LIVE UPDATES
Insights

Një elefant në fushatën e Edi Ramës!

4 Maj 2023, 10:14 Nga Nga Shpëtim Doda
Një elefant në fushatën e Edi Ramës!
Shpëtim Doda

Nga Shpëtim Doda

Është më se e njohur shëmbëlltyra indiane e elefantit në errësirë, të cilin, ai që i preku këmbën, mendoi se ishte kolonë; ai që i preku feçkën, mendoi se ishte markush uji; ai që i preku veshin, mendoi se ishte freskore; ai që i preku shpinën, mendoi se ishte një fron mbretëror, ndërsa ai që davariti errësirën me një kandil, zbuloi se ishte një elefant...

Fushata që po zhvillon prej tri javësh Edi Rama i përngjan jo pak kësaj shëmbëlltyre të lashtë. Ata që kapen pas etiketimeve bullizuese të Edi Ramës në adresë të kandidatëve që caktoi vetë, duke i zhvlerësuar dhe fyer me epitete të tilla si gomar, pastrues, nikoqire etj., si dhe pas zellit të aksioneve të tij vullnetare për ripyllëzimin e Shqipërisë, mend si të ishte kreu i një partie ambientaliste apo ekologjiste, e emërtojnë “teatër absurd”, dhe kjo jo sepse kauzat ekologjike dhe ekosistemike nuk duhet të jenë të rëndësishme për partitë e tjera, por sepse Edi Rama është shkatërruesi dhe rrënuesi më i madh i ekologjisë dhe ekosistemit shqiptar.

Ata që kapen pas lodërtimeve dhe lodrimeve të tij plot pathos të shtirur nën tingujt e tallavasë, si bualli nën tingujt e fyellit të gomarit te “Carmina burana”, e emërtojnë me cinizëm “shfaqje efikase për popullin e Big Brother-it”, ndonëse e dinë fare mirë se stomaku nuk mbushet as me muzikë, as me tallava.

Ata që kapen pas batutave e humorit mjeran me të cilin Edi Rama mbush në çdo takim boshin që krijon mungesa e vizionit, e programit dhe e alternativës për jetën e qytetarëve, e emërtojnë “tallje me opozitën e përçarë”, duke u mbështetur për këtë emërtim jo thjesht tek të qenit e tyre ushtarët mediatikë të Edi Ramës, por te fakti i pamohueshëm se Edi Rama ka me vete të gjithë aparatin zgjedhor, nga KQZ, KAS, KZ, deri tek komisionerët dhe numëruesit e KZAZ-ve.

Siç shihet, shkimtas si njerëzit e shëmbëlltyrës së lashtë indiane, edhe në rastin e fushatës që po zhvillon Edi Rama, vërehet një qëndresë kokëfortë për të kursyer “kandilin e mendjes”...

Fushata e Edi Ramës nuk është as teatër absurd, as shfaqje për popullin e Big Brother, as tallje me opozitën e përçarë. Po ashtu, fushata e Edi Ramës nuk është as fushatë zgjedhore, pasi s’ka lidhje drejtpërsëdrejti me zgjedhjet lokale, por me padinë e ngritur në Uashington ndaj Charles McGonigal, ish kreut të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, i cili, ndërsa akuzat e padisë së ngritur ndaj tij në Nju i hodhi poshtë, duke deklaruar veten të pafajshëm, akuzat e padisë së ngritur 

ndaj tij në Uashington, në të cilën Edi Rama përmendet si një nga personat e implikuar, Charles McGonigal nuk i hodhi poshtë, nuk deklaroi veten të pafajshëm, dhe kjo e ka alarmuar, e ka panikuar e tmerruar Edi Ramën. Me të drejtë, pasi pranimi i akuzave nga McGonigal e bën të pashmangshëm hetimin e Edi Ramës, duke e kthyer në opsion më se të mundshëm deri edhe arrestimin i tij. Humori mjeran, batutat bullizuese, lodërtimet dhe lodrimet me pathos të shtirur në tingujt e tallavasë, janë thjesht mekanizma psikike me të cilat Edi Rama përpiqet të fshehë pasigurinë dhe të shkarkojë makthin që i ka shkaktuar procesi kundër Charles McGonigal në Uashington.

Fushata e Edi Ramës lidhet drejtpërsëdrejti me këto zhvillime përtej oqeanit; ajo është pjesë e përpjekjes së tij për jetë a vdekje për t’i shpëtuar pasojave që mund t’i vijnë nga implikimi i tij në korruptimin e zyrtarit të lartë të FBI-së.

Edi Rama është i vetëdijshëm, se për t’i shpëtuar një hetimi e arrestimi të mundshëm, i duhet angazhimi i kumbarit të tij Georges Soros, i cili kontrollon një pjesë të mirë të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Uashington. Nga ana tjetër, është gjithë po aq i vetëdijshëm se Soros-i mund të hezitojë të angazhohet, qoftë për shkak të mediatizimit të pati çështja në fjalë, qoftë për shkak të reagimit publik dhe tronditjes që shkaktoi, qoftë për shkak të kompromentimit dhe cenimit të sigurisë kombëtare të ShBA që prodhoi, qoftë për shkak se po ndiqet nga afër nga komisioni për sistemin ligjor i Kongresit (aq më tepër kur McGonigal ishte nismëtari i dosjes ruse kundër Trump), qoftë për shkak se vetë Soros-i është në ciklonin e sulmeve të komisionit në fjalë pas padisë e arrestimit të Trump-it nga prokurori i Manhatanit, Alvin Bragg, i mbështetur prej tij.

I vetëdijshëm se zarët janë të pafavorshëm, Edi Rama vendosi që të reagojë përmes shantazhit. Po, përmes shantazhit. Fushata e Edi Ramës është as më shumë, as më pak, por një shantazh i pastër ndaj Georges Soros-it, me synimin për t’i bërë parapritë një mohimi të tij të mundshëm për t’u angazhuar dhe ndërhyrë pranë gjyqtarëve e prokurorëve që kontrollon në Uashington. Përmes personalizimit, duke shfaqur imazhin e tij në vend të imazhit të kandidatëve që caktoi vetë, dhe përmes përfshirjes me përdhunë në fushatën e personalizuar të dyshes Berisha-Meta, duke u kujdesur që imazhin e tij ta shfaqte bashkë me imazhin e tyre, Edi Rama e shndërroi nga një fushatë për zgjedhjet lokale në një betejë të pashpallur sorosianizëm/antisorosianizëm, me qëllim që rezultatin zgjedhor t’ia shesë Soros-it si një fitore dhe veten si i vetmi garant i interesave të tij në Shqipëri dhe në rajon, pasi ai është i vetmi që mund ta mbajë larg pushtetit Sali Berishën, jo me votë, por duke e privuar nga zgjedhjet me makinacione gjykatash, prej nga mesazhi drejtuar Georges Soros-it është fare i qartë... 

shpetim doda

Sondazh

Poll
Insights 29 Prill 2023, 17:20 Ben Blushi

Maria, vajza e Lasgush Poradecit

Maria Poradeci MARIA, VAJZA E LASGUSH PORADECITMarian e mora në telefon.Takohemi te Nefeli, tha.Ça është Nefeli, e pyeta.Ka ëmb&...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë