LIVE UPDATES
Insights

Masterclass? Ok, por kush paguan?

A kanë humbur ata një rast fantastik të mësojnë nga sopranoja e famshme, të jenë në një sallë me të, ta dëgjojnë e të shkëmbejnë eksperienca? Absolutisht që po. Por para se tu bëjmë gjyqin atyre studentëve, mos ndoshta duhet të konsiderojmë edhe faktorë të tjerë? Po sikur mospjesëmarrja të ketë patur lidhje me dobësitë organizative të aktivitetit, orarin, me pagesën e papërballueshme, apo me keqperceptime të kësaj masterclass, dhe jo me dëshirën e studentëve?

19 Prill 2023, 20:51 Nga Jeta Dedja
Masterclass? Ok, por kush paguan?
Jeta Dedja

Një profesoreshë na kishte siguruar një trajnim falas me një nga emrat më të njohur të një rryme të psikologjisë kanadeze. Pjesëmarrjen e kishim konfirmuar të gjithë një muaj përpara, helbete ishte pa pagesë. Eksperti na kishte dërguar me email paraprakisht disa materiale për lexim. Ditën e trajnimit për dreq më zë një kollë e fortë dhe i dërgoj një email profesoreshës dhe ekspertit psikolog ku i shpreh ndjesë për mospjesëmarrje.

Pedagogia më pyet nëse kisha mundësi të merrja pjesë virtualisht pasi ajo mund të bënte lidhje me Zoom enkas për mua që të mos e humbisja këtë rast. Dhe kështu nuk e humba trajnimin.

Këtë situatë këtu në Kanada e quajnë Akomodim. Kur studenti has një vështirësi personale ose profesionale për të plotësuar një nevojë ose kërkesë që lidhet me ecurinë e edukimit dhe sukseset e tij, shkolla bën gjithçka t’ia përmbushë nevojat. Nëse do t’i thosha që nuk kam kompjuter, do të më kishin huazuar një të tillë. Nëse do t’i kisha thënë që më lodhen sytë nga ekrani, do të më kishin lejuar të përdorja versionin “dëgjim”. Pra për çdo situatë që do t’u paraqitja do të gjeja kuptueshmëri nga ana e tyre dhe përpjekje maksimale  për zgjidhje vetëm që të merrja shërbimin e nevojshëm.

Solla një rast krejt të zakonshëm për të treguar se mjediset ku ofrohet edukim i lartë kanë një lloj përulësie dhe gatishmërie të admirueshme ndaj studentëve. Profesorët me emra të mëdhenj janë njerëzit më të aksesueshëm të cilët u luten studentëve të shfrytëzojnë në maksimum oraret e konsultimeve me ta. Në çdo moment janë dhënës, të thjeshtë, intelektualisht të përulur dhe aspak prepotentë dhe imponues. Kur ndodhte të shkoja ndonjëherë me vonesë në ndonjë klasë ku mungesa detyrimisht do binte në sy për shkak të numrit të limituar prej 7 vetash, do të ndeshja vetëm mirëkuptim. Ka patur raste kur na janë ofruar akomodime edhe për oraret duke arsyetuar që veçanërisht studentët me fëmijë duhen respektuar për sakrificat  e tyre.

Tani dua të dal pak tek studentët e arteve (specifikisht të Kantos) në Shqipëri që nuk kanë marrë pjesë në një masterclass të sopranos me famë botërore Ermonela Jaho. A kanë humbur ata një rast fantastik të mësojnë nga sopranoja e famshme, të jenë në një sallë me të, ta dëgjojnë e të shkëmbejnë eksperienca? Absolutisht që po. Por para se tu bëjmë gjyqin atyre studentëve, mos ndoshta duhet të konsiderojmë edhe faktorë të tjerë? Po sikur mospjesëmarrja të ketë patur lidhje me dobësitë organizative të aktivitetit, orarin, me pagesën e papërballueshme, apo me keqperceptime të kësaj masterclass, dhe jo me dëshirën e studentëve?

Ndërkohë, ka edhe mënyra të tjera për tu mundësuar studentëve aksesin tek ekspertët ndërkombëtarë. Për shembull, profesorët e tyre ndoshta do të kishte qenë mirë të përpiqeshin të përfshinin të ftuar si Ermonela Jaho në plan-kurset e tyre. Se për një artist të përmasave botërore si Ermonela e njohur edhe për thjeshtësinë e saj, nuk do kishte rëndësi cilësia e sallës, a është në TKOB apo në Akademi, por qëllimi për të shpërndarë art, sukses e dije në vendin e origjinës. Dhe se ato pagesat që bëjnë studentët kur regjistrohen në universitet supozohet të përdoren edhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj tyre. Një ndër to mund të kishte qenë pjesëmarrja në masterclass me Ermonela Jahon, pa pagesë ekstra.

Sipas kërkimeve të mia rezultonte një pagesë prej 200 eurosh për katër ditë trajnim për kandidatët e përzgjedhur, dhe 100 euro pagesë për dëgjuesit. (Reference: https://tkob.gov.al/wp-content/uploads/2023/03/Akademia-Teatrale.pdf). Pra gjërat mund të jenë më të thjeshta se ç’duken. Shpeshherë mund të jetë çështje nevoje, prioritetesh, mundësie, vetëvlerësimi të ulët, dhe jo arrogance apo indiference.

A del ndonjë të marrë përsipër të flasë për sakrificat e studentëve ? Si e gdhijnë e si e ngrysin ata ditën? A marrin ndonjë bursë nga shteti, ndonjë ndihmë financiare me interesa super të ulëta apo studiojnë me paratë e prindërve apo punën që duhet të bëjnë lokaleve me muzikë live? A janë të ngopur me gjumë? A kanë kohë për të pushuar? A e përballojnë ata pagesën e kësaj Masterclass? Çfarë shërbimesh akademike marrin në universitetin për të cilin kanë kryer gjithë detyrimet e kërkuara financiare?

Apo fakti që janë studentë duhet patjetër të shoqërohet me idenë se ata duhet të vrapojnë symbyllur, kokëulur në TKOB, të shkëputen nga programi i rregullt akademik, pa vënë në pikëpyetje asgjë për të mos humbur shansin e jetës?

Prandaj, unë nuk gjej vend për të fajësuar studentët. Për mua ata i përkasin kategorisë së të pafavorizuarve, për të cilët nuk ofrohet akomodim, por shërbime të copëzuara, e megjithatë arritjet e tyre janë gjiganteske në raport me shërbimet. Unë gjej vetëm rast për të falenderuar të rinjtë sot që kanë motivim për të studiuar, aq dhe ashtu si të munden.

ermonela jaho jeta dedja

Sondazh

Poll
Insights 16 Prill 2023, 09:40 Artan Kristo

Pse do ta votoja Arlind Qorin?

Artan Kristo Pse do ta votoja Arlind Qorin? - Sepse kemi nevoje per ndryshim. Partite e vjetra jane konsumuar dhe tashme prodhojne me shume se çdo ...

Insights 5 Prill 2023, 20:20 Klodi Leka

Fundi i qytetit

Oligert Diku i njohur si Olsi Dje u shpernda ne rrjet nje foto ku Olsi, nje 32 vjeçar me probleme te shendetit mendor, i njohur nga te gjithe si per...

Insights 5 Prill 2023, 14:42 Ledi Shamku

Shkenca si përfaqësi

Ledi Shamku Dje në Universitetin e Shkodrës, Institucion Publik i Dijes dhe Shkencës (albanologët e të cilit i njoh mirë e i ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj