LIVE UPDATES
Insights

Djali i petaleve dhe vajza e gjembave …

Folësit e rinj mund të grupohen në dy bashkësi kryesore: shumica petalore dhe pakica gjembaçe.

4 Shkurt 2025, 23:01 Nga Erion Periku

TIRANË- Në kongresin e radhës të partisë shtetbërëse, aq të shpeshtë sanuk ia vlen më as t’i numërosh, u trumbetua mbështetja e pamatë që kjo force politike merr nga rinia shqiptare. Salla ishtee tejmbushur si duhet në të tilla raste, kryesisht me maturantëdhe vitparista universitetesh. (Meqë kapaciteti i sallës ku u zhvillua kongresi ndryshon here pas here, sipas midesë sëorganizatorit dhe kundërshtarit politik, salla është pretenduar tëakomodojë nga 2100 deri në 5400 persona. Pra, në fundjavë atyduhet të kenë qenë të pranishëm, të paktën 2 mijë të rinj).

Folësit e rinj mund të grupohen në dy bashkësi kryesore: shumica petalore dhe pakica gjembaçe. Petalorët, rreth dy mijë, u bënë copash, iu tha goja, iu shqye fytin e iu çvidhosëngjymtyrët duke i thurur lavde partisë dhe qeverisjes së saj tëlavdishme. Në grupin e gjembaçëve ishte një vajzë nga Bilishti, që nëse jo e vetme përfaqësonte një pakicë të papërfillshme. Vajza, Anastasia, tha një të vertetë bazike për sa i përket nivelitproblematik në të cilin ndodhet sot arsimi i lartë dhe çfarë jo domosdoshmërisht lidhet me këtë qeverisje. Kjo çikëz e sëvërtetës mjaftoi për ta vërenjtur liderin vizionar, i cili perveç se është vetë i bindur kërkon të na bindë të gjitheve se trëndafili ipartisë dhe qeverisje së tij, ndryshe nga çdo trëndafil tjetër nëruzull ka vetëm petale dhe gjemba fare.

E meqë gjërat bajate, në këtë vend, diskutohen dhe vlerësohenme tepri, s’kish si të mbetej jashtë vëmendjes sonë edhe kjongjarje. Djali simbol i petaleve u komentua gjerësish ne median tradicionale dhe atë sociale me emër dhe mbiemër, kryesisht nëkonotacion negativ. Për Anastasian e gjembave u fol pak e aspakdhe kur e bënë, kryesisht iu referuan si vajza nga Bilishti. NjëZot e di nëse qe një përpëlitje heshtjeje me anonimat, një çapitjepër ta harruar bukëshkalën a përtesë e qëllimshme.  

Fjalimi pa thelb, pa përmbajtje dhe pa rrjedhë logjike i djalit tëpetaleve nuk është asesi rasti i izoluar i një të riu të indoktrinuar. Përkundrazi, ai fjalim është një nga rrugët për të pasur një “tëardhme” në këtë vend. Nëse nuk i njeh në vetë të parë, dikushduhet t’i ketë folur djalit të petaleve per ata që ndër vite i thurenlavde e iu servilosen shefit. Ia kanë mësuar se nëse e quanliderin Skendërbe, Zeus, të aftë të ecë mbi ujë si Krishti, brendajavës katapultohesh zv. ministër, ministër, deputet e, në kohë,kryetar parlamenti. E pasi lideri i derdh këta servilë në posteshtetërore me lehtesinë qe hidhen petalet ne buzuqe e taverna, përfituesit kthehen në njerëz mirëfilltazi të rendesishëm. Shoqëria, në vend që t’i shperfillë fillon e iu seviloset. Mediat, në vend që t’i kerkojë llogari, iu japin kohë e mundësi të bëjnëpropogandë e të promovohen.

Djali i petaleve eshte i qarte ne synimin e tij; ai ka vendosur teqendroje ne Shqiperi. E ne Shqiperi ai zgjedh te behet deputet a diçka e ngjashme, pa pasur nevojë të ketë ndonjë cilësi tjetër a tëkultivojë ndonjë aftësi, sesa te behet mesues në Konispol a inxhinier ne Bulqize duke u arsimuar dhe duke ndertuar njeprofil profesional.

Ne ndryshim nga djali i petaleve, vajza e gjembave eshteteresisht e paqarte per ato qe flet. Ajo nuk e di, e me sa duket as nuk ia ka shpjeguar njeri se çfare mund të të kushtojë të jesh iditur e I aftë ne kete vend.

Vajza e gjembave nuk e di qe në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë të përgatitur nga Universiteti i Stanfordit nëbashkëpunim me Elsevier janë përfshirë së paku 22 shqiptare, nga te cilët vetëm 4 jetojnë dhe punojne në Shqipëri, sigurisht pa ia vlerësuar kush ndopak ekzistencën.

Nuk e di as Anastasia nga Bilishti as të tjerë të pakënaqur si ajo, se pjesa dërrmuese e shoqërisë nuk do t’ia dijë, se, gjithësesilideri nuk i permendi kurre. E duke mos i permendur lideriharroi ti permendin edhe mediat, te cilat gjejne kohe dhe vend per çdo gjë, edhe për lajthitjet e fierakut, por jo per këtë arritjembresëlënëse në shkencë.

Vajza e gjembave nuk e di çfarë mjerimi nënkupton që sipas ‘QS Europe Rankings 2025’ universiteti i vetem teknik ne vendrenditet i 655-i nga 684 universitete që janë bërë pjesë e kësajrenditjeje. Tre universitetet të cilët renditen mbi UPT gjenden nëUkrainë, një vend në luftë, dhe në Rumani. Per ata që nuk e dinërealitetin e këtyre dy vendeve, rëndësia dhe vendndodhja e treuniversiteteve në fjalë mund të kuptohet më qartë nëse nëShqipëri do të ishin hapur Universiteti i Rrogozhinës, Universiteti i Gramshit apo Universiteti i Krumës. As per keteperdhosje te cilesise se arsimit ne vend lideri nuk u prononcua. Si rrjedhoje as media nuk e pa të udhës të mrrej fort me renditjen e turpit. As shoqeria nuk e vuri ujin ne zjarr.

Vajza e gjembave nuk e kupton se çfarë padrejtësieje dhedhimbjeje është të kesh në nivelet me larta vendimarrese tearsimit ne vend individë që akuzohen per plagjiature; universitetet e fakultetet drejtohen nga individe qe nuk kane as edhe nje punim te vetem te indeksuar ne Scopus, pavareisht se keto punime jane parakusht per te marrë grada shkencore. Akuzadhe niveli shkecor 0 i drejtuesve jo vetem qe nuk i ka berepershtypje shoqerise por as trupes akademike e cila supozohet tejete me e ditur dhe e ndjeshme.

E pra, djali i petaleve eshte i sakte dhe e njeh fort mire realitetin,ndersa vajza e gjembave në naivitetin idealist të saj nuk e di se sifunksionojnë gjërat ne kete vend. Djali i petaleve e di qeshoqeria jone eshte imunologjikisht me e pershtashme me tesesa me vajzen e gjembave. Ndersa ne si shoqeri, sidomos ne keto veshtiresi ku gjendet vendi, na takon te caktojme anen. A do te vazhdojme te sillemi si djali i petaleve, gje te cilen e kemibere me tepri ne se paku 84 vitet e fundit, apo ne nje moment tecaktuar do te reagojme, se paku aq sa një vajzë që ia kanëtherrur gishtin gjembat e trëndafilit.

kuvendi kombëtar rinor i ps

Sondazh

Poll
Insights 3 Shkurt 2025, 16:18 Dosja.al

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

protesta ne serbi TIRANË- A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sad...

Insights 2 Shkurt 2025, 11:02 Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

foto ilustruese TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhje...

Insights 27 Janar 2025, 10:08 Ermal Mulosmani

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

foto ilustruese “Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime. "Elizer, o biri im, eja këtu! Dua t&e...

Insights 27 Dhjetor 2024, 14:55

Lufta e ftohtë e grave të pushtetit

foto ilustruese TIRANE- Një fotografi e Ajola Xoxës publikuar në vitin 2019 në Instagram bëri xhiron e portaleve në vend, p&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj