fituesi, Elvana shkon me kusht”.

Kjo bindje e paragjykim publik për rëndesën e posaçme të këngëtares, i sjell pasoja si organizatorëve edhe Elvanës. Nëse fiton organizatorët do të akuzohen për manipulim, blerje dhe korruptim; nëse humb duket sikur gjithë Shqipëria ka një inat me të dhe shpërthen nga deliri i humbjes së saj. Lajm nuk është organizimi i Festivalit por mënyra sesi reagoi Elvana, çfarë shkroi ajo në rrjtetet sociale, kush e votoi e kush jo etj etj.

Organizatorët morën vëmendjen me pjesëmarrjen e saj por nuk hezituan t’i tregojnë që Festivali është mbi të gjithë. Nëse ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion (çka duket se është një synim i qartë i saj) duhet të kalojë stekën e vlerësimit pa faull.

Uroj që RTSH dhe Juria të mos rrëzojë askënd për sfidë por t’i japë hakun gjithsecilit. Do të ishte akoma më keq nëse RTSH nga frika e reagimit popullor t’i mohnte një çmim të merituar Gjatës. Si një njeri që është marrë herëpashere me konkurse të tilla televizive, ju siguroj se asnjë organizatori nuk i intereson të fitojë një konkurues që nuk e meriton. Kur ndodh ndonjë gjë e tillë me siguri çështja ka qenë mbi ata ose ka dalë jashtë kontrollit të tyre. Unë nuk besoj se është ky rasti.
Më pëlqeu në fund kur tha që dhjetë herë bie e njëmbëdhjetë herë ngrihem, ishte si një hedhje doreze për revansh. Sportiviteti në humbje i jep më shumë pikë sesa çdo fitore e pamerituar. Nuk ka ndodhur asgjë me humbjen e saj.

elvana gjata festivali i kenges

Sondazh

Poll
Insights 21 Dhjetor 2024, 20:37 Lutfi Dervishi

TikTok, rrugaçi i lagjes

Lutfi Dervishi Pas 11 vitesh në qeverisje Kryeministri më në fund ka identifikuar burimin e të gjitha problemeve: TikTok! Ky ësht&...

Insights 17 Dhjetor 2024, 09:37 Edona Prroni

Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit

Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria përballet me sfida të mëdha në rrugën e saj drejt rritjes ekonomike, ku korrupsioni mb...

Insights 15 Dhjetor 2024, 19:57 Kiço Londo

"E reja" që su bë dot "e vjetër"

Foto ilustruese TIRANË- Sot u mbushën katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental. "Duam ti japim një rit...

Insights 15 Dhjetor 2024, 14:30 Dosja.al

Dy interpelanca për të kuptuar PS

foto ilustruese TIRANË- Sjellja e deputetëve të Partisë Socialiste ndaj dy interpelancave të kërkuara nga opozita, dhuroi n&e...

Insights 13 Dhjetor 2024, 07:34 Shaban Murati

Çfarë populli jemi?

Shaban Murati MAQEDONIA E VERIUT- Në 9 dhjetor 2024 SHBA shpallën non grata ish-zëvendëskryeministrin shqiptar (BDI) të Maqedonis&...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë