LIVE UPDATES
Insights

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

Kjo tendencë përshpejtuese, është veçanërisht më e theksuar tek të rinjtë. Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pju, 18-29 vjeçarët janë të përfaqësuar në mënyrë disproporcionale midis të ashtuquajturve ateistë, gnostikë, dhe pa lidhje me ndonjë besim fetare.

11 Gusht 2022, 10:50 Nga k.m.
Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i
Foto ilustruese

Lajmet e kohëve të fundit, nuk kanë qenë inkurajues për besimtarët. Një sondazh i Gallup,tregon se përqindja e amerikanëve që besojnë në Zot ka rënë në 81 për qind. Një rënie prej 10 për qind gjatë dekadës së fundit, dhe niveli më i ulët historik.

Kjo tendencë përshpejtuese, është veçanërisht më e theksuar tek të rinjtë. Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pju, 18-29 vjeçarët janë të përfaqësuar në mënyrë disproporcionale midis të ashtuquajturve ateistë, gnostikë, dhe pa lidhje me ndonjë besim fetare.

Pastorët dhe udhëheqësit e tjerë fetarë, ia atribuojnë këtë prirje shumë faktorëve: rritja e të rinjve jashtë kishës, mosnjohja e liturgjisë dhe kulturës së kishës, madje edhe Covid-19. Ne gjetëm një përgjigje tjetër në sondazhin tonë kombëtar, në lidhje me arsyet themelore për këtë mosbesim në rritje:keqkuptimi ndaj shkencës.

Sondazhi ynë zbuloi se mesazhi i perceptuar i shkencës, ka luajtur një rol kryesor në humbjen e besimit. Ne zbuluam se sidomos teoritë shkencore rreth evolucionit të jetës, kanë nxitur më shumë njerëz ta refuzojnë besimin në Zot, sesa shqetësimet për vuajtjet, sëmundjet ose vdekjen. Po ashtu, ai tregoi se 65 për qind e ateistëve të vetë-cilësuar si të tillë, dhe 43 për qind e agnostikëve besojnë se gjetjet e shkencës në përgjithësi, e bëjnë më pak të mundshmeekzistencën e Zotit. Është e lehtë ta kuptosh arsyen pse ky perceptim është kaq i përhapur.

Vitet e fundit, shumë shkencëtarë janë shfaqur si zëdhënës të famshëm të ateizmit. Riçard Doukins, Lorenc Kraus, Bill Naje, Majkëll Shermer, i ndjeri Stefën Houking dhe të tjerë kanë botuar libra popullorë, ku argumentojnë se shkenca e bën të panevojshëm apo të pabesueshëm besimin në Zot.

Universi që vëzhgojmë ka vetitë që ne duhet të presim nëse në fund, nuk ka asnjë qëllim, asnjë projektAsgjë tjetër veçse indiferencë e verbër dhe e pamëshirshme”- shkroi Doukins.

Megjithatë, midis mesazhit dhe realitetit, ekziston një hendek i madhGjatë shekullit të kaluar, zbulime të rëndësishme shkencore e kanë sfiduar fort ateizmin e bazuar tek shkenca. Dhe në veçanti 3 prej tyre, tregojnë një histori shumë më miqësore ndaj Zotit.

Së pari, shkencëtarët kanë zbuluar se Universi fizik e kishte një fillim. Ky zbulim, i mbështetur nga astronomia vëzhguese dhe fizika teorike, bie ndesh me pritshmëritë e ateistëve shkencorë, të cilët prej kohësh e portretizuan Universin si të përjetshëm dhe vetëekzistent, dhe që rrjedhimisht nuk ka nevojë për një krijues të jashtëm.

Dëshmitë për atë që shkencëtarët e quajnë Big Beng, kanë konfirmuar pritshmëritë e teistëve tradicionalë. Fituesi Çmimit Nobel Arno Penzias, që ndihmoi në arritjen e një zbulimi kyç në mbështetje të teorisë së Big Bengut, ka vënë në dukje lidhjen e dukshme midis pohimit të tij të një fillimi kozmik dhe konceptit të krijimit hyjnor. Të dhënat më të mira që kemi janë pikërisht ato që do të kisha parashikuar, po të mos kisha asgjë tjetër përveç 5 librave të Moisiut…dhe Biblës në tërësi”- shkruan Penzias.

Së dyti, zbulimet nga fizika rreth strukturës së Universit e përforcojnë këtë përfundim teist. Që nga vitet 1960, fizikanët kanë përcaktuar se ligjet dhe parametrat themelorë fizikë të Universit tonë janë përshtatur mirë, përkundër të gjitha gjasave, për ta bërë Universin tonë të aftë të mbajë jetën.

Edhe ndryshimet më të vogla midis shumë faktorëve të pavarur si forca e tërheqjes gravitacionale ose elektromagnetike, ose rregullimi fillestar i materies dhe energjisë në Univers do ta kishin bërë të pamundur jetën. Shkencëtarët kanë zbuluar se ne jetojmë në atëqë fizikanti australian Ljuk Barnes e quan një Univers me fat.

Nuk është për tu habitur që shumë fizikanë kanë arritur në përfundimin, se ky rregullim flet për një akordim kozmik shumë të detajuar. Siç argumentoi ish-astrofizikani i Kembrixhit, Sër Fred Hojl “Një interpretim logjik i të dhënave sugjeron, se një super-intelekt është bashkuar me fizikën për të bërë të mundur jetën.

Së treti, biologjia molekulare ka zbuluar praninë tek qelizat e gjalla të një bote të imët të  nanoteknologjisë informative. Këto përfshijnë kodin dixhital në ADN dhe ARN, makineri të vogla molekulare, të ndërtuara në një mënyrë shumë të ndërlikuar, të cilat e tejkalojnë shumë teknologjinë tonë dixhitale sa i përket aftësisë së tyre të ruajtjes dhe transmetimit.

Madje edhe vetë Riçard Doukins e ka pranuar se kodi i makinës së gjeneve, është shumë i ngjashëm me kompjuterin, duke nënkuptuar veprimtarinë e një programuesi mjeshtëror nëfillimet e origjinës së jetës. Zbulimet e biologjisë moderne, nuk janë ato që do të priste dikush nga proceset thjesht materialiste.

E gjitha kjo nënvizon një pabarazi në rritje midis perceptimeve publike për mesazhin e shkencës, dhe asaj që tregojnë faktet shkencore. Zbulimet e mëdha të shekullit të kaluar, nuk tregojnë njëindiferencë të verbër dhe të pamëshirshme, por për projektin e detajuar të jetës dhe Universit, dhe ndoshta për një krijues inteligjent që qëndron pas të gjithave.

Shënim: Stephen C.Meyer, drejton Qendrën për Shkencë dhe Kulturë në Discovery Institute në Siatëll, SHBA.

shkenca

Sondazh

Poll
Insights 9 Gusht 2022, 16:41 k.m.

Pse vdesim?

Foto ilustruese Disa kandil deti dhe të afërmit e tyre ofrojnë të dhëna tërheqëse nëse pavdekësia ësht&eu...

Insights 8 Gusht 2022, 07:38 d.a.

Serbia nuk e pranon gjakun e Kosovës

Kemil Bekteshi Nga Balkans Aljazeera Edhe pse kanë kaluar dekada nga luftërat e përgjakshme në vendet e ish-Jugosllavisë, narrat...

Insights 6 Gusht 2022, 10:58 Klodian Tomorri

Rama, shakaxhiu i përparimit

Klodian Tomorri Po na ngjet me Kryeministrin, ashtu sic i pati ngjare nje fisniku gjerman me Nastradinin e popujve te Veriut, Til Ulenshpigelin. Pasi kisht...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj