LIVE UPDATES
Insights

Lista të mbyllura, lista të hapura

Një shqisë e gjashtë, që buron nga thellësia e qenies së kandidatit, e shtyn atë të veprojë si qenie në funksion të shijeve imagjinare të Kryetarit. Dinjiteti, e vërteta, kundërshtimi apo mendimi personal struken diku në periferi të personalitetit për tu harruar deri në Ditën D.

13 Mars 2025, 13:22 Nga Ermal Mulosmani
Lista të mbyllura, lista të hapura
Ermal Mulosmani

Dje ishte afafti i fundit i dorëzimit të listave në KQZ, një spektakël mbarëpopullor për të parë ankthin, sevilosjen, dallkaukllëkun, nënshtrimin pa kushte dhe patetizmin e të përzgjedhurve të Kryetarëve të gjithpushtetshëm. Ankthi fillon qysh një muaj përpara. Nënshtrimi dhe servilizmi ofrohen hapur në televizion, rrjete sociale, Paralament. Një shqisë e gjashtë, që buron nga thellësia e qenies së kandidatit, e shtyn atë të veprojë si qenie në funksion të shijeve imagjinare të Kryetarit. Dinjiteti, e vërteta, kundërshtimi apo mendimi personal struken diku në periferi të personalitetit për tu harruar deri në Ditën D.

Shqisat e tjera dobësohen. Shikimi tretet, dëgjimi bie, nuhatja gjithashtu. Edhe ushqimi sikur nuk lezeton më. Jo sepse syri, gjuha, veshi, lëkura apo hunda nuk funksionojnë. Përkundrazi. Por vëmendja është tjetër kund. Kandidati sheh vetëm Kryetarin. Ose njerëz që do i çojnë mesazhe atij. Ti e ke përballë kandidatin, e përshëndet, i flet me përzemërsi, ndalesh i jep dorën shkëmben fjalë. Por ai nuk të mban mend fare. Sepse ai nuk është aty, shqisa e tij e gjashtë është duke menduar: “Çfarë të bëj që t’i bie në sy Kryetarit”? Tek kjo kontradiktë e brendshme mes sjelljes formale dhe përhumbjes përmbajtësore është thelbi i humorit popullor. Kandidati qesh me zemër me ty, të përqafon, bën edhe batuta standarte. Por është vetëm fizikisht aty. Shqisa e gjashtë e çon në një fushë krejt tjetër. Ai është diku mes “listave të mbyllura” dhe “listave të hapura”, një zonë gri, e mjegulluar, depresuese.

Trajneri do ta vendosë atë në fushën politike në varësi të paraqitjes në stërvitjen e fundit para lojës. Këto ditë merret vendimi… Ndaj duhet dhënë maksimumi! Derisa vjen Dita D. Orët bëhen të gjata, vite. Kandidati bëhet receptor i tëri. Ankthi bëhet i padurueshëm, shqisat, përveç të gjashtës nuk funksionojnë. Telefoni është qendra e botës. Një sms imagjinar: “U mbyll Hajdar, je në listë të mbyllur” vjen. Por si gjithmonë në këso rastesh, mbërrin një tjetër sms, banal, i tmerrshëm: “Si thu del Juvja sot?”!

Dikur vjen lajmi. Një gazetar/e bën publike nga burime të brendshme të sigurta, se lista e mbyllur ka këta emra.
Nuk është emri i Hajdarit! Gjithë ajo pritje e tmerrshme, gjithë ai nënshtrim pa kushte, servilëpirje, gjithë ato deklarata patetike poshtërimi nuk kanë shërbyer për asgjë. Tregu i servilëpirësve është tejngopur dhe çmimi i tyre ka rënë ndjeshëm. Kryetari nuk di kë të zgjedhë më parë. Befas shqisa e gjashtë që u ka komanduar gjithë qenien për kaq shumë kohë, humb çdo vlerë. Kandidati kujtohet për dinjitetin personal, për të vërtetën. Truri çmpihet, shqisat veprojnë edhe një herë si më parë. Kandidati fillon të arsyetojë, shohë, dëgjojë, nuhasë. Dhe bën aktin e parë të rebelimit:

“Nuk i pranoj listat e hapura! Jeta ime politike dhe kontributi im politik meritojnë lista të mbyllura!” Drama e “listave të hapura” buron nga ekzistenca e “listave të mbyllura”. Nëse nuk do kishte “të mbyllura” askush nuk do të ankohej. Do të dilnin 140 kandidatë në fushë dhe do të luftonin për votat e tyre në terren. Kush i sjell më shumë vota Partisë ai edhe bëhet deputet.

Por listat e hapura do të ishin shkatërrim për çdo Kryetar. Ai do të detyrohej të hidhte në fushë 140 kandidatë, një numër shumë i madh për të pasë garanci. Besnikë janë shumë pak, ndonjë duzinë. Dhe ata mund të humbasin me votë popullore. Po sikur dikush që Kryetari e ka futur në listë, pa dëshirë, të marrë shumë vota e t’i shesë pordhë atij vetë?!

Kjo nuk duhet të ndodhë. Ndaj i mbyllim 2/3 e listës! Dhe firmosim mandate deputeti në zyrë. Populli dele është.
Berisha nuk ka kohë për eksperimente, fut aty bashkëmoshatarët dhe besnikët pa kushte. Në betejën donkishotiane, për të marrë ndonjë vend me pikatore në listat e hapura, nxjerr 100 kandidatë si kamikazë. Le të përplasen ata.

Rama bën krejt të kundërtën. I heq të gjithë të vjetrit, i çon në betejë. Në listë të mbyllur sjell anonimë të rinj prej të cilëve pret mirënjohje të pakushtëzuar, nënshtrim total. Nëse ti e sjell dikë nga hiçi dhe e bën deputet, ky do ia kujtojë gjithmonë vetes që Kryetari është mirëbërësi. Ndryshe nga të vjetrit që herë pas here fillojnë të mendojnë: “Ne jemi socialistë të vjetër, me kontribute”. Kontribute leshi keni ju!

Në fakt Rama u kujton atyre se nuk janë socialist të vjetër e me kontribute por thjesht “përfitues të vjetër”. Ndaj duhen rinovuar, duhen përfitues të rinj. Ata duhet të provohen në terren nëse janë ata që thonë! Çfarë mekanizmi brilant për të dëshmuar se nuk është Parti por Kryetaroparti. Maksimizon votën, ule got, depersonalizon individin, shton aurën e të gjithëpushtetshmit dhe mbi të gjitha, çliron stanin e tij nga të përfolurit e korruptuar. Nuk mundet të mos e admiroj Ramën për këtë strategji.

ermal mulosmani

Sondazh

Poll
Insights 10 Mars 2025, 11:51 Ermal Mulosmani

RTSH duhet të dalë nga gjumi obllomovian

Ermal Mulosmani TIRANË- Diku nga fillimi i muajit Shkurt, ndërsa po ndiqja një kronikë rutinë lajmesh, shoh për herë t&e...

Insights 7 Mars 2025, 16:01 Andi Bushati

Populizëm shumë, fakte aSPAK

andi bushati TIRANË- Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që l...

Insights 19 Shkurt 2025, 21:26 Endri Xhafo

Përse e sulmojnë SPAK-un Rama dhe Berisha

endri xhafo TIRANË- Kur Erion Veliaj u arrestua të hënën më 10 shkurt pasdreke, Edi Rama i dha vetes gjysmë dite kohë p&...

Insights 19 Shkurt 2025, 18:22 Ola Xama

Çfare nuk shkon tek alibia e Veliajt?

erion veliaj TIRANË- Dëgjoj gjithnjë e më shpesh një diskurs ku thuhet se SPAK po gabon rëndë që po merret me heti...

Insights 19 Shkurt 2025, 11:36 Ben Blushi

Fundi i idiotësisë europiane

Ben Blushi TIRANA- Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Ajo rrezikon të ketë n...

Insights 18 Shkurt 2025, 20:13 Joni Shanaj

Kara Mahmudi i sotëm

Joni Shanaj TIRANË - Individë qê për t'u pasuruar kanë shkatërruar me apo pa dashje artin dhe kulturên, ka pafund n&eu...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë