LIVE UPDATES
Insights

Pjesëmarrja masive, si natyralizim i zgjedhjeve

Në këtë fushatë zgjedhore, Edi Rama po rreket gjithçmos të kapitalizojë pasojat e traumës së tij, njëlloj siç veprojnë një kategori fatkeqësh me pasojat e fatkeqësive të tyre. Në këtë drejtim, Edi Rama është i përngjashëm dhe i përkundërt me lypsarin në krye të rrugës ku banoj.

8 Maj 2023, 17:01 Nga Shpëtim Doda
Pjesëmarrja masive, si natyralizim i zgjedhjeve
Foto ilustruese

Jemi në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e pushtetit vendor të 14 majit, e cila do të mbahen mend jo thjesht e vetëm për paligjshmëritë skandaloze që i paraprinë, por për anormalitetin dhe, mbi të gjitha, për perversitetin me të cilin e veshi Edi Rama.

Nuk besoj se ka mbetur ende një njeri normal, i cili të mos e ketë vërejtur anormalitetin e kësaj fushate zgjedhore, e cila nuk ishte përballje mes programeve dhe alternativave në lidhje me cilësinë e jetës së përditshme të qytetarëve, por një projeksion qartësisht i dukshëm i traumës së thellë psikike e mendore që i ka shkaktuar kryeministrit zbulimi nga autoritetet amerikane i implikimit të tij në korruptimin e ish kreut të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal. Personalizimi i përdhunshëm dhe despotik që Edi Rama i bëri fushatës, tregon qartësisht se projeksioni në fjalë nuk është askurrsesi i pandërgjegjshëm, një rrëshqitje frojdiane. Përkundrazi, është i qëllimshëm. Dhe pikërisht këtu qëndron edhe perversiteti, i cili është kompleks dhe shumëpërmasor.

Në këtë fushatë zgjedhore, Edi Rama po rreket gjithçmos të kapitalizojë pasojat e traumës së tij, njëlloj siç veprojnë një kategori fatkeqësh me pasojat e fatkeqësive të tyre. Në këtë drejtim, Edi Rama është i përngjashëm dhe i përkundërt me lypsarin në krye të rrugës ku banoj. Nga njëra anë, të dy po rreken të kapitalizojnë pasojat e traumave përkatëse - lypsari i moshuar humbjen e një këmbe, ndërsa Edi Rama trazimin, kaosin dhe tronditjen e thellë psikike e mendore që i ka shkaktuar trauma McGonigal. Nga ana tjetër, të dy janë teleologjikisht të përkundërt. Ndërsa përmes ekspozimit të këmbës së humbur në krye të rrugës lypsari synon të ngjallë bashkëpërfshirjen e kalimtarëve, përmes projektimit në çdo takim të trazimit, të kaosit dhe tronditjes psikike e mendore që i ka shkaktuar trauma McGonigal, Edi Rama synon që të çorodisë sa më tepër zgjedhësit, me qëllim që të ngjallë mospërfshirjen e tyre. Pjesë e këtij qëllim është dhe përpjekja të zhvlerësuar rëndësinë këtyre zgjedhjeve, qoftë përmes qesharakëzimit të tyre të drejtpërdrejtë me batuta, qoftë përmes futjes në rend të ditës të haragopjeve të gjithçfarëshme për t’ua larguar vëmendjen qytetarëve nga zgjedhjet, qoftë duke bërë thirrje të vazhdueshme që ditën e zgjedhjeve gratë t’i mbyllin në shtëpi me çelës “hudhrat” e tyre, që në zhargonin e tij shenjon “burrat”, dhe burrat t’i mbyllin në shtëpi me çelës “pjeshkat” e tyre, që në zhargonin e tij shenjon “gratë”.

Mospjesëmarrja në zgjedhje është votim i heshtur; dhe nuk është vetëm votim i heshtur, por edhe një zgjedhje e heshtur. Në shoqëritë moniste, mospjesëmarrja në zgjedhje është “jo” ndaj status quo-së, ndaj mosndryshimit të kështuqenies së gjërave. Kjo është edhe arsyeja përse diktaturave u intereson zvogëlimi i mospjesëmarrjes në zgjedhje. Në shoqëritë pluraliste, mospjesëmarrja në zgjedhje është një “pro” e heshtur ndaj status quo-së dhe një shpërfillje e nevojës për ndryshim, që do të thotë se çdo qeverie i shkon mjaft për shtat mospjesëmarrja në zgjedhje, pasi kjo rrit artificialisht dhe në përpjesëtim të drejtë peshën e votave pro qeverisë. Kjo është arsyeja përse mospjesëmarrja në zgjedhje ka raste kur nxitet nga forcat në pushtet. Edi Rama e ka të qartë, prandaj përpiqet gjithçmos që të rrisë sa më tepër mospjesëmarrjen në zgjedhje. Vetëm se në shoqëritë e tjera pluraliste nxitja për mospjesëmarrje në zgjedhje bëhet fshehurazi, ndërsa në vendin tonë, krejt i vetëdijshëm për pakënaqësinë e thellë të qytetarëve, Edi Rama u bën thirrje haptazi të mos dalin fare në votime, nëse nuk duan t’ia japin votën atij. E dëgjuat Majlinda Bufin çfarë i tha qytetarit të cilin po e “degjeneronte” për shkak të pjesëmarrjes së këtij në një takim të opozitës? “Nuk të kërkoj të votosh për mua. Nuk kam mbetur tek vota jote. Të kërkoj vetëm të mos shkosh të votosh. Kaq po të kërkoj.” Si në jo pak skandale, edhe në këtë skandal, Edi Rama është i pari. Ndërsa në shoqëritë e tjera pluraliste, forca në pushtet u bën thirrje qytetarëve që marrin pjesë masivisht në zgjedhje, pavarësisht se me një lloj shtirjeje dhe hipokrizie, Edi Rama, si burrë parimesh që është, duke e pasë zët shtirjen dhe hipokrizinë, me sigurinë që i jep lindja së prapthi e SPAK (KAPS), u bën thirrje haptazi qytetarëve të vet, që nëse nuk duan t’ia japin votën atij, mos të dalin fare në votime, duke zbuluar padashje, se pavarësisht se ka në dorë të gjithë aparatin zgjedhor, nga KQZ, KAS, KZ, deri te komisionerët dhe numëruesit e KZAZ-ve, pavarësisht se ka hedhur para pa hesap për blerjen e votës, ai është po aq i pasigurt se do ta votojnë, sa ç’është i sigurt për shkallën e gjerë të pakënaqësisë së thellë që ka mbjellur tek qytetarët me abuzimet që ka bërë me pushtetin. Dhe qytetarët kanë vetëm një alternativë: t’i përgjigjen me pjesëmarrje, të derdhen masivisht të dielën drejt kutisë së votimit. Një pjesëmarrje masive e të dielës do të ishte pa as më të voglin dyshim natyralizimi i duhur i zgjedhjeve si përgjigje ndaj anormalitetit dhe perversitetit të fushatës së Edi Ramës.

shpetim doda

Sondazh

Poll
Insights 6 Maj 2023, 21:25 Ola Xama

Një bie, njëqind ngrihen

Ola Xama Disa ditë më parë në një shkrim në portalin oligarika.al, i titulluar “Shumë të mëdhenj pë...

Insights 6 Maj 2023, 10:15 Ditmir Bushati

Midis vazhdimësisë dhe ndryshimit

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 në Turqi mund të konsiderohen si më të rëndësishmet në histo...

Insights 4 Maj 2023, 21:36 k.m.

Shumë të mëdhenj për të rënë

Shefqet Kastrati dhe Samir Mane “Too big to fail” është një teori ekonomike, e cila përshkruan situatën kur një k...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës