LIVE UPDATES
Insights

Profilizimi i Ahmetajt- A është Edi Rama ‘sheiku’ i Shqipërisë?

Më shumë se një kryeministër i akuzuar për më shumë se 12 vite, Arben Ahmetaj zbuloi para syve tanë, një kryeministër sheik, që në këmbim të qeverisjes në favor të qytetarëve shet interesin publik për të garantuar jetën e sheikut dhe stilin e ri të jetës që i ka imponuar vetes si kryeministër.

28 Janar 2025, 15:55 Nga Dosja.al
Profilizimi i Ahmetajt- A është Edi Rama ‘sheiku’ i
Edi Rama

TIRANË- Intervista e tretë e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ashtu edhe siç ishte njoftuar, zbuloi përpara publikut një sërë pazaresh, abuzimesh, para të hedhura në xhepat e të afërmve të ministrave dhe qeveritarëve, por kryesorja që është kthyer edhe në kryefjalën e reagimeve në rrjetet sociale këtë të martë, lidhet me stilin e jetesës së kreut të qeverisë.

Janë të paktën 10 episode denoncuese të ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tregoi dje që përfshijnë direkt kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin aktual dhe atë të mëparshëm të qeverisë. Ahmetaj foli për një luks të shfrenuar të kryeministrit Edi Rama, i cili sponsorizohet sipas tij nga biznesmenë shqiptarë që marrin leje ndërtimi te kryeministri.

Rama në Palace Hotel në Bolzano

Ahmetaj deklaroi se Rama ka qenë në një qendër detoksifikimi në Bolzano ku kushton 10 mijë euro trajtimi për person për një javë. Rama ka qenë dy herë bashkë me të shoqen.

Po mirë, gazetarët investigativë, verifikoni ku ka qenë kreu i organizatës (Rama) në Palaco Hotel në Bolzano, qendër detoksifikimi. Ka qenë më shumë se dy herë. Ka qenë me zonjën e tij, personi kushton 10 mijë euro në javë. I ka paguar një biznesmen që është afër familjes dhe personi ka marrë në vazhdimësi leje ndërtimi. Le ta verifikojnë, Palace Di Merino, është një vend shumë i shtrenjtë, kanë qenë familjarisht, pa fëmijët dhe ka paguar biznesmeni që ka marrë leje ndërtimi. Ky që se ka tradhtuar asnjëherë Shqipërinë. Le t’i kërkojë SPAK-u, pse nuk i kërkon," tha Ahmetaj.

‘Komandon Shqipërinë’. Edi Rama me Ergys Agasin në Davos

Një tjetër moment interesant sipas Ahmetajt është edhe prania e Ergys Agasit me kryeministrin në Davos gjatë Forumit Ekonomik Botëror. Ahmetaj ngriti pyetje se çfarë përfaqësonte Agasi në këtë forum dhe përse sipas tij ai sot “komandon Shqipërinë”,

"Referojuni pak Encro Chat të SKY, fatkeqësisht për shkak të atyre dosjeve të ardhura në Belgjika dhe Franca dhe jo të nisura nga SPAK-u dhe unë do ta theksoj, kanë rënë katër qarqe elektorale, fatkeqësisht për ne që kemi lënë ditë, net, vit të tëra për të punuar me shumë qejf për Partinë Socialiste. Katër, ka rënë Shkodra, ka rënë Durrësi, ka rënë Elbasani, ka rënë Tirana. Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste? Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë??? Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson? Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agasin keni votuar ju?" tha Ahmetaj.

“Kopështi privat i Kryeministrit, AKSHI”

Ahmetaj u ndal te projekti i laboratorëve të AKSHI-t dhe deklaroi se AKSHi është kthyer në kopshtin privat të Ramës. Sipas tij, familjarë të Ramës fitojnë para dhe bëjnë çfarë ju do qejfi.

“Gazheli t’ia japi dokumentat Gaxhua se sa janë futur paisjet e laboratorëve në Republikën e Shqipërisë. Po ua them, dhjetëfishi i kostove. Kam ekstrakte nga tatimet, po jap një shifër që të kuptoni se çfarë ndodh me AKSHI-n, AKSHI është kopshti privat i kryeministrit, ku njerëz të lidhur me familjen e tij, bëjnë çfarë ju do qejfi. Dhe është dhjetë fishi te laboratorët. Pyetje kam për gazetarët investigativë: Gërmoni këto, shkoni në doganë, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim atëherë kthehuni tek unë. E dyta, gërmoni të dashur gazetarë investigativë, a janë grisur dy urdhër arreste përpara një muaji e gjysëm, dy muaj, në lidhje me laboratorët?”-tha Ahmetaj, e më pas zbuloi se një kompani e lidhur sipas tij me kryeministrin Edi Rama, ka marrë tender 15 milionë euro pa prokurim të hapur. “Pyetje për gazetarët investigativë, retorike, bëni çfarë të doni: Si është fshehur ish-kompania ABS tek kompani AIBS? Mund të bëni një kontroll se te SPAK-u s’kam besim. Kompanisë së baxhanakut. Si ka mundësi që kompania me xhiro 1.9 milionë euro, fiton tender 1.8 milion euro.”-tha Ahmetaj.

Konflikti i interesit me ECO PARK, Rama ia ‘rrasi’ Lefter Kokës

Arben Ahmetaj risolli çështjen e Eco Park dhe tha se hetimet për Lefter Kokën janë shtrirë dhe për Eco Parkun. Ahmetaj tha se ndërkohë kjo është afera e kryeministrit.

“Po ta risjell Eko-Parkun. Mësova një detaj interesant nga avokatët e mi. Që Ter Kokën e paskan akuzuar edhe për Eko-Parkun. Ter Koka s’ka qenë as ministër as e ka dhënë. Ore cila është arsyeja? Ore rrasi, po e fute brenda, se ky ishte edhe qëllimi ndaj meje, po e fute brenda rrasi sipër akuza se afërmendsh gjykata do vendosi atë që kërkon kreu drejtpërsëdrejti dhe përmes SPAK-ut. Eko-Parku është drejtpërdrejt korrupsion dhe konflikt interesi ku është e përfshirë familja e kryeministrit. Më thonë që dikush e ka çuar në SPAK.”-tha Ahmetaj.

Udhëtimet me Çarterat, bisedat e biznesmenit të kapur nga SPAK

Ahmetaj tha se ka mbi 12 fluturime me çarter të kryeministrit në telefonin e një biznesmeni të kapur nga SPAK.

“Në telefonin e një biznesmeni, kur të më vijë kujtesa do ta them, janë mbi 12 fluturime ‘çarterash’ të kryeministrit që e ka SPAK-u. Në një telefon të një biznesmeni në Shqipëri të kapur nga SPAK-u, janë 12 udhëtime me ‘çarter’ të kryeministit. Të dali të kundërshotjë. Ta detyroj Altin Dumanin unë dhe biznesmenin të nxjerri telefonin, ose të dalin të thonë, ti gënjen se ne e kemi fshirë.”-tha ai.

Shitja e borxhit publik me izraelitin te Dhoma e Luleve

Ahmetaj foli edhe për një tjetër favor të kërkuar nga Rama. Ai tha se Rama se i kishte kërkuar që të ndryshonte ligjin për të shitur borxhin publik të Shqipërisë tek një miku i tij izraelit. Ahmetaj dha detaje specifike në lidhje me këtë favor të kërkuar nga Rama. Episodi sipas tij ka ndodhur në vitin 2018, pak përpara se vendi të dilte në Eurobond, në një zyrë të quajtur “Dhoma e Luleve” në Kryeministri, hapësirë e kryeministrit, atje ku ai konsumon drekat.

"Kam një episod më kreun e organizatës dhe një mikun e vet izraelit te kopshti i luleve. Se përveç kopshtit të Edenit, ka edhe dhomën e luleve ku ha. Më ka kërkuar në tryezë me mikun e vet, unë isha përpara daljes në Eurobond, në 2018, që t’ia kaloja borxhin privatish (private selement) mikut të vet. Ka këmbëngulur dy herë. I kam thënë nuk bëhet. Nuk është në interes të Shqipërisë. Është e paligjshme, kostot janë të fshehta, Shqipëria humbet dhe nesër e ka të pamundur të dali në tregun ndërkombëtar. Bëhet fjalë për 1-miliardë dollar. Që t’i shkonte borxhi publik një dorë një njeriu.”, tha Ahmetaj.

Pagesat e NBA nga biznesmeni që mori leje ndërtimi

Ahmetaj akuzoi publikisht kryeministrin se ka shkuar në ndeshjet e NBA dhe se biletat ia ka paguar një biznesmen i cili është favorizuar me leje ndërtimi.

“A u kap me foto te ndeshja e NBA. Është 22 deri 28 mijë dollarë një biletë. Nuk e tregon kush ia ka paguar, e ka detyrim, po nuk e tregon. Po mirë, e di ti që katër bileta janë trefish e gjysmë e akuzës time për hotelet. Që le të qëndrojnë, nuk qëndrojnë, po le të qëndrojnë. Çfarë ka bërë SPAK-u? Ku i gjen ky këto para? Ky është i pandëshkueshëm, dhe për ata që do ky, ka mbaruar pandëshkueshmëria??? Edhe merret ky me Ben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Ilir Metën, me Bardh Spahiajn, Ervin Salianjin…”-tha Ahmetaj.

33 mijë dollar verë e shtrenjtë te Dhoma e Luleve me kreun e krimit

Ahmetaj e çoi më tej akuzën për kryeministrin kur tha se teksa njerëzit vuajnë te Onkologjiku, kryeministri i ka krijuar vetes “Dhomën e Luleve” atje ku pi verë të shtrenjtë me krerët e krimit, të cilët më pas mburren që kanë qëndruar me kryeministrin.

“Një ngacmim për të lidhur kopshtin e Edenit me Onkologjikun. Vuajtjen e qytetarëve me kopshtin e Edenit me peshqit e kuq si avatari dhe in betëeen dhoma e luleve ku pihet kjo lloj vere me kordinatorin e krimit. Dhe njëri prej tyre mburret.”-tha Ahmetaj.

Sa qëndrojnë këto akuza?

Analiza që një ish-ministër i bën kabinetit ku ka qenë pjesë për më shumë se 8 vite në çdo vend të botës demokratike do të kishte bërë që shoqëria të dilte në rrugë e të kërkonte hetim dhe transparencë, që çdo gazetar të pyeste kryeministrin se kush e ndërtoi “Dhomën e Luleve”, kush ia paguan çarterin, kush e çon në ndeshjet e NBA dhe sesi e cënon qeverisjen e vendit, taksat dhe besimin që i është dhënë për ti qeverisur, duke e shitur qeverisjen në këmbim të stilit të tij të jetesës, identik me atë të një sheiku./Dosja.al

arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll
Insights 27 Janar 2025, 10:08 Ermal Mulosmani

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

foto ilustruese “Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime. "Elizer, o biri im, eja këtu! Dua t&e...

Insights 27 Dhjetor 2024, 14:55

Lufta e ftohtë e grave të pushtetit

foto ilustruese TIRANE- Një fotografi e Ajola Xoxës publikuar në vitin 2019 në Instagram bëri xhiron e portaleve në vend, p&e...

Insights 26 Dhjetor 2024, 20:30 Iva V. Grillo

Përrallat e pseudo-profesionistëve

Linda Rama TIRANË- Nuk është e qartë përse bashkëshortja e Kryeministrit dhe televizioni ku ishte e ftuar zgjodhën pik&e...

Insights 23 Dhjetor 2024, 16:22 Ermal Mulosmani

Festivalet nën hijen e Elvanës

elvana gjata TIRANË- Festivali i Këngës në Radiotelevizion është e vetmja herë kur një shumicë teleshikuesish ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës