17 Prill 2025, 20:22
Nga Meri Lika
meri lika
TIRANË- E gjithë fushata e Ramës në këto zgjedhje ka ngelur duke i rënë fyellit në vrimën e pasaportës imagjinare evropiane të cilën do ta marrim falas, pa punuar fare, pa e hequr mafien, krimin e korrupsionin, por vetëm nën sajën e ekzistencës së udhëeqësit.
Në të gjitha fushatat e tij, madje as tek ajo e vitit 2013, Rama asnjëherë nuk ka patur program të vërtetë qeverisës, por kapet pas një fije dhe e tjerr e çtjerr gjatë gjithë fushatës. Pasaporta evropiane është njësoj si historia e studentit i cili papritmas në mes të një leksioni, e pyeti profesorin e tij:
– A e dini si kapen derrat e egër?
Profesori mendoi se ishte një shaka dhe priste një përgjigje gazmore, por i riu iu përgjigj serioz dhe filloi analizën e tij:
– Për të kapur derrat e egër, së pari gjendet një vend në pyll ku derrat shfaqen shpesh dhe aty vendoset çdo ditë pak misër në tokë.
Derrat do të vijnë çdo ditë për të ngrënë misrin e dhuruar.
Ndërkohë që derrat vijnë përditë, ti dalëngadalë ndërton një gardh rreth vendit ku derrat janë mësuar të hanë falas, duke vendosur shtyllat e gardhit një nga një...
Kur derrat të mësohen me një anë të gardhit, ti vendos sërish misër dhe vazhdo me ndërtimin e pjesës tjetër të gardhit.
Mos u shqetëso për kafshët, ato do të rikthehen dhe do të mësohen përsëri, ti vazhdo të ndërtosh gardhin derisa të mbyllësh të katër anët përreth tyre.
Në fund, vendos një portë në anën e fundit.
Tashmë derrat janë mësuar me misrin falas dhe gardhin, kështu që fillojnë të hyjnë vetë brenda përmes portës.
Aty është momenti kur duhet ta mbyllësh portën dhe t’i kapësh të gjithë.
Dhe kaq e thjeshtë është: edhe derri i fundit e humbet lirinë e vet.
Në fillim do të vrapojnë nëpër gardh, por ç’rëndësi ka? Ata tashmë janë të kapur.
Sekreti është KY: ushqeji, le t'hanë derisa të harrojnë si të kërkojnë ushqimin vetë. Vetëm kështu ata fillojnë të pranojnë skllavërinë.
Me kohën, do të jenë mirënjohës ndaj atyre që i kapën, dhe do të shkojnë të lumtur drejt thertores, sepse nuk e kuptojnë që dora që i ushqen është e njëjta që i vret.
Studenti i tha profesorit se pikërisht këtë shihte që po ndodhte në vendin e tij, në qytetin, në krahinën dhe me popullin e tij, dhe vazhdoi:
– Qeveritë janë mësuar të fshehin projektet e tyre diktatoriale nën maskën e “demokracisë” dhe të “përfitimeve” që vijnë shumë lehtë, sipas tyre, duke shpërndarë misër mjaftueshëm gjatë një kohe për të bërë njerëzit të urtë e të varur.
Ata mendojnë se populli është si turma e derrave që janë mësuar me thërrimet e misrit dhe mund t’ia mbyllin mendjen me gardhin e ndërtuar, tek i cili popujt sipas tyre duhet të shohin shpëtimin se do t’iu ofrojë misrin e përditshëm.
meri lika
Insights
16 Prill 2025, 20:29
Çim Peka
çim peka
TIRANË- Nga fundi i luftës, kujton një ish-ushtarak nazist, e kishim të vështirë të dallonim se kund&eum...
Insights
14 Prill 2025, 20:54
Meri Lika
meri lika
TIRANË- “[...] [populus] duas tantum res anxius optat: panem et circenses” .
Kjo shprehje latine e marrë nga (J...
Insights
11 Prill 2025, 21:50
Florian Binaj
florian binaj
TIRANË- Sot do ju jap të vetmin premtim që do mbaj për 4 vitet e ardhshme, ashtu siç mbajta premtimin pë...
Insights
2 Prill 2025, 07:18
Çim Peka
Çim Peka dhe Baton Haxhia
TIRANA- Me Batonin replikoj çdo natë publikisht në emisionin tim, jo për hir të debatit, p...
Insights
25 Mars 2025, 13:37
Rezarta Delisula
Erald Kapri
Nuk ka pasur shumë momente të gëzuara në fëmijërinë e tij. Familjen ja kishin degdisur në një fsha...
Insights
21 Mars 2025, 12:08
Edmond Stojku
Edmond Stojku
-Dimri politik: 35 vite të humbura
Pas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, -Shqipëria u fut në ...
Insights
20 Mars 2025, 22:33
Agron Haxhimali
agron haxhimali
TIRANË- Situata e një kryetari bashkie që ndodhet në arrest me burg ose në një regjim tjetër kufizues, s...
Insights
20 Mars 2025, 21:44
Ermal Mulosmani
ermal mulosmani
TIRANË- Sot jam befasuar fort me bërjen publike të një "përplasjeje" mes Kryeministrit dhe Erion Veliajt. Kurr&eu...
Insights
19 Mars 2025, 10:30
Meri Lika
Meri Lika
Në vitin 2021, kur shkrova për herë të parë për shoqen Kim, më erdhën shumë sulme personale, në...
Insights
13 Mars 2025, 22:39
Enver Robelli
Enver Robelli
Një vend, një shoqëri është ngritur në këmbë. Dhe një autokrat duket se po mbetet vetëm: Se...