LIVE UPDATES
Insights

Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha

Rama, ndryshe nga ç'thotë opozita, e cila kërkon të përforcojë përçarjet mes mazhorancës, nuk e kishte dashur arrestimin e Veliajt. Ama nuk kishte bërë asgjë as për ta penguar.

19 Shkurt 2025, 21:26 Nga Endri Xhafo
Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha
endri xhafo

TIRANË- Kur Erion Veliaj u arrestua të hënën më 10 shkurt pasdreke, Edi Rama i dha vetes gjysmë dite kohë përpara se të shprehej. Burime pranë mazhorancës pohojnë se me t'u kthyer nga Shkodra, ku ndërpreu aktivitetet e parashikuara, Rama porositi me urgjencë një sondazh të brendshëm, nga ata që ai beson se i japin një pasqyrë besnike dhe të padeformuar të humorit të publikut. Por sondazhi doli keq! Kuotat e PS-së ishin të ulta gjithandej. Arrestimi i Veliajt nuk po kalonte hiç. Përkundrazi! Po e dëmtonte keq PS-në. Nëse dëmi do të kishte qenë i menaxhueshëm, ai do të vazhdonte me refrenin e zakonshëm se "ne nuk komentojmë punën e SPAK-ut". Të njëjtat burime pohojnë se deri atëherë Rama ishte përballur edhe me dy lloj pakënaqësish: Nga të vetët, në raport me SPAK-un për shkak të goditjeve të perceptuara si "më së shumti majtas"; por, sidomos, pakënaqësi nga "çunat problematikë" kaq të nevojshëm ditën e zgjedhjeve, disa të goditur fort prej SPAK-ut pas përgjimeve të Sky-ECC dhe Enchrochat. Atëherë Rama provoi një taktikë të re, kryesisht për dy arsye:
Së pari, foli "për të mos heshtur më" në raport me SPAK-un, duke marrë, në dukje, nën mbrojtje Veliajn: Kryebashkiaku duhej hetuar në gjendje të lirë, sepse Bashkia nuk mund të privohej nga një i zgjedhur vendor, që ka një mijë detyra mbi kokë.

Në fakt, Rama, ndryshe nga ç'thotë opozita, e cila kërkon të përforcojë përçarjet mes mazhorancës, nuk e kishte dashur arrestimin e Veliajt. Ama nuk kishte bërë asgjë as për ta penguar. Kishte vëzhguar nga lart, duke e menduar veten një lloj arbitri të luftës së brendshme që e toleronte nisur nga parimi "përça e sundo", ia kishte reduktuar në maksimum peshën specifike ekonomike e financiare përmes lejeve të ndërtimit në kryeqytet, sepse për komplekset e mëdha leja prej kohësh jepet nga AZHT, një agjenci nën ministrinë e infrastrukturës, e dubloi politikisht si drejtues qarku në Tiranë me Manastirliun, Spiropalin, Gonxhen, Majkon dhe, së fundmi edhe Braçen, duke i bërë kësisoj irrilevante dy daljet e fundit në krah të kryebashkiakut gjatë ditëve të fundit të tij në liri. Ndaj mesazhi për SPAK-un në fakt nuk ishte për Veliajn! Duke folur për Veliajn, ai i tregoi SPAK-ut kufirin që nuk duhet të kalojë kurrsesi tani: Vetë Edi Ramën! Ai tha: "Dhe mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë, kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë atje, të shkojnë të merren me faktet", sepse "e kam thënë kur kam qenë i ri me të gjitha flokët e zeza, atë punën e birit të kurvës, që nuk ka pasur dhe nuk ka me prova njeri", që "të më kërkojë mua në xhep lekët e veta". Duke shtuar një kinse garanci, por në formë kërcënimi, se "pa PS nuk ka SPAK"! Dhe që të mos ketë asnjë dyshim që objekti i sulmit (apo kritikës) ndaj SPAK-ut nuk ishte arrestimi i Veliajt, u kujdes po vetë kur shkroi në X se "nuk kemi ndryshuar thelbin e qëndrimit tonë se PS nuk është zyrë avokatie e askujt që është në proces, përfshirë edhe Erjonin".

Vijmë te arsyeja e dytë pse Rama foli kundër SPAK-ut, kinse në mbrojtje të Veliajt, duke mos çuar as policinë përballë GJKKO-së ditën e masës së sigurisë, kur mbështetësit e shumtë të Veliajt, punonjës bashkie, artistë, sportistë, etj., bllokuan hyrjen e godinës për prokurorët dhe gjyqtarët. Edi Rama nuk do, nuk mund t'ia lejojë kurrsesi vetes të humbasë atë makineri elektorale që është Bashkia e Tiranës! Duke e shpallur veten kryebashkiak de facto të Tiranës dhe duke njoftuar se do të vijë të kandidojë për deputet në Tiranë, ai synon të mbajë sadopak të karikuar gjithë njerëzit e Veliajt, nënkryetarë bashkie, drejtorë, ish-drejtorë, shefa, socialistë në Këshillin bashkiak, drejtues të njësive administrative, njerëz të bazës. Por e ka të vështirë! Pakënaqësia e tyre sot është e thellë! Ndjesia e humbjes së atyre që e kishin "lidhur qerren e tyre me makinën e Lalit" ka ekuivalent vetëm depresionin kolektiv të humbjes së parave në firmat piramidale. Një armatë e tërë njerëzish me fate politikë e interesa ekonomike të lidhura me Lalin, që do të prisnin me durim ditën kur ai të bëhej Kryeministër për t'u bërë ata në mos ministrat të paktën drejtorët e rinj të mëdhenj të dikastereve të rëndësishme, një e ardhme e prerë në mes në mënyrën më të pabesueshme të mundshme, me një njeri të degdisur "në burg pa gjyq", që deri dje ngjante i paprekshëm, "vëllai shpirtëror" i Alex Sorosit, i pritur në nivelet më të larta të Washingtonit, i projektuar për të qenë numri 1. E si të mos mjaftonte SPAK-u, njerëzit e Veliajt kishin filluar të provonin në takimet me bazën, stigmën e të qenit "njerëzit e Lalit", që nuk i qasnin, në rastin më të mirë i mënjanonin. Por Rama nuk mund t'ia lejojë vetes të ketë firo votash dhe energjish, siç ndodhi me PD në 2023, kur i munguan mbi 200 mijë vota demokratësh që nuk dolën të votojnë, të pakënaqur nga përçarja e partisë.

Berisha nga ana e tij është i drejtpërdrejtë kur thotë se SPAK-un do ta shkrijë. Por që ta shkrijë SPAK-un, Berishës i duhet një shumicë kushtetuese për të ndryshuar Kushtetutën, ndaj kërcënimi nuk ka gjasa të realizohet. Të paktën këtu duhet ta besojmë Ramën kur thotë se "pa PS nuk ka SPAK", shprehje që merr kuptim po ta lexosh mbrapsht, që pa votat e PS-së nuk bëhet dot asnjë ndryshim kushtetues.

Por përse e kërcënon Berisha "SKAP-in e partisë" edhe pas goditjes së Erion Veliajt? Të paktën për tre arsye:
Së pari, Berisha dhe familjarët e tij nuk i kanë mbyllur hesapet me SPAK-un. Mbajtja lart e presionit është një formë mbrojtjeje, njësoj si ajo e Ramës me telefonin.

Së dyti, "Amerika është tërhequr tani nga SPAK", sipas fjalëve të vetë Ramës; ndërkohë që kur Amerika nuk ishte tërhequr ende nga SPAK, prokurorët e çështjes së Veliajt morën një mesazh të qartë kur tentuan ta arrestonin herën e parë në tetor - "ne jemi shumë të zhgënjyer", - ndërkohë që gjyqtarja e hetimit paraprak e refuzoi masën e arrestit, fakt që u konfirmua edhe nga vetë Rama. Mirëpo kur USAID-i u shpall "organizatë kriminale", që "duhet të marrë fund"; kur ish-sekretari Blinken, - që dekoroi Dumanin në dhjetor për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri pasi kishte shpallur më herët Berishën "non grata" për "korrupsion madhor", - u shpall ai vetë i padëshiruar në të gjitha godinat federale të SHBA-së dhe ia hoqën çertifikatën e sigurisë; kur misionet OPDAT dhe ICITAP rreshtën asistencën e tyre në Shqipëri; kur të premten e 13 shkurtit Presidenti Trump nxori një urdhër të ri ekzekutiv që udhëzon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të rinovojë shërbimin e jashtëm për të siguruar "zbatimin besnik dhe efektiv" të agjendës së tij MAGA të politikës së jashtme; kur Reuters ka raportuar edhe se shumë ambasada amerikane në botë do të shkurtohen me 10% personel amerikan e vendas, vetvetiu kuptohet pse "rruga e Elbasanit", pra "Amerika është tërhequr nga SPAK" në këtë fazë tranzicioni administratash. Por ndërkohë nuk kemi as edhe një fakt, as edhe një deklaratë të vetme, asgjë publike që të lë të mendosh se administrata e re nuk do ta mbështesë SPAK-un në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Afërmendsh prokurorët e SPAK-ut janë gati t'u falen "padronëve të rinj"... sapo të mësojnë se kush janë ata.

Berisha nga ana e tij e konsideron SPAK-un fryt të një reforme në drejtësi të iniciuar nga fondacioni Soros i Tiranës (cf. OSFA 2014-2017 Strategy Plan), edhe pse Rama e shet si një reformë të tijën dhe të socialistëve. Kësisoj Berisha, - i cili ditën që u arrestua Veliaj prezantoi në Tiranë një nga njerëzit absolutisht më të afërt të presidentit Trump, Chris LaCivita, që e cilësoi Ramën "kukull të Sorosit", - nuk bën gjë tjetër veçse tregohet konsekuent me denoncimin e një reforme që ai gjithmonë e ka cilësuar "sorosiane", çka sipas tij shkon në të njëjtin shtrat me përpjekjet trumpiste për desoroizimin e politikës së jashtme dhe penale amerikane. Ndaj arsyeja e dytë pse Berisha mban lart presionin ndaj SPAK, që ka deklaruar se nuk do të bëjë pushime pavarësisht zgjedhjeve të 11 majit, është që të realizojë arrestimet e tjera nga radhët e mazhorancës për të cilat zien prej kohësh e gjithë Tirana, në lidhje me inceneratorin e Tiranës (çështja e dherave) dhe/ose tunelin e Llogarasë dhe/ose marrëdhëniet e politikës me bandat e Elbasanit.

Arsyeja, apo, më saktë pasoja e tretë e kërcënimit të Berishës për "shkrirjen e SPAK-ut", është mesazhi që u shkon direkt "çunave problematikë" me të cilët, sipas PD-së, Rama ka fituar të gjitha zgjedhjet prej 2013-ës e mbrapa, se tani ata ose duhet të kalojnë me PD-në, që zotohet të shkrijë SPAK-un, ose, në rastin më pak ideal, nuk duhet ta mbështetësin më Ramën.

SPAK-u është sot në kushtet e një zjarri të kryqëzuar, pozita më e pafavorshme në raport me politikën që prej krijimit. Ndërkohë që kërkon, me të drejtë, ndryshime ligjore që do t'u mundësonin prokurorëve të tij një mandat të dytë si prokurorë specialë. Ndaj SPAK-u nuk mund të abstragojë më për pasojat politike të veprimeve të veta. Është në atë pikë që mund të përcaktojë se kush do ta qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Shfaqjet publike të solidaritetit prej partive të vogla dhe pohimet se prokurorët udhëhiqen vetëm nga ligji, janë përralla me mbret, që s'i besojnë as ata vetë.

sali berisha edi rama spak

Sondazh

Poll
Insights 19 Shkurt 2025, 18:22 Ola Xama

Çfare nuk shkon tek alibia e Veliajt?

erion veliaj TIRANË- Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK po gabon rëndë që po merret me heti...

Insights 19 Shkurt 2025, 11:36 Ben Blushi

Fundi i idiotësisë europiane

Ben Blushi TIRANA- Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Ajo rrezikon të ketë n...

Insights 18 Shkurt 2025, 20:13 Joni Shanaj

Kara Mahmudi i sotëm

Joni Shanaj TIRANË - Individë qê për t'u pasuruar kanë shkatërruar me apo pa dashje artin dhe kulturên, ka pafund n&eu...

Insights 10 Shkurt 2025, 16:05 Erion Delvina

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Arrestimi i Erion Veliajt TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapë...

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!