LIVE UPDATES
Insights

Videomasazhi i Edi Ramës

11 Maj 2023, 10:40 Nga Shpëtim Doda

Videomasazhi i Edi Ramës

Nga Shpëtim Doda

Këtë të dielë, në Turqi do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme dhe ato presidenciale. Në këto të fundit, Recep Tayyip Erdoğan kandidon për një mandat të tretë. Nuk është në qëllimin tim të trajtoj këtu asgjë që lidhet me zgjedhjet në Turqi.

Në këtë hapësirë dua të ndalem vetëm tek videomesazhi me të cilin Edi Rama u drejtohet qytetarëve turq me origjinë shqiptare, duke u bërë thirrje të votojnë për Erdoğan-in.

Dikush mund ta shohë këtë videomesazh të Edi Ramës të njëjtë me intervistën e tij tek CNN më 13 prill 2016, çka është një perceptim i nxituar e sipërfaqësor, pasi, me përjashtim të patetizmit të shtirur dhe bajat të një dramaturgjie pseudopolitike të dalëmode prej dekadash, të dy rastet nuk kanë asgjë tjetër të përbashkët. Përkundrazi, të parë në jo pak aspekte, janë diametralisht të përkundërt.   

Së pari, e plastifikuar me një pseudoapokaliptizëm kozmetik dhe komik njëheri, intervista e Edi Ramës tek CNN ishte përpjekje për t’u faktorizuar dhe, si e tillë, ishte thjesht një masturbim psikik dhe mendor, pasi mundësia e tij për të ndikuar tek shqiptaro-amerikanët ishte zero. Së dyti, kur Edi Rama dha atë intervistë, të gjitha sondazhet, nga ato seriozet dhe tërësisht të besueshme, tek ato më qesharaket dhe tërësisht të pabesueshme, e nxirrnin Hillary Clinton-in fituese ndaj Donald Trump-it me një diferencë aq të madhe, sa e bënin praktikisht krejt të panevojshme ndërhyrjen e Edi Ramës, edhe në rast se ky do të kishte pasë patur ndonjë mundësi sado të vogël dhe të zbehtë të ndikonte tek shqiptaro-amerikanët (ndonëse në të tillë gjasë, institucionet amerikane nuk do ta anashkalonin); gjuha toksike me të cilën Edi Rama guxoi të sulmonte Donald Trump-in në atë intervistë, reflekton jo vetëm porositë e garancitë që i pati dhënë Georges Soros për atë ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, por edhe sigurinë absolute që i jepnin sondazhet në fjalë...

Ndërkaq, videomesazhi me të cilin Edi Rama iu drejtua qytetarëve turq me origjinë shqiptare, nuk është përpjekje për t’u faktorizuar përmes karshillëkut ndaj ShBA-ve, BE-së dhe NATO-s, të cilët për arsye që nuk kam ndërmend t’i trajtoj këtu, i kanë sytë tek rivali i Erdoğan-it. Videomesazhi i Edi Ramës nuk është as kozmetikë pompoze e një teatralizmi të shpëlarë e plastik të duarve që lajnë njëra-tjetrën, një detyrim formal ndaj Erdoğan-it për fushatën që ky bëri pro tij në zgjedhjet e 2017 dhe 2021, siç nuk është as detyrim nga Erdoğan-i, i cili e di shumë më mirë sesa vetë Edi Rama se mundësia e këtij për t’i shlyer “borxhin” është zero, pasi zero është ndikimi i tij tek turqit me origjinë shqiptare është zero,  siç e di po aq mirë se një përfshirje e Edi Ramës në fushatën e tij nuk e ndihmon, por i prish punë, pasi krijon tek votuesit turq perceptimin se nuk i ka mbetur tjetër aleat përpos kryeministrit të një vendi sa të vogël, aq të varfër e pa kurrfarë peshe e roli në skenën politike dhe gjeopolitike.

Videomesazhi i Edi Ramës nuk është as shprehje e shqetësimit për fatin e vetë Erdoğan-it, për të cilin sondazhet ngulin këmbë se i janë dobësuar pozitat. Madje, videomesazhi i Edi Ramës nuk është ndërhyrje në fushatën zgjedhore në Turqi përpos se thjesht formalisht, pasi në thelb ai është një thirrje, një klithmë, një kujë, një piskamë e dëshpëruar që u drejtohet jo qytetarëve turq me origjinë shqiptare, por “turkoshakëve” të Shqipërisë, siç i quan me përbuzje besimtarët muslimanë. Dhe një përdorim të tillë e ka fare të qartë së pari vetë Erdoğan-i, i cili e di mirë tashmë se, për arsye që nuk kam ndërmend t’i trajtoj këtu, ka arritur të ndërtojë ndikimin e tij tek një pjesë e muslimanëve shqiptarë, siç e di tashmë se videomesazhi i Edi Ramës është një videomasazh, për aq sa do të përdoret fort nga klerikët dhe ata muslimanë që ky ka arritur të rekrutojë jo vetëm si një alibi për të justifikuar e amnistuar përbuzjen dhe qëndrimet e tij ndaj muslimanëve, por edhe si provë mbushamendëse për ndjenjat e pashprehura për “arsye gjeopolitike”, porse të thella e të forta islamofile të Edi Ramës. Shkurt, si një videomasazh, një masturbues psikik e mendor artificial.

Videomasazhi i Edi Ramës u drejtohet ndjenjave erdoganiste të atyre muslimanëve, që dëshpërimin e ditëve gurëzuar ndër sokake e zhgurojnë gjatë netëve me ëndrra perandorake. Kjo është arsyeja që portalet e mexhliset e tij nxituan ta pasqyronin me shpejtësi dhe me një entuziazëm mes orgazmës e propagandës, aq sa dikush do të ketë nisur ta shohë Edi Ramën edhe si shpëtimtarin e Recep Tayyip Erdoğan-it.

Tani mbetet të presim 14 majin, për të parë se në ç’vesh do të bjerë kjo klithmë, kjo kujë, kjo piskamë e dëshmëruar erdoğaniste e Edi Ramës. Ajo çfarë dihet deri më tani, është fakti se portalet dhe mexhliset e Edi Ramës po vijojnë të përpiqen 25 orë në ditë nëpër sheshe telematikë të masazhojnë me këtë videomasazh të Edi Ramës mendjen, psikën dhe ndjenjat e muslimanëve shqiptarë.

shpetim doda zgjedhje ne turqi

Sondazh

Poll
Insights 6 Maj 2023, 21:25 Ola Xama

Një bie, njëqind ngrihen

Ola Xama Disa ditë më parë në një shkrim në portalin oligarika.al, i titulluar “Shumë të mëdhenj pë...

Insights 6 Maj 2023, 10:15 Ditmir Bushati

Midis vazhdimësisë dhe ndryshimit

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 në Turqi mund të konsiderohen si më të rëndësishmet në histo...

Insights 4 Maj 2023, 21:36 k.m.

Shumë të mëdhenj për të rënë

Shefqet Kastrati dhe Samir Mane “Too big to fail” është një teori ekonomike, e cila përshkruan situatën kur një k...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë