LIVE UPDATES
Insights

Çfarë populli jemi?

Aq flagrant dhe negativ është ky servilizim i pështirë politik dhe etnik shqiptar, saqë edhe qeveria amerikane u neverit dhe e dënoi me shpalljen non grata jo vetëm ish-zëvendëskryeministrin shqiptar, por edhe anëtarët e familjes se tij.

13 Dhjetor 2024, 07:34 Nga Shaban Murati
Çfarë populli jemi?
Shaban Murati

MAQEDONIA E VERIUT- Në 9 dhjetor 2024 SHBA shpallën non grata ish-zëvendëskryeministrin shqiptar (BDI) të Maqedonisë së Veriut, për korrupsionin e ndërhyrjes në gjykatat e Shkupit për të shpëtuar nga dënimi penal Sasho Mijallkovin, shefin maqedonas të shërbimit sekret maqedonas, i shpallur edhe ai non grata nga SHBA, shërbim që ka qenë dhe është nga armiqtë më të egër të faktorit shqiptar atje. Aq flagrant dhe negativ është ky servilizim i pështirë politik dhe etnik shqiptar, saqë edhe qeveria amerikane u neverit dhe e dënoi me shpalljen non grata jo vetëm ish-zëvendëskryeministrin shqiptar, por edhe anëtarët e familjes se tij.

Për të treguar sesa i gjërë është degradimi etnik, politik dhe moral i krerëve politikë shqiptarë po sjellim shembullin e një kryetari të një partie të rëndësishme politike shqiptare në Maqedoni, i cili publikisht “i betohej për besnikëri deri në vdekje” shefit të shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijallkov. Një betim, që i bëhet dhe duhet t’i bëhet vetëm idealit kombëtar shqiptar dhe flamurit kombëtar shqiptar, përdhoset në këtë derexhe kuislinge. Po kjo parti e këtij kryetari, e cila merrte pjesë në qeverinë e kryeministrit Georgievski në vitin 2001, qëndronte qetësisht në qeverinë maqedonase, duke gëzuar benefitet maqedonase, në kohën kur artileria maqedonase bombardonte dhe masakronte fshatrat shqiptare të Tetovës. Çfarë bëri më tepër Kuislingu norvegjez në vitet e luftës së dytë botërore, kur Norvegjia ishte e pushtuar nga trupat naziste?

A kanë gojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të ankohen për diskriminim e tyre etnik nga shteti maqedonas, kur krerët e tyre politikë shqiptarë i betohen “për besnikëri deri në vdekje” shërbimit sekret maqedonas?

Në 2015 kryetari shqiptar i bashkisë së Preshevës dekoron me dekoratë të posaçme kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të shtetit shtypës të popullit shqipar të Luginës së Preshevës. A kanë më të drejtë pas kësaj shqiptarët e Preshevës të hapin gojën të ankohen në zyrat diplomatike perëndimore për diskriminim etnik të tyre nga presidenti i shtetit serb Aleksandar Vuçiç, i cili u tund diplomatëve perëndimorë dekoratën shqiptare të dhënë nga shqiptarët për mirënjohje ndaj Serbisë për “të mirat”, që Serbia u ka bërë shqiptarëve të Luginës?

Rrënjët e së keqes shqiptare shkojnë shumë thellë…Këto qendrime nuk janë vetëm turpi personal faqezi i atyre funksionarëve të mjerë politikë shqiptarë në Serbi dhe në Maqedoni, por është turp i gjithë popullit. Është turp kombëtar!
O Zot! Çfarë populli jemi vallë, që u lëpijmë këmbët shtypësve dhe japim jetën për qeveritë serbe dhe maqedonase, që i kanë masakruar dhe përbuzur shqiptarët në shekuj?

shaban murati

Sondazh

Poll
Insights 24 Nëntor 2024, 10:56 Flamur Vezaj

SPAK-u dështoi në konfiskimin e pasurive!

TIRANË- Vetëm për rroga, SPAK dhe BKH kanë shpenzuar rreth 14 milionë dollarë! Altin Dumani, kreu i SPAK, foli dje për &ldq...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj