E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Të gjithë ata që dikur prisnin në radhë para derës së zyrës së tij politikanë të nivelit më të lartë, qeveritarë, gjyqtarë e prokurorë, pronarë mediash e moderatorë të cilët përfituan sa mundën prej tij, nuk gjetën kohë as për një minutë të vetme ta kujtonin.
TIRANË- Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin. Por duket kaq e largët, saqë Artan Santon, themeluesin e bankës së parë me kapital 100% shqiptar dhe njërës nga bankat më të rëndësishme në vend, e kanë harruar të gjithë. Të gjithë ata që dikur prisnin në radhë para derës së zyrës së tij politikanë të nivelit më të lartë, qeveritarë, gjyqtarë e prokurorë, pronarë mediash e moderatorë të cilët përfituan sa mundën prej tij, nuk gjetën kohë as për një minutë të vetme ta kujtonin. Fiks sipas shprehjes popullore: “I vdekuri me të vdekurit, të gjallët me të gjallët”.
Kryeministrit që e kishte bërë mik të ngushtë para se të vritej, nuk i kanë mjaftuar tre mandate për të zbuluar çfarë ndodhi me një “çun Tirone”. Ndoshta e ka lënë për mandatin e katërt?! Por ta kujtonte me dy rreshta në përvjetorin e tij, nuk do t’i kushtonte asgjë. Nëse do të rendisja të gjithë kryeministrat dhe ministrat që kanë bashkëpunuar apo përfituar prej tij, nuk do të më mjaftonte koha.
Sot, porositësit dhe përfituesit nga vrasja e Santos po shijojnë në qetësi “të mirat” e 26 qershorit 2014. E ndërkohë, organizatorët dhe ekzekutorët e atentatit kanë pësuar një fund tragjik. Ata nuk mund të flasin apo të dëshmojnë më për atë që bënë me gjakftohtësi dhe profesionalizëm kriminal. Nuk mund të tregojnë se kush i porositi, kush i pagoi dhe, më e rëndësishmja, kush i zhduku nga faqja e dheut më keq se objektivin e tyre. Duket se një dorë e rafinuar, që fshihet pas fuqisë së madhe politiko-ekonomike, i rrëmbeu me uniforma policësh specialë dhe i zhduku kufomat e tyre me një saktësi kirurgjikale.
Fati i atyre që morën përsipër ekzekutimin e Artan Santos, “Guximtarit” të sistemit bankar shqiptar, ishte shumë më tragjik se ai i vetë viktimës. Ata jo vetëm që u rrëmbyen dhe u vranë, por u lanë edhe pa varr. Jo për hakmarrje ndaj asaj që bënë në zemër të ish-Bllokut, por për të fshirë një herë e mirë gjurmët që çonin te urdhëruesit.
Çdo përvjetor përpiqem të bëj apel për zbulimin e vrasjes më të rëndësishme të periudhës post-komuniste. Dje heshta qëllimisht, duke pritur kot nëse dikush do ta kujtonte Artan Santon. Nuk u zhgënjeva, askush nuk e bëri. Në pranverën e vitit 2020, disa oficerë me përvojë të Policisë së Shtetit e tërhoqën nga arkiva dosjen e 26 qershorit 2014, kur personat me motorin “Suzuki V-Strom” ekzekutuan në orën 9:15 drejtuesin e Bankës Credins, Artan Santo. Pasi kryen në heshtje dhe në fshehtësi të plotë një sërë veprimesh, ngritën 2-3 pista të reja dhe, në fillim të dhjetorit 2020, ia dërguan materialin Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Prokurorët e SPAK premtuan se do ta shqyrtonin me shpejtësi dhe do të nisnin hetimet intensive.
Por, kur kanë kaluar edhe pesë vite të tjera, nuk kanë kryer asnjë veprim. I vetmi vendim që mbetet ende në fuqi pas 11 vitesh është shpërblimi prej 100 mijë eurosh i vendosur nga qeveria shqiptare për çdo qytetar që ndihmon në zbulimin e autorëve të vrasjes së bankierit Artan Santo. Ky është shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë në Shqipëri për zbardhjen e një vrasjeje. Por fakti që është një shumë e majme nuk i ka “joshur” dëshmitarët. Ata e dinë shumë mirë se “koka” që fshihet pas kësaj vrasjeje mund t’u hajë kokën e tyre.
Njeriu i fundit që mbahej nën mbikëqyrje sistematike nga Policia e Shtetit, i dyshuar për lidhje me këtë vrasje, u zhduk pa lënë gjurmë pas një rrëmbimi enigmatik më 8 shkurt 2015. Nuk kam dëgjuar që Policia e Shtetit të ketë vendosur ndonjë shpërblim për qytetarët që ndihmojnë në gjetjen e tij. Mesa duket, ai nuk vlente asnjë kokërr leku…
Ermal Mulosmani TIRANA- Po vija sot në punë, në këmbë, si zakonisht. Ora diku 8.15 kur mbërrita te Myslym Shyri. Aty e u...
Meri Lika TIRANA- Një nga dhjetë urdhëresat e Zotit, e shtata, nëse e mbaj mend mire, thotë: “Mos vidh!” Sipas meje ku...
Klodian Tomorri TIRANË- M*t dhe uthull. Helmohen femijet ne Gramsh. Ngjarja mbahet 4-5 dite e fshehte, por me pas skandali rrjedh ne media se dalin pr...
dojna mema TIRANË- Dikush do t'u blejë një akullore, te tjere do i nxjerrin nga liqeni, aty ku ka mbetur ende ndonjë cope parku. Dikush...
Sokol Sadushi dhe Holta Zaçaj TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka hedhur hapin e radhës në skenari...
Meri Lika TIRANA- Na ishte një herë para 12 vjetësh, por vazhdon të jetë edhe sot, në një copëz të Ballkanit, ...
Kur zgjedh të mos zgjedhësh!Shqipëria kryeson Europën!Jo për shkencë, as për drejtësi e aq më pak për zhvill...
foto ilustruese TIRANË- Si vëzhguese në këto zgjedhje dhe si psikologe, pata mundësinë të shoh nga afër nj&eum...
Sali Berisha Pavarësisht të gjitha zërave për një ndarje SHBA-Evropë, mbështetësit e Presidentit të SHBA-s&eum...
Donald Trump Nëse do t’i mbyllnit sytë dhe do t’i kushtonit vëmendje tonit dhe përmbajtjes së retorikës politike ...