LIVE UPDATES
Insights

Kara Mahmudi i sotëm

Bota moderne pas mesjetare nis jo vetëm me shkëputjen e pushtetit politik me pushtetin religjioz në atë që quhet sekularizim, ndarja e pushteteve, çfarë ruhet me check and balance, por edhe me lirinë e shprehjes, kreativitetit, studimit dhe hulumtimit shkencor, akademik dhe mbi të gjitha autonomisë së artit dhe artistit krijues.

18 Shkurt 2025, 20:13 Nga Joni Shanaj
Kara Mahmudi i sotëm
Joni Shanaj

TIRANË - Individë qê për t'u pasuruar kanë shkatërruar me apo pa dashje artin dhe kulturên, ka pafund në histori. Ndonjëherë ata mbahen mend edhe vetëm për kaq. Individë në pozicione pushteti politik qê tentojnë të shndërrojnë artin dhe kulturën në mjet për qëllime të tjera, si mbulesë për aktivitete të tjera korruptive; politikanë të cilët veshin rolin e protektorit me imponim, kur këtë rol as kanë tagër e as ia ka kërkuar njeri ta luajnë në mënyrë private, vetëm për kaq janë në shkelje të pa llogaritshme të gjithçkaje të shenjtë në jetën politike dhe kulturore të një vendi dhe riskojmë shkatërrimin e tij.

Duhet kuptuar se muzika, letërsia, kinematografia, arti në tërësi janë asete, armët më të mira për orientimin shpirtëror dhe kulturor të një populli. Nuk janë thjesht argëtime çasti që "punë e madhe", argëtim qejfi.

E kanë edhe këtë funksion, por ashtu si muzika ka disa role në jetë, ka muzikë për dasma, për vajtim, për rituale religjioze kontakt me lutjen, transhendencën, ka muzikë për vallëzim ka për zbulim të hapësirave poetike, të papërshkrueshme nga ato që mund të zbulojë, rizbulojë e hapë muzika drejt dimensioneve të tjera të njohjes dhe emocioneve. Kjo vlen për të gjithë gjinitë e artit.

Bota moderne pas mesjetare nis jo vetëm me shkëputjen e pushtetit politik me pushtetin religjioz në atë që quhet sekularizim, ndarja e pushteteve, çfarë ruhet me check and balance, por edhe me lirinë e shprehjes, kreativitetit, studimit dhe hulumtimit shkencor, akademik dhe mbi të gjitha autonomisë së artit dhe artistit krijues.

Perëndimi, përveç institucioneve publike në ruajtje të vlerave të shenjta dhe të pacënueshme për shoqëritë moderne që janë ato të trashëgimisë kulturore, ka lehtësuar dhe lehtëson me të gjitha mundësitë, ligjore dhe ekonomike, sipërmarrjen private që të mbështesë dhe ruajë autonominë e artit, artistit dhe autorit krijues.

Shoqëri të cilat tentojnë të vendosin artin në fuknsion të politikës nuk janë shoqëri të lira. Që një ditë do të dilnin disa "kalamaj" politikë që do të tentonin të bluanin nên egot e tyre injorante plotésisht botën krijuese të njê qyteti apo vendi, kësaj as ia priste mendja njeriu në këtë vend.

Është e shëndetshme që në shekullin që jetojme gjithçka e lidhur me artin t'i lihej në transformim gradual iniciativës private, biznesit apo sipermarrjes, por ky kalim nga një shoqëri e kontrolluar plotësisht nga partia shtet tek iniciativa private kërkonte ekuilibrin e disa institucioneve normale bashkëkohore që jo vetëm e donin artin dhe njeriun por edhe e kuptonin rolin e artit për shoqëriné dhe imazhin e thellë të vendit jo vetëm për të tjerët por në rradhë të parë për veten.

Imazh për veten do të thotë se kur shoqëria ku ti jeton krijon dhe shfaq veten në art të mirë me kualitet estetik dhe përmbajtësor, i nisur nga vlera të brendshme humane, atëherë edhe njeriu më i thjeshtë ndikohet indirekt nga kjo për të rritur kërkesat ndaj vetes.

Të njëjtën gjë që Rama vuri në përdorim me ngjyrat dhe fasadat e qytetit dhe që është shpallur si një gjetje në botën e artit kontemporan si një nxitje për përmirësimin e jetës së qytetit, ngritjen e standardeve të njerêzve për arealin ku jetojné dhe për veten gjë që ka sjellë njëkohësisht dhe rritjen e vlerës së real estatit në Tiranë e Shqipëri, diçka të ngjashme duhet të bëjë shoqëria shqiptare tashmë jo vetëm për fasadat, por për ngritjen e brendshme të njeriut.

Këtë mund ta kryejë vetëm zhvillimi i artit krijues dhe i personalitetit té autorit që punon dhe jeton në Shqipëri. Cilësia dhe vitaliteti i produktit artistik edhe pse mund të shkaktojë event/ngjarje në momentin e prezantimit të saj në publik nuk është detyrimisht e lidhur me evente. Fokusi i kësaj qeverie në evente të gjithëfarsojshme e ka eklipsuar pothuaj plotësisht ngjarjen e shpërfaqjes së një vepre artistike në publik. Në hyrje të mandatit 4 të kêsaj mazhorance kjo problematikë duhet adresuar seriozisht.

Kalimi nga një "industri" propagande parti shtet, në një mjedis vital ku artisti krijues, forca avantgardë në inovacion dhe kreativitet e çdo shoqërie moderne bashkëkohore, drejt iniciativës së lirë personale, private, me fokus të brendshëm apo të jashtëm, shpirtëror, psikologjik apo social, nuk mund të pritej té ndodhte me dorën magjike të tregut të lirë në kohën kur tregu i lirë në vend ka deficitin tregtar që ka e që mbart.

Mungesën e kualifikimit kulturor dhe estetik të mbajtësve të kapitalit nuk mund ta kompensojë mbështetja e institicioneve ndërkombëtare për artistin krijues shqiptar, as në formë të pjesëshme, pasi në rastin e një njohje ndërkombëtare, artisti krijues në këto kushte do të largohej menjëherë nga vendi, si edhe ka ndodhur. Për shoqërinë, si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë kulturor është me rëndësi që të ketë artistë, krijues seriozë qê jetojnë në të e mes saj.

Kjo jo vetëm se artisti paguan taksa ku është rezident ai vetë, por dhe kompanitë që menaxhojnë apo tregtojnê veprën e tij paguajnë taksa atje ku janë, kudo qê të jenë. Një qytet, një fshat, një shtet, një territor që jetohet nga njerëz krijues, me inovacion, kreativitet dhe njohje publike lokale apo botërore, siç dihet shumë mirë kjo nga industria e real estateve, i rritet respektivisht jashtëzakonisht në progresion edhe vlera në treg. Besoj çdokush e ka parë dhe mësuar se edhe në qendra tregtare masive gjendet nje hapësirë për kinema.

Kjo jo vetëm se ligjet detyrojnë por edhe se biznesi e ka kuptuar vlerën imediate të tërehqjes që kryen për njerëzit vepra artistike. Problemi kryesor që nxori në pah goditja e SPAK ndaj Kryetarit aktual të bashkisë Tiranë, nuk është thjesht aludimi ndaj tij për korrupsion. Pavarësisht a del me apo pa faj për akuzat konkrete, problemi kryesor që del në pah është dhe do të mbetet politik: Cili ka qenë dhe cili është vizioni politik i këtij politikani të ri shqiptar?

Kemi të bëjmë këtu me një problem të thellë formimi, ndoshta që i përket edhe një brezi të tërë. Ndaj duhet adresuar!
Ne qytetarët e këtij qyteti dhe të këtij vendi që duke venë kokën né torbë u ngritëm kundër dikaturës më të egër terroriste komuniste në Europë, jemi ende gjallë.

Askush nuk mund të tallet si lolo me një memorie të jetuar njerëzish që kanë marrë përsipër e kanë venë në bixhoz politik jetët e veta dhe të fëmijëve të tyre përballë tytave të mitralozëve mbi godinat ku hyjnë e dalin tërë pordhë sot pushtetarë të krijuar në zyra projektesh dosjesh pa jetë.

Le të ngjajë so të dojë sot kjo fjalë, por pêr LIRINË e këtij qyteti dhe këtij vendi është sakrifikuar me gjithçka në Shqipëri e Tiranë. Nqs në vitet e tranzicionit në rrëmujën e përditshme lindi një brez cinik që mendoi se mund të përdorë gjithçka pêr disa ambicie imbeçile të papjekura prej axhamiu majë pushteti, kjo duhet adresuar dhe ndalur.

Ky personazh politik tentoi të verë në përdorim të tij gjithçka, përfshi artin dhe kulturën, vetëm në funksion të Kontrollit.
Kontroll dhe vetëm kontroll i cili nuk i shërben asnjë politike përveç konsolidimit dhe shtrirjes së pushtetit të tij personal dhe një grupimi individësh pa asnjê ide, pa asnjë filozofi përveç kontrollit dhe vetëm kontrollt dhe intimidimit.

Si erdhi kjo ditë? Duke mos patur asnjë idé. Lali Eri erdhi si një kopje 2.0 e updejtuar e Ramës kryetar bashkie. Me të njëjtën filozofi të gjetur gati dhe shtruar nga Rama, si ekzekutues i blueprintit të vizionit 'Edi Rama' për bashkinë Tiranë. Asgjë origjinale e tij. Kopje e një origjinali i cili në pozicionin e një kryetari bashkie mbeti epokal.

Si kryeminstër na mbetet ta shohim pasi nuk e ka përfunduar ende detyrën. Por natyrisht Edi Rama ka disa përgjegjësi. Përgjegjësia kryesore e tij është se e e ka lejuar Lali Erin të rreshtonte disa nga miqtë artistë të suksesshëm bashkëkohorë të ndihmuar jo pak nga Rama në karrierat e tyre të mblidheshin dhe të lejonin kryetarin e ri të bashkisë pas tij t'i përdorë si fasada për poshtërimin e gjithçkaje që lidhet me kreativitetin, krijimtarinë dhe autorësinë duke i përdorur këto si evente spektaklesh.

Këtë përdorim të artistit si gjithçka tjetër, Lali e ka kopjuar keq nga Rama. E ka kopjuar biles aq pa fantazi sa janë përdorur pothuaj po të njëjtët personazhe si ata që më parë janë përdorur nga Rama. Por ka njê ndryshim madhor mes të dyve. Nuk mund të krahasohet kopja e keqe me origjinalin.

Dhe Rama e ka tani shansin, në krye të mandatit të tij 3 të kuptojë seriozisht se një Shqipëri pa krijues, pa dinjitet real te brendshëm si ai që krijon njê epokë nën emrin e politikanëve të mëdhenj, nuk do të ketë më asnjë vlerë nqs partia e tij nuk do të distancohet nga ky model krijesash politike të cilat i kanë hyrë në borxh shumê shpirtit të këtij vendi.

Shqipëria ka njohur personazhe të panumërt errësire si puna e këtij Kara Mahmut Bushatit në imazhin poshtë i cili kur iu tek t'i shpallte luftë Aqif Kurt Pashës së Beratit u nis me atë rast të bëjë dhe ca plaçkë e i vuri zjarrin edhe Voskopojës bashkë me Akademinë e Re të saj, Bibliotekë dhe gjithë ç'farë kishte, bashkë me shtypshkronjën e dytë në Ballkan pas Stambollit e cila kishte bërë që Voskopoja të furnizonte jo vetem me lesh dhe bulmetra Europën, por edhe me libra.

Akademinë e Re të Voskopojës, ato vite. pikërisht pak para nisjes së Revolucionit Francez, e pat ndërtuar një Teodor Kavalioti me mbështetjen financiare të disa tregtarëve dhe fisnikëve të kamur nga këto troje dhe të vendosur asokohe në Vienë dhe kryesisht Venedik.

Akademia e Re u kthye në një nga shkollat më me emër në atë kohë prej atij burri, pra Teodor Kavaliotit, një idhtar i ilumizmit Volterian dhe njohës i imtë i Dekartit edhe pse i veshur vetë me rrobën e priftit dhe besimtar i vërtetë Kristian.
Dhe e dini çfarê? Aq i përulur ishte Kavalioti i krishterë në thjeshtësinë e tij sa sot, edhe pse ndërtues i një Akademie në një qytet ku bujarët e vet ndërtuan disa nga kishat më të bukura të Shqipërisë, nuk gjendet asnjë foto e asnjë portret i tij. Askund.

Çfarë gjendet nga ana tjetër janë disa portrete të Kara Mahmut Bushatit, shfarosësit dhe djegësit të Voskopojës. Biles edhe nga vetë Simon Rrota në këtë imazh që po vendos si ilustrim.

Mund të vendos gjithashtu bast publik se Kara Mahmuti ka qenë me siguri analfabet, pasi analfabetizmi përndoqi pothuaj të gjithë figurat e bejlerëve shqiptarë deri tek Esat Pashë Toptani i famshëm tradhëtar apo heroi më i madh real dhw i pa kredituar Bazi i Canes (Abaz Kupi), ky i fundit heroi me i madh por fatkeqêsisht i fundit analfabet i heronjve të shumtë të Shqipërisë.

Ndaj i takon tani Edi Ramës të ndajë mendjen dhe veten e të përcaktojë cilin model krijese politike do të lerë pas.
Një Kara Mahmut të sigurt të partisë tij, Bushatli ose jo, apo një Kavaliot me ndihmën e atyre që e duan shpiritn e Shqipërisë. Se cili nga këta të dy ngjason më shumë me Ramën vetë, besoj se e kupton tashmë çdo njeri.
Mjafton të vendosësh portretin e Edi Ramës përkrah atij të Lali Erit që sot, dhe besoj e kupton vetë secili cilat prerje janë për ç'punë në histori. Por i takon Edi Ramës të bëjë zgjedhjen e tij.

joni shanaj

Sondazh

Poll
Insights 10 Shkurt 2025, 16:05 Erion Delvina

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Arrestimi i Erion Veliajt TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapë...

Insights 3 Shkurt 2025, 16:18 Dosja.al

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

protesta ne serbi TIRANË- A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sad...

Insights 2 Shkurt 2025, 11:02 Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

foto ilustruese TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhje...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë