LIVE UPDATES
Insights

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

Prej muajsh tashmë, studentë, mësues, fermerë madje dhe gjyqtarë kanë dalë në rrugë për të protestuar. Nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa publikimin e emrave të atyre që kanë përfituar kontratën për të rikonstruktuar stacionin hekurudhor.

3 Shkurt 2025, 16:18 Nga Dosja.al
Shembulli serb që nuk e ndjekim dot
protesta ne serbi

TIRANË- A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sadin! 15 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë janë ende në spital duke luftuar me plagët që u mbetën si shenjë e babëzisë dhe korrupsionit dhe qeverisë. Pa e menduar, në nëntor 2024, qytetarët e Serbisë dolën për të nderuar të vdekurit, por shumë shpejt dhimbja e tyre u kthye në zemërim. Qeveria “kukull” e drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç ka tentuar disa herë që të lajë duart me skandalin, duke përsëritur farsën që edhe ne shumë herë e kemi dëgjuar: Ta lëmë drejtësinë që të bëjë detyrën e saj.

Por askush nuk e ka dëgjuar se çfarë thotë! Prej muajsh tashmë, studentë, mësues, fermerë madje dhe gjyqtarë kanë dalë në rrugë për të protestuar. Nuk kërkojnë asgjë më tepër sesa publikimin e emrave të atyre që kanë përfituar kontratën për të rikonstruktuar stacionin hekurudhor. Kaq gjë qeveria serbe nuk e bën! Duket një ekuacion shumë i thjeshtë; Vuçiç dhe sëra e tij nuk nxjerrin asnjë dokument, për shkak se janë të lidhur tërësisht me kompaninë që ka bërë punimet. Ndaj për të “larë duart” kanë nisur një hetim dhe kanë marrë të pandehur thjesht ministrin e linjës.

Nga ana tjetër, qytetarët serbë kërkojnë drejtësi..me çdo kusht! Bllokimi i objekteve arsimore nisi fillimisht më 22 nëntor në Fakultetin e Arteve Dramatike pasi studentët u sulmuan gjatë një nderimi të heshtur për viktimat e incidentit të 1 nëntorit. Pas Fakultetit të Arteve Dramatike, shumë shpejt pasuan fakultete të tjera dhe shkolla të mesme. Protestat ende vazhdojnë dhe qytetarët kanë mbushur sheshet pa u trembur nga asgjë! Dhe nuk kanë nisur asnjë luftë të lehtë. Protesta e tyre po projektohet vetëm në mediat e huaja, rrjetet sociale dhe ato 2 media opozitare që i kanë mbetur Serbisë. Në të gjitha hapësirat e tjera të kontrolluara nga qeveria të jepet përshtypja se Vuçiç kërkon dialog me disa nxënës çapkënë që thjesht kanë lënë orën e mësimit.

Hera-herës i shpërndan video në rrjetet sociale duke i pyetur: Kur do flasim?  Ju kujton gjë? Ju kujton sesi një protestë e ngjashme, po nga studentët në Shqipëri, u shua dhe që atëherë asgjë nuk ka pasur ndikim. Dhe këtu nuk po flasim për protestat e organizuara nga opozita, por për nevojat e qytetarëve. Serbët që kaq shumë i përçmojmë në rrjetet sociale dhe ekzaltohemi sa herë ka dritë të kuqe kamerash i shajmë nga të na vijë për mbarë, po na japin leksione! Kanë muaj që kanë zënë sheshet dhe nuk lëvizin nga aty. Dhe po flasim për një regjim tjetër nga i yni; kanë Policinë kundër, kanë shërbimin e shtetit; kanë dhe një shtet thellësisht nën thundrat e një presidenti.

Ne ç’bëjmë? Është rritur çmimi i naftës, mjaftohemi me një bord rregullator (I thënçin) që nuk bëri asgjë; janë rritur çmimet e ushqimeve, askush nuk flet; janë rritur çmimet e qerave dhe apartamenteve, askush nuk flet; s’ka para për rritje pensionesh, askush nuk flet; një fëmijë vritet në derën e shkollës dhe ministrja qesh në Kuvend, mjaftohemi me një xhiro roza-rozina deri tek Ministria e Arsimit; kryeministri ka dëshirë të ketë një “Eden” brenda kështjellës së tij, askush nuk flet; ish-zv.kryeministri del dhe denoncon skandale, askush nuk flet dhe askush nuk heton!

Mos ndoshta ka ardhur momenti që të hedhim sytë nga fqinjët tanë?! Po dakord, ne si popull kemi konfliktet tona me shtetin serb, madje-madje dhe plagë që do mbahen mend ndër shekujt, por ka një moment kur duhet të ndalemi dhe të analizojmë! Çfarë kanë serbët më shumë se ne? Një padrejtësi u është bërë dhe kanë kthyer vendin përmbys; e kanë bërë qytetarët, jo opozita!

Po shqiptarët kur do dinë të thonë “mjaft”? Kur do të dinë që të ngrenë kokë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre? Kur do dinë të kërkojnë qoftë edhe zëshëm që të jetojnë një jetë dinjitoze? Kur? Përse gjithë këtë vlim gjaku që e përjetojnë për të sharë Serbinë dhe serbët online, nuk e përdorin për të marrë atë që i takon? As më pak, as më shumë! Sikur njëherë të ishin ngritur për çmimin e ushqimeve, ashtu siç janë ngritur për të mbështetur personazhe të njohur në reality show, do kishin krijuar një tjetër standart. Për ne, për askënd tjetër!

Çfarë duhet që të ndodhë më, që qytetarët të tunden dhe të reagojnë? Deri atëherë, nëse jemi live; Serbi, Serbi, je një shembull për t’u ndjekur!/Dosja.al

protestat ne serbi

Sondazh

Poll
Insights 2 Shkurt 2025, 11:02 Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

foto ilustruese TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhje...

Insights 27 Janar 2025, 10:08 Ermal Mulosmani

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

foto ilustruese “Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime. "Elizer, o biri im, eja këtu! Dua t&e...

Insights 27 Dhjetor 2024, 14:55

Lufta e ftohtë e grave të pushtetit

foto ilustruese TIRANE- Një fotografi e Ajola Xoxës publikuar në vitin 2019 në Instagram bëri xhiron e portaleve në vend, p&e...

Insights 26 Dhjetor 2024, 20:30 Iva V. Grillo

Përrallat e pseudo-profesionistëve

Linda Rama TIRANË- Nuk është e qartë përse bashkëshortja e Kryeministrit dhe televizioni ku ishte e ftuar zgjodhën pik&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj