6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Konsideroni vetëm një tregues. Në vitin 2022, kompania më e madhe në SHBA për nga asetet ishte gjigandi i telekomunikacioneve AT&T. Sipas SWFI, vitin e kaluar asetet totale të AT&T ishin 550 miliardë dollarë ose sa 2 për qind e Prodhimit të Brendshëm të SHBA-ve. Por çfarë ndodh në Shqipëri?
“Too big to fail” është një teori ekonomike, e cila përshkruan situatën kur një korporatë është aq e madhe dhe e ndërlidhur me bizneset e tjera sa që falimentimi i saj mund të vërë në rrezik të gjithë sistemin ekonomik. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehja përdoret kryesisht për bankat e mëdha, të cilat në vitin 2008 e detyruan qeverinë amerikane të disbursonte 250 miliardë dollarë për t’i shpëtuar. Por në Shqipëri struktura e ekonomisë është unike.
Konsideroni vetëm një tregues. Në vitin 2022, kompania më e madhe në SHBA për nga asetet ishte gjigandi i telekomunikacioneve AT&T. Sipas SWFI, vitin e kaluar asetet totale të AT&T ishin 550 miliardë dollarë ose sa 2 për qind e Prodhimit të Brendshëm të SHBA-ve. Por çfarë ndodh në Shqipëri?
Në vitin 2022, asetet e Balfin Group ishin 1.2 miliardë euro ose gati sa 10 për qind e PBB-së së ekonomisë shqiptare. Grupi Kastrati është edhe më i madh se kaq. Pra, ekonomia shqiptare ka prodhuar konglomerate, të cilat në peshë relative ndaj ekonomisë janë 5 herë më të mëdha edhe se sa korporata më e madhe e SHBA-ve.
Për ta shtyrë më tej problemin, ato në SHBA janë korporata shumëkombëshe, asetet e të cilave gjenerohen nga aktiviteti në shumë vende. Në rastin e Shqipërisë, thuajse i gjithë aktiviteti ekonomik i grupeve të mëdha të biznesit gjenerohet brenda vendit. Çfarë do të thotë kjo?
Nga tetori i kaluar deri në shkurt të këtij viti, kredia totale për ekonominë ra me mbi 100 milionë euro. Përtej efektit të kursit të këmbimit, thuajse e gjithë rënia erdhi nga lëvizja e një prej grupeve më sipër, që shleu një kredi të madhe. Me pak fjalë, në Shqipëri janë krijuar grupe biznesi, lëvizjet e të cilave mund të ndikojnë të gjithë parametrat e ekonomisë kombëtare. Ky është një përqëndrim i jashtëzakonshëm i ekonomisë dhe një problem i madh strukturor.
Fati i mirë i Shqipërisë është që nuk ka bursë dhe kjo kufizon ekspozimin direkt të qytetarëve, ndryshe nga sa ndodh në Perëndim ku dështimi i një kompanie të madhe tret dhe kursimet e qytetarëve që kanë investuar në të. Por rreziku financiar ekziston edhe këtu, ndonëse në forma të tjera.
Së pari, këto janë konglomerate biznesi me interesa në shumë sektorë të ekonomisë, ndaj çdo luhatje e tyre do të prekte thuajse të gjithë ekonominë. Së dyti, për shkak të madhësisë që kanë, ekspozimi i sistemit bankar ndaj tyre është jashtëzakonisht i lartë. Madje grupi Balfin ka dhe zotërime direkte në të. Së treti, fuqia e madhe në pak duar nuk është asnjëherë e mirë. Jo vetëm në politikë, por edhe në ekonomi.
Sot Shefqet Kastrati dhe Samir Mane janë dy njerëzit më të fuqishëm dhe më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Shumica i quan oligarkë. Të tjerë, sipërmarrës që kanë ditur të shfrytëzojnë mundësi. Por pavarësisht se si i quan, një gjë është e sigurtë. Këta të dy, tani janë bërë shumë të mëdhenj për të rënë dhe marrin vendime, që nuk prekin më vetëm bizneset e tyre, por të gjithë shqiptarët./Oligarkia
Nje pjese e shoqerise u befasua nga nje deklarate e kandidatit per kryetar bashkie te koalicionit Bashke Fitojme ne Libohove, i cili premtoi sherbim funeral f...
Shpëtim Doda Nga Shpëtim Doda Është më se e njohur shëmbëlltyra indiane e elefantit në errësirë, të...
Lutfi Dervishi Nga Lutfi Dervishi Në ditën e lirisë së medias është mbase rasti ideal për të ngritur dolli ...
Shaban Murati Një narcist me shtatë tuje nga ata, që mendojnë se mjafton mjekrra t’i dish të gjitha, pas hulumtimeve vetiak...
Klodian Tomorri KESH bleu 503 milione euro vitin e kaluar dhe leku jo vetem qe nuk u zhvleresua, por u forcua me 5.3 per qind ndaj euros. Kurse Ilir Beqja...
Chat GPT Chat GPT i zhvilluar nga OpenAI është një model gjuhësor gjithëpërfshirës që bazohet në arkitektur&eu...
Ola Xama Sipas indeksit Fischer që publikon njëherë në 6 muaj Banka e Shqipërisë, çmimet banesave në Tiranë ...
Maria Poradeci MARIA, VAJZA E LASGUSH PORADECITMarian e mora në telefon.Takohemi te Nefeli, tha.Ça është Nefeli, e pyeta.Ka ëmb&...
Rama, Kellici dhe Veliaj TIRANË- Një poster i Belind Këlliçit, që ka mbushur shumë nga akset e kryeqytetit, është...
Anila Hoxha Ma përshkruaj drejtësinë sa me thjesht?! Po ja, ndërron jetë ne burg qytetari i quajtur Enver Sheshi. Gjatë gjy...