22 Prill 2025, 13:44
Nga Ermal Mulosmani
Ermal Mulosmani
Kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në Opozitën shqiptare u krijua një gjendje pezullie e përgjithshme! Si ka mundësi?! Beniamini i Berishës, i përzgjedhuri, trashëgimtari, doli i pispillosur në Televizion dhe, pa iu dridhur zëri deklaroi që PD distancohet nga Sali Berisha pasi aleanca me Amerikën është mbi gjithçka!
Kurajo e Bashës për të qëndruar Kryetar i PD-së pas përjashtimit të Berishës, më bëri të rreshtohem hapur me Berishën. Sepse Basha ishte produkt i Berishës, ai duhej të binte sapo Berisha të goditej. Qoftë edhe për t’i hequr alibinë e “besëprerit”. Unë nuk jam në gjendje të bëj profetin sesi do të zhvilloheshin ngjarjet pas dorëheqjes së njëkohshme të Basha-Berisha dhe shpalljes së zgjedhjeve për Kryetar të Partisë, por një gjë jam i sigurtë: Basha nuk do ta kishte urrejtjen që pati nga militantët. Ai do të vishte rrobën e të bashkësakrifikuarit dhe do t’i hiqte kartën politike çdo lëvizjeje berishiste për shpagim.
Si gjithmonë, dritëshkurtri Basha nuk kishte ndonjë ide se çfarë do të ndodhte pas tre muajsh. Në mendjen e tij, Amerika ishte një fuqi e natyrës dhe të ishe kundër saj ishte nëj budallallëk. Kështu mendonin edhe shumë prej përkrahësve të tij aso kohe. Por jo edhe Berisha dhe mbështetësit e tij. Me kartën e tradhtisë dhe besëprerit, Sal Berisha arriti t’i tregojë shqiptarëve që PD është “Ai dhe ca të tjerë”. Në ditën më të keqe politike, të paktën 300 mijë shqiptarë do të votonin Sali Berishën përpara një PD-je pa bekimin e tij.
Ishte 6 Marsi i vitit 2022. Berisha nuk ishte ai qyqari që mezi kishte marrë 5600 vota në Tiranë 10 muaj më pare, por ishte pronari de fakto i shumicës së elektoratit demokratikas. Dinjiteti i nëpërkëmbur nga shteti më i fuqishënm i botës dhe beniamini i tij besëprerë, u vu në vend. Ky ishte zeniti politik pas rënies në humnerë! Momenti më i mirë për të shijuar pensionin politik dhe për të lëshuar mesazhe përbashkuese, tolerance, faljeje. Nuk ka gjë më fisnike sesa falja e fitimtarit. Por ky ishte vetëm një skenar idealist. Ndodhi krejt e kundërta. Berisha u vu vetë në krye të PD-së dhe zgjodhi gardën berishiste si elitë të Partisë. Besnikëria dhe qëndresa heroike u bënë kriteret bazë për të qenë në grupin drejtues. Në Qershorin e 2022-shit gjithçka ishte e qartë: Sali Berisha kishte vendosur të bënte Partinë e tij, jo të Opozitës.
Masa politike opozitare që është jashtë kontrollit të tij, nuk e pëlqen, nuk ka kurrfarë reaksionin me masën e berishistëve. Berisha e ka humbur aftësinë gjeniale të dikurshme për të afruar në stanin e tij të gjithë, urrejtësit e tij më së pari. Pas një përpjekjeje gjigande, pas një harxhimi të pafund energjish, shumë pak kohë përpara zgjedhjeve, në Partinë e tij mbërritën edhe deputetët pragmatistë. E blenë me përkrahje publike, ndonjëherë edhe me poshtërim publik vendin e tyre në listat e mbyllura. Por vakumi është i madh.
Berisha nuk është më ai i 2005-ës, është 20 vjet më i madh. Opozitarët jashtë tij nuk kanë kurrfarë shprese që Berisha do t’i risjellë në pushtet. Shkërmoqja opozitare ka qenë e fortë, nuk ka zot që e mbledh në magje më atë miell të hapërdarë. Uji që e ngjit brumin është tharë. Ai miell ka vendosur të shkojë në magje të tjera. Njerëz të rinj, ndoshta jo më të mirët e mundshëm por sigurisht më të pranueshëm sesa Berisha.
A janë Antiopozitare këto Parti?
Nëse votuesit e tyre, po të mos ishin ato parti do të votonin PD, atëherë PO, janë Antiopozitare.
Por, personalisht unë mendoj që ata votues që do votojnë fjala vjen Lapajn, Shehajn, Qorrin, Bashën, Shehin etj nuk janë votues berishistë. Ata NUK do votonin Sali Berishën si Kryeministër për asnjë arsye. Me shumë mundësi ata do të bojkotonin këto zgjedhje duke lënë në fuqi binomin e 2008-ës, Rama-Berisha, të parin Kryeministër e të dytin “të vetmen alternativë”. Kurrë më nuk do të ketë një terren të tillë për suksesin e një partie të vogël. Nëse LSI mori 20 deputetë në 2017-ën ishte sepse PD e Bashës në ato zgjedhje bëri operacionin e ndarjes së PD-së dhe mori koston. Fitimtari ishte LSI.
E njëjta situatë është edhe sot. Konflikti politik 4 vjeçar e ka stërdobësuar PD-në ndaj premisa për sukses e të voglave është si asnjëherë. Shto këtu ikjen e LSi-së. Pra, si konkluzion, Partitë e vogla do të marrin votat e njerëzve që duan përfaqësim. Uroj shumë që të gërvishtin vota edhe në mullarin e PS-së dhe të çajnë dikotominë e 2008-ës “O me mua o me atë”. Jo dajë, iku ajo kohë.
Fituesi i këtyre zgjedhjeve, fatkeqësisht, duket do të jetë përsëri Edi Rama. Për herë të katërt radhazi. Por shpresoj shumë që PD të marrë mësimin e duhur. Të respektojë të ndryshmit, të dalë nga fisi, besa dhe injoranca. Për ndryshe do të shtojë “Antopozitarizmin” çdo herë e më shumë. Derisa një ditë të zvogëlohet aq shumë, sa dikush ta akuzojë atë për antiopozitare.
ermal mulosmani
Insights
21 Prill 2025, 10:49
Meri Lika
Meri Lika
Pasi ping-pongu për të faktorizuar Bashën në mënyrë që të heq disa vota nga e djathta, me batuta shterpe ...
Insights
17 Prill 2025, 20:22
Meri Lika
meri lika
TIRANË- E gjithë fushata e Ramës në këto zgjedhje ka ngelur duke i rënë fyellit në vrimën e pasaport...
Insights
16 Prill 2025, 20:29
Çim Peka
çim peka
TIRANË- Nga fundi i luftës, kujton një ish-ushtarak nazist, e kishim të vështirë të dallonim se kund&eum...
Insights
14 Prill 2025, 20:54
Meri Lika
meri lika
TIRANË- “[...] [populus] duas tantum res anxius optat: panem et circenses” .
Kjo shprehje latine e marrë nga (J...
Insights
11 Prill 2025, 21:50
Florian Binaj
florian binaj
TIRANË- Sot do ju jap të vetmin premtim që do mbaj për 4 vitet e ardhshme, ashtu siç mbajta premtimin pë...
Insights
2 Prill 2025, 07:18
Çim Peka
Çim Peka dhe Baton Haxhia
TIRANA- Me Batonin replikoj çdo natë publikisht në emisionin tim, jo për hir të debatit, p...
Insights
25 Mars 2025, 13:37
Rezarta Delisula
Erald Kapri
Nuk ka pasur shumë momente të gëzuara në fëmijërinë e tij. Familjen ja kishin degdisur në një fsha...
Insights
21 Mars 2025, 12:08
Edmond Stojku
Edmond Stojku
-Dimri politik: 35 vite të humbura
Pas rënies së diktaturës komuniste në vitin 1991, -Shqipëria u fut në ...
Insights
20 Mars 2025, 22:33
Agron Haxhimali
agron haxhimali
TIRANË- Situata e një kryetari bashkie që ndodhet në arrest me burg ose në një regjim tjetër kufizues, s...
Insights
20 Mars 2025, 21:44
Ermal Mulosmani
ermal mulosmani
TIRANË- Sot jam befasuar fort me bërjen publike të një "përplasjeje" mes Kryeministrit dhe Erion Veliajt. Kurr&eu...