LIVE UPDATES
Insights

Rama dhe mandati i katërt: Një Merkel Evropian apo një Erdogan Ballkanik?

Por për këtë ka menduar propaganda qeveritare. Edhe njëherë, nuk zhgënjen. Kryeministri është kapur në një argument i cili me shpejtësi po nis të shpërndahet në të gjitha mediat e kontrolluar prej tij dhe tek të gjithë analistët që dalin në panele televizive. Mandati i katërt nuk është një herezi, as një çmenduri, por një histori e provuar nga liderë të tjerë të sukseshëm europianë. Jo pa qëllim, Rama këtë argument e shpjegon edhe vetë më mirë. Ai tregon sesi gjermanët i besuan Angela Merkel 4 mandate, apo sesi holandezët i dhanë besimin Mark Routte.

5 Shkurt 2025, 13:30 Nga Dosja.al
Rama dhe mandati i katërt: Një Merkel Evropian apo një Erdogan
Angela Merkel, Edi Rama dhe Rexhep Tajip Erdogan

TIRANË- Gjithnjë e më afër 11 majit, Edi Rama nuk e fsheh më kënaqësinë për të drejtuar edhe për 4 vite të tjera qeverinë. Kundërshtimeve të mediave iu ka shpëtuar duke i injoruar dhe fyer gazetarët, kritikave të opozitës iu shmanget duke i quajtur “non-grata”, e të vetmit që i ngelen përballë janë mijëra shqiptarë të cilët e pyesin se me çfarë guximi kërkon një mandat të katërt për të qeverisur kur gjysmën e kabinetit të tij e ka ose në burg ose në kërkim.

Por për këtë ka menduar propaganda qeveritare. Edhe njëherë, nuk zhgënjen. Kryeministri është kapur në një argument i cili me shpejtësi po nis të shpërndahet në të gjitha mediat e kontrolluar prej tij dhe tek të gjithë analistët që dalin në panele televizive. Mandati i katërt nuk është një herezi, as një çmenduri, por një histori e provuar nga liderë të tjerë të sukseshëm europianë. Jo pa qëllim, Rama këtë argument e shpjegon edhe vetë më mirë. Ai tregon sesi gjermanët i besuan Angela Merkel 4 mandate, apo sesi holandezët i dhanë besimin Mark Routte. Në fakt, referenca është e saktë. Ajo që thotë kryeministri ka ndodhur.

Por a mund të jetë një gjysmë e vërtetë më e fortë se e vërteta?

Gjasat janë që jo, por për aq kohë sa gjysmë të vërtetat shpërndahen me shpejtësinë e erës, kryeministri vazhdon të pikturojë i qetë mandatin e katërt. Kështu jo pa qëllim, Rama sjell dy shembuj qeverisjeje të gjatë në Evropë. Në fakt, ne duhet ta ndihmojmë në këtë argument të ri propagandistik duke i shtuar disa doza realiteti. E vërteta të bën mirë!

Miku i tij i çmuar, Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan për 21 vite po udhëheq Turqinë. Ai u bë fillimisht kryeministër në vitin 2003 dhe në vitin 2014 u bë president, post që e mban deri më sot. Është e vështirë për ta kuptuar përse Rama nuk merr shembull mikun dhe vëllain e tij, Erdogan por detyrohet të përdorë emrin e Merkel.

A nuk është Erdogan shembulli që iu duhet paraqitur shqiptarëve?

Në fakt kleçka është pak më e thellë se kaq. Sigurisht që Rama e ka parasysh Erdogan kur shtron për të bërë të zakonshëm mandatin e katërt. Ai e di fare mirë se Erdogan ka ndryshuar sistemin politik të Turqisë, nga një demokraci parlamentare në sistem presidencial të centralizuar për të marrë sa më shumë fuqi në duart e tij.
Rama e di mirë, se Erdogan ndaloi dhe persekutoi një sërë kundërshtarësh të tij politikë, kufizoi fuqitë e parlamentit dhe kontrollon tërësisht gjyqësorin.

Rama po ashtu e di se Erdogan në dallim nga Merkel apo Routte ka shtypur median, ka arrestuar gazetarë, ka censuruar rrjetet sociale, është i zhytur në një sërë skandalesh korruptive, ndërsa ekonomia turke nën drejtimin e tij është përballur me inflacion të lartë dhe rënie të vlerës së lirës turke.

Me kë ngjan më shumë pushteti i Edi Ramës që sot kërkon një mandat të katërt? A është më pranë Merkel dhe Rutte? Apo është një tentativë gjithnjë e më e ngjashme si Erdogan?

Për ta shfaqur veten si një lider perëndimor, sot Ramës i vjen turp nga vëllai i tij politik. Se ai sot nuk mund tju thotë shqiptarëve se “edhe turqit nuk ishin budallenj dhe i dhanë Erdogan 21 vite pushtet”, se në rast se pranon këtë, atëherë ai pranon njëherë e mirë modelin që ka ndjekur në 12 vitet e tij të pushtetit, timonit e tepsisë./Dosja.al

dosja.al edi rama rexhep taip erdogan angela merkel

Sondazh

Poll
Insights 3 Shkurt 2025, 16:18 Dosja.al

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

protesta ne serbi TIRANË- A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sad...

Insights 2 Shkurt 2025, 11:02 Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

foto ilustruese TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhje...

Insights 27 Janar 2025, 10:08 Ermal Mulosmani

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

foto ilustruese “Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime. "Elizer, o biri im, eja këtu! Dua t&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj