LIVE UPDATES
Insights

Diaspora shqiptare në votimet e 2025: Pjesëmarrja Juaj Ndikon në të Ardhmen e Shqipërisë

Diaspora përfaqëson mbi 1.7 milion shqiptarë me të drejtë vote jashtë vendit (referencë INSTAT), pothuajse gjysmën e qytetarëve me të drejtë vote.

10 Janar 2025, 17:31 Nga Anila Hyka
Diaspora shqiptare në votimet e 2025: Pjesëmarrja Juaj Ndikon në
foto ilustruese

TIRANË- Një Hap Historik për Demokracinë Shqiptare

11 Janar 2025, shqiptarët në diasporë do të kenë mundësinë historike për të votuar për herë të parë nga vendet ku banojnë. Me miratimin e fundit të amendamenteve të kodit zgjedhor, ky hap përfaqëson jo vetëm rikthimin e një të drejte të mohuar prej 30 vitesh, por edhe një mundësi të madhe për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e Shqipërisë.

Diaspora përfaqëson mbi 1.7 milion shqiptarë me të drejtë vote jashtë vendit (referencë INSTAT), pothuajse gjysmën e qytetarëve me të drejtë vote. Ndër vite, diaspora ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit përmes remitancave, investimeve dhe mbështetjes së familjeve dhe komuniteteve lokale. Megjithatë, përfaqësimi i saj në proceset vendimmarrëse politike ka qenë i pamjaftueshëm. Zgjedhjet e 2025-ës janë një moment kyç për të ndryshuar këtë situatë dhe për të të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e Shqipërisë dhe forcimin demokracinë shqiptare.

Pse Është e Rëndësishme Pjesëmarrja në Zgjedhjet e Maj 2025?

1. Forcimi i Demokracisë

Vota juaj është një instrument që bën institucionet politike më të përgjegjshme dhe transparente. Pjesëmarrja juaj ndihmon në ngritjen e një sistemi të drejtë dhe përfaqësues.

2. Përfaqësimi i Diasporës

Me një pjesëmarrje të lartë në votime, diaspora ka potencialin të ushtrojë ndikim të rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm në përmirësimin e cilësisë së listës së kandidatëve për parlamentin e ardhshëm, përfshirë edhe kandidatë nga diaspora, por edhe në sigurimin që çështjet dhe sfidat e diasporës të reflektohen në axhendën politike të Shqipërisë. Ky përfaqësim do të krijojë hapësira të reja për sjelljen e një fryme ku politika të përfaqësojëe plotësisht popullin, duke kontribuar kështu në përmirësimin e politikave që adresojnë nevojat e shqiptarëve jashtë vendit dhe zhvillimin e proceseve të politikëbërjes në vend.

3. Ndikimi në Politikbërjen

Vota juaj ka një ndikim të drejtpërdrejtë në politikat që ndikojnë ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe çështjet sociale. Pjesëmarrja juaj është thelbësore për të hapur rrugën drejt reformave të qëndrueshme. Përmes votës, ju kontribuoni në përzgjedhjen e përfaqësuesve dhe në formimin e qeverisë. Politikat kryesore që prekin jetën e përditshme të qytetarëve do të formësohen nga ata që ju zgjidhni. Vota juaj është mjeti më i fuqishëm për të drejtuar këto politika në një drejtim që përfaqëson interesat dhe aspiratat tuaja

4. Një Shqipëri që Boshatiset

Tendenca e emigrimit, me mbi 50,000 persona që largohen nga vendi çdo vit, referuar Censit te shtator 2023 është një alarm kombëtar që po prek thellësisht Shqipërinë. Ky fenomen ka sjellë humbjen e një pjese të rëndësishme të ekspertizës, intelektualëve dhe forcës së re punëtore, duke dobësuar potencialin për zhvillim të qëndrueshëm. Alarmi shtohet kur konsiderojmë që 28% e gjeneratës së re aspiron të largohet nga vendi. Vota juaj është një thirrje për ndryshim dhe një mundësi për të ndalur këtë zbrazje të pandalshme. Pjesëmarrja juaj ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje ku Shqipëria bëhet një vend që ofron shanse dhe perspektiva për të gjithë qytetarët e saj.

Rëndësia e Ndërgjegjësimit dhe Përgatitjes

1. Kontrolloni Dokumentet e Identitetit

Një nga kushtet e votimit është të keni pasaportë ose letërnjoftim të vlefshëm. Dokumentet e skaduara duhet të rinovohen menjëherë duke kontaktuar selite diplomatike në vendet ku jetoni.

2. Ndiqni Procedurat e Regjistrimit

KQZ do të hapë Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) më 11 Janar 2025. Regjistrimi është një hap thelbësor për të shprehur vullnetin tuaj për të votuar.

3. Përfitoni nga Informacioni i Ofruar

Ndiqni njoftimet nga KQZ, ambasadat dhe organizatat e diasporës. Angazhohuni në webinare dhe aktivitete informuese.

4. Shprehni Vullnetin Tuaj

Deklaroni vullnetin tuaj për të votuar sa më shpejt. Kjo ndihmon në adresimin e problemeve të mundshme teknike ose administrative.

5. Përhapni Informacionin

Informoni familjarët dhe komunitetin tuaj për këtë mundësi historike. Bashkëpunimi juaj është kyç për suksesin e kësaj iniciative.

1. Ta mbështesni platformën PER. Drejtohuni institucionit përkatës, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), nëse në fazat e para të funksionimit mund të shfaqen disa probleme  teknike. Pjesëmarrja dhe feedback-u juaj do të ndihmojnë në përmirësimin e saj.

Një Problem Kritik që Kërkon Vëmendje

Procesi i votës së diasporës përballet me një sfidë serioze për shkak të vonesave në miratimin e aktit nënligjor që lidhet me procesin e numërimit të votave të diasporës. Ky akt, që ndodhet nën kompetencën e Komisionit Rregullator pranë KQZ-së, është duke u zvarritur për arsye politike që nga fillimi i dhjetorit. Komisioni, i përbërë nga 5 anëtarë (3 përfaqësues
të Partisë Socialiste dhe 2 të opozitës), është bllokuar për shkak të interesave partiake, ku anëtarët e opozitës shprehen se nuk bien dakort me mênyrë përzgjedhjese të stafit që do të marrin pjesë në procesin e numërimit dhe pse kjo pikë është përcaktuar në Kodin Zgjedhor miratuar nga PS dhe Opozita në korrik 2024.

Sipas rregullores së KQZ-së, ky akt duhej të ishte miratuar tashmë, por zvarritja rrezikon të minojë gjithë procesin zgjedhor për diasporën.

Si Funksionon Procesi?

Procesi përbehet në 2 faza:

1. Faza e regjistrimit 11 janar- 11 mars përmes platformës online PER

PER do të mundësojë regjistrimin dhe verifikimin e të dhënave të votuesve përmes teknologjisë së avancuar biometrike. Një platforme që është e aksesueshme përmes faqes zyrtare te KQZ së , link interneti ose aplikacion ne telefonat mobile (androide dhe apple). Platforma ka dy module kryesore :

• Moduli i regjistrimit te votuesit me të dhënat personal dhe adresën e vendit ku jeton

• Moduli i verifikimit të legjitimitetit të votuesit përmes teknikave te sigurisë dhe komunikimit me Regjistrin e Gjendjes Civile.

Rezultati i këtij moduli finalizon dhe listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë nga jashtë.

2. Votimi

Procesi i votimit do të kryhet me postë. Procedurat do të publikohen nga KQZ sapo platforma të jetë funksionale dhe akti i fundit nënligjor të jetë miratuar nga komisioni Rregullator.

Apel për Diasporën

Të dashur bashkëkombës,

Shqipëria po kalon një moment kritik që kërkon angazhimin dhe përkushtimin e secilit prejnesh. Demokracia jonë ka nevojë për fuqinë tuaj, zërin tuaj dhe, më e rëndësishmja, votën tuaj. Pjesëmarrja në zgjedhjet e 2025-ës është një mundësi unike për të ndikuar drejtpërdrejt në të ardhmen e vendit tonë dhe për të rikthyer shpresën për brezat e ardhshëm.

Përmbushni detyrën tuaj qytetare dhe jepni kontributin tuaj në forcimin e demokracisë dhe zhvillimin e Shqipërisë. Vota juaj është më shumë se një e drejtë; është fuqia për të ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve dhe për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të mirë.

"Shqipëria na përket të gjithëve. Bashkohuni në këtë proces historik dhe sigurohuni që zërat tanë të dëgjohen!"

Thirrje për Politikën

I bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë që të lënë mënjanë interesat personale dhe partiake dhe të mos sabotojnë një proces kaq të rëndësishëm për demokracinë shqiptare. Mbajtja peng e këtij akti për interesa të ngushta është e papranueshme dhe minon të ardhmen e kombit tonë.

Interesat e kombit duhet të jenë prioritet mbi gjithçka tjetër. Kjo është një mundësi historike për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucionet demokratike dhe për të dëshmuar se Shqipëria mund të bëjë progres kur prioritetet vendosen drejt.

Përgatitur nga Anila Hyka SMØRGRAV; eksperte në procesin digjital të votimit nga jashtë; Bashkë-drejtuese e Bordit Ekzekutiv Germin; anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës

diaspora shqiptare anila hyka

Sondazh

Poll
Insights 27 Dhjetor 2024, 14:55

Lufta e ftohtë e grave të pushtetit

foto ilustruese TIRANE- Një fotografi e Ajola Xoxës publikuar në vitin 2019 në Instagram bëri xhiron e portaleve në vend, p&e...

Insights 26 Dhjetor 2024, 20:30 Iva V. Grillo

Përrallat e pseudo-profesionistëve

Linda Rama TIRANË- Nuk është e qartë përse bashkëshortja e Kryeministrit dhe televizioni ku ishte e ftuar zgjodhën pik&e...

Insights 23 Dhjetor 2024, 16:22 Ermal Mulosmani

Festivalet nën hijen e Elvanës

elvana gjata TIRANË- Festivali i Këngës në Radiotelevizion është e vetmja herë kur një shumicë teleshikuesish ...

Insights 21 Dhjetor 2024, 20:37 Lutfi Dervishi

TikTok, rrugaçi i lagjes

Lutfi Dervishi Pas 11 vitesh në qeverisje Kryeministri më në fund ka identifikuar burimin e të gjitha problemeve: TikTok! Ky ësht&...

Insights 17 Dhjetor 2024, 09:37 Edona Prroni

Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit

Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria përballet me sfida të mëdha në rrugën e saj drejt rritjes ekonomike, ku korrupsioni mb...

Insights 15 Dhjetor 2024, 19:57 Kiço Londo

"E reja" që su bë dot "e vjetër"

Foto ilustruese TIRANË- Sot u mbushën katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental. "Duam ti japim një rit...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje