Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Dikush do t'u blejë një akullore, te tjere do i nxjerrin nga liqeni, aty ku ka mbetur ende ndonjë cope parku. Dikush do u japë pak lekë në xhep. Pastaj do ikim në punë, për të mos u kthyer deri në darkë...
Do u përcjellim streset tona, problemet. Do detyrohemi t'u themi: "Rri tani... se boll halle kam."
Do bëjmë sikur merremi me celularin, kur një fëmijë vjen të lypë tek dera e lokalit apo të fshin xhamin e makinës.
Do i bëjmë "skip" pa i parë lajmet që vijnë nga periferitë e Shqipërisë - me prindër që ikin jashtë në kërkim të punës dhe fëmijë që rriten pa fëmijëri. Që në vend të lodrave kanë shqetësime, në vend të lojërave kanë përgjegjësi. Pa folur për fëmijët që janë edhe më të padukshëm - fëmijët me aftësi ndryshe, fëmijët romë, fëmijët e trafikuar, që nuk na dalin më as në feed, që nuk i lexon më as "algoritmi"…
SKIP.
E kemi kaluar të gjithë atë fazën kur ata bëjnë qindra pyetje: "Pse kjo, pse ajo..." Por pyetjen më të vështirë nuk e kemi dëgjuar akoma. Pyetjen më të vështirë do na e bëjnë kur të rriten.
Do na shohin në sy, do na drejtojnë gishtin, e do pyesin: "Çfarë bëre ti për mua?"
Dhe ne, çfarë do t'u përgjigjemi?
Përveçse të rrimë në kafe e të ankohemi në internet... vërtet, çfarë kemi bërë për ta? Kur kemi ngritur zërin, realisht, për të ardhmen e tyre?
Kur kemi votuar duke menduar për ta, jo për veten? Kur kemi ngritur zërin - jo në rrjetet sociale, por në jetën reale - për sigurinë e tyre? Ku ishim ne kur 17 fëmijë u helmuan në Gramsh me salmonelë?
Kur kërkuam shëndetësi më të mirë për ta? Kur u ngritëm për shkolla më të mira, mësues më njerëzorë e më pak militantë? Kur luftuam që ata të kenë parqe të vërteta, mjedise lojrash dhe hapësira publike ku të mund të ëndërrojnë, e jo vetëm të mbijetojnë.
Dhe nuk mund të justifikohemi më që jemi vend i varfër. Sepse paratë gjenden për njëqind gjëra të tjera, ama kurrë për fëmijët. Sepse fëmijët nuk votojnë.
A mjaftojnë stories në Instagram me zemra të kuqe? A mjafton të ndajmë postin për fëmijët e Gazës dhe të mos na bëjnë përshtypje fëmijët që mbledhin kanaçe në plehrat e Tiranës?
Detyra jonë është të rrisim fëmijë që të bëhen më të mirë se ne, e të ndërtojnë një botë më të mirë se kjo që po u lëmë ne. Por ndoshta, ne po bëjmë atë që kanë bërë shumë prindër me ne. Mbledhim para, kursejmë çdo muaj,sakrifikojmë që një ditë "Ti çojmë jashtë" për një jetë më të mirë se ajo për të cilën nuk bëmë asgjë për ta ndryshuar në vendin tonë. E kështu, të ndahemi për së gjalli me ta.
Pasnesër është 1 Qershori. Dhe çdo 1 Qershor që kalon, ata bëhen një vit më të rritur. Ajo dita, kur do të na pyesin: "Çfarë bëre ti për mua?", do të vijë shumë shpejt.
Çfarë do t'u themi atëherë?
Sokol Sadushi dhe Holta Zaçaj TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka hedhur hapin e radhës në skenari...
Meri Lika TIRANA- Na ishte një herë para 12 vjetësh, por vazhdon të jetë edhe sot, në një copëz të Ballkanit, ...
Kur zgjedh të mos zgjedhësh!Shqipëria kryeson Europën!Jo për shkencë, as për drejtësi e aq më pak për zhvill...
foto ilustruese TIRANË- Si vëzhguese në këto zgjedhje dhe si psikologe, pata mundësinë të shoh nga afër nj&eum...
Sali Berisha Pavarësisht të gjitha zërave për një ndarje SHBA-Evropë, mbështetësit e Presidentit të SHBA-s&eum...
Donald Trump Nëse do t’i mbyllnit sytë dhe do t’i kushtonit vëmendje tonit dhe përmbajtjes së retorikës politike ...
sali berisha TIRANË- I pajisur jo me ushtri, as me fuqi financiare, por thjesht me “guralecin” e të vërtetës dhe besimit t&...
ëngjell hasimaj ] TIRANË- Si banor i luginës së Lumit të Shushicës, si një intelektual, që kam lindur e rritur n&eu...
Mimoza Manxhari TIRANË- Miqtë e mi, po i ndaj me ju këto fjalë si nënë dhe si një qytetare, që e do vendin e vet e ...
silvana begaj TIRANË- Ejani të votojmë, Se edhe heshtja lodhet një ditë! Ka më shumë kandidatë për deputet s...