LIVE UPDATES
Insights

Fundi i idiotësisë europiane

19 Shkurt 2025, 11:36 Nga Ben Blushi
Fundi i idiotësisë europiane
Ben Blushi

TIRANA- Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Ajo rrezikon të ketë njëkohësisht kundër dy superfuqitë kryesore të botës, Amerikën dhe Rusinë. As Korea e Veriut dhe as Irani nuk kanë shkuar kurrë kaq larg. Gjithmonë kanë qenë ose me njërën ose me tjetrën superfuqi dhe asnjëhëherë kundër të dyjave bashkë. Europa nuk është ftuar në takimin e Arabisë Saudite, mes Trump dhe Putin dhe për këtë shkak po bën cmos për ta sabotuar atë, duke i kërkuar presidentit Zelensky të mos njohë asnjë vendim që e mbyll luftën. E paimagjinueshme.

Evropa nuk do që lufta të mbarojë edhe tani që të gjithë duan. Është njëlloj si një njeri që i hedh benzinë zjarrit që po i djeg shtëpinë, ndërkohë që i ka kërkuar ujë dhe para gjithë komshinjve për shumë kohë. Kur ata i tregojnë si shuhet zjarri, ai nuk pranon dhe hedh edhe më shumë benzinë. Për shkak të këtij veprimi zjarrnxitës, mesa duket Amerika dhe Rusia e kanë lënë Evropën jashtë bisedimeve të paqes. Dhe kanë bërë mirë. Europa nuk ka fituar asnjë luftë vetë, por vetëm ka shkaktuar luftëra duke vrarë miliona qytetarë europianë, cka e ka bërë atë kontinentin më luftënxitës dhe njëkohësisht më humbës në historinë e botës. Shqipërinë nuk e ka pushtuar asnjëherë as Amerika as Rusia por vetëm Europa.

Napoleoni u mund nga Rusia por Rusia nuk erdhi ta pushtojë Francën megjithëse mund ta bënte. Hitleri u mund nga Rusia dhe nga Amerika bashkë, por asnjëra nuk e mbajti të pushtuar Gjermaninë e cila u nda mes dy ideologjive, por jo mes shteteve që fituan luftën duke lënë miliona ushtarë të vrarë për të cliruar Europën nga vetë Europa. Prandaj të gjithë janë dakort se ka ardhur koha që europianët mos ngatërrohen më në punët e botës të cilat i kanë bërë gjithnjë keq ose shumë keq. Ata kanë humbur me sukses fuqinë e tyre në Azi, në Afrikë dhe në Amerikën Latine sepse menduan se burimet që rrëmbyen nga kolonitë e dikurshme ishin të mjaftueshme përjetësisht.

Koha provoi të kundërtën. Kursimet shterojnë nëse nuk investohen dhe Europa sot është më e varfër se para dy shekujsh në raport me kolonitë e veta, Amerikën, Kinën dhe Indinë dhe pas disa dekadash do jetë edhe më e dobët se Afrika e pasur. Natyrisht dobësinë e saj e shohin të gjithë sepse ajo shkëlqen cdo ditë e më shumë, duke i detyruar njerëzit të ngrenë disa pyetje. C’punë ka një kontinent që e ktheu urrejtjen për hebrenjtë e Biblës dhe antisemitizmin në doktrinë ushtarake, ti tregojë Izraelit si duhet të sillet në vendin e vet, apo c’punë ka Europa të vendosë cfarë ndodh në Gaza,ku shkojnë 2 milion palestinezë, sa rajone rusishtfolëse do kalojnë nga Ukraina në Rusi, kujt i takon Taiëani dhe sa respektohen të drejtat e njeriut në Kinë apo në Korenë e Veriut.

Këto nuk janë punët e europianëve sepse ata nuk kanë më as ushtritë që kishin dikur as paratë dhe as teknologjinë për t’iu imponuar të tjerëve. Tani ka ardhur koha që Europa të merret me punët e veta që nuk janë pak. Ajo duhet të zgjerohet, të reformohet dhe të lindë më shumë fëmijë. Sot në Europë lindin 10 mijë bebe në ditë, ndërsa vetëm në Nigeri lindin 20 mijë bebe në ditë dhe ky problem nuk zgjidhet duke i mësuar nigerianëve se cfarë është demokracia e pakicave, apo duke dhuruar kontraceptivë me ngjyra ylberi. Europa duhet të merret me Ballkanin të cilin ka 100 vjet që e torturon duke e kthyer në një poligon ku ajo mëson pabesitë e artit të luftës.

Ukraina nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e Europës dhe meqë Europa nuk pranon që Rusia të ngatërrohet në Ballkan, duhet të bëjë të njëjtën gjë duke ruajtur neutralitetin reciprok. Ukraina është Ballkani i Rusisë, prandaj Europa nuk duhet të merret me Ballkanin e të tjerëve. Fatkeqësisht, për shkak të nxitjes që ju bë Ukrainës duke e përdorur si një mace që pickon një tigër, ajo e ka humbur luftën në mënyrë dëshpëruese dhe sot është një vend që nuk vendos më për veten e vet. Bashkë me luftën Ukraina ka humbur autonominë. Ndërkohë që 200 miliard euro armë u shitën kontrabandë nëpër vatrat e tjera të botës, administrata e këtij vendi u bë më e korruptuara në botë, zgjedhjet janë anulluar, më shumë se 200 mijë ushtarë janë vrarë, miliona dezertuan, shumica e tokave pjellore të Ukrainës janë minuar, 5 milion njerëz kanë emigruar dhe burimet e saj natyrore janë jashtë funksioni.

Ukraina kërkon më shumë se 500 miliard dollarë për tu rimëkëmbur dhe natyrisht Europa nuk do ta paguajë faturën, cka e kthen këtë vend në orbitën ruse aty ku dhe ka qenë historikisht para se ta mashtronin se do ta integronin në NATO dhe BE, për ta hedhur si mace në zjarrin e luftës. Por në përfundim të kësaj lufte që nuk pati asnjë përfitim për askënd edhe Europa është më e dobët se kurrë. Ajo ka humbur aleatin e vet kryesor, garantin e sigurisë së saj, Amerikën, ndërkohë që hoqi dorë me vullnet nga burimet e lira të energjisë që i vinin nga Rusia, rriti cmimet, rrënoi ekonominë e vet dhe u fut në konflikt me këtë fuqi e cila 80 vjet më parë e cliroi nga nazizmi dhe iku në shtëpinë e vet. Por lufta në Ukrainë tregoi edhe anën komike të Europës si një fuqi e dalë nga komeditë e Molierit.

Shtetet europiane u futën në një garë histerike gjuetije mbi vilat dhe jahtet e pasanikëve rusë të cilat i sekuestruan me pretekstin se me taksat e tyre ata kishin ndihmuar makinën ushtarake të Putinit në Ukrainë. Kjo është njëlloj sikur nesër, qeveritë e Europës të sekuestrojnë makinat Tesla të Elon Muskut, meqë mendojnë se ky po ndihmon diktatorin Donald Trump, ti japë fund luftës në Ukrainë, të mbyllë USAID dhe të aneksojë Groenlandën. Është njëlloj sikur ditën që Gjermania Naziste humbi luftën, Amerika me Rusinë të sekuestronin fabrikat Mercedes Benz, meqë kjo kompani makinash e ndihmoi Hitlerin të pushtonte botën. Edhe mund ta bënin por nuk e bënë, sepse përndryshe do ishte një plackitje e pastër dhe e paharrueshme. Për të gjitha këto arsye europianët nuk janë ftuar në tryezën e paqes mes Amerikës dhe Rusisë sepse askush nuk beson se ata kanë më dëshirë për të bërë mirë.

Tani europianët e kanë të detyrueshme të mbajnë marrëdhënie të mira si me Amerikën ashtu edhe me Rusinë, duke imituar muzetë e mëdhenj, të cilët i mbajnë dyert hapur për të gjithë vizitorët qofshin të varfër, të pasur, qofshin nga lindja apo nga perëndimi. Europa që kemi njohur ka humbur në gropën thithëse të burokracisë meskine, të vasalitetit servil, të përcarjes ideollogjike dhe të mungesës së ideve dhe ndoshta nuk do ta ketë më kurrë shkëlqimin që ka patur. Demokracia e saj është e lodhur dhe demografia e saj është e plakur. Tani, xhamat e kësaj ndërtese të mrekullueshme që dikur ishte zilia e botës,i fshijnë me rradhë emigrantët aziatikë dhe afrikanë të cilët mezi presin ti thyejnë dhe të futen brenda për të shkatërruar atë që ka mbetur.

Ata kanë urrejtje për kolonizatorin e dikurshëm dhe nëse Amerika me Rusinë nuk e ndihmojnë prapë Europën në këtë luftë me veten, emigrantët e paligjshëm me siguri do t’ia arrijnë. Unë i shkruaj këto rreshta me pikëllim, si një europian i zhgënjyer që në pasqyrën e atyre xhamave të pluhurosur shikoj rrugën e mundimshme të Shqipërisë, të cilën europianët cinikë kanë 30 vjet që e lënë te dera duke e sorollatur pa stil, pa arsye dhe pa mëshirë. Cfarë idiotësh të neveritshëm, por fatkeqësisht të domosdoshëm. Nuk e fsheh dot, se më vjen mirë që Amerika dhe Rusia po i ndëshkon edhe në emrin tonë.

ben blushi

Sondazh

Poll
Insights 18 Shkurt 2025, 20:13 Joni Shanaj

Kara Mahmudi i sotëm

Joni Shanaj TIRANË - Individë qê për t'u pasuruar kanë shkatërruar me apo pa dashje artin dhe kulturên, ka pafund n&eu...

Insights 10 Shkurt 2025, 16:05 Erion Delvina

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Arrestimi i Erion Veliajt TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapë...

Insights 3 Shkurt 2025, 16:18 Dosja.al

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

protesta ne serbi TIRANË- A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sad...

Insights 2 Shkurt 2025, 11:02 Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

foto ilustruese TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhje...

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

Pamje nga protesta në Velipojë,policia largon me dhunë banorët,shoqëron në komisariat disa prej tyre

"Ne bëmë reformën në drejtësi!" Rama: Shpata e ndëshkimit, ishte në këtë zyrë!

"Kujdes me VPN falas, janë shumë e rrezikshme!" Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar

Babai i Elsejd Hyses kerkesë Ramës: Duhet një mol ne liqenin e Shkodrës

Edi Rama

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

“S’ke pasur ku ta kapësh atë shoqen, gjete vendin këtu”, Rama batuta me të riun në Lezhë

Plani ‘ambicioz’ i Ramës: Në fund të vitit 2007 mbyllim negociatat me BE-në

Rama në Lezhë me kandidatët e PS-së, batuta me Manjën: Thonë të tjerët se mos di ndonjë gjë Ulsiu

Konflikti në Kamëz,dy shoferë zihen me sende të forta

Janë paterica të Ramës",Berisha:Ishte i frikshëm vendimi i disa partive që futën familjarët në lista

"Do vendosim arsimtarin në piedestal!", Berisha: Rrogat e mësuesve do shkojnë drejt dyfishimit

Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat dhe do ua kthejmë banorëve

Berisha tregon politikanët që e kanë frymëzuar: Trump kur guxoi të thotë se armiku më i rrezikshëm

Berisha fton emigrantët për të votuar:Kush ka probleme, të drejtohet tek faqja e PD "Diaspora Voton"

Berisha: Mbështetje financiare për investime, strehim dhe garanci për punësimin e tyre

Berisha: Interesi më madhor kombëtar i PD është integrimi i Shqipërisë në BE bazuar në reforma

Berisha: Do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria që nuk do njohë varfëri ekstreme

Berisha: Duam që Shqipëria të jetë vendi i ëndrrave të ditës të rinisë shqiptare!

Rama: Brezi i ri duhet të kuptojë se politika nuk është e keqja

Rama: Nuk është mirë të shohësh njerëz që i njeh prej kohësh të vihen në hetim

Rama: Që nga dalja prej diktaturës, për herë të parë shohim mundësi reale për tu bashkuar me BE

Rama

Mbyllja e TikTok/ Rama: Prindërit më shihnin si mundësi që t’i shpëtoja fëmijët nga ajo mortje!

"Gjeli detit ngeli pa parti!" Rama:Ndërtoi Dash Sula forcë politike në Peqin,shkuan ia prishën natën

Rama vijon komentet për drejtësinë: Nuk kishte shpatë në dorë Altini, e kishte pushteti politik

Rama për procesin e integrimit: Patronazhistët e PS nuk janë asgjë para atyre të BE-së

"Fusin baballarët dhe tezet në lista"/Rama vijon ironitë:Në11Maj populli do i jap një mesazh kënetës

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Tani është mundësia për të bërë histori! Na është hapur dritarja e BE-së

Ramës nuk i del e keqja me opozitën: PS është shanci i fundit për të dalë nga këneta!

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama: Mandati më i fortë për PS-në! Qielli do të jetë kufiri i fitores!

Liria individuale e shqiptarëve është e kërcënuar/Rama:Anëtarësimi në BE proces jetik për Shqipërinë

"Rama çoi Pojen te qelia e Veliajt"/ Berisha: Kamerat do të tregojnë shumë gjëra...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama, natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron

"Kishe pyt ku është Luli"/Rama ironizon Bashën:Na thave sytë o zotni! Jam tremb se ti do fitosh prap

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Ulsiu e futi në kurth! I vendosi çimka në të gjitha anët...

Berisha publikon përgjimet e ministrit Balla: Ja si i bën pazare Suel Çela me dosjet e SPAK-ut

Listat e PS-së/ Rama: Kemi një skuadër që përfshin të gjitha moshat!

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma