LIVE UPDATES
Insights

Beteja për Tiranën

Marrë për bazë numrin e madh të votuesve, Qarku i Tiranës mbetet shpresa më e madhe e partive "të vogla" dhe të reja për të fituar një mandat deputeti. Po cilat prej tyre kanë gjasa reale për të patur një sukses të tillë, duke ulur potencialisht edhe numrat e mandateve të PS dhe PD?

2 Shkurt 2025, 11:02 Nga Dardan Malaj
Beteja për Tiranën
foto ilustruese

TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021. Rezultati në këtë qark, me gjasa do të jetë përcaktues edhe për atë në rang vendi. Aktualisht, Partia Socialiste ka 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1. Tre mandatet e fundit u fituan përkatësisht me 13,024 vota (PD), 12,602 vota (PS) dhe 12,156 (PD). Nëse do kishte një mandat të 37-të në vitin 2021 atë do ta merrte PS me 11,939 vota.

Marrë për bazë numrin e madh të votuesve, Qarku i Tiranës mbetet shpresa më e madhe e partive "të vogla" dhe të reja për të fituar një mandat deputeti. Po cilat prej tyre kanë gjasa reale për të patur një sukses të tillë, duke ulur potencialisht edhe numrat e mandateve të PS dhe PD?

Që një forcë politike të përfshihet në zbatimin e formulës së ndarjes së mandateve do të duhet që të ketë grumbulluar së paku 1% të votave të vlefshme në rang vendi. Nëse numrit të votuesve të vitit 2021 në rang vendi i shtojmë 76,282 votuesit e regjistruar deri më tani nga diaspora, numri total i votuesve arrin në 1,738,556. Nëse për efekt projeksioni, mbajmë njësoj si në 2021 në 5% numrin e votave të pavlefshme, numri i votave të vlefshme në gjithë vendin do ishte 1,651,629. Rrjedhimisht, një subjekti politik ose koalicioni do ti duhej të merrte së paku në rang vendi 16,516 vota. Me shumë gjasë një pjesë e partive të vogla që pretendojnë mandat në Tiranë e kapërcejnë këtë kufi ligjor.

Deri më tani, për Qarkun e Tiranës janë regjistruar 15,454 votues nga jashtë vendit. Deri në përfundim të afatit të KQZ, rritja e këtij treguesi mund të bëjë që të shtohen edhe votat potenciale për subjektet e reja dhe ato "të vogla" ekzistuese.

Në 2021 Partia e Lirisë (ish-LSI) mori 2 deputetë. Mandatet e saj në 11 Maj mbetet e vështirë për tu llogaritur për aq kohë sa pritet që të jenë sëbashku në një listë me Partinë Demokratike.

Partia Socialdemokrate duket se e ka të sigurtë një mandat deputeti pasi në zgjedhjet e fundit lokale të 2023 ka marrë në 5 bashkitë e Qarkut Tiranë 17,664 vota.

Referuar rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2021, Agron Shehaj mori 13,855 vota preferenciale individuale në listën e Partisë Demokratike në Tiranë. Kjo e bën atë të favorizuar për të ruajtur pozitat edhe në 11 Maj duke konfirmuar një mandat deputeti falë edhe "kafshimit" të "tortës elektorale" kryesisht nga grupimi Basha dhe PD e Berishës.

Nëse shohim rezultatin e zgjedhjeve lokale të 2023, kandidati Arlind Qorri i “Lëvizjes Bashkë” arriti të marrë vetëm në territorin e Bashkisë Tiranë 13,851 vota. Duke shtuar dhe votat potenciale në 4 bashkitë e tjera të qarkut, duket se edhe Qorri ka gjasa të mëdha të garantojë një mandat deputeti në kryeqytet.

Më e ndërlikuar duket situata në kampin e demokratëve të Lulzim Bashës. Në zgjedhjet e vitit 2023 në pesë bashkitë e Qarkut Tiranë ata mblodhën 39,486 vota. Referuar zhvillimeve të mëpasme politike, rikonfirmimit të Berishës si kryetar, rimarrjes së logos dhe selisë nga Rithemelimi dhe përçarjes së dyshes Basha-Alibeaj, ky rezultat duket i pa arritshëm. Gjasat më të mëdha janë që së paku këto vota të ndahen mes grupimeve të Bashës, Berishës, Alibeajt dhe Shehajt. Probabiliteti më i madh është që partia e Bashës të mbetet maksimumi në rang qarku tek 12,398 votat që mori kandidati i tij Roland Bejko në 2023 në Bashkinë Tiranë. Kjo mund ta mbante në kufijtë e një mandati deputeti.

Shanset që aleanca mes Dashamir Shehit, Enkelejd Alibeajt dhe Bindjes Demokratike të fitojnë një mandat deputeti nuk duken dhe shumë në horizont. LZHK në rang Qarku në 2023 ka marrë vetëm 5,663 vota dhe do ti duhej më shumë se një dyfishim i tyre. E njëjta situatë është dhe në kampin e “Nisma Thurje” e cila në rang qarku në 2023 mori 6,993 vota.

Pavarësisht sondazheve, elementi i panjohur dhe i pamundur për tu krahasuar është Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, subjekt i ri që nuk ka asnjë rekord të deritanishëm në zgjedhje.

Nëse PSD thjesht ruan mandatin e marrë në 2021, partia "Mundësia" e Agron Shehajt dhe grupimi Basha mund të heqin mandate nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Ndërkaq, Lëvizja "Bashkë" e Arlind Qorrit dhe potencialisht "Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt mund të "kafshojnë" drejt të majtës.

qarku i tiranes zgjedhjet e 11 majit dardan malaj

Sondazh

Poll
Insights 27 Janar 2025, 10:08 Ermal Mulosmani

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

foto ilustruese “Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime. "Elizer, o biri im, eja këtu! Dua t&e...

Insights 27 Dhjetor 2024, 14:55

Lufta e ftohtë e grave të pushtetit

foto ilustruese TIRANE- Një fotografi e Ajola Xoxës publikuar në vitin 2019 në Instagram bëri xhiron e portaleve në vend, p&e...

Insights 26 Dhjetor 2024, 20:30 Iva V. Grillo

Përrallat e pseudo-profesionistëve

Linda Rama TIRANË- Nuk është e qartë përse bashkëshortja e Kryeministrit dhe televizioni ku ishte e ftuar zgjodhën pik&e...

Insights 23 Dhjetor 2024, 16:22 Ermal Mulosmani

Festivalet nën hijen e Elvanës

elvana gjata TIRANË- Festivali i Këngës në Radiotelevizion është e vetmja herë kur një shumicë teleshikuesish ...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron