LIVE UPDATES
Insights

Arrestimi i Belerit, rikthimi i deklaratave nacionaliste dhe termave etnikë

Pak më shumë se 1 orë përpara arrestimit, Kryeministri Edi Rama, i ftuar në 'Opinion' shpenzoi 50 minuta për kandidatin e opozitës në Himarë. I akuzuar më parë si pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë më 10 prill 1994, ku u vranë 2 oficerë të ushtrisë sonë, i dënuar më pas për "nxitje të urrejtjes" në 2003 dhe shumë i kundërshtuar për deklaratat e tij rreth helinizmit të Himarës, Fredi Beleri ishte një rast fatlum që Edi Rama të identifikonte opozitën me antishqiptarimin grek dhe të rimerrte flamurin e humbur të nacionalistit.

12 Maj 2023, 14:00 Nga Dosja

Arrestimi i Belerit, rikthimi i deklaratave nacionaliste dhe termave etnikë

Arrestimi i Alfred Belerit, e shfokusoi vëmendjen nga i gjithë debati elektoral, procesi dhe incidentet. Në kohën kur po diskutohej për rezultatet e mundshme, për blerjet e votave si fushata më efikase parazgjedhore, ai që u kap nga policia ishte kandidati i opozitës për Himarën, që, sipas policisë, me 400 mijë lekë po blinte 8 vota.

Më pas policia njoftoi se ishte një i infiltruar që e kishte bërë të mundur kapjen në flagrancë të Belerit. Dëshmitarët tregojnë se kandidati ka qenë në një Restorant me stafin e tij përpara se të arrestohej. Pamjet e arrestimit, të transmetuara nga dosja.al (SHIKO KËTU), tregojnë për një operacion të mirëorganizuar në orët e vona të natës, duke gdhirë dita e fundit e fushatës.

Pak më shumë se 1 orë përpara arrestimit, Kryeministri Edi Rama, i ftuar në 'Opinion' shpenzoi 50 minuta për kandidatin e opozitës në Himarë. I akuzuar më parë si pjesëmarrës në masakrën e Peshkëpisë më 10 prill 1994, ku u vranë 2 oficerë të ushtrisë sonë, i dënuar më pas për "nxitje të urrejtjes" në 2003 dhe shumë i kundërshtuar për deklaratat e tij rreth helinizmit të Himarës, Fredi Beleri ishte një rast fatlum që Edi Rama të identifikonte opozitën me antishqiptarimin grek dhe të rimerrte flamurin e humbur të nacionalistit.

Kështu në 'Opinion', ai foli me emra, përmendi 2 bashkëpunëtorë të Belerit që po kërkonin votën e emigrantëve për të, përmendi masakrën e Peshkëpisë, deklaratën e tij në mediat greke për helenizimin e Himarës, duke krijuar kështu një terren perfekt për ta fyer personalisht në emër të Atdheut, për ta denigruar në emër të dashurisë për Himarën dhe, në fund, për ta eleminuar në emër të të gjithë atyre që kanë interesa në bregdetin e bukur të zonës.

Pas sulmeve të Ramës, vetëm arrestimi nuk pritej. Vetë Kryeministri deklaroi sot se nuk nënkuptonte arrestimin me anatemimin që i bëri kandidatit, por kjo ishte një çështje e Drejtësisë së pavarur. Një deklaratë e ngjashme me atë të Sali Berishës në 1994, pas arrestimit të 6 minonitarëve me akuzën që janë spiunë grekë.

Reagimet nga Greqia ishin të furishme. Vetë Kryeministri Micotakis deklaroi se "nëse Shqipëria dëshiron të hyjë në BE, duhet të lirojë të arrestuarit". Ministri i Jashtëm Dendias, pas një komunikimi me Kryeministrin Rama, deklaroi se do të ishte skandal arrestimi pa prova i Belerit.

Ambasadorja greke në Tiranë, pasi takoi Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, njoftoi kolegët e saj për ngjarjen. Një situatë e tillë ngjan me atë të 2004-s, por edhe me atë të tetorit 2000, kur zgjedhjet në Himarë, u shndërruan në një betejë me sfond nacionalist nga palët kundërshtare.

Kandidati i PS, Viktor Mato doli në balotazh me Vasil Bollanon, e njohur për qëndrimet progreke. Për të fituar balotazhin, u krijua Aleanca për Kombin, ku Partia Demokratike dhe e gjithë opozita e kohës u bashkuan me kandidatin socialist. Pas një procesi shumë të kontestuar Viktor Mato fitoi, ndërsa Andrea Papandreu, në atë kohë Ministër i Jashtëm i Greqisë, protestoi nga Brukseli për shkeljen e të drejtave të "minoritetit grek në Himarë". Ishte rasti i parë që u përmend ndërkombëtarisht "minoriteti grek i Himarës". Aleanca për Kombin fitoi një Bashki, por krijoi një problem etnik në një zonë të vogël në Jug, kur nuk ishte diskutuar kurrë për minoritet etnik grek.

Që atëherë, në 23 vjet, tensionet ranë, politika e Tiranës e ndryshoi qasjen dhe e zbuti termin. Në vend të "minoritetit etnik grek" flitej për "minoritet greqishtfolës", zgjedhjet ishin të pakontestuara dhe tensionet inekzistente. Përveç çështjes së pronave të banorëve të Himarës, nuk pati kurrë diskutime të çështjeve etnike.

Deri sot, kur Micotakis e quajti të arrestuarin "anëtar të minoritetit kombëtar grek" dhe situata u kthye 23 vjet më parë. Kryeministri tha se është Prokuroria e pavarur që e arrrestoi, por në fakt është policia e varur prej tij që e ka ndërtuar skenën dhe e ka arrestuar. Nëse ka një koordinim politik për të mos e lejuar Belerin të marrë Bashkinë e Himarës, atëherë do t'i rikthehemi diskutimit të vjetër, nëse himarjotët janë grekë apo shqiptarë. Diskutim i mbyllur shumë vite më parë, por që rikthehet për nevojat politike të palëve, sa herë që duan të strehohen tek nacionalizmi.

fredi ebeleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll
Insights 11 Maj 2023, 10:40 Shpëtim Doda

Videomasazhi i Edi Ramës

Nga Shpëtim Doda Këtë të dielë, në Turqi do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale. Në k&e...

Insights 6 Maj 2023, 21:25 Ola Xama

Një bie, njëqind ngrihen

Ola Xama Disa ditë më parë në një shkrim në portalin oligarika.al, i titulluar “Shumë të mëdhenj pë...

Insights 6 Maj 2023, 10:15 Ditmir Bushati

Midis vazhdimësisë dhe ndryshimit

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 në Turqi mund të konsiderohen si më të rëndësishmet në histo...

Insights 4 Maj 2023, 21:36 k.m.

Shumë të mëdhenj për të rënë

Shefqet Kastrati dhe Samir Mane “Too big to fail” është një teori ekonomike, e cila përshkruan situatën kur një k...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj