14 Prill 2025, 20:54
Nga Meri Lika
meri lika
TIRANË- “[...] [populus] duas tantum res anxius optat: panem et circenses” .
Kjo shprehje latine e marrë nga (Juvenal, Sátiras , 10. 80) që në shqip do të thotë “Populli ka vetëm dy dëshira të vërteta: bukë dhe cirk.”, disa vite më parë rrodhi rrjedhshëm nga goja e atij që ishte ylli në ngjitje i partisë në pushtet e që sot është ylli i saj në stanjacion, me shumë gjasa yll i fikur i saj, dora vetë Erjon Veliaj.
Por edhe pse tashmë ai është i harruar për vetë familjen e tij politike, deviza e tij nuk u la pas dore.
Çelja e fushatës së pushtetit diktatoruc të Ramës, u mbështet pikërisht në këtë devizë.
Skenografia e ideuar në formën e rrethit ku në qendër qendronte “hyjniu” i lashtë egjyptian Ra, i rrethuar me yje të verdha e pastaj një nivel më poshtë, por gjithmonë rrotull këtij “dielli” vinte populli që shijonte cirkun se sa për bukën s’kam ç’them ...
Çingijet politike, por edhe ata (ato) artistike e mediatike, kujdeseshin në mënyrë të detajuar për realizimin e këtij cirku.
Disa çingije hapnin e mbyllnin duart njëjtë si fizkultura masive popullore e kohës së miqësisë shqiptaro – kineze, e që me krenari ngrinin rripat e mesit “Hermes” 1.200 euro, disa të tjera ngrinin duart e ekzaltoheshin njëjtë si populli korean për Kim Jong Unin, kurse ai, “Ylli Polar” i cirkut, përballë çibanit betonik që ka ngritur me surratin e tij në qendër të kryeqytetit, hidhte copëzat e bukës së ndenjur si ekonomati tek “Lulëkuqet mbi mure” për skllevërit që e rrethonin të ekzaltuar.
Një skenë e vërtetë filmi e do të jetë humbje e madhe për kinematografinë botërore, nëse në një të ardhme nuk i kushtohet një film këtij cirkut tonë pa buks.
Gjithmonë detajet bëjnë diferencën dhe ato nuk munguan as në arenën e çeljes së kësaj fushate. Rripi 1.200 euro i kryeçingijes, perlat që rëndonin qafat e çingijeve të tjera delikate, veshja snobiste e hyut, ulja e tij gju më gju me popullin e pastaj ngritja e tij për të hyrë në qendër të arenës së cirkut, e për t’i treguar popullit lumëmadh e derëzi se ekzistonte dhe do të ekzistonte vetëm nëse do të donte ai.
Duke u rrotulluar e stërholluar në atë qendër rrethi të cilën ai po e paraqiste si qendrën e Botës, “hyu” unë Ra, na bëri të ditur, se Evropa do të na hapë dyert vetëm nëse do të jetë ai, mirëqenia do të vijë vetëm nëse do të jetë ai, do të jemi të lumtur vetëm nëse do zgjedhim atë në të kundërt, jo asgjë nuk kemi për të pasur, madje edhe cirku nuk do të mund të ekzistojë.
Cirku i pushtetit ishte demostrim i plotë i shprehjes së Makiavelit “Asnjëherë mos u mundo të fitosh me forcë atë që mund të fitohet me gënjeshtra.”
Kaq sa i përket cirkut.
Po buka, ku ishte buka?
Buka në fakt ka qenë në kohën e romakëve, kur skllavropronarët e dinin se skllevrit duhet të hanin aq sa të mbanin frymën e gjallë e pastaj pjesa tjetër cirk, kurse tani, skllavropronari ynë socialist ofron vetëm cirkun se sa për bukë, ai as që e mendon fare.
Ra-ja jonë nuk është i vetmi, në botë ka shumë Ra të tjerë të cilët sundojnë popuj të etur për cirk. Këta lloj Ra-shë, nuk e shpërndajnë më bukën si dikur kur skllevërve iu sigurohej të paktën bukën e përditshme, jo tani këta Ra e kanë shndërruar bukën në subvencione nën petkun e politikave të ndihmës sociale, apo duke ushqyer çingijet artisitike dhe mediatike me fonde.
E ndërkohë që çingijet hanë copëzat e bukës që iu hedh Rama nga dritarja e pushtetit, popullit nuk i ngelet asgjë tjetër, por vetëm të kërcejë njëjtë si prifti nga belaja.
meri lika
Insights
11 Prill 2025, 21:50
Florian Binaj
florian binaj
TIRANË- Sot do ju jap të vetmin premtim që do mbaj për 4 vitet e ardhshme, ashtu siç mbajta premtimin pë...
Insights
2 Prill 2025, 07:18
Çim Peka
Çim Peka dhe Baton Haxhia
TIRANA- Me Batonin replikoj çdo natë publikisht në emisionin tim, jo për hir të debatit, p...
Insights
25 Mars 2025, 13:37
Rezarta Delisula
Erald Kapri
Nuk ka pasur shumë momente të gëzuara në fëmijërinë e tij. Familjen ja kishin degdisur në një fsha...
Insights
21 Mars 2025, 12:08
Edmond Stojku
Edmond Stojku
-Dimri politik: 35 vite të humbura
Pas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, -Shqipëria u fut në ...
Insights
20 Mars 2025, 22:33
Agron Haxhimali
agron haxhimali
TIRANË- Situata e një kryetari bashkie që ndodhet në arrest me burg ose në një regjim tjetër kufizues, s...
Insights
20 Mars 2025, 21:44
Ermal Mulosmani
ermal mulosmani
TIRANË- Sot jam befasuar fort me bërjen publike të një "përplasjeje" mes Kryeministrit dhe Erion Veliajt. Kurr&eu...
Insights
19 Mars 2025, 10:30
Meri Lika
Meri Lika
Në vitin 2021, kur shkrova për herë të parë për shoqen Kim, më erdhën shumë sulme personale, në...
Insights
13 Mars 2025, 22:39
Enver Robelli
Enver Robelli
Një vend, një shoqëri është ngritur në këmbë. Dhe një autokrat duket se po mbetet vetëm: Se...
Insights
13 Mars 2025, 13:22
Ermal Mulosmani
Ermal Mulosmani
Dje ishte afafti i fundit i dorëzimit të listave në KQZ, një spektakël mbarëpopullor për të par&eum...
Insights
12 Mars 2025, 15:35
Evisa Kushi
Evisa Kushi
TIRANË - Qëndrueshmëria e bizneseve është bërë një shqetësim kryesor për kompanitë moder...