LIVE UPDATES
Insights

Viktor Gjika, ky emër i madh i ekranit. Duhet të ketë një statujë për të

Dua të them se me Viktor Gjikën e kam njohur më 1961, të sapo kthyer nga jashtë, vinte takonte të motrën në shkollën e mesme mjeksore në Tiranë. Binte në sy si një gjerman apo suedez i pashëm, veshur bukur me çantë në dorë, të linte përshtypjen e një njeriu të sapo dalë nga kutia.

13 Gusht 2022, 12:02 Nga Mevlan Shanaj
Viktor Gjika, ky emër i madh i ekranit. Duhet të ketë një
Viktor Gjika

Viktor Gjika. Njeri i çuditshëm ky emër i madh i ekranit! I përkushtuar në çdo hap të jetës! Pas viteve '90...

E kuptova këtë njeri! E ëma kishte qenë besimtare Ungjillore që kryente ritualin çdo ditë dhe kishte paguar taksën çdo muaj. Kur erdhën Ungjillorët , mamaja e tij ishte një çudi botërore! Kishte hequr mënjanë taksën për tërë vitet e ndalimit të fesë! Aty kuptova dhe besimtarin e fshehur Viktor Gjika! I devotshëm ky besimtar i skajshëm i mbyllur brenda vetes.

Kurrë në jetë nuk e kisha dëgjuar të fliste për fenë, por për një respektim të shtetit! Nuk dua të tregoj për regjisorin e parë timin ( të cilit i mbeta mirënjohës përjetësisht, pasi më besoi në kryerol duke qenë student, kështu më mori mua dhe Kujtim Laro, kompozitor , të dy në bangot e shkollës, kjo tregon guxim dhe guxim kanë të talentuarit) Dua të them se me Viktor Gjikën e kam njohur më 1961, të sapo kthyer nga jashtë, vinte takonte të motrën në shkollën e mesme mjeksore në Tiranë. Binte në sy si një gjerman apo suedez i pashëm, veshur bukur me çantë në dorë, të linte përshtypjen e një njeriu të sapo dalë nga kutia. Vetëm i bukur ! Gjithë jetës me energji dhe ambicje të pamatshme! Dhe me këtë njeri më rastisi të kalonte me mua më së shumti tre vitet e fundit të jetës! Shkonim bashkë kudo pasi i filluan problemet shëndetësore! Diagnozën fatale, me mjekun “komplotova” të mos ja themi! Përgatitëm dy receta të vërtetën jo për të, po për ta dërguar në Itali së bijës për konsultime të specializuara! Me tre mjekë ( Dr Ilir Kajo , i pari që e diagnostikoi , Dr Shahin Kadare RIP,për biopsinë dhe Dr Gjergji RIP. Scaner. Me të tre këta veprova me nga dy versione recetash! Dielli nuk mbulohet me shoshë! Vajti në Itali kreu operacionin dhe për tre vjet mbeti njeriu model i mos ankimit. I bindur se e flamosura kishte punën e vetë, me Viktorin kishte punë optimizmi! Gjithë jetës më kishte krijuar bindjen se dinte edhe centimetrat që shkelte. Në këto dreq halle u shtrua Flora, një grua e bukur e përkushtuar ndaj tij, si asnjë grua tjetër kineasti në botë sipas meje. Deri më sot nuk kam gjetur një model tj.

Flora e bukur dhe krenare erdhi një ditë pas vitesh dhe u shtrua në spital për ndërhyrje në herniediscale. Po e shoqëronim Vitjan, me Natashën në korridore deri në përfundim të operacionit. Pas gati 4 orësh nga fundi i korridorit u dëgjua një zë: Viktor! kush është Viktori! Vrapoi i shkreti, pas tij edhe unë. Gruaja që doli i tha: Ne jemi tri gra këtu! Viktori i tronditur nga operacioni i Florës, i thotë: Po Flora si është? Ato: Aha ajo në rregull ! Po më falni, u thotë Viktori: unë e kam bërë pagesën siç më kanë thënë! – Jo, jo , ne nuk përfshihemi në atë pagesë! Ikëm të trishtuar. Në njërën nga këto ditë qe rënduar nga shëndeti.Të shoqen e kishte ende në spital! Më mori në tel dhe për herë të parë shprehu pasiguri për jetën! Më tha me zë të trembur, si më thua ta le derën hapur se nuk dihet çmë ndodh gjatë natës, ku i dihet !!!! Mos ta dëgjoj këtë fjalë , i them! Mos mendo për derën! Dhe i vajta më vonë në shtëpi! Ishte kalimtar ai mendim , kurrë nuk u dorëzua? Viktori kishte fituar kudo dhe kurdo në jetë! I thoshim që emri yt do të thotë Fitues. Ashtu ishte gjithë jetën e tij fitimtar: Në shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera po kështu u kthye nga studimet me Diplomë Nderi. Që në fillimet e punës me kamera në filmat artistikë ishte një shpërthim i ri në ekranin shqiptar. Cv e tij është ndoshta nga kineastët më të shquar. Ka filluar me dokumentarët dhe filmat që erdhën njëri pas tjetrit. Po ti rendisja do gaboja po ja po them: “Gjeneral gramafoni” “ Rrugë të bardha “ , “ Nëntori i dytë” e tj e tj etj.

Viktor Gjika njeriu që pavdekësoi kinemanë shqiptare! Katër orë para se të ikte bëri vetëm një xhest disaprovues për vazhdimin e jetës! Një pulitje të syve dhe një tundje të kokës! Hera e parë dhe e fundit që u dorëzua! Nuk më ka rastisur në jetë një i dytë për nga rezistenca!Çudia ndodhi se tek ai nuk erdhi pleqëria , iku i bukur siç kishte qenë gjithë jetës! Viktori do të mbetet si krijues monumenti më i bukur i filmit shqiptar! Ka krijuar imazhin e së shkuarës artistike historike, të njeriut patriot,të fshatarit të ndershëm , të qytetarit fisnik. Të shqiptarit të papërkulur Karakteret e personazheve në filmat e Viktor Gjikës nuk dinë të vdesin, me kalimin e viteve janë gdhendur në koshiencën e çdo shikuesi. I përjetshëm emri i njeriut që erdhi prej Korçës së dijes për të ndriçuar gjithë Shqipërinë! Është shumë pak të ketë një statujë për të në ish Kinostudio apo në Korçë apo kudo tj në Shqipërinë që na ka dhënë përmes ekranit!Më pëlqenin energjitë e tija. Nuk e imitova, nuk e mora inat! E çmoja! E pata mik! Nuk jam bindur që nuk jemi përsëri së bashku!

( Sa shumë e lartësove Korçën me veprën tënde))!!!

viktor gjika mevlan shanaj

Sondazh

Poll
Insights 9 Gusht 2022, 16:41 k.m.

Pse vdesim?

Foto ilustruese Disa kandil deti dhe të afërmit e tyre ofrojnë të dhëna tërheqëse nëse pavdekësia ësht&eu...

Insights 8 Gusht 2022, 07:38 d.a.

Serbia nuk e pranon gjakun e Kosovës

Kemil Bekteshi Nga Balkans Aljazeera Edhe pse kanë kaluar dekada nga luftërat e përgjakshme në vendet e ish-Jugosllavisë, narrat...

Insights 6 Gusht 2022, 10:58 Klodian Tomorri

Rama, shakaxhiu i përparimit

Klodian Tomorri Po na ngjet me Kryeministrin, ashtu sic i pati ngjare nje fisniku gjerman me Nastradinin e popujve te Veriut, Til Ulenshpigelin. Pasi kisht...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj