Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Asnjë nga votuesit e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk ka votuar për dajën e Endrit apo xhaxhain e Adriatikut e më the e të thashë. Se kush vuri kë në listën e mbyllur mes udhëheqësve të të dy partive është informacion krejt i parëndësishëm për votuesit dhe publikun.
TIRANË- Politika nuk është çështje familjare por përgjegjësi e bazuar në principe, që supozohet ta bëjnë bashkëjetesën në komunitet më të mirë e më të drejtë. Mbi të gjitha, për ata që synojnë apo pretendojnë të përfaqësojnë shoqërinë apo një pjesë të saj, politika është shërbim që iu ngarkohet nga qytetarët.
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj kanë përgjegjësi ndaj çdo votuesi që iu ka dhënë votën dhe besimin. Janë tri çështje me rëndësi këtu: 1. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, në kritikë ndaj sistemit aktual elektoral dhe në vazhdë të politikave të mëhershme të Nismës Thurje për ndryshimin e sistemit zgjedhor, vendosi të garojë vetëm me lista të hapura në zgjedhjet e 11-Majit, duke vendosur në listat e mbyllura kandidatë fiktivë, nën premtimin se të gjitha këto mandate do të digjeshin, që t’i hapnin vend kandidatëve në listën e hapur. Kjo gjë u bë, nën pretendimin e koalicionit, për të garantuar përfaqësim njëmend demokratik në zgjedhje. Pyetja që shtrohet tashmë, dy muaj pas zgjedhjeve, është se pse nuk janë djegur të gjitha mandatet e listës së mbyllur?
2. Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj do duhej të ishin qartësuar me njëri-tjetrin përpara zgjedhjeve përsa i përket mandatit të deputetit. Fakti që Lapaj individualisht zotohet për të djegur mandatin e tij në mungesë të numrit të dëshiruar të votave, që do t’i garantonin koalicionit më shumë vende në parlament por më pas ndryshon qëndrim, është reflektim jo vetëm i inkonsistencës së Lapajt por veçanërisht, i brishtësisë së koalicionit dhe mungesës së komunikimit mes udhëheqësve të saj.
Përshtypja që krijohet është se secili vepron në kokë të vet dhe kundër partnerit të koalicionit.
Një gjë e tillë, jo vetëm që minon besimin e të gjithë atyre që i dhanë votën koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet por gjithashtu, ndikon më gjerë besimin e qytetarëve tek iniciativat e reja partiake. Kjo situatë shkon përtej Shabanit dhe Lapajt pasi dëmton në thelb vetë idenë se forcat e reja politike mund të garantojnë ndryshimin që pritet prej tyre, duke afektuar rrjedhimisht edhe të tjera parti shpresëdhënëse, në moçalin e politikës shqiptare.
3. Asnjë nga votuesit e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk ka votuar për dajën e Endrit apo xhaxhain e Adriatikut e më the e të thashë. Se kush vuri kë në listën e mbyllur mes udhëheqësve të të dy partive është informacion krejt i parëndësishëm për votuesit dhe publikun. Këta të fundit janë shprehur në kutinë e votimit. Shabani dhe Lapaj kanë për detyrë t’i përgjigjen votuesve të tyre dhe t’i japin menjëherë zgjidhje ngërçit aktual.
Kjo situatë është keqardhëse dhe demoralizuese. Përpara makinerisë së shtypjes që është regjimi i Edi Ramës, e tillë paqëndrueshmëri dhe pamaturi politike i kontribuon vetëm regjimit si dhe mentalitetit të së keqes më të vogël, nën idenë se në Shqipëri “nuk ndryshon asnjëherë asgjë”.
Dom Vlash Palaj TIRANË- Në jetë ka disa lloj vetmish. Një prej tyre është edhe vetmia e fjalëve të duhura. Në ...
Agron Haxhimali TIRANË- Prej më shumë se dy dekada, Edi Rama ka qenë figura qendrore e pushtetit politik në Shqipëri. Si Krye...
meri lika TIRANË- Për të gjitha ata që ndoshta nuk e dinë, “The Truman Show” është një film i vitit 199...
Gent Kaprata TIRANA- Në 24 orët e fundit 4 televizione të ndryshme më kane ftuar te jap opinionin tim mbi 'aksionin e Ramës ...
lutfi dervishi ELBASAN- 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë...
lutfi dervishi ELBASAN- Në Elbasan digjen plehrat, tymi helmues mbulon qytetin… dhe ndërkohë ka njerëz, nuk di a mund të qu...
Foto Ilustruese Nga zëri i çdo gruaje që nuk dëgjohet kurrë. Kur xhelatët e shtetit vijnë, harrojnë se në k...
Meri Lika Kur të lexoni titullin ndoshta do mendoni se unë nuk mund të jap mendim se si duhet hetuar, por në fakt mundem për disa ...
artan hoxha, artan santo TIRANË- Kanë kaluar vetëm 11 vite nga ngjarja e 26 qershorit 2014, që tronditi kryeqytetin. Por duket kaq e la...
Ermal Mulosmani TIRANA- Po vija sot në punë, në këmbë, si zakonisht. Ora diku 8.15 kur mbërrita te Myslym Shyri. Aty e u...