LIVE UPDATES
Insights

Kompjuterat mbi kamionë dhe një analogji europiane

Nuk ndodh në asnjë vend të botës së zhvilluar, që një konflikt administrativ mes medias dhe një aktori tjetër publik, (pavarësisht cila palë ka administrativisht të drejtë) të shkaktojë në mënyrë automatike mbylljen e medias, fikjen e sinjalit të një televizioni me përmasa mbarëkombëtare, bastisjen e zyrave dhe pengimin e gazetarëve për të aksesuar materialet e tyre të punës.

12 Gusht 2025, 11:20 Nga Erl Murati
Kompjuterat mbi kamionë dhe një analogji europiane
erl murati

TIRANË- Imagjinoni për një çast një situatë hipotetike: një media e madhe ndërkombëtare, fjala vjen RAI apo BBC ka një konflikt pronësor me një ent publik, mbi tokën ku janë vendosur disa antena transmetimi.

Imagjinoni sikur befas, një ditë policia italiane apo britanike, me sharra elektrike në duar, të sharrojnë antenat e transmetimit duke fikur përfundimisht sinjalin e RAI-t apo të BBC-së, duke pretenduar mungesë pronësie mbi truallin ku janë vendosur këto antena.

E mora këtë shembull analogjik, për të shpjeguar në termat e standardit europian, operacionin alogjik që po ndodh mbi trupin e News 24, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Nuk ndodh në asnjë vend të botës së zhvilluar, që një konflikt administrativ mes medias dhe një aktori tjetër publik, (pavarësisht cila palë ka administrativisht të drejtë) të shkaktojë në mënyrë automatike mbylljen e medias, fikjen e sinjalit të një televizioni me përmasa mbarëkombëtare, bastisjen e zyrave dhe pengimin e gazetarëve për të aksesuar materialet e tyre të punës.

Aq më pak ndodh, që kompjuterat e punës të ngarkohen mbi kamiona ushtrie, njësoj siç ngarkoheshin dikur shkujdesur, plaçkat e të internuarve mbi IFA, nën vështrimet e frikësuara të lagjes ku banonte “armiku” politik i sistemit të atëhershëm.

Asokohe i internuari nuk e dinte ku po e degdisnin, dhe paradoksalisht, as ne nuk e dimë sot në ç’magazina janë internuar kompjuterat, mikrofonët, skedarët, dosjet dhe mjetet e tjera të punës së News 24.

Nuk i imagjinoj dot Jane Corbin, Nick Robinson, Paolo Capelli apo Giorgio Mottola me mikrofonë në duar duke debatuar me policë civilë dhe ushtarakë në dyert e mediave të tyre, njësoj siç bëri sonte i paepuri Osman Stafa, tek thjesht kërkonte të dinte ku po internohej puna dhe historia e News 24.

Thonë që çdo krahasim çalon, por jo më kot insistova në këtë linjë.

Ndoshta i vlen dikujt që nuk flet shqip, por është i detyruar t’u raportojë dhe t’u shpjegojë eprorëve në Bruksel apo kudo në Europë, atë që po ndodh realisht në betejën epike mes “Kajove” dhe disa reporterëve në dyert e televizionit informativ kryesor në Shqipëri.

Analogjitë janë për të thjeshtësuar kuptimin e situatës.

Mesa duket, në këtë teatër absurd, shumëkush e ka të vështirë të thotë qoftë edhe një fjalë, – larg qoftë – jo mbështetëse, por të paktën ngushëlluese.

“Po ndjekim me vëmendje situatën”, do ishte e mirëpritur me entuziazëm.

Në pamundësi, edhe një “natën e mirë” do na kënaqte sadopak. Fundja, më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund.

rrethimi i news24 nga policia erl murati

Sondazh

Poll
Insights 22 Korrik 2025, 07:38 Ben Blushi

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Foto ilustruese TIRANA- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes t&...

Insights 16 Korrik 2025, 11:15 Elona Caslli

Vetmia e fjalëve të duhura

Dom Vlash Palaj TIRANË- Në jetë ka disa lloj vetmish. Një prej tyre është edhe vetmia e fjalëve të duhura. Në ...

Insights 8 Korrik 2025, 16:13 Meri Lika

The Truman Show

meri lika TIRANË- Për të gjitha ata që ndoshta nuk e dinë, “The Truman Show” është një film i vitit 199...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë