LIVE UPDATES
Aktualitet

Institucionet detyrojnë fëmijët të takojnë babain, gruaja e dhunuar: Kam vuajtur nga …

11 Maj 2022, 19:18 Nga DOSJA
Institucionet detyrojnë fëmijët të takojnë babain,

TIRANË- Një tjetër dramë sociale u denoncua në “Stop” mbrëmjen e kësaj të mërkure. Bëhet fjalë për historinë e një gruaje, që dhunohej prej 10 vitesh nga ish-bashkëshorti i saj dhe ish-vjehrri.

Gruaja tregon se pas një martese 20-vjeçare nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë 13 dhe 16 vjeç, çifti u nda. Gruaja ka marrë 2 urdhra mbrojtjeje, nga ish-burri dhe ish-vjehrri.

“Jam një zonjë nga Tirana. Pata një martesë 20 vite. Nga kjo martesë lindën 2 fëmijë të mrekullueshëm që sot janë 16 vjeç dhe 13 vjeçe. Në fillim gjithçka shkonte mirë. Me lindjen e fëmijëve martesa u karakterizua nga nota dhune psikologjike dhe fizike. Ish-bashkëshorti im krijonte lidhje jashtëmartesore. Në momentin që e merrja vesh fillonte konflikti dhe rrihesha. Me anë të një telefoni më regjistronte i ankohesha kujt apo jo. Në një farë mënyrë kam vuajtur nga sindroma e Stokholmit. Përpiqesha të shërohesha për hir të fëmijëve, por ishte situatë që nuk kaloi. Notat e dhunës u përshkallëzuan edhe më keq. Jam dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike dhe fizike. Në polici kam shkuar 3 herë. Në 2019 që bëra denoncim për ndjekje penale m’u fshi denoncimi. M’u desh nëpërmjet gjykatës që të zbuloja se denoncimi ishte fshirë. Komisariati numër 4. Dy ditë më pas u regjistrua kallëzimi. Përveç atij unë kam pasur dhunë psikologjike nga familjarët e ish-bashkëshortit. Nga vjehrri, vjehrra. Bënin veprime jo korrekte me fëmijët e djalit të tyre. Kishin frikë të kalonin nëpër shkallë. Na vinte thika nëpër shkallë vjehrra. Gjenim pika gjaku tek dera në mënyrë që ne të largoheshim. I kam denoncuar edhe këta në 2019”.

Bashkëshortin e futën në burg, ndërsa ish-vjehrri duhej t’i rrinte 500 metra larg, pasi jetonin bashkë. Ish-familjarët e bashkëshortit ia bënë jetën të pamundur, duke i prerë dritat dhe ujin dhe marrë rrobat.

“Kam dy vendime gjykate një për ish-vjehrrin dhe një vendim gjykate për ish-bashkëshortin nga ku morëm urdhërmbrojtje dhe unë, dhe fëmijët për të dy këta personat. Efekti ka qenë 1-vjeçar i urdhrit të mbrojtjes dhe kishin për të qëndruar në shtëpi gjatë një viti me vendim gjykate. Ish-bashkëshorti u dënua me 11 muaj heqje lirie. Në atë kohë iu gjet edhe një pistoletë në shtëpi. Ishte një lloj forme dhune psikologjike që ai përdorte ndaj meje dhe fëmijëve. Me pistoletë, me thika, me shumë gjëra. Gjatë kësaj periudhe ish-vjehrri në mënyrë tërthorazi më ka komunikuar për të dalë përjashta nga shtëpia sepse shtëpia ishte e tij dhe duhej ta jepte me qiranë. E kisha ndërtuar unë dhe ish-bashkëshorti tek ai kati jonë. Na e bëri jetesën e pamundur, duke fikur dritat, na ndërpreu ujin. Nga konfliktet unë shkëputesha dhe shkoja e vija në banesë sepse kisha merakun e plaçkave, sendeve tona me vlerë. Gjatë kësaj kohe, banesa u vodh. Hynë me forcë vjehrri e vjehrra, vëllezërit. Vodhën të gjithë sendet tona personale. Bëra denoncim, vajti çështja në gjykatë dhe u shlye detyrim paraqitje për ish-vjehrrin. Se të kthente sende personale mbrapa, absolutisht jo. Ishte e konsiderueshme për ne dhe fëmijët, ishte e gjithë bota e fëmijëve. Përveç meje që vuaj nga dhimbja e kokës kronike, vuan edhe vajza, sepse dilte në mbrojtje dhe binte ajo pre e dhunës. Kurse djali është më i tërhequr. Për moshën që ka ai, tërhiqet nga sherret. Ka frikë. Refuzon të kujtojë të kaluarën, qoftë ai, qoftë vajza. Punoj në një firmë private, rroga është 350 mijë lekë”, tha denoncuesja.

Pas divorcit të vitit 2020, kujdestarinë e fëmijëve e mori zonja, ndërsa i ati duhet t’i shihte çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në orën 14:00. Por fëmijët nuk duan ta takojnë të atin dhe përmbaruesi, psikologia dhe punonjësja sociale akuzojnë gruan për këtë dhe detyrojnë fëmijët për takim.

“Më janë shtuar edhe probleme me përmbaruesin Klodian Petri, me psikologen Aleksandra Puçi, me punonjësen e njësisë sociale për mbrojtjen e fëmijëve, zonjën Redona. Të gjithë këta janë bërë aleatë me palën dhunuese, janë bërë familje me ta dhe po procedohet në mënyrë të parregullt kundër meje. Kam për detyrë që të paraqitem çdo ditë të takimeve. Gjithsej kam të dokumentuar 3 takime.

Fëmijët nuk kanë dëshirë, nuk ndihen gati sepse një fëmijë që dhunohet vetë, i dhunohet nëna në sytë e tij, i bastiset shtëpia, nxirret në rrugë të madhe, i vidhet gjithë bota e fëmijëve, gjithë fëmijëria, do ketë dashuri për këtë baba? Me vendimin e gjykatës ish-bashkëshorti ka të drejtë t’i takojë fëmijët nga ora 10:00 deri në orën 14:00 ditën e shtunë dhe nëse marrëdhënia stabilizohet ai duhet të marrë 10 ditë pushime verore dhe 10 ditë pushime dimërore. Ka detyrim prapambetje. Pensionin ushqimor për të shmangur këto acarimet nuk e kam kërkuar në formë tjetër siç më jepet e drejta që ta denoncoj. Kam pasur gjithmonë ndihmë nga familja ime. Në momentin që shoqëroj fëmijët, në mënyrë verbale dhe prezantim nga Klodian Petri dhe psikologia, më është thënë, bëhesh ti pengesë, ti nuk lejon ekzekutimin e vendimit. Ti ndikon tek fëmijët. Ata janë përpjekur që të denigrojnë dhe figurën time në gjithë këtë proces”.

Zonja ka marrë 2 gjoba nga 500 mijë Lekë me akuzën se pengon takimet e babait me fëmijët.

“Nga Klodian Petri kam marrë dy gjoba gjatë një afati të shkurtër kohor. Gjobat janë nga 500 mijë lekë sepse me arsyetimin e tij ka pretenduar se bëhem unë pengesë për mos ekzekutimin e vendimit të gjykatës, sikur nuk i shoqëroj fëmijët për të takuar babain e tyre. Ironia më e madhe është se fëmijët e mi më tepër seç kanë takuar babain e tyre, kanë takuar të afërmin më të ri të babait të tyre, zotin Petri, përmbaruesin. Kemi shkuar në datën 5 Mars, fëmijët i kanë nxjerrë nga zyra. Në datën 19 disponoj një voice. Në datën 2 Prill fëmijët kanë pasur shkollë dhe e kam arsyetuar me shkresë zyrtare. Me datën 16 dhe 23 kemi qenë prezent dhe disponojmë video. Ai ka deklaruar në procesverbale sikur nuk jam paraqitur unë me fëmijët, por tjetër gjë disponoj unë nëpërmjet videove dhe audiove. Kërkoj të vihet drejtësia në vend sepse unë dhe fëmijët kemi qenë të dhunuar për 10 vite nga ish-bashkëshorti. Po ndodh e njëjta gjë nga shteti. Po dhunohemi si nga Përmbaruesi Klodian Petri, si nga psikologia Aleksandra Puçi dhe punonjësja e njësisë sociale për mbrojtjen e fëmijëve. Cila gjykatë e detyron fëmijën të takojë dhunuesin?”, tha ajo.

Marrë nga Tv Klan

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet aleksandra puçi klodian petri aleksandra puçi klodian petri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet