LIVE UPDATES
Insights

QKK shpërdoron fondet, Eol Çashku si Santa Klaus shpërndan lekët e buxhetit të shtetit si "pakot e vitit te ri"

Në 27 vite që nga themelimi, ky institucion ka financuar ka mbështetur shumë autorë të karrierës dhe të rinj, të cilët sipas aftësive të tyre kanë realizuar shumë filma të suksesshëm, ashtu si edhe filma të pasukesshëm.

29 Dhjetor 2024, 10:43 Nga Dosja.al
QKK shpërdoron fondet, Eol Çashku si Santa Klaus shpërndan
qendra kombetare e kinematografise

TIRANË- QKK është institucioni i vetëm ku kineastët dhe krijuesit e filmit mund të drejtohen për të fituar të drejtën e konkurrimit midis tyre. Kjo Qendër financon filma të zhanreve të ndryshme si: filma artistikë me metrazh të gjatë dhe të shkurtër, filma të animuar dhe filma dokumentarë, si dhe projekte të ndryshme. Në 27 vite që nga themelimi, ky institucion ka financuar ka mbështetur shumë autorë të karrierës dhe të rinj, të cilët sipas aftësive të tyre kanë realizuar shumë filma të suksesshëm, ashtu si edhe filma të pasukesshëm. I teti drejtues i këtij institucioni, z. Eol Çashku, i emëruar me një procedurë “konkurimi” tejet të dyshimtë, u vetëofrua për të drejtuar këtë institucion me duar të pastra, si dhe për të ngritur cilësinë e prodhimit kinematografik shqiptar shumë lart. Platforma përmbante 10 pika të cilat janë përcaktuar edhe me kalendar zbatimi:

Shtrirja kohore e zbatimit të platformës

 QKK shpërdoron fondet, Eol Çashku si Santa Klaus shpërndan
 

Por çfarë ka bërë në të vërtetë z. Çashku në 10 muaj të drejtimit të QKK. E vërteta e parë është që nuk ka arritur të realizojë asnjë gjë dhe në rastin më të mirë i ka bërë keq elementët e platformës që i ka vendosur vetes dhe i ka premtuar Kryeministrit që e ka emëruar në këtë detyrë.

1. Miratimi i Rregullores së Përgjithshme të Financimit dhe Lejeve të QKK-së.  

- Rregullorja e QKK nr. 168 datë 27.05.2024, përveç konfuzionit që krijon, përmban norma përjashtuese dhe në këtë mënyrë kufizon konkurencën e lirë, sidomos për produksionet e reja dhe regjisorët e rinj. Si e tillë, kjo rregullore penalizon në mënyrë të paprecedent dy nga tre shtyllat kryesore të projekteve kinematografike dhe krijon të gjitha mundësitë për të përjashtuar nga gara regjisorët dhe producentët e rinj.

- Kjo konstatohet në kriteret e përjashtuese për regjisorët që nuk kanë diplomë regji filmi, e cila ëshë vënë e detyrueshme në pothuajse të gjitha kategoritë e projekteve: metrazh i gjatë vepër e parë dhe e dytë, filma artistikë të metrazhit të shkurtër, filma dokumentarë, filma të animuar, postproduksion dhe distribucion, për vepra audiovizuale, pa lënë asnjë hapësirë për regjisorët e artir skenik, apo multimedia, që kanë marrë mbështetje të mëparshme nga QKK. Për shokët dhe miqtë e tij, z. Çashku e mbyll një sy dhe jo vetëm që nuk i përjashton nga gara, por jep edhe fonde për filma, ndonëse mund të jenë edhe të përfunduar.

- Në Rregullore janë ngritur barriera artificiale për regjistrimin e producentëve të rinj. Si një sipërmarrje e lirë, çdokush ka të drejtë të hapë biznes në fushën që preferon, përfshi edhe produksion filmi apo audiovizual. Sipas zotit Çashku producent mund të jetë vetëm ai që ka patur lidhje familjare me Kinostudion “Shqipëria e Re”. Kriteret e vendosura në Rregullore bien në kundërshtim me ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, duke frenuar iniciativën e lirë të sipërmarrjes.

2. Ndryshimi i Rregullores së QKK

Ndryshimi i Rregullores së përgjithshme të financimit dhe lejeve me Urdhërin nr. 66, (i cili mban dy data 18 dhe 19 nëntor 2024), trajton dy çështje:

- Ndryshon afati i thirrjeve për aplikime me projekte kinematografike nga jo më pak se 30 dite kalendarike, ne “ky afat mund te jetë më i shkurtër”. Thirrja per aplikime u hap në datën 19 nëntor 2024. Producenteve dhe autoreve iu la në dispozicion për të përgatitur projektet për aplikim vetëm 2 javë kohë.

- Ndryshon masën e financimit të projekteve bashkëprodhime në minorancë (minority co-production) në 80%, nga 20% që ka qenë prej disa vitesh. Pavarësisht se një akt juridik nuk mund të ketë fuqi prapravepruese, QKK e implementoi me “sukses të plotë” këtë shkelje.  

3. Miratimi i Vendimit të KMP nr. 3/1 datë 20.11.2024.

Projektet e kategorisë Minority Coproduction janë miratuar me vendimin e Këshillit të Miratimit të Projekteve të datës 24/10/2024. Sipas procedurës që parashikohet në paragrafin e dytë të nenit 7 të ligjit “Për Kinematografinë”, Kryetari i QKK ka miratuar vendimin e Këshillit të Miratimit të Projekteve nr. 13, datë 25/10/2024, duke financuar 3, nga 6 projekte që merrnin pjesë në konkurim.

Në datën 20/11/2024, (vetëm 1 ditë pas ndryshimit të Rregullores), Këshilli i Miratimit të Projekteve rimblidhet pa asnjë argumentim, apo shkak ligjor dhe rishqyrton vendimin e datës 24/10/2024, duke vendosur:

- Të miratojë të 6 projektet e kategorisë Minority Coproduction që merrnin pjesë në konkurim.

- Të rrisë masën e financimit për të gjitha projektet, duke prodhuar faturë financiare 3 herë më e lartë se vendimi i datës 24/10/2024.   

Kjo vendimmarrje abuzive dhe e paprecedente në 27 vite të funksionimit të QKK, pa asnjë bazë ligjore, në mos është bërë për përfitime financiare personale të Kryetarit të QKK, është bërë për të blerë kineastët për zgjedhje, pra shkelja e ligjit në këtë rast është veprimi më i pak i dëmshëm që ke bërë.  

4. Koha e panevojshme në dispozicion të këshillave të miratimit të projekteve:

Këshillat e Miratimit të Projekteve, të vënë nën presionin e z. Çashku për shpërndarjen e dhuratave, kanë patur vetëm 3 ditë në dispozicion (2 prej të cilave ditë weekend-i) për të lexuar dhe studiuar 23 projekte, pavarësisht se rregullorja parashikon të paktën 10 ditë në dispozicion të KMP-ve. Është e qartë se anëtarët e këshillave të miratimit të projekteve kanë marrë orientim nga Kryetari Çashku që do të miratohen të gjithë projektet që ai do dhe nuk kanë nevojë fare që të “lodhen” për të lexuar. Në të kundërt, si profesionistë që janë, ata do të duhet të kishin kundërshtuar dhe të kërkonin zbatimin e Rregullores, për të patur kohën e nevojshme për të studiuar projektet, me qëllim vlerësimin e tyre në mënyrë profesionale.

5. Kalimi i projekteve filmike pa përfillur vlerësimin e Komisionit Përzgjedhës të Leximit.  

Risia e z. Çashku në Rregulloren e QKK ishte vënia në funksionim e Komisioni Përzgjedhës të Leximit, i cili përbëhet nga gjashtë anëtarë të propozuar nga shoqatat e kineastëve. Pas një shorti të detyrueshëm të përcaktuar në rregullore zgjidhen 3 anëtarë të cilët përzgjedhin veprat. Në datë 20 dhjetor 2024, në QKK janë paraqitur vetëm dy persona pjesë e Komisionit Përzgjedhës të Leximit dhe megjithëse nuk kishte kuorum, dhe nuk u hodh shorti, në kundërshtim flagrant me rregulloren e QKK, mbledhja u bë. Me vendimmarrjen e drejtpërdrejtë të z. Çashku, i cili nuk ka fare të drejtë vote në kërë komision, u skualifikuan 4 projekte me 1 votë Pro dhe 1 votë kundër. Të nesërmen, 21 dhjetor 2024 (ditë pushimi) ky vendim anullohet. Pavarësisht se Rregullorja përcakton një procedurë në rast se Kryetari i QKK nuk është dakort me vendimin e Komisionit Përzgjedhës të Leximit, projektet nuk përzgjidhen paraprakisht nga Komisioni Përzgjedhës të Leximit, por kalohen për shqyrtim nga Këshillat e Miratimit të Projekteve.

6. Miratimi i të gjithë projekteve që kanë aplikuar

Në kundërshtim me parimin e ligjit të kinematografisë që është konkurenca, konkurimi, përzgjedhja e projekteve, pa u paraseleksionuar nga Komisioni Përzgjedhës të Leximit, Këshillat e Miratimit të Projekteve kanë miratuar të gjitha projektet që kanë aplikuar, duke shpërndarë pa asnjë kriter dhe pa asnjë llogjikë ekonomike para publike. Me një shpejtësi të frikshme, që edhe vetë ideatorët e incineratorëve e kanë zili, z. Çashku shpërndau për 10 ditë afro 50% të buxhetit vjetor të QKK, duke bërë qoka dhe duke blerë kineastët, të cilët garantojnë se do të jenë në rresht për një në votime për PS dhe askush prej komunitetit nuk do të reagojë nga shkeljeve ligjore që bën Kryetari Çashku.

· Mbledhja e Këshillit te Miratimit të Projekteve të filmit dokumentar, të animuar dhe projektet e ndryshme e datës 20/12/2024 miraton:

- 4 projekte të ndryshme kinematografike, nga 4 që konkurojnë, me faturë financiare totale 4.676.000 Lekë.

- 1 projekt për film të animuar nga 1 projekt që futet në konkurim, me faturë financiare 3.000.000 Lekë.

· Mbledhja e Këshillit të Miratimit të Projekteve të filmit dokumentar, të animuar dhe projektet e ndryshme e datës 24/12/2024 prodhon 2 vendime absurde në të njëjtën ditë, për të njëjtën gjini dhe miraton:

- 6 projekte për filma dokumentarë nga 6 projekte që merrnin pjesë në konkurim, me faturë financiare 16.825.100 Lekë.

· Mbledhja e Këshillit të Miratimit të Projekteve të filmit artistik e datës 24 dhjetor (vendim që miratohet nga Kryetari i QKK që në datën 20 dhjetor) miraton:

- 2 projekte për pasprodhim dhe distribucion nga 2 projekte që merrnin pjesë në konkurim, me faturë financiare 6.500.000 Lekë.

·  Mbledhja e Këshillit të Miratimit të Projekteve të filmit artistik po e datës 24 dhjetor (vendim që miratohet nga Kryetari i QKK që në datën 20 dhjetor) miraton:

- 5 projekte për film artistikë me metrazh të shkurtër nga 10 projekte që merrnin pjesë në konkurim, me faturë financiare 10.500.000 Lekë.

Konstatohet hapur se Kryetari i QKK ka problem të madh me regjisorët e rinj. I vetmi konkurs ku marrin pjesë të rinjtë ai nuk i miraton të gjithë projektet në konkurim, si dhe jep fiancimet më të ulëta, ndonëse filmi artistik është më i kushtueshëm. Kjo është edhe arsyeja pse prej afro 10 muaj në detyrë, z. Çashku nuk ka hapur thirrjen për filmat artistikë me metrazh të gjatë vepër e parë dhe e dytë, megjithëse ky konkurs ka mbi 3 vite që nuk është hapur.

Me inkopetencë profesionale dhe veprime flagrante në shkelje të ligjit, z. Çashku si një Santa Klaus i vërtetë po shpërndan dhurata për kineastët. Në këtë turravrap për të ndarë dhurata, z. Çashku ka bërë edhe shumë shkelje të tjera të akteve ligjore në fuqi, për të cilat denoncimet do të vazhdojnë.

Shënim: *Ky shkrim është denoncim i ardhur në redaksi, jemi të hapur edhe për palën e akuzuar.*

eol çashku qendra kombetare e kinematografise

Sondazh

Poll
Insights 27 Dhjetor 2024, 14:55

Lufta e ftohtë e grave të pushtetit

foto ilustruese TIRANE- Një fotografi e Ajola Xoxës publikuar në vitin 2019 në Instagram bëri xhiron e portaleve në vend, p&e...

Insights 26 Dhjetor 2024, 20:30 Iva V. Grillo

Përrallat e pseudo-profesionistëve

Linda Rama TIRANË- Nuk është e qartë përse bashkëshortja e Kryeministrit dhe televizioni ku ishte e ftuar zgjodhën pik&e...

Insights 23 Dhjetor 2024, 16:22 Ermal Mulosmani

Festivalet nën hijen e Elvanës

elvana gjata TIRANË- Festivali i Këngës në Radiotelevizion është e vetmja herë kur një shumicë teleshikuesish ...

Insights 21 Dhjetor 2024, 20:37 Lutfi Dervishi

TikTok, rrugaçi i lagjes

Lutfi Dervishi Pas 11 vitesh në qeverisje Kryeministri më në fund ka identifikuar burimin e të gjitha problemeve: TikTok! Ky ësht&...

Insights 17 Dhjetor 2024, 09:37 Edona Prroni

Korrupsioni- Aleati i rremë i inovacionit

Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria përballet me sfida të mëdha në rrugën e saj drejt rritjes ekonomike, ku korrupsioni mb...

Insights 15 Dhjetor 2024, 19:57 Kiço Londo

"E reja" që su bë dot "e vjetër"

Foto ilustruese TIRANË- Sot u mbushën katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental. "Duam ti japim një rit...

Insights 15 Dhjetor 2024, 14:30 Dosja.al

Dy interpelanca për të kuptuar PS

foto ilustruese TIRANË- Sjellja e deputetëve të Partisë Socialiste ndaj dy interpelancave të kërkuara nga opozita, dhuroi n&e...

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty