LIVE UPDATES
Insights

Europiani i Shqipërisë dhe Serbisë, Revolta që s’duhet të eklipsojë një mision!

UEFA vendosi t’ia besojë Shqipërisë dhe Serbisë këtë Europian U-21, edhe për të qenë më në avangardë duke kontribuar sado pak a sado shumë në zbutjen, luajalitetin, klimën jo fort komode, apo edhe mbingarkesën emotive konstante në rajon dhe mes tre shteteve Shqipëri-Kosovë-Serbi, nëpërmjet një eventi të futbollit. Atë që politika, apo vullneti botëror I diplomacisë nuk e bëjnë dot me shpejtësinë e magjisë së futbollit, dhe që kanë vite e do tu duhen shumë të tjera të arrijnë paksa progres.

5 Shkurt 2025, 07:20 Nga Gerti Çarçani
Europiani i Shqipërisë dhe Serbisë, Revolta që s’duhet
UEFA

TIRANË - Ca fjalë përpara se të nisni vulgun e baltën mbi mua për shkak se ndoshta nuk mendoj si ju, por në princip të gjithë bashkë ndajmë të njëjtin mendim!

Krimet dhe genocidi serb në Kosovë janë gjurmë të zeza të historisë, thellësisht të dënueshme në opinionin publik mbarë botëror, e ndoshta, ende jo plotësisht të dënuara nga drejtësia ndërkombëtare! Por ky është diskurs tjetër.

Por, por: Rëndom dhe përherë, si një recetë fikse, atë që nuk ka mundur dot ta evolojë dhe progresojë politika dhe diplomacia, shpesh e përherë në ndihmë është thërritur sporti, e mbi të, futbolli! Ky është fakt! Jo opinion!

E në këtë situatë, kur UEFA I beson organizimin e një eventi  europian Shqipërisë dhe Serbisë, me finalen në Tiranë (jo në Beograd), kjo nuk është thjesht dhe vetëm një mundësi sportive, por mbi të gjitha një urë e fortë komunikimi nëpërmjet futbollit, për të rrëzuar sado pak një barrierë tensioni në rajon.

UEFA vendosi t’ia besojë Shqipërisë dhe Serbisë këtë Europian U-21, edhe për të qenë më në avangardë duke kontribuar sado pak a sado shumë në zbutjen, luajalitetin, klimën jo fort komode, apo edhe mbingarkesën emotive konstante në rajon dhe mes tre shteteve Shqipëri-Kosovë-Serbi, nëpërmjet një eventi të futbollit. Atë që politika, apo vullneti botëror I diplomacisë nuk e bëjnë dot me shpejtësinë e magjisë së futbollit, dhe që kanë vite e do tu duhen shumë të tjera të arrijnë paksa progres.

Duke njohur realisht këtë raport ende delikat në rajon mes kufinjve, në perceptimin tim, UEFA e vuri mbi stadin e rëndësisë së eventit logjikën e vendimmarrjes, duke ditur të gjithë back-groundin historik.

Këto ulërimat pafund në Kosovë, pas shpalljes se organizimit të këtij eventi nga Shqipëria dhe Serbija, se mbi këtë gjë përdhoset lufta e sakrifica e asaj pjese të zezë të genocidit serb në Kosovë janë thjesht dhe vetëm shpërthime emotive dhe nuk shërbejnë aspak në atë që duhet ta jetë qasja e popujve në Ballkan dhe në këto kufij!

E ritheksoj: Askush nuk ka tagrin ta anashkalojë historinë. Ajo është pasqyrë e kurrikulave të historisë dhe e trashëgimisë së saj. Krimet serbe botërisht të njohuara dhe të dënuara I përkasin asaj pjese të errët të Rajonit.

Por, që Shqipëria dhe Serbia bashkëorganizojnë një fazë finale Europiani, ky nuk është krim kundër njerëzimit, por një mundësi reale për të transmetuar një tjetër perceptim mes klimës në rajon, e duke tentuar ta stabilizojë atë, por jo duke e harruar historinë. Kurrsesi!

Heronjtë e rënë në Kosovë për të luftuar mizorinë serbe në marrinë e atyre viteve dhe për ti dhënë liri e mëvetësi Kosovës nuk e sakrifikuan gjakun që popujt e vendeve më pas të vriten e të përplasen për vite e vite e vite.

Dhe të mendosh që ta përdorësh këtë ekstrakt  për të goditur këtë mision të UEFA-s për ti shërbyer uljes së barrierave emotive në rajon është një dicka aspak në respekt të këtij shteti dhe historisë që ai mbart! Në mendimin tim!

Marrja e organizimit të Finaleve të një Europiani do të thoshte dikush mund të merrej edhe me Kosovën. Padiskutim që po. Por, që për momentin Kosova nuk është ende gati në infrastrukturë sportive dhe jo vetëm. Në një moment të dytë, do të ishte patjetër një opsion brilant. Por, bashkë-organizimi me Serbinë nuk është kurrsesi provokim mbi historinë apo përdhosje mbi të kaluarën, por një mundësi më shumë, e drejtpërdrejtë për të ulur tensionet dhe për të patur ura më të afërta komunikimi e bashkëpunimi! Dhe për këtë UEFA meriton respekt, stimë dhe vlerësim ndërkombëtar! Pasi po I shërben një kauze akoma më madhore se sa një fazë finale europiani!

Dhe nëse realisht do të mendohej që me këtë event përdhoset ajo pjesë e historisë që lakohet e stërlakohet atëherë

1. Nuk po I luajmë ndeshjet me Serbinë këtë vit në grup eleminator

2. Nuk ka pse luhet futboll në mes Serbisë dhe pjesës shqiptare të Zvicrës (që u luajt)

3. Jokic në NBA, apo Xhokovic në Tenis ti bëjmë black (edhe pse jam I bindur që Xhokovic ka shumë simpatizantë edhe në Kosovë)

4. Shkëmbimet ndërtregtare të vendeve ti frenojmë një herë e përherë

5. Ta ndalojmë dialogun politik mes shteteve me partnerët madhorë

6. Apo të tjera e të tjera e të tjera që mbase s’më vijë ende në mendje

7. Dhe të ndezim fitilin e vrasjes, barutit dhe tensionit mes popujve…

Do të luhet futboll o njerëz të mirë e të paqtë! Kaq. Disa ndeshje në Serbi, disa të tjera në Shqipëri. Do të luhet top! Me një finale në Tiranë, dhe me shpresën që kjo gjë të shërbejë sado pak në menunë e dialogut dhe c’tensionimit të klimës. Por, parë e servirur e sulmjuar që në embrion sic edhe ka nisur është thjesht e vetëm një fitil më shumë, por këtë radhë paksa I lagur.

Respekti, sakrifica, gjaku I derdhur I heronjve dhe luftëtarëve të Kosovës do të mbeten në majën e historisë së gjithë shqiptarisë në betejën e tyre për këto ditë të lira e sovrane të këtij shteti.

Por po flasim për një turne futbolli, jo për një garnizon lufte! Ta mbështesim këtë vendim të UEFA-s që i ka shërbyer një kauzë vërtetë sensitive!

Respekt! Për të mirën e lojës, dhe për paqen mes popujve!

 

 

 

uefa

Sondazh

Poll
Insights 3 Shkurt 2025, 16:18 Dosja.al

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

protesta ne serbi TIRANË- A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sad...

Insights 2 Shkurt 2025, 11:02 Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

foto ilustruese TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhje...

Insights 27 Janar 2025, 10:08 Ermal Mulosmani

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

foto ilustruese “Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime. "Elizer, o biri im, eja këtu! Dua t&e...

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma